Startoi Champions League, nis gjuetia e thesarit

Albforumi

Primus registratum
Startoi Champions League, nis gjuetia e thesarit

Në 6 vite janë shpërndarë më shumë se 3 miliardë euro

“Kupa me veshë të mëdhenj” po bëhet gjithnjë edhe më tërheqëse. Por paratë që shpërndahen nga kompeticioni më i madh europian për klube janë gjithnjë e më të shumta. Në fakt, Champions League në gjashtë sezonet e fundit (ato me formatin aktual), ka shpërndarë në total një shumë që i kalon 3 miliardë eurot. Por jo të gjitha janë ndarë në mënyrë homogjene. Kjo, pasi pasuria është përhapur më shumë në Spanjë se sa në Itali dhe në një mënyrë krejtësisht më të përqendruar në Angli. Sipas analizave të “StageUp-Sport&Leisure Business” mbi 70 klube futbolli që kanë marrë pjesë deri tani në fazën finale të kompeticionit, kanë qenë plot dhjetë ekipe spanjolle, të cilat kanë arkëtuar të ardhura mesatare prej 43 milionë eurosh. Në këtë klasifikim special, Italia pozicionohet e dyta me shtatë skuadra (Milan, Inter, Roma, Juventus, Lacio, Fiorentina e Udineze) dhe ka përfituar të ardhura mesatare prej 68 milionë eurosh. Ndjekin Gjermania dhe Franca me nga gjashtë klube për kokë dhe me të ardhura mesatare 53 e 51 milionë. Skuadrat angleze janë vetëm katër (Çelsi, Mançester Junajtid, Arsenal e Liverpul), por me një të ardhur mesatare rekord prej më shumë se 160 milionë eurosh, gati katër herë më e lartë se sa ato spanjolle dhe dy herë më superiore se sa ato italiane.

Në klasifikimin për sa u përket të ardhurave totale për klube, mbizotëron Çelsi: klubi i Abramoviçit, në kuotën e 184 milionë eurove, ka qenë gjithnjë prezent në gjashtë edicionet e fundit, ashtu sikurse edhe skuadrat e tjera angleze, Mançester Junajtid dhe Arsenal, respektivisht në vendin e dytë me 171 milionë dhe të tretë me 156 milionë. Ndjekin francezët e Lionit me 139 milionë euro në gjashtë pjesëmarrje, përpara anglezëve të Liverpulit me 131 milionë në pesë pjesëmarrje. Mes skuadrave italiane kryeson Milani, i shtati në klasifikimin e përgjithshëm me 130 milionë euro në pesë prezenca; Interi është i teti me 126 milionë në 6 sezone; Roma është në kuotën 97 milionë në 4 edicione, Juventusi në kuotën 71 milionë, për shkak të mungesës në dy sezone nga 2006-a deri në 2008-n.

Për të mëdhenjtë dhe të vegjlit. Për kampionët e debutuesit. Në Olimpin e quajtur Champions League numërohet numri më i madh i yjeve në dhjetë vitet e fundit. Por edhe një numër surprizues “outsider”-ësh dhe debutuesish. Në fazën në grupe do të marrin pjesë 32 skuadra, 18 klube kampione në fuqi në kampionatet kombëtare dhe 8 debutuese. Kusuri është spektakël. Që kur Kupa e Kampioneve është shndërruar në Champions League (nga 1999), Mançester Junajtid dhe Porto mbajnë rekordin e numrit më të madh të prezencave: 15 herë, përfshi edhe sezonin e filluar prej më pak se një muaji. Barcelona, kampione në fuqi dhe Real Madridi pak më mbrapa, me 14 pjesëmarrje. Italianet: Milan 13 herë, Juve 12, Inter 9, Fiorentina 3. Secila nga 32 skuadrat do të përfitojë një bonus pjesëmarrjeje prej 3.8 milionë eurosh plus 550 000 për çdo ndeshje të luajtur. Ka bonuse edhe në lidhje me paraqitjet, 800 000 për çdo fitore dhe 400 000 për çdo barazim në fazën në grupe.

Himni i Champions-it është i paprekshëm. Por kishte një boshllëk: mungonte ai i Europa League. U tha, u bë: UEFA ka miratuar himnin e ri. Në pranverë orkestra e Operës së Parisit ka regjistruar një pjesë unike, nën drejtimin e kompozitorit Johan Zvajg. Tashmë ajo muzikë është himn, kështu që askush nuk mund të qahet.(Shqip)

RPhUuVHxzzk

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22345. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22345

Top