Spontaniteti

alinos

Forumium maestatis
Spontaniteti

Ne nje bote te globalizuar qe rend pas cdo gjeje dhe nje komunikim elektronik qe sa vjen e zevendeson parjen sy me sy, duket se dhe dashuria nuk po gjen me vend ne jeten tone. Lexojme shkrime, disa edhe shkruajne, por gjithnje e me shume po kthehet ne dicka abstrakte dhe te pakapshme.
Edhe kur na pelqen dikush, kemi ne mendje nje plan ku perfshihet: pse na pelqen? Si na pelqen? Pse duhet ta bejme per vete? Si do ta bejme per vete? dhe Cfare do te perfitojme nga e gjithe kjo?

Nuk ka me shperthime spontane te ndjenjave, dhe kur ka ato i drejtojme nga arsyeja, bisedojme me veten si nje psikolog me pacientin e vet: pra thate! dhe pretendojme se spontaniteti jo vetem qe nuk na shkon per shtat, por eshte dhe i demshem.
Pse na ndodh kjo? Pse nuk mund te kthehemi me ne pafajesi?

p.s. Ju te "lumturit" na kurseni!
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Spontaniteti

Ne jemi tani me afer me boten, ne saje te perparimeve teknike, me shume se c'kemi qene kurdohere.

Te mos jesh spontan do te thote te mos jesh i sinqerte me te tjeret madje deri diku as edhe me veten. Largimi nga spontaniteti dhe skematizimi i sjelljeve eshte humbje e ngadalte por e kushtezuar e vetvetes.

Ke te drejte qe thua qe tani te qenurit spontan duket deri diku si "kercenim" per shoqerine qe skematizohet cdo dite, por kjo jo ne saje te teknikes, por ne saje te domosdoshmerise se adaptimit.

Dikur shoqeria impononte norma morale, sot sjellje skematike, por kurrsesi te kushtezuara nga perdorimi i postes elektronike. Mund te kete nje fare ngjashmerie ne formalizimin e mardhenieve sic behen ne poste elektronike paralelizuar me disa forma te reja komunikimi, por nuk jam dakort qe prirja eshte qe te mos jemi spontane as me shoqerine.

Pafajesia, nga ana tjeter, me duket shume afer naivitetit dhe personalisht nuk shoh asgje te perbashket mes spontanitetit dhe ketyre te fundit.

P.s. Pata peshtypjen qe kjo tema ishte hapur tek nenforumi sociologjia apo psikologjia....hmmmm ndoshta jo shume i pershtatshem per forumin dashuria postimi im, por gjithesesi parimisht qendron. /pf/images/graemlins/rolleyes.gif
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Spontaniteti

pafajesia con ne spontanitet. Nejse, nuk kam arritur ta shpjegoj dot c'kuptoj une me pafajesi, ndoshta sepse e kam harruar dhe e kam shume konfuze edhe ne mendje, por me kujtohet ndjesia qe me jepte....

tema te qendroje ketu! Dashuria nuk eshte vetem qurravitje apo vjersha te lira ne tregun e camve!
 

Isabelle

Valoris scriptorum
Re: Spontaniteti

Te dashura Alinos dhe Kordele,

Me ka marre malli tju takoj /pf/images/graemlins/smile.gif. Mergimi qenka kafshate qe te myt se te ngel n'fyt /pf/images/graemlins/laugh.gif. Lexova ketu dhe shume spontanisht vendosa tua deklaroja kete mu tashi, mu kshu.

Me ka marre malli te pime nje kafe dhe te filozofojme si kurre me pare, duke u pare kokerdhok m'kokerdhok (ti Kordele, boj si boj ca minuta pa cover-up /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/kiss.gif).

Ju perqafoj edhe pse u be shume kohe qe nuk shihemi

UnA
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Spontaniteti

kshu spontanisht virtualisht te thajme piten neve...

po hunde me hunde ndryshon shume ceshtja, gjithnje e me shume, e gjithnje e me larg e ftohte rrime...

ps. s'kishte te bente me ty Izzy /pf/images/graemlins/wave.gif
 

Isabelle

Valoris scriptorum
Re: Spontaniteti

Une kam pershtypjen qe ne jeten e perditshme dhe ne marredhenie me njerez ne situata te ndryshme, nuk mund te jesh spontan pasi ne kete forme je i pambrojtur. Kjo eshte shume e dhimbshme ta pranosh por mendoj se eshte norma. Duke qene spontan "rrezikon" te jesh njerezor, romantik, human, feminor etc etc etc si keto dhe si pasoje nuk shihesh per ate cka je dhe ofron vertete.
Nuk mund te jesh spontan kur je gjithe kohes 'on guard' qe te thuash dicka te mencur... /pf/images/graemlins/shrug.gif
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Spontaniteti

Shperthime spontane te ndjenjave ka akoma, vetem se tani shperthimin e degjoj vetem une, dicka si "shperthim i shurdhet". Ka shume mundesi qe te jete shurdhuar si pasoje e ndergjegjesimit se spontaniteti eshte njera hallke e zinxhirit te madh qe t'i lidh kembet me realitetin. Ky i fundit nuk para merret vesh mire me spontanitetin duke qene se i pelqen te vendose vete dhe njesoj per te gjithe, kurse spontaniteti kendon rrugeve solo.

Spontaniteti im: teper i bukur per ta ndare me dike tjeter, he per he /pf/images/graemlins/devil.gif
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Spontaniteti

alinos ka te drejte ne ate qe "s'arrin" te shpjegoje. Ne "gatuajme menu" te posacme per te tjeret dhe perpara se te leshohemi pyesim veten nese ajo qe do bejme/themi eshte e "pershtatshme" per personin te cilit do t'i drejtohemi. Nuk jemi me ne stadin qe te "leshohemi" pa u vetepyetur. Mendoj qe kjo ka ardhur si pasoje e procesit te rritjes se individid, pak e shume e perkthyer ne "maturi" dhe "mungese kohe" per te gabuar. Kkam pershtypjen qe "frikat" se ajo c'ka bejme do merret mbrapsht apo s'do kuptohet na ben me te "matur".

P.s.Zabelle, ke te drejte /pf/images/graemlins/kiss.gif
 

Mono

Forumium praecox
Re: Spontaniteti

Faktikisht Dashuria si fenomen i drejtohet nje personi qe ne syte tane qendron ne nje nivel me lart. Niveli me lart nuk eshte vetem shprehje shoqerore, po dhe ndjesi shoqerore.

Nje nivel me lart do te thote: qe eshte njeri i drejte, njeri shume intelektual, shume i shoqerueshem ... etj.
Morali... ne dashurojme dicka qe ka dicka me shume se ne dhe qe duam ta arrijme dhe ne nepermjet tij.

Spontaniteti eshte pak i veshtire te arrihet ne te tilla raste.
Spontantiteti arrihet kur vleresojme njeriun per ate qe eshte dhe vleresojme dhe veten tone shume mire per ate qe jemi pa ndienje inferioriteti.
Inferioriteti eshte ajo qe e mbyt spontanitetin.

Dhe njerezit mbas nje fare kohe mesojne te jene spontan!
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Spontaniteti

nuk ka te beje me inferioritetin, te pakten ne rastin tim.
Une mendoj se nje person e duam jo se eshte me lart, por se ka dicka qe ne nuk e kemi.
Gjithsesi teorite mbi ndjenjat flasin per ty modele:

ka nga ata duan/dashurohen me te ngjashmit e tyre per shkak te ngjashmerise qe gjejne tek ata me veten.

ka edhe nga ata qe duan/dashurohen me ata qe i plotesojne, pra dashurohen me ato gjera qe gjejne tek tjetri, por qe nuk i kane vete. (ndoshta ketu futen keto inferioret, por jo ne menyre ekskluzive, mendoj...)
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Spontaniteti

nese ecim me ate logjike me Lare, s'do te kishte forum, apo jo?

Gjithesesi: Te jesh apo te mos jesh eshte ceshtja...
 

eniad

Forumium maestatis
Re: Spontaniteti

<font color="brown">Ke qelluar me sojin tend prandaj /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/lol.gif . </font>
 

ana karenina

Primus registratum
Spontaniteti

Llogaritjet me aksioma me kane treguar se po te mos isha nuk do me kishin dashur aq sa me kane dashur, dhe as respektuar aq shume sa me kane respektuar. Mendoj se perfundimi ose menyra se si ngjarjet rrjedhin ne kahe negative jo gjithmone shkaktohen nga forma e pikenisjes, ne rastin tim spontanitetit. Ndoshta po te kisha qene me pak spontane e me teper e llogaritur "e keqja" permbyllese do kishte ndodhur me qetesisht, ashtu sic do kish qene edhe me i qete fillimi, por kurrsesi perllogaritjet e sjelljes nuk do ta kishin shmangur ndarjen.
 

eniad

Forumium maestatis
Re: Spontaniteti

<font color="brown"> Kam pershtypjen se linosi nuk e ka me shume personale sesa si fenomen ne pergjithesi. Sa per anen personale Linoso, s'te them dot gje se eshte studim rast pas rasti ky i shkrete e nuk ben dot pergjithesime.
Duke u rritur behemi me te ftohte e te llogaritur sepse frika na rritet. Kur nuk di je edhe me spontan ne ate qe ben, me pas fillon llogaria si te shmangesh pasojat negative qe mbizoterojne ne hipotezat qe ngreme dhe ne perpjekjet e jashtezakonshme per te parashikuar te ardhmen ndhe harron qe po te rreshket nga duart dicka qe mund te jete e paperseritshme.

Kemi filluar te duam rehatine e nje situate qe e njohim, duke shmangur te paprituren "e frikshme" te nje situate qe eshte ekuacion me te gjitha te panjohura. Po sikur...ehhhh sa e gjate eshte kjo lista aman.
</font>
 

Dolores

Primus registratum
Re: Spontaniteti

Brezi yne eshte i konsumuar goxha......rrjedhimisht cdo gje qe lexojme apo shkruajme ndihet riperseritje....asnje nuk na shokon me...biles...biles po te flas forumisht nji dore e mire qe kan shkruar ktu duke perfshire veten cdo gje te pafajshme qe ne lexojme jemi shume te prirur ta sulmojme si budallek edhe jo e peshuar /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

true confidental

Forumium maestatis
Re: Spontaniteti

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Faktikisht Dashuria si fenomen i drejtohet nje personi qe ne syte tane qendron ne nje nivel me lart. Niveli me lart nuk eshte vetem shprehje shoqerore, po dhe ndjesi shoqerore.

Nje nivel me lart do te thote: qe eshte njeri i drejte, njeri shume intelektual, shume i shoqerueshem ... etj.
Morali... ne dashurojme dicka qe ka dicka me shume se ne dhe qe duam ta arrijme dhe ne nepermjet tij.

Spontaniteti eshte pak i veshtire te arrihet ne te tilla raste.
Spontantiteti arrihet kur vleresojme njeriun per ate qe eshte dhe vleresojme dhe veten tone shume mire per ate qe jemi pa ndienje inferioriteti.
Inferioriteti eshte ajo qe e mbyt spontanitetin.

Dhe njerezit mbas nje fare kohe mesojne te jene spontan!

[/ QUOTE ]
Sduhet te perkufizohet si ceshtje niveli .....ne cfaredolloj sensi, mbase ke ky citimi ndikojne eksperiencat personale,e pikerisht sepse jemi kaq te ndryshem dhe e shprehim po ne forma te ndryshme, smund te arrihet asnjehere nje perkufimin mbi ndjenjen .......une do te thosha pikerisht te kunderten qe dashurojme sepse zbulojme spontanitetin ke vetja, me personin qe duam sna duhet te bejme kalkulime , por thjesht te jemi vetvetja .... sepse ato cilesi te vecanta qe tjetri mbart e ketu mund te permendim aq shume, na sjellin emocione te rejae te vazhdueshme, ....dashuria smund te kuptohet pa spontanitetin ......
 
Top