Spekullimi grek i radhes!
<span style="font-weight: bold">Spekulime greke për SARS në Shqipëri</span>
Athinë, 24 prill/- Mediat elektronike dhe gazetata kryesisht të spektrit të djathtë, gjatë gjithë këtyre ditëve kanë dhënë njoftime për gjoja raste me SARS në Shqipëri, të cilët po mbahen në karantinë dhe se rreziku i pneumonisë vjen nga Shqipëria.
Zyrtarisht Greqia u prononcua vetëm para tri ditësh, kur ministri vendas i shëndetësisë tha se autoritetet po shqyrtonin një informacion për raste me SARS në Shqipëri.
Të martën, ministri shqiptar i shëndetësisë, Mustafa Xhani, me anë të një note drejtuar ambasadorit grek në Tiranë, Dimitris Iliopoulos, siguronte se "deri në momentin e këtij informacioni në Shqipëri nuk ka asnjë rast me SARS, gjithashtu nuk ka asnjë rast të dyshuar për SARS".
Pavarësisht nga kjo, autoritetet greke, ndofta duke qenë nën trysninë e mediave, reaguan duke marrë disa masa në pikat e kalimit të kufirit me Shqipërinë.
Konsulli i përgjithshëm i Shqipërisë në Janinë, Ilirjan Zhupa, i cili ndodhej në pikën kufitare të Kakavijës, tha të mërkurën se pala greke ka vendosur një ekip mjekësor në këtë pikë, i cili ekzaminon personat që paraqesin dyshimin më të vogël e që pas kësaj lejohen të vazhdojnë rrugën e tyre drejt Greqisë.
Pritet që një mjek specialist të vendoset edhe nga ana e autoriteteve shqiptare.
Ndërkaq, doganierët grekë u kanë ndaluar shtetasve shqiptarë që të fusin në tokën helene bulmetra dhe mishra.
Sipas mediave greke, në pikat kufitare të kalimit mes Greqisë dhe Shqipërisë, po shpërndahen flatëpalosje në gjuhët greqisht, shqip e anglisht, ku përshkruhen simptomat e SARS-it dhe masat mbrojtëse.
Situata e tanishme, ndonëse ende në embrion, ka krijuar mjaft shqetësim në radhët e emigrantëve shqiptarë që ndodhen në Greqi dhe që kësaj jave duan të shkojnë në atdhe, duke shfrytëzuar Pashkët ortodokse.
Ata druhen se në kthim do të përjetojnë mundimin që provuan në gusht të vitit të kaluar, kur shumë prej tyre iu desh të prisnin me ditë të tëra në kufi, për shkak të konfuzionit që ishte krijuar.
Shkrimet e medias greke, bash në prag të festës së Pashkëve, kanë nxitur spekulime se kjo gjë bëhet me qëllim që emigrantët shqiptarë të anulojnë vendimin e tyre për t'i kaluar pushimet në vendin e tyre.
Marre nga: Albania today