Sot Luhet Miqësorja E Tretë ‘Vëllazërore’ Mes Kosovës E Shqipërisë

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
Kosove-Shqiperi1-610x352.png
Kosova dhe Shqipëria do të përballen sot në mesditë në stadiumin e Prishtinës në një ndeshje miqësore.

Kjo është ndeshja e tretë që dy vendet luajnë me njëra-tjetrën, dhe deri tani të dyja janë fituar nga Shqipëria.

Për herë të parë dy përfaqësueset shqiptare janë përballur më 14 shkurt të vitit 1993 në Tiranë në stadiumin Qemal Stafa.

Ajo ndeshje përfundoi me rezultatin 3-1 në favor të Shqipërisë.

Ndeshja e dytë mes Kosovës dhe Shqipërisë u zhvillua në Prishtinë më 22 prill 2006, ku përsëri fitoi kombëtarja shqiptare me rezultatin 3-2.

Ndeshja miqësore mes dy vendeve zhvillohet pas kualifikimit historik të Shqipërisë në kampionatin europian EURO 2016.
 
Top