Spanja tërhiqet nga Iraku!

Spanja tërhiqet nga Iraku!

Cfare mendoni se do te thote terheqja e trupave spanjolle nga Iraku? Njeri nga aleatet me te ngushte te SHBA ne misjonin e Irakut tashme eshte jashte loje, cilat jane pasojat? A mos Spanja u tremb? Mos bombat terroriste te Madridit arriten qellimin e tyre 100%?
Sot ne Rome, Romano Prodi e mbeshteti vendimin e Kryeministrit Spanjoll Jose Luis Rodriguez Zapatero, duke thene se me ne fund Bashkimi Europian po gjen gjuhen e perbashket mbi ceshtjet nderkombetare.

Jam kurjoz te degjoj interpretimin e Presidentit Bush i cili deri me tani e ka permendur qindra here mbeshtetjen e Spanejs dhe vendeve te tjera te koalicionit qe formoi vjet.
 

koppertoni

Primus registratum
Re: Spanja tërhiqet nga Iraku!

reservoir dog ja diplomacia e Nanos:

Fillimisht postuar nga Koppertoni:
[qb]
Fillimisht postuar nga Isaac Newton:
[qb]Bush: Irak, mirënjohje për komandot shqiptarë
N. Perndoj, Shekulli , 16/04/2004

“Në emër të popullit amerikan, dëshiroj t’ju falenderoj ju për mbështetjen e palëkundur dhe të vendosur të Shqipërisë, në arritjen e paqes dhe demokracisë në Irak. Sulmet e fun**********

Perfundimisht Shqiperia nuk ka arritur te kualifikohet per te perfituar nga fondi 1 miliarde dollaresh qe administrata e Presidentit Amerikan, Xhorxh E. Bush [/qb]
Thashe une paraja paraja paraja! I plasi Nanos per Amerikanet & Irakenet. Nano shikon xhepin e tij. Badakci qe ka vene gjithe shqiptaret te grijne sallate. [/qb]
 

Fisniki

Primus registratum
Re: Spanja tërhiqet nga Iraku!

per mendimin time Nano eshte i shitur per greket edhe ai planifikon qe ne nje te ardhme te shkurter ti dobesoj dhe t'i shkaterroj shqipetaret per te mire te grekeve,
ne shqiperi ka shume organizata nga lindja e mesme, po ndodhi ndonje shperthim ne Shqiperi pastaj do ta shikojm se si do te reagoj Nano, do ti terheq trupat brenada 24 oreve nga iraku.
Amerika sot nuk eshte duke e luftuar terrorizmin ne irak, c'fare kerecenimi paska amerika nga iraku sot, ose c'fare kercenimi paska pasur deri me tani? Ku jane armet e shkaterrimin ne mas???
Ajo eshte duke e thyer boten arabe dhe muslimanizmin dhe ne te njejten kohe eshte duke i shfytezua resurset irakiane te naftes.
Per mendimin time Nano duhet te largohet menjeher nga qeveria shqipetare dhe trupat Shqipetare te largohen nga iraku sepse nuk kane per qfar te luftojne atje, pse te qendrojn kur ska terrorizem.
 

reservoir dog

Primus registratum
Re: Spanja tërhiqet nga Iraku!

O Kopertono,kur thashe qe Mr.AMD nuk e ka idene se cfare po flet,kisha parasysh mendje si kjo e ketij kosovarit me siper,Fis Gjakova.Lexoji percartjet e pabesueshme dhe qesharake te ketij tocit.Jo Fatos Nano paska ne plan dobesimin e shqiptareve,jo Amerika po lufton myslimanizmin,jo nuk paska terrorizem,etj.Kosovaret nuk te zhgenjejne kurre,te japin gjithmone sadisfaksion,jane unike ne llojin e tyre.Eshte e vertete sidoqofte qe arsyet e verteta te kesaj lufte nuk ishin ato qe u deklaruan.Une nuk kam asnje simpati per George W. Bush dhe po te isha ne Amerike do votoja per kedo,mjafton te mos fitonte prape presidenti aktual.

O Gjakova,he burr i forte,Amerika as po lufton,as i shkon ndermend te luftoje,sic thu ti,myslimanizmin(whatever that means).Secili eshte i lire te jete i lumtur si injorant absolut mesjete,sa te doje,si te doje,ku te doje,kur te doje.Trupat shqiptare ne Irak nuk terhiqen sikur edhe bomba atomike te shpertheje ne Shqiperi,te jete e qarte.

Nje replike e fundit me Kapertonin:O shoku,ne s'jemi kalamoj.Vetkuptohet qe cdo gje ne kete bote bohet per leket.Ato jane gjeja me e rendesishme.Komentet e tjera jane te panevojshme.
 

D-J

Forumium maestatis
Re: Spanja tërhiqet nga Iraku!

Fillimisht postuar nga Blendi:
[qb] Eshte apo nuk eshte e drejte terheqja e trupave Spanjolle? Ky eshte vendimi i Spanjes, pra PO!

Une them se edhe trupat amerikane duhen terhequr qe neser. Pse? Sepse gjithnje e me shume Iraku po i ngjan Viet Namit. Ja nje arsye

1. Sot, sonte apo neser, nje bir, nje vella, nje baba nje nip do vdese ne Irak.
Keta ushtaret qe po vriten perdite nuk jane numra, jane djem qe nje nene i ka rritur me shpresa. Kane baballare qe do i varrosin ne vend qe t'i martojne. Kane femije qe nuk do i takojne me kurre. Per cfare po vdesin keta djem? Per atdheun e tyre jo e jo, kjo u sqarua, po vdesin per ethet luftarake te Bushit. The man with the deadliest midlife crisis.


Perse te rrime akoma ne Irak? Per demokracine e kujt? Ata egersira qe i djegin njerzit te gjalle dhe i varin kockat nga urat? Apo sheiku i shenjte Sadar qe u heq syte te vdekurve?
Une nuk besoj ne demokracine irakene. Ndoshta Saddam Hussein ishte gjeja me e mire qe i kishte ndodhur Irakut.
Bushi ka nje zgjedhje morale. Te terheqe bijte dhe baballaret nga iraku dhe te duroje humbjen politike. Ose te perdore jetet e tyre per fitime politike.

Sigurisht, Bushi do zgjedhe te dyten, imoralisht. [/qb]
Vendimi i Spanjes Karavidhe Garniture i pamoralshem qe le punen jo pergjysem po me keq nga koha kur e mori persiper, i drejte apo jo, s'ka te bej me terheqjen e trupave amerikane apo britanike.

Eshte akoma larg dita per te thene se Iraku po i ngjan Vietnamit

Ushtaret nuk jane numra vertet dhe ata nuk luftojne ne emer te Bushit po ne emer te Amerikes. Amerika vajti e vrau rreth 50000 mije preu dogji e shkaterroi qiu e vodhi degjeneroj ate komb per ta cliruar nga diktatura ne emer te demokracise dhe tani te thote "Sorry you guys but I have nothing to do with you anymore, kokat hongshi ne lufte civile te shkaktuar nga vakumi i pushtetit!! Po moraliteti i kesaj ku qendron?

Urrejtja per Bushin dhe per ate qe katranosi nuk duhet te zevendesoj pragmatizmin, qe eshte, cfare eshte me imediate ne keto momente per Irakun dhe jo per Ameriken. Njeriu fajtor ben dicka te rregulloj fajin e tij, mbi te gjitha ne shenje pendimi, jo ta bej me keq me lenien ne meshire te Allaut.

Ata irakene qe djegin njerez te gjalle nuk perfaqesojne shumicen qe duan qetesi dhe stabilitet te pakten edhe pse mbase sjane te dhene shume pas demokracise perendimore apo urrejne amerikanet per ate qe beri. Po trupat sduhen pare tashme si prurese te demokracise po vetem si nje faktor stabiliteti.

Cfare perfaqesonte Sadami per Irakun eshte komplet irrelevante tani. Por po iku amerika nga Iraku ne keto momente do ti duhet te angazhohet ne nje lufte tjeter akoma me te madhe ne rast se Iraku bie ne duart e Qoftelargut. :tipsy:
 

amar

Primus registratum
Re: Spanja tërhiqet nga Iraku!

Fillimisht postuar nga Fis_Gjakova:


Ku jane armet e shkaterrimin ne mas???

i kishte derguar ne israel per ti siguruar atje ne nje firme sigurimesh :goofy:
 

Wii

Grupi i të moçmëve!
Re: Spanja tërhiqet nga Iraku!

shkruajtesi larte shoh qe paska nje ndjenje te zjarrte per luften dhe se qenka shume "amerikan".do doja ta pyesja se sa e vlereson ai jeten e nje njeriu?ore nuk eshte e lehte te fillosh nje lufte ashtu sic e filloi bushi.e beri pa pelqimin e shume shteteve te tjera dhe tani per faj te tij vriten me qindra te tjere.kjo lufte mba era nafte qe ne fillim dhe po duket se mba akoma se ato marinsa qe kane shuar atje po vazhdojne te vdesin perdite dhe kryetaret thone qe e kemi gjendjen nen kontroll.dua te njoftoj ....dog-un qe ne gazeten metro qe del kendej para pak kohesh qe nje shkrim qe tregon se sigurimi amerikan konfirmoi qe i duhet edhe 5 vjet qe te kene mjetet e nevojshme per te luftuar rrjetin e alkaedes(akoma nuk e kam kuptuar se ca karakteristikash duhet te kete nje person per tu quajtur si pjese e ketij rrjeti) pra eshte ne nje fare menyre te jesh futur ne nje tunel ku nuk sheh asgje dhe te gjuash nga ta marre mendja kot.
amerika eshte nje vend qe e ka ndertuar ekonomine e saj mbi lufte dhe pa lufte quhet vend i mbaruar. prandaj spanjollet kane bere mire sipas mendimit tim qe largohen nga nje lufte qe u nis pa miratimin e nje grupi te mire shtetesh...vazhdon
 

D-J

Forumium maestatis
Re: Spanja tërhiqet nga Iraku!

nemesis, po te marre se mu drejtove mua /pf/images/graemlins/smile.gif

ato qe shkruan ti dhe qe do i vazhdosh ndoshta une i mendoja nje vit me pare para se te fillonte kjo lufte. Po tani "I have moved on" se nuk shtrohen per zgjidhje te njejtat probleme. Nqse do me imponoheshin dy luftra, njera po e pranoj shkaktuar nga une, atehere une sigurisht qe do zgjidhja me te voglen /pf/images/graemlins/wink.gif

Bofshi qef :wave:
 

koppertoni

Primus registratum
Re: Spanja tërhiqet nga Iraku!

Fillimisht postuar nga **** Darlington Delarge:
[qb]Bushi ka nje zgjedhje morale. Te terheqe bijte dhe baballaret nga iraku dhe te duroje humbjen politike. Ose te perdore jetet e tyre per fitime politike.
[/qb]
"Iraku eshte kamikazi United States viktima" - John Kerry

Amerika eshte futur ne qorrsokak me nerva te tendosura. Zgjidhje eshte ne nentor te hiqet Bushi nga zyra.

Amerika duhet qe neser te largohet nga iraku. Amerika po dobesohet po shterre resources e saja me irakenet qe as Sadami i pare as ndonje Sadam tjeter qe do vije nuk i ka per te i konsideruar njerez.

Cfare pune kemi ne te vendosim nje fat tjeter politik per Irakenet qofte nje fat me i mire. Kush jemi ne.
Bushi eshte si Berisha & Nano ne Shqiperi. Berisha per kolltukun, Nano per xhepin e tij.
Do "kape" Bin Laden 2 muaj para zgjedhjeve. E ka rruajtur kete "fitore" per by*** e tij. Do beje distraction.
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Spanja tërhiqet nga Iraku!

Do "kape" Bin Laden 2 muaj para zgjedhjeve. E ka rruajtur kete "fitore" per by*** e tij. Do beje distraction.


Ka mundesi edhe ta ket kapur por po pret ta qisi ne TV para zgjedhjeve /pf/images/graemlins/laugh.gif

Tashti merikont vetem me qon leshko fare qe ta marin kapjen e bin ladenit si fitore. Poplli ka nje fjale te urte qe thot 'nje bie qindra ngrihen' Llogjika te con te mendosh se nuk eshte problemi me rrexu nji apo dy, por te ndryshosh gjerat per te mos u dhene arsye ketyra 'qindrave' qe te ngrihen.

Dhe po ti shikosh akoma me thell gjerat njeriu ka nevoj per te miren e te keqen, Zotin dhe Djallin. Cdo gje ne jete kerkon nje polarizim. Tani qe kampi komunist ra, po del nje kamp tejter i se 'keqes'. Eshte i nxitur apo real?

Nuk ma do mendia qe qeniet njerezore te pranojn te hidhen ne ere me deshire, eshte kundra natyres se tyre. Ata qe e bejne kete jan te nxitur ca na menyre direkte dhe ca me shume ne menyre indirekte...
 

reservoir dog

Primus registratum
Re: Spanja tërhiqet nga Iraku!

Fillimisht postuar nga **** Darlington Delarge:Vendimi i Spanjes Karavidhe Garniture i pamoralshem qe le punen jo pergjysem po me keq nga koha kur e mori persiper, i drejte apo jo, s'ka te bej me terheqjen e trupave amerikane apo britanike.

Eshte akoma larg dita per te thene se Iraku po i ngjan Vietnamit

Ushtaret nuk jane numra vertet dhe ata nuk luftojne ne emer te Bushit po ne emer te Amerikes. Amerika vajti e vrau rreth 50000 mije preu dogji e shkaterroi qiu e vodhi degjeneroj ate komb per ta cliruar nga diktatura ne emer te demokracise dhe tani te thote "Sorry you guys but I have nothing to do with you anymore, kokat hongshi ne lufte civile te shkaktuar nga vakumi i pushtetit!! Po moraliteti i kesaj ku qendron?

Urrejtja per Bushin dhe per ate qe katranosi nuk duhet te zevendesoj pragmatizmin, qe eshte, cfare eshte me imediate ne keto momente per Irakun dhe jo per Ameriken. Njeriu fajtor ben dicka te rregulloj fajin e tij, mbi te gjitha ne shenje pendimi, jo ta bej me keq me lenien ne meshire te Allaut.

Ata irakene qe djegin njerez te gjalle nuk perfaqesojne shumicen qe duan qetesi dhe stabilitet te pakten edhe pse mbase sjane te dhene shume pas demokracise perendimore apo urrejne amerikanet per ate qe beri. Po trupat sduhen pare tashme si prurese te demokracise po vetem si nje faktor stabiliteti.

Cfare perfaqesonte Sadami per Irakun eshte komplet irrelevante tani. Por po iku amerika nga Iraku ne keto momente do ti duhet te angazhohet ne nje lufte tjeter akoma me te madhe ne rast se Iraku bie ne duart e Qoftelargut. :tipsy: [/QB]
ne kete faqe virtuale,i vetmi person qe eshte i afte te prodhoje argumente qe mund te terheqin vemendjen e nje qenieje njerezore racionale eshte Di*ck Darlington Delarge.mesa duket qeka i vetmi me njefare professional training ne shkenca politike.ju te tjeret jeni te paafte te keni vizionin global te gjerave dhe perdorni argumente gjysmake te pabaza,pervecse ne mendjen tuaj.flisni ne menyre emotive,inatcore.ca te tjere jane qyqare fetare te semure kronike.nje njeri qe ka nje minimum konceptesh te forta ne histori dhe marredhenie nderkombetare nuk flet si ju te tjeret,nuk mendon si ju te tjeret,dhe "argumentat" tuaja nuk mundet vecse t'i hedhi ne plena si fantazira gazetaresh te ekzaltuar,pa nje korrispondence konkrete ne terren.

ky Dic*ku eshte objektiv,realist,pragmatist,shikon edhe detajet,edhe teresine e fenomenit politik si dicka e integruar dhe logjike.

vetem ketij Dic*kut mund t'i referohem ne kete forum.qendron shume,shume me lart se folesit e tjere te cileve nuk mund tju merren parasysh percartjet irracionale.
 

GOODFELLOW

Primus registratum
Re: Spanja tërhiqet nga Iraku!

o ti dog **** , po po me ty ....
desha te them mos u kap me mendimet e njerezve qe flasin drejte si puna e atij kosovarit.
se shqiperia me çu edhe 10 her aq ushtare qe ka, se gjen gje se si hyn kujte ne pune e mbi te gjitha ska politike te ngaterruar me izraelo- amerikane eshte si nje pike uji ne oqean lal.
me vjen keq per ato bij nenash qe jan ne irak se kan shkuar nga fukaralleku se per tosin e nanes grekve e per socialistet injorante shqiptare si rruhet kujte.

prandaj ti djali futi nje xhiro anej ka blloku se je rehat e smer vesht nga ato gjera ti.. po po ti. hajt iher se u mora shum e sja vlen me ty.. nejse

dhe jam dakort me vendimin e te majteve te europes, do me pelqente te shikonja vetem ushtare anglez e amerikan se si i q... n.... ne vendet myslimane e zoti qoftee me te drejtit
 

Blendi

Primus registratum
Re: Spanja tërhiqet nga Iraku!

Faleminderit reservoir dog per komentin, fshi hunden se e ke pis me ngjyre kafe.

Ky eshte forum per diskutime dhe komente, jo per moralizime dhe meditime mbi dashuri nder-globale. Seicili eshte subjektiv, pra flet nga pozicioni i tij dhe mbron interesat e veta. Jo vetem kjo ceshtje por gjithcka ne bote eshte subjektive, aq sa nje realitet defacto nuk egziston, egzistojne vetem realitet sipas nesh. Pra cfare eshte reale per mua per ty nuk ka aspak rendesi, dhe anasjelltas.

Une flas nga pozicioni i atyre qe po vriten ne Irak. Aq me ben per te ardhmen e Irakut. Jam ketu per te denoncuar qelbesirllekun e Bushit, katrahuren e plote qe krijoi. Flas qe se brendshmi Shteteve te Bashkuara, realiteti im jane dy ish shoke shkolle qe kane vdekur ne Irak.
Sa per te drejten universale, te miren e perbashket, you can stick it you know where.

US Marines, dhe ARMY, shto edhe ata pak ushtaret shqiptare jane i vetmi interes imi.
Ata duan te kthehen ne shtepi, une dua qe te kthehen ne shtepi.
Kjo lufte nuk fitohet dot, sikunder ne Viet Nam.
 

amar

Primus registratum
Re: Spanja tërhiqet nga Iraku!

tek nje postim e gjeta kete pyetje:

SI KA MUNDESI QE ATA TE DY(qe na lane shendene)
KUR PREGATISNIN KAMIKAZE E I CONIN TE HIDHESHIN NE ERE DUKE U PREMTUAR PARAJSEN DHE NGA DYZET VIRGJERESHA,PSE NUK HIDHESHIN NE ERE VETE,E PASTAJ TE SHKONIN NE PARAJSE ??????
nuk habiteni pak edhe ju

------------------------------------------------

e ka fjalen per rantisin dhe jasini.

po une tash bej nje pyetje:perse BUSHI dhe BLERI i cuan te gjithe ata ushtare atje ne irak qe te vriten per demokracine e irakut ,??perse ata nuk shkuan vete atje???

a nuk habiteni pak edhe ju??
 

DFV

Primus registratum
Re: Spanja tërhiqet nga Iraku!

nemesis, kur thua se Amerika e ka mbeshtetur ekonomin e saj ne luftat qe ben dhe po te mos jete lufta ekonomia e Amerikes eshte e mbaruar,
ku e mbeshtet kete?
Se pari, dua te them se nuk jam dakort me ty.
Eshte e vertet se USA doli shteti kapitalist me i
forte pas luftes se dyte boterore dhe ishte lufta
ajo qe e ndihmoj.
Por lufta e Vjetnamit dhe kjo e Irakut jo vetem qe nuk e forcojne ekonomin amerikane por ajo, pra lufta i ka hequr USA miljarda dollar te krijuara nga taksa pagusit amerikan.
Nga ana tjeter une nuk e di se ne c'shtet jeton ti,por te them se ne se gjithe bota do punonte sic punohet ne USA,te pakten per keto vite qe une jetoj ne Amerike,do thosha se bota do ishte shume perpara ne te gjitha drejtimet dhe lufte nuk do te kishte.
Prandaj ja ke fut kot, lal, kur thua se ekonomia amerikane mbahet nga lufta, hajde te shikosh ketu dhe menjehere do kuptosh se gjithcka eshte vene me pune dhe djerse,vec se amerikanet e vrasin shume mendjen per ti bere te gjitha llojet e punes
sa me pak te lodheshme.
Parrulla e tyre eshte;"Work smart, don't work hard"
 

eli

Primus registratum
Re: Spanja tërhiqet nga Iraku!

Kush harron historine e vet ban te njajtat gabime.

Ky Zapateroja qe flitet per te, gjyshi i tij ka luftu ne rradhet republikane kunder Frankos, pra kunder diktatures. E mu me vjen keq per Asim Vokshin me shoke qe shkuan ne Spanje me luftu per kyt popull se sot po i shihet vlera.
Me vjen me qesh kur flitet per kolonialista amerikane. Me tregoni ku nejti Amerika, sikur nejti Anglia, Franca Spanja apo Hollanda ? Kush vravi ma shume se kto shtete ? Kush spastroi venet per me u fut i bardhi ma mire, kush i prishi kulturat ne emer te nji tjetre ma te "nalte" ? E pra Amerika s'asht n'vend t'pare. Ju po harroni se para 15 vjetsh s'keni pase liri fjalet e as s'e keni dite se ça asht. Si ju si une njisoj jena se s'kena njoht rregjim tjeter. Ata qe e dishin ishin neper burgje. E pra mos Harroni as ju.
S'po du me polemiku per Irakun : gjithsecili arsyeton prej mendjes e gjendjes s'vet. Po du me ju kujtu se sot Irakiani munet sot me i marre pushket e me i ra Amerikanit kur dihet se para i viti e pak s'guxote me ia ba Sadamit. S'duhet me i ra te mires me shtjelm. Mos harroni se as dasem pa mish s'ka.
Edhe ne Shqiperi te pakte kan qene ata qe deshirojshin nji nderhymje nderkomtare gjate komunizmit se na e kishin mbush kryt me rrena "e hajshim bar e s'dorezoheshim".
A bani mire Bushi : leniani kohes me gjyku se ne mesa duket s'jana te pjekun halà per me gjyku.
Kurse per Zapateron ka ba keq se e harroi gjakun e popullit te vet qe luftoi para 65 vjetesh per kyt liri e sot s'asht i gatshem, si atehere gjyshi i tij, me e mbrojt prape.
 

Wii

Grupi i të moçmëve!
Re: Spanja tërhiqet nga Iraku!

Fillimisht postuar nga DFV:
[qb] nemesis, kur thua se Amerika e ka mbeshtetur ekonomin e saj ne luftat qe ben dhe po te mos jete lufta ekonomia e Amerikes eshte e mbaruar,
ku e mbeshtet kete?
Se pari, dua te them se nuk jam dakort me ty.
Eshte e vertet se USA doli shteti kapitalist me i
forte pas luftes se dyte boterore dhe ishte lufta
ajo qe e ndihmoj.
Por lufta e Vjetnamit dhe kjo e Irakut jo vetem qe nuk e forcojne ekonomin amerikane por ajo, pra lufta i ka hequr USA miljarda dollar te krijuara nga taksa pagusit amerikan.
Nga ana tjeter une nuk e di se ne c'shtet jeton ti,por te them se ne se gjithe bota do punonte sic punohet ne USA,te pakten per keto vite qe une jetoj ne Amerike,do thosha se bota do ishte shume perpara ne te gjitha drejtimet dhe lufte nuk do te kishte.
Prandaj ja ke fut kot, lal, kur thua se ekonomia amerikane mbahet nga lufta, hajde te shikosh ketu dhe menjehere do kuptosh se gjithcka eshte vene me pune dhe djerse,vec se amerikanet e vrasin shume mendjen per ti bere te gjitha llojet e punes
sa me pak te lodheshme.
Parrulla e tyre eshte;"Work smart, don't work hard" [/qb]
or la ajo gje qe thashe per sa i perket ekonomise amerikane eshte fiks ashtu sic e thashe.do te doja te te kujtoja se kush e "rriti" bin ladenin kunder rusit dhe pastaj kur pane se mendimet e tyre nuk ecen iu kthyen kunder.doja te te kujtoja edhe nje here se kush i furnizoi irakut 5 miliard dollare ne vitet 90 leke me te cilet sadami i beri arme dhe iu kundervu kuvajtit.shih mire se kryetari i asaj bankes u denua po vdiq ne 95 nese nuk gabohem.amerika e nisi ate lufte po gjithmone me idene se do te perfundonte brenda 24 oresh si desert storm.nuk e mori parasysh nje lufte guerrile aq teper nje kthim kunder te pales qe cuditerisht qe aleate.dua te te kujtoj edhe dicka:
pas sa kohesh iu kundervu irakut pasi sulmoi kuvajtin...shume shpejt apo jo?pas sa kohesh iu kundervu serbit pasi qe shfarosi boshnjake e kosovare...vone...shtrohet pyetja pse?apo bosnje dhe kosova spara ka rere nga ku te dale nafte...
shkurt me u nis nje lufte me ide tjeter dhe tani dolen te papriturat...dhe normalisht qe tani nuk kthehen dot pas.do te doja te kujtoja edhe nje here pse nisi kjo lufte?...mos me thuaj per armet e shkaterrimit ne mase se do te beheshe gazi i botes ne kete moment...mos me thuaj per te hequr nje diktator se nuk u be amerika shpetuesi i botes.nese do te heqe diktatore te filloje me ate qe rri ne krye te shtetit israelian.prandaj do ti sdo ti faktet e pohojne vete ate qe them.
hap syte edhe ne ate qe quhet lista e zeze e amerikes se shpejt do te dale ndonje pretekst per lufte tjeter se amerika ekonomikisht eshte ne renie me sa kam lexuar une dhe normalisht nje shtet i tille kapitalist eshte ne gjendje te sakrifikoje shume qe te mos bie nga maja...edhe me mijera jete njerezish....vazhdon...
 

DFV

Primus registratum
Re: Spanja tërhiqet nga Iraku!

nemesis , une nuk dua ta shtroj problemin ne problem politik, sepse te gjitha ato qe thua ti, megjithse qendrojne, ato nuk jane aspak ekonomike.
Sa per ekonomin amerikane dua te kujtoj se megjithe ngjarjet e renda qe kane ndodhur gjate ketyre tre vjeteve te cilat e luhaten pak ekonomin
ajo ka filluar ta marr serisht veten dhe per mendimin tim ne se amerikanet do zgjedhin per president John Kerryn jo vetem ekonomia por edhe politika e jashtme do ndryshojne per mire.
 

Altaf

Primus registratum
Re: Spanja tërhiqet nga Iraku!

hej spanjollët janë një tufë idjotësh dhe frikacakësh që shesin mend dhe çik ti tregosh dhëmbët kërkojnë vrimën e lepurit të futen. nuk dija si ishin spanjollët. deri dje! i luajtëm një match on-line ca spanjollë edhe ata nuk ishin në chat më kohën e duhur pra humbën server advantage edhe ngulnin këmbë të luanim lojën 50-50. na tallnin, na shanin, dhe ne duronim derisa nuk durova më dhe i hodha një të sharë që nuk thuhet edhe e mbyllën squpin. tani i japin raste terroristave të qëllojnë ku të duan dhe i ngrenë mendjen. shqipëria duhet të dërgojë divizione të tëra në iraq me një gjeneral si shefqet peçin dhe ti marri përpara ata jevgjitër të poshtër e ti mësoj WHO RULES!
 

Archi

Forumium praecox
Re: Spanja tërhiqet nga Iraku!

Duket se veprimi i Spanjes ka shkaktur nje efekt domino. Se fundi edhe Norvegjia deklaroi, se ka ndermend te terheqe trupat e saj nga Iraku, trupa te cilat ishin stacionuar kryesisht ne Basra. Vendimin e saj qeveria norvegjeze e argumentoi me perqendrimin e saj dhe prioritetin e larte qe ka tani lufta e terrorizmit ne Afganistan.
 
Top