Re: Solidaritet me MJAFT
Meqe tema eshte: Solidaritet me MJAFT, me poshte eshte fjala e kongresmenit amerikan Chris Smith ne seancen ku u miratua Rezoluta per zgjedhjet ne Shqiperi e propozuar dhe mbeshtetur nga 27 kongresmene dhe senatore amerikane, mes te cileve edhe Hillary Clinton. Teksti i saj ishte perpiluar nga Levizja MJAFT. He Gerti, te vjen ndopak inat? E kupton distancen e madhe mes permasave te Mjaft dhe atyre te rrjetit tend te internetit? Lexo cfare thuhet me poshte. Dhe meso te respektosh me te medhenjte. Eshte shume e thjeshte. S'po te kerkon njeri SOLIDARITET. Behet fjale vetem per RESPEKT. Por sic duket je nga ajo raca e robve te vetekenaqur qe thone "wow" sa here shifen ne pasqyre.
Fjala e mbajtur nga Kongresmen Chris Smith
Katermbedhjete vjet më parë, Shqipëria ngrihej pas dekadash izolimi të egër, kur zhvilloi procesin e saj të parë të vërtetë zgjedhor në vitin 1991. Jo cuditërisht, ata dështuan në arritjen e standardeve për zgjedhje të lira dhe të ndershme, sic janë të parashikuara nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, ose ndryshe OSBE, në zgjedhjet e mëpasshme për parlament dhe qeveri vendore. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara dhe miq të tjerë të Shqipërisë, e mbetën të angazhuar me popullin shqiptar, përgjatë periudhës së trazuar të tranzicionit.
Sot, Shqipëria ka arritur atë pikë ku vendi mund të zhvillojë me të vërtetë zgjedhje të lira dhe të ndershme, gjë të cilën qytetarët e atij vendi e meritojnë shumë. Zgjedhjet parlamentare janë planifikuar, sic e dinë edhe anëtarët e kësaj Shtëpie, për datën 3 korrik, dhe periudha e fushatës ka nisur tashmë. Stafi i Komisionit të Helsinkit të Shteteve të Bashkuara, të cilin unë bashkë-drejtoj, do të punojnë gjatë misionit ndërkombëtar të vëzhgimit. Shqipëria ka bërë rrugë përpara në reformat e procesit të saj zgjedhor, dhe nëpërmjet këtyre zgjedhjeve, ajo ka mundësinë të kapërcejë një pengesë të madhe, jo vetëm drejt përfundimit nga tranzicionit dhe drejt demokracisë, por edhe në përgatitjen e saj për integrimin në institucionet Europiane dhe Euro-Atlantike.
Megjithatë, ekziston arsye e fortë dhe shqetësuese që këto zgjedhje të dështojnë në arritjen e standardeve ndërkombëtare. Gjërat e mira që janë adoptuar, si Kodi i Etikës i pranuar nga disa nga partitë kryesore politike, mund të mos zbatohen. Misioni i OSBE–së për vëzhguesit e zgjedhjeve ka raportuar se ka marrë një numër të madh akuzash, të cilat vijnë duke u rritur, për keqpërdorimin ligjor të burimeve dhe personelit shtetëror për qëllime fushate. Nëse këto akuza vërtetohen, ata që janë përfshirë në një veprimtari të tillë do të jenë përgjegjës për atë që mund të cilësohet si një hap i madh mbrapa për vendin.
Shpresojmë se duke miratuar këtë rezolutë, ne do të nxisim autoritetet shqiptare që të respektojnë shtetin ligjor, t’i përmbahen Kodit të Etikës, si dhe të respektojnë rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme. Kolegu im, zotëria nga Nju Jorku (Z. Engel), dhe unë e prezantuam për herë të parë këtë rezolutë, me pritshmërinë që Kongresi Amerikan të mund të bëjë ndryshimin konstruktiv, duke i tërhequr vëmendjen autoriteteve, partive politike, dhe të tjerëve që të bëjnë gjënë e duhur në mënyrë që fituesit e vërtetë në zgjedhjet e ardhshme të jetë populli shqiptar që do të votojë.
Si përfundim, unë kam shpresën se këto zgjedhje do t’i arrijnë standardet ndërkombëtare, sepse ky moment do të jetë një nga hapat e parë që Shqipëria duhet të hedhë drejt rrugës për në integrimin e plotë Euro-Atlantik.
Qeverisë së re shqiptare gjithashtu do t’i duhet të merret me problemet që kanë të bëjnë me korrupsionin në administratë dhe krimin e organizuar. Për fat të mirë, përtej zhvillimit të një procesi të mirë zgjedhor, ne duhet të shohim zhvillimin që ka marrë shoqëria civile në Shqipëri, me anë të grupimeve të të rinjve e të tjerë, të cilët nxisin zyrtarët e zgjedhur që të ballafaqohen me problemet ditore që brengosin jetën e qytetarëve shqiptarë.
Unë shpresoj që kolegët e mi do ta mbështesin këtë rezolutë.
Unë falënderoj zotërinë nga Kalifornia (Z. Lantos) për këtë rezolutë partneriteti, si edhe zotërinë nga Nju Jorku (Z. Engel) dhe zotërinë nga Virxhinia (Z. Wolf), dhe të tjerët. Ne patëm 27 bashkë-sponsorizues për këtë rezolutë.
Korrikun e kaluar, në Komisionin për Bashkëpunim dhe Siguri në Europë, ne mbajtëm një sesion dëgjimor për Shqipërinë. Dëgjuam disa dëshmitarë të rëndësishëm dhe të mirënjohur, duke përfshirë këtu edhe përfaqësuesit nga MJAFT!, e cila është një organizatë rinore që ka ndërmarrë iniciativa të rëndësishme dhe po bën një punë të rëndësishme sot në Shqipëri. Gjithashtu dua t’i falenderoj ata për punën e tyre.