Sociologjia Juridike ...

Hektor12

Locus omnem
PERKUFIZIMI I SOCIOLOGJISE JURIDIKE

Për here te pare fjalën sociologji juridike e ka përdorur GUMPLLOVIQI ne veprën e tij “Bazat e Sociologjisë” ne vitin 1855. Paraqitja e sociologjisë juridike është rezultat i asaj qe shkencat juridike nganjëherë përkufizohen me te drejtën dogmatike mirëpo për ti ikur kësaj hulumtimin e fakteve duhet ta bej sociologjia juridike

Këtu kemi tri nivele për studimin e se drejtës :
a. Te drejtën mund ta studiojnë vetëm juristet ;
b. Te drejtën mund ta studiojnë juristet por duke i shfrytëzuare edhe metodat tjera si p.sh. metodat sociologjike ;
c. Te drejtën mund te studiojnë edhe shkencat tjera.
Sociologjia Juridike – është pjese e sociologjisë e cila studion te drejtën ne realitetin shoqërore duke filluar nga gjerat qe shihen e te cilat manifestohen ne mënyre efikase.
 

Hektor12

Locus omnem
II. TE KUPTUARIT E SOCIOLOGJISE JURIDIKE

SOCIOLOGJIA E SE DREJTES APO SOCIOLOGJIA JURIDIKE

Disa mendimtar këto dy sociologji i trajtojnë si te ndara por gjate përdorimit te nocioneve nuk bejn ndonjë dallim ne mes te drejtës dhe jurisprudencës .
Ku me te drejtën kuptojmë – te drejtat e subjekteve te ndryshëm qe janë te rregulluara me dispozita , raportet , sjelljet te cilat konsiderohen si te arsyeshme ne vend qe realizohen një drejtësi dhe rregull ne shoqëri.
Me Jurisprudencë kuptojmë – rregullimin e raporteve shoqërore me ane te normave ligjore , respektimin e te cilëve e siguron shteti me ane te organeve te tij përkatëse (gjygjet , ushtrinë , policinë )
 

Hektor12

Locus omnem
DALLIMI NE MES SOCIOLOGJISE JURIDIKE DHE TE DREJTES DOGMATIKE

Dallimi ne mes te sociologjisë juridike dhe te drejtës dogmatike nganjëherë është shume i thelle sepse dogmatiku studion te drejtën si tërësi te fakteve normative te cilat janë te obligueshme dhe te detyrueshme ndërsa sociologjia j
Juridike mund te studioj rregull te drejtës duke mënjanuar plotësisht karakterin e tyre obligues.

TENDENCAT NE SOCIOLOGJI DHE RAPORTI I TYRE NDAJ TE DREJTES
OGYST KONTI është shprehur ne disa forma shpeshherë kundër inspirimeve te themeluesve te sociologjisë.
Pozicioni i Kontit përjashton çdo mundësi për sociologjinë juridike e tepër për shkak te antipatisë se tij ndaj te drejtës. E drejta për te ishin vetëm mbeturinat metafizike . për kontin e drejta është e rëndësishme vetëm ne kohen e revolucioneve transitive.
 

Hektor12

Locus omnem
RAPORTI NE MES SOCIOLOGJISE JURIDIKE DHE FILOZOFISE TE SE DREJTES

Para formimit te sociologjisë jetën shoqërore te njerëzve kushtet jetësore i ka studiuar filozofia sociale ndërsa organizimin e jetës raportin ne mes jetës reale e ka studiuar filozofia e se drejtës.
Filozofia e se drejtës i ka studiuar dhe analizuar te gjitha qeshjet shoqërore ku me vone janë ndare ne filozofia e se drejtës shkencat e veçanta shoqërisë : sociologjia , psikologjia , logjika juridike ndërsa ne kuadër te filozofisë te se drejtës kane mbeture : morali , metafizika dhe e drejta. Sociologjia e se drejtës nuk është asgjë tjetër vetëm një pjese e filozofisë te se drejtës.

RAPORTI I SOCIOLOGJISE JURIDIKE ME HISTORINE E SE DREJTES DHE TE DREJTE KRAHASIMORE

Historianet e se drejtës si dhe komparativistët studiojnë sistemet juridike ne te cilat vet nuk marrin pjese sepse ato sisteme te cilat i studiojnë mund te jene sisteme te shteteve te tjera.
Sociologu ANRI LEVI BRILI i cili ne vitin 1955 ka shkruar veprën “aspekti sociologjik i te drejtës” ka propozuare qe te bashkohen tri disiplina si : Historia e shtetit dhe se drejtës , E drejta komparative dhe Sociologjia Juridike qe ti kundërvihen te drejtës dogmatike me një emër te ri shkenca e se drejtës e cila kuptonte aplikimin e metodës komperative ne fenomenet apo dukurit juridike.
E drejta krahasimore ka filluar ne shek XVIII me emrin E drejta legjislative e cila nënkupton një indikacion te dyfishte : ne qeshtjen e krahasimit paralel te teksteve me qellim te përkryerjes se procesit te ligjdhenies.
 

Hektor12

Locus omnem
RAPORTI I SOCIOLOGJISE JURIDIKE MES SHKENCAVE E TJERA SHOQERORE.

Sociologjia e religjionit i afrohet sociologjisë juridike për arsye se si religjioni ashtu edhe e drejta kane shume sistem normative i cili është i furnizuar me plasticitetin e lëvizshmëri te njëjte.

RAPORTI I SOCIOLOGJISE JURIDIKE ME SOCIOLOGJIN POLITIKE

Është vështire te behet dallimi ne mes te drejtës edhe politikes sepse parlamentaret e njëjte te cilët votojnë për aprovimin e ligjit e përcaktojnë politiken e vendit.
Politika dhe e drejta janë dy mënyra te veprimtarisë se pushtetit : deri sa pushteti i vërtet vjen ne shprehje përmes radhës kontinultive te rregullave te cilat vihen para individëve respektimi i te cilave iu inpunohet me ndihmën e vendimeve diskontinuitive .

SOCIOLOGJIA JURIDIKE DHE EKONOMIA

Ekonomistet duhet ti drejtohen sociologjisë juridike për te marr shënime te sakta ti drejtohen te drejtës dogmatike sepse një iu intereson ekonomisteve është efikase e jo aspektin formal i rregullave dhe institucioneve.

RAPORTI I SOCIOLOGJISE JURIDIKE ME PSIKOLOGJINE JURIDIKE

Psikologjia juridike është paraqitur si shkence e veçante mu sikurse sociologjia juridike .
Disa mendimtar kane menduar se me krimin e sociologjisë juridike janë krijuar kushtet edhe për krijimin e psikologjise juridike .
Dallimi ne mes këtyre dy disiplinave janë te domosdoshme sepse nocioni i psikologjise sociale mbulon lëmi te ndryshme te hulumtimit mu për këtë arsye mund te vij ne pyetje shkalla reale e autonomisë te kësaj disipline metodat ne psikologjinë juridike
 

Hektor12

Locus omnem
METODAT E SOCIOLOGJISE JURIDIKE

MBI METODAT E SOCIOLOGJISE JURIDIKE NE PERGJITHESI

Metoda e sociologjisë juridike janë :
1. Te vërejturit
2. Metoda statistikore
3. Anketa
4. Eksperimenti
5. Testi

METODA HISTORIKE-KOMPERATIVE

Kjo metode është nder metodat me te vjetra ne sociologjinë e përgjithshme dhe ne sociologjinë juridike dhe ka filluar te përdoret qe nga MONTESKIEU.
Disa metodën komparative e kuptojnë si metode e cila aplikohet vetëm ne histori dhe atë ne historinë komparative e disa kuptojnë me metodën komparative ne tërësi duke e përfshire ne këtë metode edhe ne aspektin historik te fenomeneve .

ANA HISTORIKE E METODES KOMPARATIVE

Metoda historike e aplikuar ne sociologjin juridike bën përpjekje qe te arrij njohuri racionale te fenomeneve juridike.
Ekziston një dallim shume i vogël apo i hollë ne mes historianeve te cilët kane shpirte sociologjik dhe sociologeve te cilët kane shpirte historik.

ANA KOMPARATIVE E METODES

Me metodën komperative bëjmë krahasimin e shprehjeve , fenomeneve juridike , zhvillimi te fenomeneve te njëjta ne etapa te ndryshme shoqërore.

ANALIZA E DOKUMENTEVE JURIDIKE

Për te ber analizën e dokumenteve juridike është kriter qe dokumenti ta ketë një lidhje te drejtpërdrejte me te drejtën .
Çfarëdo qe te jene dokumentet juridike te cilat analizohen aty ka dy parime themelore :
1. Dokumenti juridik duhet te lexohet vetëm ne sytë e sociologut te se drejtës e jo me sytë e juristit dogmatik.
2. Dokumenti juridik duhet te jete i pranuar si dokument shenjash me fjalë te tjera dokumentet mund te jene mashtruese por hulumtuesit nuk guxon te mashtroj.
 

Hektor12

Locus omnem
METODA STATISTIKORE

Nder burimet me te rëndësishme janë burimet : ekonomike , demografike , juridike .
1. Burimet ekonomike – për nga natyra janë te frytshmet por shpeshherë nuk mund te përshtaten kërkesave te sociologjisë juridike
2. Burimet demografike – për sociologjinë juridike kane një rendësi te veçante sepse e ndihmon sociologjinë juridike sepse shënimet demografike i përdor shërbimi juridik dhe institute nacional i statistikës .
3. Burimet juridike te metodës statistikore – janë statistikat gjygjesore pasqyra e përgjithshme e shërbimeve publike te gjygjesis penale dhe civile qe publikohen çdo vite.

ANKETA

Anketa është teknik hulumtuese me rendësi qe ndihmon ne mbledhjen e shënimeve për hulumtimin e heshtjeve te ndryshme .
Anketa qe te ketë sukses i nevojiten disa parakushte : respondentet te kenë një shkalle qe hartuesi i pyetësorit te njeh mire qeshtjen qe do te hulumtoj testi ne anketë te jete i kuptueshëm.
Rregullat te cilat duhet respektuar me rastin e hartimit te pyetësorit duhet nisur nga fakti se pyetjet duhen te jene faktike e jo juridike.
 

Hektor12

Locus omnem
EKSPERIMENTI NE SOCIOLOGJINE JURIDIKE

Eksperimenti ne sociologjinë juridike nuk është treguar i suksesshëm sepse krijon kushtet artificiale për hulumtimin e fenomeneve shoqërore ku rezultatet e hulumtimit nuk janë te sakta ngase nuk janë normale ne nuk mund te eksperimentojmë se si duket njeriu nëse i hiqet vesh apo njëra dore ne baze te kësaj mund te themi se te vrejturit kane shtrirje me te gjere ne hulumtimin , analizën dhe studimin e fenomeneve shoqërore.

ANKETA MONOGRAFIKE OSE KUALITATIVE

Metoda monografike e cila është e mbështetur ne hulumtimin e natyrës se një qeshtje te caktuar p.sh. merret me një qeshtje te caktuar me te drejtën familjare , fabrikat , fshatrat , qytetet një mes i cili është me pak homogjen.

PERPJEKJET E EMIL DYRKEMIT PER SOCIOLOGJINE JURIDIKE

Emil dyrkemi ne mase te madhe ka kontribuar ne afirmimin e sociologjisë juridike ne kuadër te sociologjisë .
Ai e ndanë ne disa dege :morfologjia sociale , fiziologjia sociale , psikologjia kolektive sociologjia e përgjithshme
Dyrkemi i ka eliminuare te gjitha pengesat te cilat e kane vene para sociologjisë juridike pozitivizmin sociologjik natyralizmin dhe formalizimin.

MAKS VEBERI DHE SOCIOLOGJIA JURIDIKE

Maks Veberi ka kontribuar ne te kuptuarit me te mire ne mes te sociologeve dhe juristeve si dhe bashkëpunimin ne mes te sociologjisë juridike dhe jurisprudencës .Veberi është larguar me shume nga shkencat dogmatike-normative.
 

Hektor12

Locus omnem
PARAARDHESIT DHE THEMELUESIT E SOCIOLOGJISE JURIDIKE

Janë :
1. Aristoteli
2. Hosi
3. Monteskieu

ARISTOTELI ( 385-322)

Sociologjia juridike e Aristotelit mund te gjendet ne veprën e tij “ETIKA E NIKOMAHUT” dhe ne veprën “POLITIKA” ku studiohen qëllimet e sjelljes individuale dhe kolektive si dhe mjete për arritjen e atyre qëllimeve.

MONTESKIEU (1689 - 1755)

Monteskieu duke e përshkruar përmbajtjen konkrete te përvojave juridike ka qen ne gjende qe me me shume faktet se sa paraardhësit e tij për te drejtën thotë “ajo flet atë qe është jo për atë qe duhet te jete “ si dhe nuk i arsyeton traditat vetëm i sqaron .

THEMELUESIT E SOCIOLOGJISE JURIDIKE NE EVROPE

Janë :
EMIL DYRKEMI
MAKS VEBERI
 

Hektor12

Locus omnem
THEMELUESIT E SOCIOLOGJISE JURIDIKE NE AMEKRIKE

Janë :
1. HOLMS
2. ROSKO PAUND
3. BENJAMIN KODOZO

OLIVER VENDELL HOLMS

Holmsi ka theksuar nevojën qe juristet ne punën e tyre ti kthehen studimit dhe nevojave te realitetit shoqërore aktual ashtu si behet ne shkencat shoqërore e veçmas ne sociologji.

Mendimi i Holmsit thotë : “Jeta juridike nuk ishte logjike por përvoja” përmbajtjen e se cilës duhet ta paraqes sociologjia juridike .

ROSKO PAUND

Ideja kryesore e këtij mendimtarit për qeshtjen e sociologjisë juridike ishte si rezultat i konfrontimit te drejtpërdrejte te qeshtjeve sociologjike problemeve filozofike dhe problemet gjate punës se gjykatave amerikane .

BENJAMIN KORDOZO

Ky insiston ne shuarjen e qeshtjeve shoqërore ne atë mënyre aq sa është e mundure te zvogëlohet kufiri i ndarjes ne mes te teknikes juridike realiteti shoqërore dhe te drejtës bashkëkohore.
 

Hektor12

Locus omnem
FORMAT E RAPORTEVE APO MARDHENIEVE SHOQERORE DHE LLOJET E SE DREJTES

KLASIDIKIMI I RAPORTEVE SHOQERORE

Behet ne dy drejtime te ndryshme : ne mënyrën e drejtpërdrejte qe nënkupton raportin shoqërore spontane dhe ne mënyrën e organizuar qe reflektohet ne raportet shoqërore.

E DREJTA SHOQERORE DHE INTERINIVIDUALE

E drejta shoqërore është e drejta e integrimit objektiv e cila paraqitet ne shprehjen “NE” si tersi imanente.
Me fjalën imanente kuptojmë diçka qe është qenësore , thelbësore qe është karakteristik e vet fenomenit apo sendit pa marr parasysh kushtet e jashtme shoqërore .
Për këtë e drejta shoqërore fillon ne besim , autoritetet ndërsa e drejta individuale fillon ne mosbesim.

E DREJTA SHOQERPRE E MASES

Masa nuk ka lidhshmëri te forte ne mes veti por ka ndikim te forte .
E drejta shoqërore qe i ndërlidh masat nuk është intensive për nga vlera e saj por është intensive për nga ndikimi apo dhuna.

E DREJTA SHOQERORE E BASHKESISE

Bashkësia është forme e raporteve shoqërore e cila formohet si rezultat i gërshetimit te raporteve shoqërore.
Ne bashkësi bindjet juridike dallohen nga bindjet morale , religjioze dhe mistike qe dominojnë ne bashkuesit e ngushta si janë sektet e ndryshme fetare .

E DREJTA SHOQERORE E BASHKESIVE TE NGUSHTA

Meqenëse bashkesit e ngushta paraqesin shkallen me te larte te shoqërizimit te pjeserishem dhe shkallen me te ulte te ndikimit e drejta shoqërore duhet te jete ne shkallen me te larte te vlefshmërisë se saj.

EMANCIPIMI I FEMRES DHE E DREJTA

Gjate rrugës se edukimit dhe emancipimit te femrës hasim ne shume pengesa te ndryshme te cilat me angazhimin me te madhe apo te vogël tejkalohen për te vetmin qellim-emancipimin e femrës.
Femrat hynë ne obligime martesore me ç’raste e drejta e martese i rregullohen raportet martesore ne mes te te martuarve : Burrit dhe Gruas.
Burri dhe Gruaja tani kane obligime te barabarta për ekonominë familjare .

GRUAJA DHE TE DREJTAT E NJERIUT

Te drejtat e gruas janë te drejtat e njeriut janë te drejtat e njeriut se dhe gruaja ka te drejt te jete qenje njerëzore .
Shume njerëz dëshirojnë ne vendosjen e te drejtave te grave për barazi ne kontest te te drejtave te njeriut diskriminimi i grave dhe dhuna ndaj grave.
Parimi kryesore mbi te drejtën e njeriut kërkon qe gratë te kenë liri dhe barazinë te plote ne te gjitha aspektet e jetës kurse shteti dhe individët ti trajtojnë gratë me dinjitet dhe sinqeritet pa marr parasysh ngjyrën , kombësinë apo gjuhen .

E DREJTA INDIVIDUALE E NDARJES

Kjo e drejte burimin e ka nga mosmarrëveshjet konfliktet qe ka për qellim qe te bej rregullimin e konflikteve te luftërave .
Ekzistojnë edhe format tjera te drejtës individuale format individuale e afrimit dhe forma e përzierjes.

E DREJTA INDIVIDUALE E AFRIMIT

E drejta individuale e afrimit është njëra prej formave individuale qe është me e rralle sepse pjesa me e madhe e raporteve qe kane karakter me shume janë raportet pasive se aktive.
Kur interesat përshtaten pa ndonjë premtim reciproke me këtë raste ekzistojnë raporte aktive te afrimit ne mes te njerëzve .
 

Hektor12

Locus omnem
E DREJRA INDIVIDUALE E STRUKTURES SE PERZIER ME TE CILEN VIHET NE DREJTPESHIM NDARJA DHE AFRIMI

Kjo e drejte kryesisht mendohet kur e drejta individuale dhe e drejta intergrupore e kundërshtojnë te drejtën shoqërore .
Manifestimi i saj behet me ane te kontratës se cilës duhet ti ipen edhe kategorite tjera siç janë transaksionet , kreditë si dhe te gjitha format e tjera te detyrimeve .
Lidhja juridike e vendosur me kontrate përbehet nga pëlqimi dhe vullneti i palëve kontraktuese.

E DREJTA E ORGANIZUAR DHE E PAORGANIZUAR SI DHE NDRYSHUSHMERIA E RAPORTEVE NE MES TYRE

Çdo e drejte e organizuar çdo here gjendet ne një shkalle me te larte se e drejta e paorganizuare.
Te gjitha te drejtat e paorganizuara herët kane insistuar qe te mbulohen me te drejtën e organizuare.
E drejta e paorganizuare mund te ekzistoje edhe pa mbulesën e jashtme te drejtës se organizuare çka për te drejtën e organizuare kjo nuk vlen .

E DREJTA E ORGANIZUAR TE MASES

Masat organizohen kryesisht ne mënyrën e ngadalësuar kështu qe ne këtë mënyrë superstruktura e masës nuk mund te mbahet.
Masa qe te mbahet shkon nga e drejtës subordinative e cila vjen si rezultat i mospajtueshmerise ne mes te drejtësisë organizuar dhe te drejtës spontane .

E DREJTA E ORGANIZIMIT TE BASHKESIVE

Bashkësia është masa me e përshtatshme për afirmimin dhe organizimin e raporteve shoqërore ashtu si edhe për mbajtjen e këtyre raporteve ne jetën praktike.

E DREJTA E ORGANIZIMIT TE BASHKESIVE TE NGUSHTA .

Bashkesit e ngushta insistojnë qe te mbesin edhe me te ngushta ndërsa organizatat insistojnë qe te zgjerohen apo te mbesin ne gjendjen e tyre te njëjte.
 

Hektor12

Locus omnem
E DREJTA ORGANIZIMIT DHE E DREJTA E PERCAKTUAR ME PARE

E DREJTA E ORGANIZIMIT FLEKSIBIL E KRIJUAR APO E THEMELUAR VETEM PER NJE RAST

E DREJTA ORGANIZATIVE INTUITIVE

PERCAKTIMI I TE DREJTES SPONTANE – ZAKONORE

E DREJTA FLEKSIBILE SPONTANE E PERCAKTUAR PER NJE RAST

E DREJTA INTIUTIVE SPONTANE
 

Hektor12

Locus omnem
VII. GRUPET SHOQERORE

KLASIFIKIMI I GRUPEVE SHOQERORE

Klasifikimi i grupeve shoqërore bazohet ne disa kriteriume te caktuara prej te cilave disa kriteriume te caktuara shumica ne mes vete kryqëzohen.

GRUPET E VECANTA , INKLUZIVE APO PERFSHIRESE.

Fjala inkluzion rrjedh nga fjala latine “INKLUSIO” qe do te thotë burgosje , mbytje përfshirje mbrenda një tersi.
Njësit reale kolektive ndahen ne grupet e veçanta dhe gjithperfshirese .
Te gjitha grupet gjitheperfshirese gjenden ne komb , fisi , qytetit dhe ne mbretëri .

GRUPET E PERKOHSHME DHE TE PERHERSHME

Vetëm grupet gjitheperfshirese janë te përhershme.
Grupet parciale mund te jene njekohesishte te përkohshme dhe te përhershme p.sh. ne grupet e përkohshme : turmat e njerëzve , mitingjet , demostratat etj.
Numër me i madh i grupeve te veçanta është i përhershëm edhe pse rënia e këtyre grupeve me shume ose me pak has ne pengesa.

GRUPET NE BAZE TE FUNKSIONIT

Grupet ne baze te funksionimit janë :
a. Grupet e farefisit – apo te afrisë se gjakut qofte te formuara ne origjinën mistike apo te gjakut si grupet e prindërve te fëmijëve.
b. Grupet territoriale –janë te lidhura me afërsi si : komuna , rrethi , religjioni , shteti ose shoqëria politike.
c. Grupet me aktivitet te përkohshëm – si profesionet si dhe te gjithë ata qe mirren me prodhim.
d. Grupet shoqërore – aktiviteti i te cilave nuk sjell dobi si : partitë politike , shoqatat bamirëse , grupet fetare , kisha etj.
e. Grupet e miqve – ose grupet rreth tavolinës , trashëgimtar te një lideri.

GRUPET E KONFLIKTIT DHE BASHKIMIT

Grupet e konflikti kane qëndrim luftarak konfliktuoz ndërsa grupet e bashkimit kane qëndrim paqësore .
Grupet e afrimit apo te bashkimit mund ti shërbejnë një interesi te veçante si : fabrikat,ndërmarrjet dhe ne kushte te njëfarë sigurie edhe vete shteti ndërsa grupet e konfliktit i shërbejnë interesit te përbashkët si : partive politike , sindikatave etj.

GRUPET E ORGANIZUARA DHE TE PAORGANIZUARA

Ekziston një përjashtim ne grupet e miqësisë dhe simpatisë shoqërizimi pasiv zakonisht dominon edhe ne kushtet normale e pengon organizimin .
Grupet e shumta mbesin te paorganizuara për kundër aftësisë qe e posedojnë si p.sh. klasat shoqërore , degët e industrisë etj.

GRUPET ME DETYRIM TE KUSHTEZUAR APO TE PAKUSHTEZUAR

Detyrimi i kushtëzuare mund te ketë forme represive dhe te dhunës p.sh. dënimi me burg për ata qe i përkasin zejtareve etj.
Me rastin e largimit nga grupi mund tiu iknin masave te dënimit ne te kundërtën detyrimi i pakushte mund te jete i jashtëzakonshme dhe kthimi ne gjendjen e mëparshme si p.sh. dënime te ulta me te holla etj.

AFTESIA E GRUPEVE TE NDYSHME QE TE KRIJOJNE KORNIZE JURIDIKE
 

Hektor12

Locus omnem
VII. KONFORMIZIMI DHE SHMANGIA

Sinqerisht jeta sociale udhëhiqet nga norma dhe rregulla.
Veprimi i rregullt ne autostradë p.sh. do te ishte i pamundure ne qofte se vozitësit nuk do te respektonin rregullat e ngasjes se makinës ne te majtë dhe rregullat e tjera te trafikut.
Te përdorësh marihuane është një veprim shmanges ndërsa pirja e alkoolit nuk është e tille.

C’ESHTE SHMANGIA

Shmangia mund te përcaktohet si moskonformizem ndaj nje norme te caktuare te cilat janë te pranuara nga një numër i madh njerëzish te një komuniteti ose shoqërie.

NORMAT DHE SANKSIONET

Disa normat i ndjekim me shume me vetëdijen se sjellja qe ato nënkuptojnë është justifikuar.
Te gjitha normat sociale shoqërohen me sanksione qe nxisin konformizmin dhe mbrojtjen kundër jokonformizmit.
Sanksioni është çdo reagim ndaj sjelljes se një individi ose grupi qe ka synimin te siguroj qe nje norme e caktuar te respektohet.
Sanksionet mund te jene : zyrtare dhe jozyrtare .
Sanksionet zyrtare ekziston atje ku ka një grup te caktuar njerëzish ose një agjensi detyra e se cilës është ti siguroj qe te respektohen një tërësi e veçante normash ndërsa Sanksioni jozyrtare janë reagime me pak te organizuara dhe me spontane ndaj jokonformizmit .

Gjobat , burgimi ose ekzekutimi janë qe te gjitha llojet e sanksioneve negative zyrtare.

LIGJET , KRIMET DHE NDESHKIMI

Ligjet janë norma te caktuara nga shteti si parime qe duhet te ndiqen nga qytetaret e tyre.

Atje ku ka ligjet ka edhe krime sepse krimet shume thjeshte mund te përcaktoheshin si mënyre e sjelljes qe shkel ligjin.

Natyra e sjelljes qe konsiderohet si kriminale serioziteti relative i krimeve te ndryshme dhe rrugët nëpërmjet te cilave ndëshkohen aktivitete kriminale nga autoritetet e shtetit .


KRIMET NE PERIDHEN PARAINDUSTRIALE

Ne Evropën paraindustriale krimet me serioze qe merrnin dënimet me te mëdha ishin me natyrën fetare ose krime kundër pronës se sundimtarit.

HEREZIA (propafanimi i doktrinave fetare te ndashme nga krishterimi )

SAKRILEGJI (vjedhja ose dëmtimi i pronës se kishës)si dhe

BLASFEMIA (përdorimi i parespekt i fjalës ZOT ose te folurit keq për qeshtjen fetare) për një kohe te gjate kane qene te dënueshme ne shume pjese te Evropës.

Vrasja e një njeriu te zakonshëm nga një tjetër nuk konsiderohej aq serioze sa krimet tjera.

Fajtori shpesh paguante një shume parash te afërmeve te viktimës e ndonjëherë e merrte vet ne dore vendosjen e drejtësisë duke vrarë vrasësin.


NDRYSHIMET NE MENYREN E NDESHKIMIT

Para fillimit te shek XIX burgimi përdorej për te dënuar krimin si ne Evrope ashtu edhe ne SHBA.

Shumica e qytetareve kishin një burg lokal për tre-katër te burgosur dhe përdoreshin për te dehurit gjate natës etj.

Deri ne shek XIX format kryesore te ndëshkimit për rimet kane qene vënia e njerëzve ne kular dërrase , fshikullimi me kamxhik , vulosja me hekur te nxehtë ose varja.


BURGJET DHE AZILET

Gjate shek XVIII burgjet , azilet dhe spitalet gradiualishte dalluan nga njeri-tjetri.

Reformistet filluan ti kundërshtojnë ndëshkimet tradicionale duke e pare heqjen e lirisë si një rruge me efektive për ti’a kundërvihen aktiviteti kriminal .

Sjellja e te smuareve mendor gjithnjë e me shume si shenj e njëlloj sëmundjeje.

Njerëzit mund te dërgoheshin përsëri neper azile kundër vullnetit te tyre por tani kërkohej një qartifikate e mjekut
 

Hektor12

Locus omnem
VII. PERKUFIZIMI I KOMBIT

CFARE ESHTE NE TE VERTET KOMBI

Kombi është ku te gjithë banoret e njëjtit shteti , te njëjtit vend qe jetojnë ne te njëjtin ligj dhe përdorin te njëjtën gjuhe.

PERMBLEDHJA E NOCIONEVE
RADHITJE E PERKUZIFIMEVE

DY MENURA INTREPRETIMI : KOMBI I SHTETIT DHE KOMBI I KULTURES

Kombet mund te ndahen ne kombet e kulturës dhe kombet e shtetit ne te tilla qe mbështeten mbi një pasuri te caktuar kulturore qe është përjetuar dikur bashkërisht dhe ne te tillë qe mbështeten me se shumti ne fuqinë bashkuese te një historie e te një kushtetute te përbashkët politike.

C’FARE ESHTE ETNJIJA

Ka njëfarë ligjimiteti kur vëren se disa forma identifikimi qe mbështeten ne realitete shoqërore te ndryshme nga njeri tjetri si feja , gjuha dhe prejardhja kombëtare kane te gjitha diçka te përbashkët aq sa fërkohet për to një term qe u referohet te gjithave “ETNICITET”

A ESHTE KOMBI NJE ENI E NJOHUR SIPAS TE DREJTES NDERKOMBETARE

NACIONALIZMI DHE SHTETI MODERN
 

Hektor12

Locus omnem
VII. ORGANIZIMI DHE UDHEHEQJA E SHOQERISE

SHTETET MODERNE


Te gjitha shtetet moderne janë njekombeshe .ne shtete moderne disa nga karakteristikat kryesore dallohen nga ato te te shteteve tradicionale.
SOVRANITETI : qe do te thotë zotërim nga ana e një qeverie e pushtetit mbi një sipërfaqe me kufij te përcaktuar qarte mbrenda te cilëve ai është fuqia supreme përkundrazi te gjitha shtetet njekombeshe janë shtete sovrane.
SHTETESIA : shumica e atyre qe jetojnë mbrenda kufijve te sistemit politik janë SHTETAS qe kane drejta dhe detyra te përbashkëta dhe qe njohin veten e tyre si pjese e një kombi.
NACIONALIZIMI : mund te përcaktohet si tersi e simboleve dhe besimeve qe krijojnë ndjenjën e te qenit pjese e një komuniteti te vetëm politik.
NACIONALIZMAT LOKALE : kane lindure shpesh si kundërshtim i atyre te nxitura nga zhvillimi i shteteve.
SHTETI KOMB : është aparati politike i njohur me te drejta sovrane mbrenda kufijve te një sipërfaqeje territoriale te përcaktuar i afte te mbështes kërkesat e tij për sovranitet me anën e kontrollit te fuqisë ushtarake.

SHTETI DHE PERKUFIZIMI I TIJ

Shume mendimtar shtetin e kane identifikuar me shoqerin dhe sa here qe e kane përmendur emrin SHTET e kane kuptuar shoqërinë.
Shoqëria është tërësia e strukturave raporteve shoqërore dhe qytetaret ne tersi ndërsa SHTETI është institucione me organizim dhe ndikim te veçante shoqërore i cili nxirret nga shoqëria dhe ngritet mbi shoqëri ka mundësi qe anëtaret e shoqërisë ti detyroj qe ato qëndrimet , sjelljet e veta tia përshtatin sistemit juridik te shtetit duke marre përsipër edhe garantimin e lirive dhe te drejtave te qytetareve.

PARTITE POLITIKE

Janë organizatat specifike te shoqërisë te cilën ne mënyrën me te qarte shprehin interesat politike shoqërore.
Partitë politike sipas literaturës sociologjik përkufizohen si : organizatë politike e cila përfshin njerëzit me ideologji te njëjte politike te cilat përpiqen qe sa me tepër te zgjerojnë qëllime te caktuara tërësore ose pjesshme për marrjen e pushtetit politik duke fituar shumicën e votave ne zgjedhjen.
 
Top