Re: spontanisht ne istanbul
kane kalu shume kohe e nuk mbahet mend se ca ka kene, a dite a nate. por dihet qe njifare pashet ka kene tu shetite me njerezit e vet. cohen e fillojne tu kendu. po ky pasha na paska kene nji shqipe si i thojne fjales, e tu luftu andej e kendej na kishte ba pare. kishte mbledhe karvanin e vet e po shkonte ne vend te lindjes.
(pervec se ne shkoder s'ka ku me kene tjeter).
rruges hasin nji fakir, nji dervish me arna e me nji shkop te shtrembte. ky pasha per me ba hajgare, ndal karvanin e therret dervishin. he mor ti i thote, pse e ke bastunin e shtrembte.
-sepse jam i drejte vete, ia kthen dervishi.
-po kshu pse s'je la e je tane zdrale?, pyet pasha.
-pisllekun qe kam pase brende, i thote dervishi, e kam nxjerre jashte.
pashes fillon me i pelqy sfida e fjaleve te ketij endacaku e vazhdon listen e pyetjeve te veta.
secila pergjigje vinte e bahej ma e ithet. prape pasha nuk tha gja, per habine e sherbetoreve e shoqnuesve te tij.
nga ana tjeter e fton dervishin me u ba mik me te.
ky e shef njihere, tund kryet e i thote: pashe qe sundon dhene, na bashke s'mund te jena miq, mgjthse zemra ma kishte dashte. po po te tham nji fjale.
pasha hap veshet. ndigjo i thote fakiri.
-shume vjet kane me kalu e djemte e djemte e djemve ka me i gezu toka. mbas shume shume koheve njeni prej sternipave tuej, mgjthse i bardhe si bora ka me pase nji llakap te ZI. e ky ka me shku e me u ba i madh aty ku je ba ti, ne stamboll. ka me gezu tana privilegjet e atij vend, e fjala s'ka me iu ba dysh.
VEC, ai asht me u dashte me ba kujdes se dikush prej nji vendit ku shume SHI bjen, e dikush prej nji vendit ku shume BORE bjen, ka me shku e me i ba nji "vizite". kjo "vizite" atij sternipit tand ka me i kushtu shtrenjte nqs s'ka me lane rehatine e me marre arratine. une kaq kisha, tha dervishi, dhe pa dhane as selam u largu.
pasha mendoi gjane e gjate mbi keto fjale dhe
vendosi me lane nji shkrim me amanete. mbasi u siguru se nuk i kishte shpetu asnji prej keshillave te arnaveshesit, tu iu lute Zotit e mblodhi ate testament me shpresen qe nji dite sternipi i tij te xajne mend!!!
................................................