Sumeret

gurax

Pan ignoramus
Do te ishte shume e gjate si bisede dhe do te duhet te analizoheshin shume e shume zbulime, faktore, hipoteza, kunderhipoteza, etj.

Te mund te hedhesh nje hipoteze dhe te argumentosh se pse kjo hipoteze mund te qendroje eshte dicka. Te perpiqesh te bindesh te tjeret se hipoteza e hedhur eshte e verteta duke abuzuar me praktikisht cdo gje pikerisht sepse eshte ne cdo cast e njohur pergjysem e paplote dhe qe le ne cdo moment vend per spekullim, eshte dicka komplet tjeter.

Une nuk po them qe Sitchin eshte nje njeri i keq. Thjesht ato qe thote jane gabim, jo ne pjesen e asaj qe dihet dhe qe eshte zbuluar, por ne komplet pretendimet e asaj qe thote se eshte e verteta. Fakti qe ka shkruar disa libra dhe qe tashme ka vdekur, nuk i jep vertetesi pretendimeve te tij. Demaskimi i pretendimeve te Sitchin e kane bere te tjere me kohe, ne menyre te perseritur dhe Sitchin eshte tashme si nje "poster child" per dike qe ka tendence te interpretoje mitin ne menyre literale, keqinformimin ne lidhje me mitologjine Babilonase.
[cit: The Babylonian names for the planets are established beyond a shadow of a doubt— Ishtar was the deity of Venus, Nergal of Mars, and Marduk of Jupiter—and confirmed by hundreds of astronomical/astrological tables and treatises on clay tablets and papyri from the Hellenistic period. Sitchin merrily ignores all this and assigns unwarranted planetary identities to the gods mentioned in the theogony. ]

Nese do analiza super te detajuara per kete, me keqardhje: http://www.sitchiniswrong.com/

Ndihem disi i trishuar nga fakti se ne nje teme te titulluar "Sumeret", ne vend qe te kete informacione te pastra dhe te verteta per zbulime dhe gjetje ne lidhje me kete popull te lashte, lexoj fantazi. Nibiru! Planeti i dymbedhjete! Astronaute qe vizitonin Token ne kohen kur H.Sapiens ende nuk kishin filluar migrimin e tyre jashte Afrikes!
Keto mund te jene vepra interesante ndoshta vertet, por ne menyre te padyshimte "fiction", krijime artistike. Dicka qe i ngjan librave te Dan Brown kur nderthur ngjarjet ne librat e tij me lindjen e Krishterimit, apo Umberto Eko kur derthur ngjarjet ne librat e tij me teutonet dhe kryqtaret. Te lexosh Sitchin qe te mesosh mbi Sumeret, eshte si te lexosh librin "Lavjeresi i Fukoit" qe te mesosh mbi kaloresit templare.
Me vjen keq, por jo. E vetmja gje qe Sitchin ka arritur te beje eshte te formoje edhe nje tjeter Mitologji Krijimi (Creation Myth).
 
Top