Studentja flijohet për dashurinë, letra e lamtumirës

23984d1437028016-studentja-flijohet-pr-dashurin-letra-e-lamtumirs-vrau-veten-jpg
Ida Xherahu, një studente 20-vjeçare nga qyteti i Fierit, i ka dhënë fund jetës, duke u hedhur nga ballkoni i një hoteli pranë zonës së “21 Dhjetorit në kryeqytet. Shkak për këtë veprim ekstrem të vajzë së re është bërë, prishja e një raporti dashurie në kufijtë e së pamundurës me një femër tjetër. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në orët e para të së mërkurës, ku 20-vjeçarja fillimisht është helmuar me dhe më pas është hedhur nga ballkoni i një hoteli. Disa muaj më parë studentja, qëndronte në konviktin e fakultetit dhe pas është zhvendosur në një banesë me qera në rrugën “Artan Lenja”. Brenda ambienteve të shtëpisë uniformat blu kanë gjetur një letër dashurie që, sipas deshifrimit, identifikohet emri i një vajze, emri i të cilës nuk është zbuluar ende nga policia.

Mes rreshtash, kuptohet fare qartë, zhgënjimi për humbjen e dashurisë së jetës së saj, dashuri që i drejtohej një vajze tjetër: “Dashuria ime ka qenë e sinqertë, por ti kështu ke bërë gjithmonë. Po hidhem sepse nuk po e duroj dot këtë që po më bën. Ti më mashtrove, unë nuk duroj dot më, të kam shumë xhan. Unë po iki që të mbetet ty brenga, të kam shumë xhan”, - përfundon letra e studentes 20-vjeçare nga qytetit i Fierit. E reja ishte shumë aktive në rrjetet sociale si “facebook” apo “instagram” , ku në postimin e fundit të saj në instagram duket se e reja, ishte përgatitur për fundin tragjik: “Në jetë pavarësisht çdo gjëje, lër gjurmë, që edhe kur të mos jesh me të, të të kujtojnë”.

Dje, policia ka marrë në pyetje e një nga shoqet e viktimës. Versioni përfundimtar nuk ka dalur ende, por, në rrëfimin e saj në komisariatin Nr.2, ajo thekson se, “ para disa muajsh kishte dëgjuar në rrethin e saj shoqëror se, Ida ishte ndarë nga një djalë. Por nuk kam pasur afrimitet me të dhe nuk di shumë histori të jetës së saj personale”, shprehet ajo. Hetuesit e kanë pyetur shoqen e viktimës për një letër që kishte lënë 20-vjeçarja brenda në dhomë dhe që i shprehte dashurinë një femre tjetër. “Nuk jam në dijeni të kësaj letre, por ajo që mund të them është se kohët e fundit, Ida ishte shumë e mbyllur me të gjithë ne dhe po kalonte një krize të thellë nervore”-përfundon rrëfimin e saj shoqja e studentes nga Fireri.

Hetimet

Grupi hetimor pohoi për gazetën “Shekulli” se, në trupin e vajzës nuk janë gjendur shenja dhune dhe se viktima është hedhur gjatë natës duke gdhirë dita e mërkurë, në oborrin e një shtëpie private fare pranë zonës së “ 21 Dhjetorit”. I pari që ka sinjalizuar policinë ka qenë vetë i zoti i shtëpisë, rreth 50 vjeç, i cili në deklaratën e tij të dhënë përpara specialistëve të komisariatit nr.2, ka theksuar se, kishte dëgjuar një zhurmë gjatë orëve të para të mëngjesit të së mërkurës në fund të oborrit të shtëpisë së tij. “Isha në gjumë. Në fund të oborrit të shtëpisë sime, gjenden disa pemë dhe atje u dëgjua një zhurmë e fortë. Nuk mendoja kurrsesi që në oborrin e shtëpisë do të gjendej një person i vdekur. Kur u zgjova në mëngjes shkova në fund të shtëpisë. U shtanga kur pashë trupin e një vajze të re dhe të pajetë, duke njoftuar menjëherë policinë”, ka deponuar përpara hetuesve 50-vjeçari.

Konkluzioni

Dy janë variantet që policia po heton së bashku me prokurorinë për përmbajtjen e letrës së dashurisë të gjetur në dhomën e hotelit të 20 vjeçares nga Fieri. Pista e parë është se në përmbajtjen e tekstit, mund të ketë qenë një emër djali por, viktima nuk ka dashur ta shkruajë, që të mos e kuptonte shoqëria e saj. Pista e dytë është se dashuria i shprehet vërtetë një femre dhe deri tani nuk është gjendur ende se për kë person bëhet fjalë.

Precedenti

Ditën e martë, një tjetër vetëvrasje u shënua në Tiranë. Një djalë 25 vjeç i sapoardhur nga Gjermania hipi majë një vinçi 30 metra të lartë dhe i dha fund jetës në mënyrë tragjike. Dyshimet e para të hetuesve kanë të bëjnë me një gjendje të rënduar psikologjike të të riut gjerman. Skena ishte shumë e rëndë dhe në momentin e hedhjes së tij, poshtë vinçit gjendeshin shumë kureshtarë të cilët u bënë dëshmitarë të një skene horror në mes të qytetit.

Shekulli
 

joetisti_

Locus omnem
Personi duhet te mesohet me zhgenjimin e dashurise dhe jo vetem, qe kur eshte ne fillimet e tij te te ndjenjave.
Duket qe e ka dashur shume. Personalisht s'e kuptoj dot per shkak se eshte akoma gje e re per ne kjo dashuria mes dy sekseve te njejta, por arrij deri disi ta imagjinoj. Sa keq !

S'ka faj dashuria. E ka fajin keqinformimi.
 

Balahk

Locus omnem
Gjynah.
mgjs kur njeriu dashuron vertet fort arrin edhe te mos llogjikoj kthjellet,thjesht mendon se pa ate nuk do te jetoje.po flas per dashurin mes nje femre dhe nje mashkulli.por besoj ndjenja duhet te jete e njejte??
 

agim40

Valoris scriptorum
Nuk e kuptoj dhe mbase kurrë nuk do ta kuptoj guximin /nëse mund t'a quajmë ashtu/ e një personi që e merr vendimin për t'u vetëvrarë. Për mua çdo problem e ka një zgjedhje, por vetëvrasja nuk duhet të jetë zgjedhja e asnjërit..
 

joetisti_

Locus omnem
Dashuria e humbur ta provokon ndjenjen e zbrazetise madje idene per ta vrare veten ta zmadhon shume, por i duhet dhene pak kohe kesaj periudhe te shkurter. Pasi kalon te jep forcen te dashurosh me embel, dhe ndoshta vertetohet se asgje s'humbet po nuk hodhe nje firme ne zemren tende. Varet shume nga ti.

Jeta eshte dashuri, por dashurise i duhesh i/e gjalle.
Fatkeqe kjo vajze, por pa dashur te inkurajoj asgje, ajo fitoi !
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Nuk mund të anashkaloj dot se si ndodhi të tilla shndërrohen në të ashquajturen “burime të ngrohta” interesash vetjake e përfitimesh nga gazetarucë që mbushin faqet e gazetave me informacione të paqëna të padobishme. Zhbirilime të tilla të kota , të panevojshme vetëm e thellojnë hendekun e madh të dhembjes njerëzore dhe pëshshtirosjen për njeriun që i bindet barabarizmit të tij!

Jeta është shume e ashpër dhe vuajtja është bashkëudhetare. Gjatë jetës njeriu detyrohet të lëre pas ndërgjegjen , idealet e tij për ti mbijetuar egërsise në pamundësi për të ndryshuar mjaftueshëm situaten në të cilën ndodhet , edhe e detyrojnë njeriun të shtoje ankthin e shqetësimin për ekzistencën e tij.Trysnia e jetës shoqëruar edhe nga presioni i lartë shoqëror edhe përkundrejt vullnetit tonë të lire shpesh herë është kaq e fortë , kaq e pakapërcyeshme sa dikë e detyron ta braktisë atë , e dikë tjetër të tjetërsohet për ti mbijetuar kësaj botë të egër e materialiste… Nuk ka se si të ndodhë ndryshe , kur edhe vetë jemi të përfshire dhe prekim një realitet të hidhur , bastard ku shoqëria jone po kalbet dita ditës po i humbet motivi , ambicja , shpirti i lirë….por jemi të përfshire në atë gallbërim fatal ku njeriu zhytet cdo ditë në mjerimin e pashoq të vlerave të tjetërsuara, e të harruara në pluhurin e kujtesës.



Ngushëllime familjareve! Më vjen keq , jemi edhe moshatare lajme të tilla vertetë të brengosin. Cilado qofshin arsyet i përkasin vetëm asaj. Nuk ka përse paragjykojme apo nxjerrim konkluzione të pahijshme për të ndjerën!
 

dev

Forumium maestatis
dashuria eshte e ndare ne dy pjese ne njeren hane dashuri e sinqerte / dashuri loj dhe aventure / ara ka karakter te forte dhe edyta cipe plasur sdo tja dije per sinqeritetin :(
 

joetisti_

Locus omnem
I ben keq nje lajm i tille familjes qe s'mund te pershtatet mbase kurre me kete risi qe ka qene por ka qene aq mire e maskuar sa po duket sikur mbi vetem tani nga dheu. Ajo vajze mund dhe s'mund te kete qene lezbike por, dhe po them dicka por po e them ne pergjithesi, per respekt te prinderve te saj qe s'e pelqejne kete lajm per te bijen qofte se ka qene i vertete qofte se jo(e lexova diku), dhe nje falje ne distance ndaj tyre.
Nje vajze lezbike qe vret veten per dashurine e saj, vritet dyfish nese ky fakt i mohohet. Ne jetojme ne Shqiperi dhe edhe ata shqiptare qe jetojne jashte prape e dine se sa veshtire eshte akoma ketu te pranohet ky realitet, gjithsesi nuk do te mund te mbulohet djelli me shosh dhe heret a vone do shihet shume me ndryshe sepse edhe rastet do te shtohen. Qofshin pa vetevrasje sidoqofte.

Ne nje menyre apo tjeter raste te tilla apo te ngjashme do te na prekin te gjitheve dhe eshte mire te fillojme ta pranojme realitetin para se ai te na vere para.
 
Top