Sporti Shkodran ( Vllaznia )

genci

Primus registratum
Re: Sporti Shkodran ( Vllaznia )

Sport: Boksierët shkodrane kthehen nga Kosova me dy medalje ari dhe një argjendi


SHKODER, 1 Dhjetor/ATSH-M.Malja/.- Boksierët e ekipit të Vllaznisë që morën pjese në Kupën "Adem Jashari" të zhvilluar ditët e fundit në Prishtinë, u kthyen me dy medalje ari dhe një argjendi. Trajneri i ekipit te Vllaznise, Zef Gjoni, tha për ATSH-në se, "ne këtë veprimtari te pervitshme ndërkombëtare morën pjese boksierë nga Kosova, Maqedonia, Bosnja, Shqiperia etj. Në këtë aktivitet boksierët shkodrand bënë një paraqitje mjaft te mirë, duke treguar se boksi shqiptar po ecën drejt niveleve te larta". Boksierët Gavoçi dhe Limani arritën nga dy fitore rradhazi duke dale në finale. I pari fitoi ndaj nje boksieri bullgar, ndersa i dyti ndaj boksierit boshnjak, duke marre edhe medaljet e arta. Ndërsa boksieri tjetër shkodran, Kraja, në ndeshjen finale u mund me pike nga boksieri nga Kosova, Faruku, duke marre medaljen e argjende. Nuk është hera e parë që boksierët shkodrane marrin pjesë në veprimtari të tilla të zhvilluara në Kosove. Ekipi i Vllaznise ka zhvilluar takime miqësore me ekipin kombetar te boksit të Kosovës, me ate te Gjakoves, te Ferizaj
 

genci

Primus registratum
Re: Sporti Shkodran ( Vllaznia )

3 Dhjetor 2002

Humbja e shkodranëve me Besën i ka diktuar presidentit Çela takim urgjent me ekipin
Vllaznia, gjoba për kuqeblutë


Klubi "Vllaznia" ka vendosur të gjobisë lojtarët për humbjen e fundit me Besën. Ky është vendimi i dalë nga mbledhja që presidenti Myftar Çela zhvilloi me skuadrën dje në drekë. Sipas burimeve të besueshme, në mbledhje u vendos që çdo pjesëtar i kuqebluve në ndeshjen ndaj kavajasve do të gjobitet rëndë në aspektin financiar për këtë humbje. Pjesëtarë të skuadrës kanë shpjeguar se presidenti ka vendosur të gjobisë me nga 1 milion lekë të vjetra çdo futbollist, megjithatë ky lajm mbetet për t'u konfirmuar zyrtarisht në ditët e ardhshme. Ka qenë ora 12.00 e mesditës së djeshme, kur pranë stadiumit "Loro Boriçi" kanë mbërritur një e nga të gjithë futbollistët kuqeblu. Në këtë mbledhje, të kërkuar nga vetë presidenti Myftar Çela, ishin edhe drejtues të tjerë të këtij klubi, pikërisht sekretari Agim Medja, drejtori teknik Astrit Hafizi si dhe treshja e trajnerëve Dedja-Rakiqi-Dani. E zhvilluar me dyer të mbyllura, kjo mbledhje u përshkua me tone të ashpra rreth dy orë. Siç bëhet e ditur nga burime brenda skuadrës, ai që ka folur më shumë gjatë kësaj mbledhjeje ka qenë, natyrisht, presidenti. Mërzitja e tij dukej qartë edhe në momentet para se të futej në mbledhje. Nr.1 i klubit shkodran u ka kërkuar llogari futbollistëve për humbjen e fundit me Besën. Çela i ka fajësuar rëndë të gjithë, pa përjashtim, duke e konsideruar të pakuptimtë një paraqitje të tillë, si ajo në ndeshjen e fundit. Gjithashtu, njeriu që drejton prej 6 vitesh këtë skuadër, u ka kujtuar edhe njëherë të tijëve se atyre nuk u mungon asgjë. Prandaj, për ta, tani do të vijnë edhe masat ndëshkimore. Fillimisht, çdo lojtar i Vllaznisë do t'i duhet të paguajë vlerën e gjobës së vënë. Më pas do të shihet reagimi i tyre në takimet e ardhshme. Vetë futbollistët e Vllaznisë nuk kanë pasur as të drejtën morale për ta kundërshtuar këtë gjobë, pasi të gjithë e kanë pranuar që loja e zhvilluar prej tyre në Lushnjë ka qenë zhgënjyese. Shumë prej tyre janë munduar ndërkohë të gjejnë arsyet se pse u luajt aq keq në këtë ndeshje, duke bërë kështu një hap të gabuar në rrugën e tyre plot pretendime. Në këtë mënyrë, pas gati dy orë debati, mbledhja ka përfunduar, teksa të gjithë kuqebluve u është lënë afat këto 3 javët e fundit të fazës së parë për të treguar se nuk është kjo Vllaznia që kërkojnë të gjithë shkodranët. E nëse në këto 3 javë gabimet vazhdojnë, atëherë, me sa duket, nuk do të bëhet fjalë më për gjoba, por për të tjera ndëshkime.
Gjergj Kola

Presidenti Refik Kumuria kritikon futbollistët për humbjen dhe kërkon të zbulojë shkaqet
Elbasani, "gjyq" me dyer të mbyllura
Ka zgjatur të paktën 3 orë analiza që zhvilloi të hënën ekipi i Elbasanit, për të gjetur shkaqet që çuan në disfatën me Lushnjen. Në analizë, stafi drejtues nuk lejoi të merrnin pjesë jo vetëm gazetarët, por edhe një pjesë e futbollistëve. Nuk kanë qenë të pranishëm në takimin me presidentin Refik Kumuria edhe ortakët e sh.a "Elbasani", Laze dhe Çerraga, si dhe futbollistët Gogunja, Dalipi, Çapja, Kila, Albrahimi, Facja, Bahiti, Kola, Emurllai dhe Arifi. Këta të tre të fundit nuk kanë qenë fare të pranishëm në stadium. Në analizë janë lejuar vetëm futbollistët e formacionit bazë, pasi kështu është gjykuar nga ana e drejtuesve të klubit dhe atyre të stafit drejtues. Burime të brendshme konfirmuan për "Sportin shqiptar" se mbledhja u zhvillua sa e ashpër, po aq edhe e tensionuar. Presidenti Kumuria u ka kujtuar futbollistëve se nuk u ka munguar mbështetja financiare, por ata nuk e kanë justifikuar aspak investimin e tij, sidomos në ndeshjet e fundit. Mjaft të ashpra kanë qenë debatet lidhur me regjimin sportiv që mbajnë futbollistët si dhe me impenjimin që ata kanë nga një ndeshje në tjetrën. Debatet kanë shkuar deri atje, sa futbollistëve u është kërkuar që të mbetej ose jo Deliu trajner i skuadrës. Lidhur me këtë çështje delikate, futbollistët janë shprehur se stafi i trajnerëve e ka kryer si duhet detyrën dhe se e keqja nuk qëndron aty. Më se njëherë, replikat e kanë acaruar situatën midis të pranishmëve në analizë dhe, sipas disa futbollistëve, askush nuk ka guxuar ta thotë të vërtetën rreth asaj që po e dëmton më shumë Elbasanin në këtë sezon. Në këtë "gjyq" me dyer të mbyllura, Elbasani ka dalë me një sërë detyrash për të ardhmen, të cilat gjatë javës do t'i publikojë presidenti Kumuria. Nga sa konfirmuan burime të besueshme në analizën e stërzgjatur të së hënës, nuk janë marrë masa ndëshkuese për futbollistë, por as nuk mund të pretendohet se për gjithçka u vunë pikat mbi "i".
Fatmir Popja

Takimi derbi mes ekipeve fqinje po vlerësohet nga trajneri Lika
Teuta me vështrim nga Erzeni
Të hënën, ekipi i Teutës ka nisur stërvitjen, pas suksesit të merituar në fundjavë. Ekipi durrsak arriti një fitore të rëndësishme ndaj Flamurtarit me një tregolësh të shënuar nga Gentian Begeja. "Ishte një fitore e rëndësishme në kuadrin e kthesës që ka nisur ekipi, - thekson trajneri Hasan Lika, - sepse ekipi iu kthye rezultatit pozitiv, të shoqëruar me një lojë të mirë." Sipas Likës, i rëndësishëm është edhe fakti që ekipi shënoi dhe luajti me kujdes edhe në repartin e mbrojtjes.
Pas kësaj ndeshjeje, Teuta ka në horizont një takim tjetër të vështirë, ku përballë do të jetë ekipi i Erzenit të Shijakut, i ndodhur në një pozitë të vështirë në tabelën e klasifikimit, pas 4 humbjeve rresht. Në lidhje me derbin e radhës, Lika do të shprehej: "Do të jetë një ndeshje e hapur, ku do të fitojë më i miri." Duke e vlerësuar kundërshtarin, trajneri i ekipit durrsak thekson midis të tjerash se Teuta do të përgatitet seriozisht për këtë ndeshje, ashtu siç ka vepruar edhe për ndeshjet e tjera të kampionatit. Sipas tij, të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme, për vetë pozitat që ka ekipi në renditje. Ndërkohë, grupi mjeksor i Teutës po punon intensivisht për rikuperimin sa më të shpejtë të Zëres, një nga pikat e forta të formacionit durrsak, në një kohë që edhe Memelli, i cili pësoi javën e kaluar një tërheqje muskulare, tashmë mund të thuhet se po shkon drejt rikuperimit të plotë. Takimi mes Teutës dhe Erzenit paraqet interes jo vetëm për pozicionimin aktual të të dy ekipeve, por edhe për faktin se konsiderohet një ndeshje derbi ku spektakli është i garantuar. Të shtunën, në stadiumin "Tofik Jashari" të Shijakut, pritet një numër i madh spektatorësh, që kërkojnë nga të dy ekipet futboll të bukur, por edhe pikët e munguara.
Llambi Kallço

Ekipi peqinas rigjen fitoren me trajnerin Abazi, pas disa javëve pa sukses
Magani: Të mos shpërdorojmë rastet
Fitorja e Shkumbinit të shtunën përballë Erzenit të Shijakut, ndonëse me rezultatin 1-0, ishte plotësisht e merituar nga vendësit. Asnjëherë rezultati i kësaj ndeshjeje nuk u vu në dyshim prej tyre gjatë 90 minutave. Kjo ishte fitorja e parë e trajnerit Abazi në drejtimin e Shkumbinit, i cili të shtunën bëri prezantimin e tij përpara publikut peqinas. Shkumbini vinte në këtë ndeshje pas rezultateve jo të mira në 3 javët e fundit, kur pati grumbulluar vetëm 1 pikë. Duke pasur përballë një kundërshtar që renditet nga fundi, u mendua se fitorja do të ishte e thellë përballë Erzenit. Në fakt, Shkumbini dominoi plotësisht dhe pati mundësi që të arrinte një fitore të thellë. Ky ekip, në të gjithë treguesit e lojës, ishte më lart se kundërshtari dhe ushtroi presion të vazhdueshëm në portën e Kapllanit.
Por edhe këtë herë, sulmuesit peqinas patën vështirësi psikologjike, sepse prej disa javësh e kanë "harruar" shijen e golit. Tek ata u panë shumë vështirësi në gjetjen e qetësisë përpara portës. U krijuan shumë raste për të shënuar, por që u humbën si pa të keq. Ky fenomen i ka shqetësuar vetë futbollistët, por më tepër trajnerin Abazi, i cili që në fillim e ka vërejtur këtë defekt dhe po punon për eliminimin e tij. "Rëndësi ka që fituam 3-pikëshin, sepse për momentin kjo është kryesorja. Rastet e shumta të humbura nga sulmuesit na nxjerrin detyra për të ardhmen, për të punuar më shumë në këtë drejtim,"- pohon trajneri Abazi. I këtij mendimi për lojën është edhe kapiteni Magani, që në takimin me Erzenin ishte nga futbollistët më punëtorë dhe më të lëvizshëm në fushë. Ai nuk e fsheh kënaqësinë e rikthimit në vendin e 4-t dhe të fitores përballë Erzenit, por, nga ana tjetër, për të është e pakuptueshme që të humben raste të tilla. "Shkumbini është në vazhdën e lojërave të mira që ka zhvilluar në këtë kampionat, duke u dalluar për rastet e shumta që krijon përpara portës. Goli, për mua, ka më tepër rëndësi, sepse gjithçka në lojë luhet për golin. Të shtunën mendoj se ekipi ynë i pati të gjitha, edhe lojën, edhe realizimin, gjë që solli fitoren. Megjithatë, vihet re se humben dhe shpërdorohen shumë raste, çka nuk na nderon si futbollistë. Duhet të punojmë më shumë për këtë në të ardhmen,"- pohon kapiteni Magani.
Ali Hallulli
 

Jetoni

Primus registratum
Re: Sporti Shkodran ( Vllaznia )

to genci
respekt
pune te mire po bën
:thumbsup: :thumbsup: :thumbsup: :thumbsup:
 

djal

Primus registratum
Re: Sporti Shkodran ( Vllaznia )

Vllaznia Shpreson Me Ardhjen E Lojtarir Boraç

Sulmuesi malazez, Boraç, i cili ka më se një muaj që stërvitet me ekipin e Vllaznise, këto ditë do të jetë i gatshëm për t'u aktivizuar me kuqeblutë, pasi ka mbërritur nga klubi grek i Patrës lejekalimi i tij. Burime nga klubi Vllaznia bëjnë të ditur se një ditë më parë ka mbërritur nga klubi grek në Federatën Shqiptare të Futbollit lejekalimi për futbollistin malazez Boraç, i cili për dy vite ka luajtur me klubin e Patrës. Tashme me ardhjen e lejekalimit, sulmuesi malazez do të jetë i gatshëm për teknikun Dedja për ta aktivizuar në takimet e ardhshme të ekipit te tij. 27-vjeçari Boraç ka ardhur pranë ekipit të Vllaznisë më shumë se një muaj me pare, duke iu nënshtruar stervitjes me ekipin e kuqebluve dhe pas disa seancave, drejtuesit shkodrane kane vendosur qe ta mbajne ne rradhet e ekipit kuqeblu. Sipas teknikut Dedja, malazezi eshtë një lojtar me cilësi të mira që do t'i vleje skuadrës. Gjatë merkatos së verës dhe me pas, pranë ekipit të Vllaznisë janë afruar 9 futbollistë të huaj, dhe pas testimeve, vetëm dy prej tyre kanë mundur të fitojnë të drejtën për të luajtur me ekipin e Vllaznise, Botakola dhe Boraç.
 

djal

Primus registratum
Re: Sporti Shkodran ( Vllaznia )

Me 7 Dhjetor Ne Loro Boriçi Vllaznia-Elbasani 2-1

Shkodranet kane arritur nje fitore te veshtire te Shtunen ne staduimin "Loro Boriçi" ndaj ekipit te Elbasanit me rezultatin 2-1. Pjesa e pare ka nisur me gol per shkodranet, te cilet kaluan ne avantazh me 11-metersh me anë të Sinanit. Pas shenimit te golit, ishin elbasanasit qe krijuan disa raste shenimi qe nuk u shfrytezuan. Pjesa e dyte nisi e shpejte nga te dy palet dhe ne minuten e 53-te, Stojka shenon nje gol model, duke barazuar rezultatin. Pas golit loja u be me interesante, ku shkodranet kerkonin me çdo kusht fitoren, por edhe miqte nga elbasani sulmuan rrezikshem ne porten e Grimes, por pa mundur te shenojne. Kur loja po shkonte drejt barazimit, ne minuten e 82-te Bejzade shenon golin e dyte dhe te fitores per Vllaznine.
 

genci

Primus registratum
Re: Sporti Shkodran ( Vllaznia )

9 Dhjetor 2002

Vllaznia arrin Partizanin

Ekipi i Vllaznise ka arritur nje fitore te veshtire, ne staduimin "Loro Borici" ndaj ekipit te Elbasanit me rezultatin 2-1. Pjesa e pare ka nisur me gol per shkodranet, te cilet kaluan ne avantazh me 11-metersh me ane te Sinanit. Pas shenimit te golit, ishin elbasanasit qe krijuan disa raste shenimi qe nuk u shfrytezuan. Pjesa e dyte nisi e shpejte nga te dy palet dhe ne minuten e 53-te, Stojku shenon nje gol model, duke barazuar rezultatin. Pas golit loja u be me interesante, ku shkodranet kerkonin me cdo kusht fitoren, por edhe miqte nga Elbasani sulmuan rrezikshem ne porten e Grimes, por pa mundur te shenojne. Kur loja po shkonte drejt barazimit, ne minuten e 82-te Bejzade shenon golin e dyte dhe te fitores per Vllaznine. Me kete fitore ekipi shkodran ngjitet ne kuoten e 22 pikeve dhe i bashkangjitet Partizanit ne vendin e dyte. Partizani nga ana e tij nuk ka mundur te shkoje me shume se barazimi ne Vlore, ndaj Flamurtarit, duke u larguar nga kryesuesja Tirana dhe 2 pike te tjera, e cila nga e saj fitoi te premten me Beslidhjen 4-1. Partizani me kete rezultat tregon dhe njehere se e ka te veshtire te arrije tek fitorja jashte fushes se tij dhe ky nuk eshte nje tregues i mire pe nje ekip qe lufton per te fituar titullin kampion. Nderkohe Dinamo ka arritur te mposht Bylisin ne stadiumin "Selman Stermasi" te kryeqytetit me rezultatin 2-1. Ndonese ne nje terren te renduar nga shirat e rene, futbollistet e te dyja ekipeve u munduan te zhvillonin nje loje sulmuese, me veprime racionale dhe te kujdesshme, per te kapur ne befasi mbrojtjet respektive. Pas nje pjese te pare qe u mbyll pa gola, Dinamo ne pjesen e dyte ishte me kerkuese drejt portes kundershtare, cka beri qe te shenoje dy gola te shpejte, ne minuten e 53-te me anen e Qoses dhe te 59-ten me anen e Tikos. Pas shenimit te dy golave, dinamovitet u duken sikur leshuan terren per kundershtaret ballshiote, te cilet ne minuten e 73-te arriten te shenonin me anen e Elezit. Dinamo i kishte te gjitha mundesite per te shenuar golin e trete, por Pisha gjuan dobet 11-metershin e marre nga Qorri, te cilin e priti portieri Sinani.
 

genci

Primus registratum
Re: Sporti Shkodran ( Vllaznia )

GAZETA E SHKODRES Dhjetor9, 2002


Klubi "Vllaznia", fond për 10 Sportistët e Vitit


--------------------------------------------------------------------------------

Fundi i vitit vë në garë sportistët shkodranë. Klubi shumësportesh "Vllaznia" ka organizuar shpalljen e 10 sportistëve më të mirë të vitit, përcaktimin e tre trajnierëve më të mirë si dhe fituesit e titullit sportiv "Palok Nika" për vitin 2002. Sipas drejtuesve të këtij klubi, gjithçka do të bëhet në një ceremoni të veçantë. Për këtë përfaqësuesit e Klubit shumësportësh "Vllaznia" kanë kërkuar mbështetjen finaciare të Bashkisë. Bëhet fjalë për një fond prej 330 mijë lekësh, i cili do të mundësojë realizimin e spektaklit të fundvitit. Do të jetë Këshilli Bashkiak i cili do të votojë për këtë kërkesë. Ashtu siç ka ndodhur dhe një vit më parë, duket se fondi i kërkuar do të miratohet pa shumë probleme. Ndërkohë spektakli do të jetë një surprizë e veçantë për shkodranët. Kjo jo vetëm për emocionet që natyrshëm përcjell një spektakël i tillë, por dhe për emrat e sportit që do të nderohen në mbyllje të këtij viti.
 

djal

Primus registratum
Re: Sporti Shkodran ( Vllaznia )

Kane perfunduar dje (e Hene) në kompleksin sportiv "Zmijani" te qytetit te Shkodrës ndeshjet e Kupës "Shaqir Shamani" në futboll. Në këtë veprimtari morën pjesë ekipet e 13-vjeçarëve të Vllaznisë A dhe B, si dy skuadrat nga Mali i Zi, Rebrenica dhe Desiçi. Ndeshjet u zhvilluan me sistem eleminimi dhe në finale u takuan futbollistët e vegjël të Vllaznise A me futbollistet e qytetit Rebrenicës. Takimi u fitua nga futbollistet shkodrane me rezultatin 2-0, me gola te shenuar nga Idrizi. Kjo kupe u zhvillua për nder të njeres prej figurave të shquara në fushën e futbollit, ish-trajnerit të moshave, Shaqir Shamani, nga klubi sportiv Shkodra dhe presidenti tij, Gojko Jako. Nuk është hera e parë që zhvillohen të tilla veprimtari sportive me skuadrat nga Mali Zi. Në muajin Qershor ne qytetin e Shkodres u zhvillua nje kupe e tillë me pjesëmarrjen ekipeve te moshave nga qytetet e Ulqinit, Tivarit dhe atyre nga qyteti i Shkodrës.
 

Endri Kalaj

Primus registratum
Re: Sporti Shkodran ( Vllaznia )

Me kane ardhe do zane sikur i kane rrahe lojtaret e VLLAZNISE ne Peqin, edhe ja kane fute tull tranjerit Dedja. A din gja ndonjeni prej jush?
Se nrase asht e vertete ndeshjen e kthimit...
:smash: :smash: :smash: :smash: :smash:
 

skodrinon

Primus registratum
Re: Sporti Shkodran ( Vllaznia )

Po Trokodero nuk asht se kan rrah kend vetem trajnerit ja kan fut tull kres edhe e kan çu n spital
Tpresim ndeshjen e kthimit /pf/images/graemlins/smile.gif
 

genci

Primus registratum
Re: Sporti Shkodran ( Vllaznia )

Dy dite me pare Skedi Bejzade eshte shpallur fitues i anketes per sportistin me te mire shqiptar te vitit 2002. Gjate spektaklit te organizuar me kete rast nga klubi i Vllaznise, Skerdi u shpreh ne nje interviste se do te vazhdoje te luaj me ekipin shkodran dhe do te kontribuoje maksimumin e tij per Vllaznine dhe synimi qe ta sjelli kupen e kampionatit shqiptar perseri ne Shkoder.
Kane qarkulluar fjale se Bejzade do ta linte Vllaznine pas mbarimit te fazes se pare te kampionatit dhe kishte mundesi te shkonte tek nje nga skuadrat e kryeqytetit.

Por drejtuesit e klubit i kane kerkuar presidentit te Vllaznise, Myftar Cela, qe te bente te pamunduren qe ta mbante Bejzaden tek Vllaznia sepse ky i fundit eshte nje lojtar i rendesishem per ekipin si dhe nje golashenues shume i mire (6 gola).
Megjithe ofertat nga klube si Tirana, Teuta apo Dinamo Skerdi Bejzade deklaroi se do te rrinte tek Vllaznia te pakten deri ne fund te ketij kampionati, gje qe u prit mjaft mire jo vetem nga drejtuesit e klubit por edhe nga sportdashesit shkodrane, të cilet e vlerësojnë shumë lojën e Bejzades.
 

genci

Primus registratum
Re: Sporti Shkodran ( Vllaznia )

FILLOI DUELI PER FITIMIN E KUPES

Elbasani-Vllaznia 1-4

Ndeshja ka nisur ne nje terren mjaft te veshtire per shkak te reshjeve te shumta qe kane rene ditet e fundit ne kete qytet. Disa ore perpara fillimit te ndeshjes trajneri i portokallinjve Sokol Kushta eshte detyruar te beje disa ndryshime te rendesishme ne perberje te skuadres se tij. Kapiteni G. Stojku, Hajdari, Gjika, Fani dhe disa lojtare te tjere te formacionit baze te cilet kishin pesuar demtime gjate seancave pergatitore nuk ishte e mundur te perfshiheshin ne perberje te skuadres per kete ndeshje. Futbollistet shkodrane e kane shkelmuar te paret topin nga qendra. Qe ne fillimin e lojes jane treguar ambicioze duke qene me te qarte ne veprimet me topin ne edo sektor te fushes. Kembengulja e gjate e shkodraneve per te shenuar u konkretizua ne minuten e 32-te kur Sinani perfitoi nga nje hutim i mbrojtjes elbasanase. Topi i goditur prej tij e ndali vrullin pas shpines se Kotorrit. Ne te njejten situate u shenua edhe goli i dyte nga Bejzade ne mbyllje te pjeses se pare gjate se ciles portokallinjte nuk arriten te bejne me shume se 4-5 sulme sporadike ne drejtim te portes kundershtare. Pjesa e dyte ka nisur me nje impenjim me te madh te futbollisteve elbasanas te cilet me shume se sa humbja me nje rezultat sa me te ngushte nuk mund te pretendonin te arrinin rezultat tjeter. Perpjekjet e Shehajt e te D. Bylykbashit nuk reshtnin dhe pas nje faulli ne dem te sulmuesit te ardhur nga Flamurtari te portokallinjte vendasit arrijne me ane te D. Bylykbashit te ngushtojne diferencen e golave nga pika e bardhe. Por si shkembim elbasanasit pesojne edhe golin e katert qe pati per autor K. Asllanin.
 

genci

Primus registratum
Re: Sporti Shkodran ( Vllaznia )

Sport: Mjeshtrit të Merituar të Sportit, Sabah Bizi, i jepet titulli "Qytetar Nderi" i Shkodrës


SHKODER, 27 Janar/ATSH-M.Malja/.- Në mjediset e hotel "Rozafa" të qytetit të Shkodrës, të Dielën në mbrëmje u zhvillua ceremonia e dorëzimit të titullit "Qytetar Nderi", Mjeshtrit të Merituar të Sportit, ish- futbollistit të Vllaznisë dhe ekipit kombëtar, Sabah Bizi, me rastin e 55-vjetorit te lindjes, akorduar nga këshilli bashkiak i qytetit me propozim të klubit Vllaznia. Për jetën dhe kontributin e tij te madh në sportin e futbollit foli sekretari i klubit Vllaznia, Agim Medja, i cili tha se "Bizi ka qene dhe mbetet një nder futbollistët më të mirë të vendit. Ai për 20 vjet rrjesht ishte "violine e pare" jo vetëm i ekipit të Vllaznise, por edhe i ekipit kombetar. Gjate karrieres sportive ai ka fituar 7 tituj kampione me ekipet e Vllaznise dhe te Partizanit si dhe pese Kupa Republike (sot Kupa Shqiperie), ka zhvilluar 76 ndeshje nderkombetare, duke shenuar 83 gola ne kampionate, kupa dhe ndeshje nderkombetare etj". Ndërkohe, Sabah Bizi për shume vite ka drejtuar ekipet e Vllaznise dhe te Veleçikut të Koplikut. Prej disa kohesh ai po stervit ekipe te moshave te vogla, duke pergatitur futbolliste te talentuar që po aktivizohen me ekipin e Vllaznise. Nenkryetari i keshillit bashkiak te Shkodres, Xhemal Shkjau, i dorezoi Bizit titullin "Qytetar Nderi" me motivacionin: "Per kontributin e dhënë në sportin e futbollit me ekipin e Vllaznise dhe ekipin kombetar, duke treguar një nivel të lartë, si dhe për shpirtin e tij të madh te gares në fushën e lojës". /A.KE/
 

genci

Primus registratum
Re: Sporti Shkodran ( Vllaznia )

Sport: Futboll- Kupa e Shqiperise: Vllaznia eleminon Elbasanin


SHKODER, 29 Janar/ATSH-M.Malja/ . - Shkodranet me fitoren e dytë të arritur ndaj ekipit të Elbasanit te Merkuren 2-1, jane kualifikuar për turin e tretë të Kupës së Shqipërisë. Takimi, qe është luajtur në fushën sportive të qytetit të Koplikut, ashtu si dhe nje jave me pare ne Elbasan, eshte dominuar nga shkodranet. Megjithëse ndeshja e pare ka përfunduar me rezultatin 4-1 per shkodranet, edhe sot ata kanë luajtur mjaft mire duke kaluar dy herë në avantazh në pjesën e parë në minutat 28-te me anë të Asllanit dhe ne te 30-ten me penallti nga Sinani. Me këtë rezultat ka përfunduar pjesa e parë. Edhe pjesa e dytë foli per shkodranët, të cilet nuk leshojne në fushën lojës, por nuk arrijnë te gjejnë perseri rrugën e rrjetës. Kur loja po shkonte drejt perfundimit, ishin elbasanasit qe shkurtuan diferencen e golave me penallti me anën e Bakiut.

www.ata-al.net
 

genci

Primus registratum
Re: Sporti Shkodran ( Vllaznia )

Sport; Futboll- Vllaznia perseri ne Ulqin per faze pergatitore


SHKODER, 29 Janar/ATSH-M.Malja/.- Pas perfundimit të ndeshjeve të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë ne futboll, ekipi i Vllaznisë do të udhëtojë përseri drejt qytetit të Ulqinit të Malit të Zi për të vazhduar fazen pergatitore. Trajneri i shkodranëve, Hysen Dedja, thote se, "qendrimi në Malin e Zi do të vendoset nga presidenti i klubit, Myftar Çela dhe une kam besim se ai do të jetë i gatshëm për financuar edhe nje mini-fazë tjeter pergatitore për skuadrën e tij". Sipas tij, kushtet për stërvitje në qytetin e Ulqinit jane mjaft të mira, ndaj dhe mendohet qe Vllaznia te qendroje edhe tre javë të tjera deri në prag të ndeshjeve të turit të tretë të Kupës së Shqiperisë. "Kjo fazë përgatitore do të shërbeje për përgatitjen e ekipit për ndeshjet e turit të tretë të Kupes dhe për fazen e dyte te kampionatit kombetar të futbollit", thote tekniku shkodran. Shkodranët do të ballafaqohen te Merkuren pasdite me skuadren e Elbasanit per ndeshjen e kthimit të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë. Sipas Dedjes, kjo do te jete një ndeshje kontrolli për Vllazninë, pasi takimi i parë është fituar nga shkodranët 4-1. Ekipi i Vllaznise që nga 6 Janari ka qëndruar në qytetin e Ulqinit, ku për dy jave është stërvitur për ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, duke u kthyer një ditë para ndeshjes së parë ndaj ekipit të Elbasanit.
 

genci

Primus registratum
Re: Sporti Shkodran ( Vllaznia )

Sport: Futboll- Sinani i kenaqur me paraqitjen e Vllaznise


SHKODER, 30 Janar/ATSH-M.Malja/.- Kapiteni i skuadres shkodrane te futbollit, Vioresin Sinani, eshte i kenaqur me paraqitjen e koheve te fundit te Vllaznise. "Te gjithe lojtarët gëzojnë një përgatitje të mirë fizike dhe tekniko-taktike", eshte shprehur ai. "Do te jemi pretendentet kryesore për fitimin e dy trofeve te sezonit (kampionat dhe kupe) dhe këtë e bazoj tek puna e bërë gjatë dy javëve në Ulqin dhe tek lojtarët që ka aktualisht ekipi yne ne gjirin e tij, thote Sinani. Une shpresoj që ndeshjet e kupes t'i vazhdoj me gola". Vllaznia ka lojtarë të mirë ne repartin e sulmit, siç jane Bejzade dhe Asllani. Bashke me Sinanin ata jane nje treshe, e cila duhet të justifikoje ambicjet e presidentit te klubit, Myftar Çela, që ka investuar jo pak për skuadrën kuqeblu. "Tashme të tre repartet e formacionit shkodran janë të plotesuar me lojtare cilesore ne sherbim te synimeve te ekipit", thote Sinani

www.ata-al.net
 

genci

Primus registratum
Re: Sporti Shkodran ( Vllaznia )

Turi i tretë i Kupës përvijon ballafaqime interesante, prej të cilave edhe gjigandë të futbollit shqiptar

Vllaznia-Partizani, finalja e parakohshme

Turi i tretë i Kupës së 51-të të Shqipërisë:
(22 shkurt dhe 9 prill)
Vllaznia - Partizani
Flamurtari - Teuta
Shkumbini - Tirana
Lushnja - Dinamo

Turi i tretë i Kupës së Shqipërisë ka përvijuar ballafaqime shumë interesante të skuadrave që vazhdojnë luftën sportive për ta fituar këtë trofe. Gjithçka është kristalizuar pas hedhjes së shortit të ditës së djeshme në mjediset e Federatës Shqiptare të Futbollit. Tetë skuadrat e mbetura në garë, pas përfundimit të turit të dytë të kësaj veprimtarie, janë ndarë në dy grupe sipas renditjes së vjetshme në kampionat dhe kanë formuar katër çiftet që do të përbëjnë turin e tretë të Kupës. Shorti ka vënë përballë edhe dy skuadrat me traditë të madhe në futbollin shqiptar: Vllazninë dhe Partizanin. Madje, nga të gjithë specialistët e pranishëm në hedhjen e shortit, kjo përplasje është konsideruar si finalja e parakohshme e Kupës. Sektori i garave në FSHF, përpara se të fillonte procedurën e hedhjes së shortit, i ka mbledhur në një bashkëbisedim të gjithë përfaqësuesit e klubeve të mbetura në këtë garë, me të cilët është diskutuar për ndryshimin e datave të zhvillimit të ndeshjeve të mbetura të Kupës. Pas disa mendimesh të ndryshme, përfundimisht është rënë dakord që ndeshjet e para të turit të tretë të Kupës të luhen më datën 22 shkurt, në fushën e skuadrave të konsideruara më të dobëta (sipas renditjes së vjetshme në kampionat), ndërsa takimet e kthimit të luhen gati 2 muaj më pas e pikërisht më 9 prill të këtij viti. Ndryshime e spostime datash në zhvillimin e ndeshjeve të mëtejshme të kësaj veprimtarie ka pasur edhe për turin e katërt, për të cilin dje janë fiksuar datat 23 prill dhe 7 maj. E pandryshueshme ka mbetur data e finales së Kupës, e cila do të luhet sipas parashikimit të fillim sezonit, më 31 maj. Gjithsesi, që dje, skuadrat që do të vazhdojnë konkurrimin në këtë garë i kanë marrë vesh kundërshtarët e tyre dhe do të fillojnë përgatitjet për t'u paraqitur sa më denjësisht në të, pasi secila skuadër kërkon të kualifikohet për më tej dhe ta shohë veten në finale. Në krye të ndeshjeve të turit të tretë të Kupës qëndron çifti Vllaznia-Partizani, ndërkohë që nuk mbeten prapa as çiftet Flamurtari-Teuta, Shkumbini-Tirana dhe Lushnja-Dinamo.

Thanë pas hedhjes së shortit
Vllaznia-Partizani
Astrit Hafizi (Vllaznia): "Për ne shorti ishte i vështirë në të gjitha drejtimet, që përpara se të hidhej. I njëjti vlerësim ekziston edhe tani, pasi e kemi mësuar kundërshtarin tonë. Nuk e mbështes këtë gjykim te përballja me një skuadër të tillë si Partizani, i cili është shumë ambicioz në këtë kampionat, por te specifika e zhvillimit të ndeshjeve të Kupës dhe renditja e kampionatit të kaluar. Të dyja skuadrat kanë pretendime dhe janë të denja për t'u kualifikuar për më tej. Kam mendimin se të dyja ndeshjet do të jenë shumë interesante, pasi është çifti më i fortë i kësaj veprimtarie, në këtë tur. Vlerësimi ynë për këtë veprimtari është maksimal, duke ditur që Vllaznia i synon të dyja trofetë, si kampionatin, ashtu edhe Kupën".
Gjergji Thaka (Partizani): "Shorti bën çudira dhe një gjë të tillë e bëri sot (dje) me përplasjen e Partizanit me Vllazninë. Është një ndeshje që nuk i lë gjë mangut një finaleje. Duke qenë se është çifti më i fortë, e kam shumë të vështirë të parashikoj skuadrën që mund ta kalojë këtë tur, sepse skuadrat kanë ambicje të njëjta dhe i synojnë të dyja trofetë. Nuk kemi rrugë tjetër, përveçse të synojmë suksesin, sepse, siç kemi thënë që nga fillimi i sezonit, Partizani lufton në të dyja frontet: si për kampionat, ashtu edhe për Kupë. Shpresojmë të jemi ne të kualifikuarit e këtij çifti".
 

djal

Primus registratum
Re: Sporti Shkodran ( Vllaznia )

Sport: Futboll- Pejovic, ende në prove tek Vllaznia


SHKODER, 3 Shkurt/ATSH-M.Malja/.- Ende nuk ka një përgjigje zyrtare për fatin e mbrojtesit malazez, Pejovic, i cili prej disa ditësh po stërvitet në rradhët e Vllaznisë. Drejtuesit e ekipit nuk janë ngutur në dhenien e pergjigjes për të, ndoshta edhe nga fakti se ende nuk dihet se çfarë do të bëhet me lojtarët që duhet të federohen tani, ndërsa afati i fundit i merkatos ka përfunduar me 15 Janar. Por, nga stafi drejtues janë thënë fjalë të mira në adresë të tij, mbi të gjitha, per shtatlartësine e malazezit, që eshte prioritare për luftën ne ajer, si dhe per saktesine në veprimet e tij. Pejovic është bashkuar me Vllazninë gjatë fazes pergatitore te muajit Janar në Ulqin, duke iu nenshtruar vezhgimeve te vazhdueshme te stafit teknik te shkodraneve. Ai eshte 26 vjeç dhe kohët e fundit ka luajtur në rradhët e ekipit të Mlladostit të Podgorices (kategoria e dyte). Nëse merr viston për të veshur fanellen kuqeblu, ai do të plotësojë së bashku me Gjokovicin dhe Boracin treshen malazeze që kontribojnë për Vllazninë.
 

genci

Primus registratum
Re: Sporti Shkodran ( Vllaznia )

Sport: Ekipi kombëtar i boksit niset për në Beograd


SHKODER, 6 Shkurt/ATSH-M.Malja/.- Dje pasdite (e Merkure) është nisur drejt Beogradit ekipi kombëtar i boksit, i cili do të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar "Pobednik". Në këtë veprimtari nderkombetare te pervitshme, qe nis sot (e Enjte) dhe përfundon me 10 Shkurt, marrin pjese mbi 20 ekipe nga Evropa. Në këtë turne merr pjese për herë të dytë edhe ekipi ynë kombëtar i boksit. Trajneri i ekipit, Zef Gjoni, tha per ATSH-ne se, "ne do të marrim pjese me pesë boksieret tanë më të mirë, qe jane A.Gavoçi, B.Limani (Vllaznia) dhe tre boksiere të klubit privat "Klajd Klub", L.Gega, A.Kovaçi dhe S.Bushati. Këto janë sportistët që gëzojnë formën më të mirë sportive dhe shpresojme që ne këtë turne të arrijmë rezultate të mira". Sipas tij, jane te gjitha mundësite që boksierët tanë të hyjnë në zonën e medaljeve. "Ndonëse është një turne me shkallë veshtiresie të lartë, ne kemi një përvojë pozitive në pjesemarrjet tona në veprimtari të tilla ndërkombëtare", tha Gjoni. Vitin e kaluar, në të njejtin turne, boksieri Artur Gavoçi i Vllaznise mori medaljen e argjendë. "Nisur nga arritjet e vitit te kaluar edhe sivjet pritet të përseritet i njëjti sukses", theksoi trajneri i kombetares, Zef Gjoni.
 
Top