Solidaritet me MJAFT

summertimez

Primus registratum
Re: Solidaritet me MJAFT

Fillimisht postuar nga Gishto-inatosur:
[qb] edhe po ta ken dasht o summertimez, me keto gjonat e tuja sefundi, ja ke nxi icik bojen atij shokut tat me duket... apo je vet ai ti... shoku dora vet he? He mo, doni me per belulin?!!!!

shaka po bej, mos ma merr per keq, po se si tingellon, si shume humoristike duket [/qb]
Po pse ia paskam nxire faqen ore Gjishto??? Sepse nuk solidarizohem me mjaft???

Po c'eshte kjo doni me per belulin... kjo thuhet pasi lista eshte e gjate, jo pas nje citimi te cunguar.

Dhe sa per shaka, qenke njesh fare.... Kot nuk shkon tek parodistet e Vlores!!!

Tung!!!

PS. Vllau, mos e vrij mendjen nese njerezit nuk solidarizohen me mjuft dhe mos mendo se ato jane armiq... thjeshte kane principe!!!
 

summertimez

Primus registratum
Re: Solidaritet me MJAFT

E po pse keni frike nga e verteta???

Pse keni frike nga ajo qe shkruani vete (ne mesazhe private)????

E kishit thene qe do ankoheshit tek moderatori po ta publikoja, por mos harroni 'Rruget e Zotit jane te pafundme!!!"

Dhe rrituni pak se u bete si grupi i trete ne kopeshtin me dreke a pa dreke ku ta di une... '....OooooO Teta Edukatore!!!!'
 

Post Scripter

Primus registratum
Re: Solidaritet me MJAFT

Urte Gerti. Dhe degjo: sonte ne oren 9 Mjafti ka nje big party tek Kinostudio, me first time votersat. Vrap shko dhe shpall edhe ti nje party ne oren 8 e gjys, qe te thuash pastaj se Mjafti e kopjoi nga ty.
 

Post Scripter

Primus registratum
Re: Solidaritet me MJAFT

Meqe tema eshte: Solidaritet me MJAFT, me poshte eshte fjala e kongresmenit amerikan Chris Smith ne seancen ku u miratua Rezoluta per zgjedhjet ne Shqiperi e propozuar dhe mbeshtetur nga 27 kongresmene dhe senatore amerikane, mes te cileve edhe Hillary Clinton. Teksti i saj ishte perpiluar nga Levizja MJAFT. He Gerti, te vjen ndopak inat? E kupton distancen e madhe mes permasave te Mjaft dhe atyre te rrjetit tend te internetit? Lexo cfare thuhet me poshte. Dhe meso te respektosh me te medhenjte. Eshte shume e thjeshte. S'po te kerkon njeri SOLIDARITET. Behet fjale vetem per RESPEKT. Por sic duket je nga ajo raca e robve te vetekenaqur qe thone "wow" sa here shifen ne pasqyre.


Fjala e mbajtur nga Kongresmen Chris Smith

Katermbedhjete vjet më parë, Shqipëria ngrihej pas dekadash izolimi të egër, kur zhvilloi procesin e saj të parë të vërtetë zgjedhor në vitin 1991. Jo cuditërisht, ata dështuan në arritjen e standardeve për zgjedhje të lira dhe të ndershme, sic janë të parashikuara nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, ose ndryshe OSBE, në zgjedhjet e mëpasshme për parlament dhe qeveri vendore. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara dhe miq të tjerë të Shqipërisë, e mbetën të angazhuar me popullin shqiptar, përgjatë periudhës së trazuar të tranzicionit.
Sot, Shqipëria ka arritur atë pikë ku vendi mund të zhvillojë me të vërtetë zgjedhje të lira dhe të ndershme, gjë të cilën qytetarët e atij vendi e meritojnë shumë. Zgjedhjet parlamentare janë planifikuar, sic e dinë edhe anëtarët e kësaj Shtëpie, për datën 3 korrik, dhe periudha e fushatës ka nisur tashmë. Stafi i Komisionit të Helsinkit të Shteteve të Bashkuara, të cilin unë bashkë-drejtoj, do të punojnë gjatë misionit ndërkombëtar të vëzhgimit. Shqipëria ka bërë rrugë përpara në reformat e procesit të saj zgjedhor, dhe nëpërmjet këtyre zgjedhjeve, ajo ka mundësinë të kapërcejë një pengesë të madhe, jo vetëm drejt përfundimit nga tranzicionit dhe drejt demokracisë, por edhe në përgatitjen e saj për integrimin në institucionet Europiane dhe Euro-Atlantike.
Megjithatë, ekziston arsye e fortë dhe shqetësuese që këto zgjedhje të dështojnë në arritjen e standardeve ndërkombëtare. Gjërat e mira që janë adoptuar, si Kodi i Etikës i pranuar nga disa nga partitë kryesore politike, mund të mos zbatohen. Misioni i OSBE–së për vëzhguesit e zgjedhjeve ka raportuar se ka marrë një numër të madh akuzash, të cilat vijnë duke u rritur, për keqpërdorimin ligjor të burimeve dhe personelit shtetëror për qëllime fushate. Nëse këto akuza vërtetohen, ata që janë përfshirë në një veprimtari të tillë do të jenë përgjegjës për atë që mund të cilësohet si një hap i madh mbrapa për vendin.
Shpresojmë se duke miratuar këtë rezolutë, ne do të nxisim autoritetet shqiptare që të respektojnë shtetin ligjor, t’i përmbahen Kodit të Etikës, si dhe të respektojnë rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme. Kolegu im, zotëria nga Nju Jorku (Z. Engel), dhe unë e prezantuam për herë të parë këtë rezolutë, me pritshmërinë që Kongresi Amerikan të mund të bëjë ndryshimin konstruktiv, duke i tërhequr vëmendjen autoriteteve, partive politike, dhe të tjerëve që të bëjnë gjënë e duhur në mënyrë që fituesit e vërtetë në zgjedhjet e ardhshme të jetë populli shqiptar që do të votojë.
Si përfundim, unë kam shpresën se këto zgjedhje do t’i arrijnë standardet ndërkombëtare, sepse ky moment do të jetë një nga hapat e parë që Shqipëria duhet të hedhë drejt rrugës për në integrimin e plotë Euro-Atlantik.
Qeverisë së re shqiptare gjithashtu do t’i duhet të merret me problemet që kanë të bëjnë me korrupsionin në administratë dhe krimin e organizuar. Për fat të mirë, përtej zhvillimit të një procesi të mirë zgjedhor, ne duhet të shohim zhvillimin që ka marrë shoqëria civile në Shqipëri, me anë të grupimeve të të rinjve e të tjerë, të cilët nxisin zyrtarët e zgjedhur që të ballafaqohen me problemet ditore që brengosin jetën e qytetarëve shqiptarë.
Unë shpresoj që kolegët e mi do ta mbështesin këtë rezolutë.
Unë falënderoj zotërinë nga Kalifornia (Z. Lantos) për këtë rezolutë partneriteti, si edhe zotërinë nga Nju Jorku (Z. Engel) dhe zotërinë nga Virxhinia (Z. Wolf), dhe të tjerët. Ne patëm 27 bashkë-sponsorizues për këtë rezolutë.
Korrikun e kaluar, në Komisionin për Bashkëpunim dhe Siguri në Europë, ne mbajtëm një sesion dëgjimor për Shqipërinë. Dëgjuam disa dëshmitarë të rëndësishëm dhe të mirënjohur, duke përfshirë këtu edhe përfaqësuesit nga MJAFT!, e cila është një organizatë rinore që ka ndërmarrë iniciativa të rëndësishme dhe po bën një punë të rëndësishme sot në Shqipëri. Gjithashtu dua t’i falenderoj ata për punën e tyre.
 

summertimez

Primus registratum
Re: Solidaritet me MJAFT

Fillimisht postuar nga Armik:
[qb] Urte Gerti. Dhe degjo: sonte ne oren 9 Mjafti ka nje big party tek Kinostudio, me first time votersat. Vrap shko dhe shpall edhe ti nje party ne oren 8 e gjys, qe te thuash pastaj se Mjafti e kopjoi nga ty. [/qb]
Do te kisha ardhur me tere qejf nese ka muzike elektronike dhe nese do kishte teletransport per ne Shqiperi!

Ca tersi, do te humb nje party ekzaltuese te organizuar nga Mjuft...mooos!!!
 

GrifshAAA

Primus registratum
Re: Solidaritet me MJAFT

Fillimisht postuar nga Armik:
[qb] Urte Gerti. Dhe degjo: sonte ne oren 9 Mjafti ka nje big party tek Kinostudio, me first time votersat. Vrap shko dhe shpall edhe ti nje party ne oren 8 e gjys, qe te thuash pastaj se Mjafti e kopjoi nga ty. [/qb]
O armik (s'je emer njeriu qe te shkruhesh me te madhe!).Qenke funny cun. Ej pse sben ndonje kanditature per deputet,(kushtet i ploteson... shakator, mashtrus, armik i atyre qe jane te afte dhe punojne vertete....!!!!) sepse pastaj sdo t'i duhet bollit (mjaftit me i llaf) mbeshtetja e ndonje avokati jashte (e diskutojme nese M.haxhia eshte i tille!)ose e ndonje Gallupi... etj etj. Te shpresojme se ashtu s'do kaloni kaq shume kohe neper forume me anti reklamen qe beni per vete(sepse aha per reklame s'qenkeni te zote me gjithe ato qe shkruani!!!!)!

UnE!

ps. Dhe lexo avash se mos ngaterron temen serish!
 

Ani83

Primus registratum
Re: Solidaritet me MJAFT

Grifshaaaaaaa, te thashe edhe njehere, ik bej ndonje pune te hajrit mos u bej si bishtat e goxhes qe kur i pysin ca pune bejne fillojne te shajne mjaftin. Ngrejeni icik me lart nivelin. Nese mendoni vertet se mjaft nuk eshte i dobishem, tregojeni me pune e jo me llafe. llafet i merr era kur realiteti tregon ndryshe!!!!
 

GrifshAAA

Primus registratum
Re: Solidaritet me MJAFT

Gishtooooooo! E pse bertet? Ku e di ti se me cfare merrem une apo pjesa me e madhe e njerezve ketu?
Ahhhhh poooooo nisesh nga vetja! Te kuptoj te kuptoj! Ej po tregohu me modest atehere, mos fol gjithe kohes per veten, se nuk ka lezet pa jo per gje!
 

Ani83

Primus registratum
Re: Solidaritet me MJAFT

grifshaa vogel, as qe me intereson fare se ca vendos te besh me keshillat e te tjereve, sa per sqarim, ajo me siper ishte keshille shume njerezore per ty e tipit qe mjaft me fjale, nuk ke per te ndritur veten tende duke share te tjeret, do behesh pis...

Duam te shohim sa me shume nga Asan se vertet ka nevoje per sa me shume aktore qe bejne realisht gjera. Por ti mund te vazhdosh dhe keshtu, ca njerez e kane jetesore te merren me sharje e llafe
 

GrifshAAA

Primus registratum
Re: Solidaritet me MJAFT

Gishto_i_inatosur! Pse nxehesh? Jo per gje po tregon sesa te pelqeka objektiviteti!
Nese ne BOLL eshte normale qe njeriu s'ka te drejte te fjales dhe mendimit te lire, ne kete shtet ku une jetoj jam mesuar ndryshe! Jeni shume pas ne epoka!
Beni disa statistika te zbuloni mijevjecarin ne te cilin jemi... ksaj radhe pa fonde te "fituara me djerse"!
 

Ani83

Primus registratum
Re: Solidaritet me MJAFT

o grifsha, a hapim nje faqe chat mes nesh ku te shprehim idete se keshtu s'paska te sosur, nejse deri atehere po te ve dicka ne dukje:

Jetojme ne te njejten bote dhe ne kete bote, te mos kesh kurre frike qe dikush te te heqe te drejten e fjales dhe mendimit te lire, eshte e pamundur! Nuk mundet askush dhe mos lejo kurre (kete pjesen e fundit ti e di vete xhanem!)

Ca po bejme ketu e si e shof une te pakten eshte qe po konfrontojme mendimet dhe ne kete konfrontim, ti sulmon dhe une po mbroj e ketu nuk ka asgje te keqe, ti ke te drejten te sulmosh dicka qe nuk te pelqen e une kam te drejten te mbroj ate qe me pelqen. Se kush pershtatet me mire me realitetin dhe mijevjecarin, kete ka per ta treguar koha e jo une ty e as ti mua.

Suksese

P.S. pres me shume nga ti grifsha sesa argumentin e tipit "po ja fut kot me rob shpie" qe po perdor
 
Top