Sporti Shkodran ( Vllaznia )

genci

Primus registratum
Re: Kampioni ynë i botës...

Vllaznia, fushës stërvitore i del pronari


Gjergj KOLA

Problemet që kanë pushtuar futbollin shkodran duket se nuk kanë të sosur. Sikur të mos mjaftonte situata jo shumë optimiste sa i takon financimit të mëtejshëm nga ana e donatorëve aktualë të skuadrës, për Vllazninë tashmë ka dalë në skenë edhe një problem tjetër. Bëhet fjalë për fushën stërvitore të saj. Deri në fund të sezonit të kaluar, ekipi shkodran është stërvitur në një fushë private që gjendej në fshatin Shtoj, duke i paguar qiranë e fushës pronarit të tokës. Por kohët e fundit, nisur edhe nga disa mosmarrëveshje, që me sa duket kanë lindur mes tij dhe klubit "Vllaznia", ka bërë që kjo fushë të nxirret në shitje. Duke qenë kështu, ajo që pritet tashmë është të mësohet se ku do të stërvitet ekipi shkodran në sezonin e ri. Vllaznia, me përjashtim të kësaj fushe, nuk ka pasur asnjë terren tjetër për stërvitje, megjithëse edhe ai nuk ka ofruar kushte optimale. Për rrjedhojë, tashmë problemet sa vijnë e bëhen më të koklavitura për drejtuesit kuqeblu, të cilët prej kohësh kanë kërkuar nga bashkia e qytetit një tokë të lirë për ndërtimin e një fushe të re, por kjo kërkesë asnjëherë nuk ka gjetur përgjigje pozitive.




06/06/2006
 
Top