Socialistet veten 23,5%?!

alinos

Forumium maestatis
Socialistet veten 23,5%?!

Marre nga gazeta 55.

SOCIALISTET: VETEM 23,5 PERQIND?

-Cili është rreziku Le Pen, që me sa duket çoi në rrjedhje të votuesve të majtë?-

1.

Qe disa vjet mungojnë anketimet serioze për raportin e forcave politike në Shqipëri. Nuk bëhen apo nuk publikohen? Një gjë është e sigurtë: mungesa e këtyre hulumtimeve nuk flet këndshëm për të majtën në pushtet. Po të kish të dhëna të mira për ta do t’i kishin kumtuar, duke i nxjerrë prej fundit të dheut.

Sipas shtypit të ditëve të fundit, një studim i Qendrës Kundërkorrupsion të Europës Juglindore del me përfundimin se 76,5 përqind e shqiptarëve i vlerësojnë qeveritarët e Tiranës si hajdutë. Kjo e dhënë nuk mund të gëzojë kënd. Por kjo e dhënë ende nuk është lexuar plotësisht.

Prej saj dalin të paktën tre përfundime.

2.

Përfundimi i parë i njohur lidhet me xhepat e shqiptarëve: paratë e tyre të pakta, si gjithë këto vite vazhdojnë me përfundue në numrat e llogarisë të qeveritarëve. Korrupsioni shumë i lartë i administratës shtetërore dhe dështimi i reformave janë shkaku që shumica e shqiptarëve, sipas burimeve të institucioneve ndërkombëtare, mbijetojnë me një të ardhur afrikane 1-2 dollarë në ditë. Dhe poashtu shkaku që Shqipëria vazhdon me ruejtë rekordin tragjik si vendi më i varfër (në të vërtetë jo i varfër po i varfëruar) i kontinentit. Në një kronikë të radios Zëri i Amerikës thuhej para do kohësh se 80 përqind e pasurisë kombëtare të shqiptarëve është në duart e treqind familjeve më të pasura të vendit.

Me këtë polarizim të egër shoqëria shqiptare po merr trajtat e shoqërive latinoamerikane me sundim diktaturash të djathta.

Shihet qartë edhe nga studimi i mësipërm: gjithë këto vite qeverisja e majtë është treguar plotësisht e dështuar në përparimin e vendit dhe plotësisht e suksesshme në pasurimin e vetes.

3.

Përfundimi i dytë i njohur lidhet me të ardhmen e demokracisë. Në oqftë se 76,5 e shqiptarëve mendojnë se vendin e drejtojnë vjedhësit, kjo është shumë tronditëse për institucionet e shtetit, ve në pikëpyetje besueshmërinë e këtyre institucioneve. Me fjalë më të thjeshta kjo qeverisje e ka lëkundur besimin e shqiptarëve te vlerat e demokracisë, pa shtet nuk ka demokraci.

Qeverive që do të vijnë pas socialistëve do t’u duhet një mundim shumë i madh me e ndryshue këtë përfytyrim shijekeq për administratën shtetërore dhe institucionet qeverisëse. Kultura (në thelb kundërkulturë) e nëndores dhe e vjedhjes së hapur në zyrat e shtetit i ka ngulur thellë metastazat. Në rastin më të pafajshëm, edhe nëse zyrtarët e rinj do të jenë të ndershëm, kjo kulturë do të vazhdojë në trajtën e trysnisë që do t’u bëjë atyre qytetari i thjeshtë duke u afruar zarfa me pare, nisur prej përvojës së këtyre viteve se vetëm “zarfi” është kyçi magjik që ta jep të drejtën, njësoj si kur ta jep edhe kur nuk ta jep ligji.

4.

Përfundimi i tretë që del nga e dhëna e studimit të Qendrës Kundërkorrupsion për Europën Juglindore ende nuk është lexuar plotësisht prej njerëzve dhe as prej medias. Ai lidhet me raportet ndërmjet forcave politike në në Shqipëri.

Studimi i mësipërm mbase pa dashje shërben edhe si një pasqyrë e përqindjes që zënë zgjedhësit socialistë në mes të votuesve shqiptarë. Sipas tij del se ai që quhet elektorati i Partisë Socialiste vështirë se e kalon shifrën 23,5 përqind.

Ku mbështetet ky pohim?

Dihet se, krahasuar me të djathtën, e majta shquhet për disiplinën partiake të fortë, për të mos thënë të hekurt. Aq më fort mund të thuhet kjo për të majtën shqiptare, e cila ka rrënjë të thella komuniste, ka traditën e një komunizmi me një disiplinë ushtarake. Në radhët e të majtës shqiptare për shumë dhjetëvjeçarë kjo disiplinë është përkthyer kështu: partia mbi të gjitha, natyrisht edhe mbi Atdheun. Kjo ka qenë një parullë zyrtare në kohë të diktaturës. Sipas kësaj tradite fjala e partisë është ligj, problemet e pakënaqësitë që mund të kesh mund t’ia thuash partisë po kurrësesi të tjerëve, kurrë e në asnjë rast ato nuk qiten në pazar.

Të edukuar me këtë frymë militantët dhe mbështetësit e Partisë Socialiste nuk mund të pranojnë me folë keq te dikush tjetër për partinë e tyre. Aq më pak në një anketë që do të bëhet publike ose që do të interpretohet në Europë e në Amerikë: si ta shesim partinë te bota? Bëjnë ç’bëjnë, këta militantët i kapërdijnë hatërmbetjet me Partinë Socialiste dhe drejtuesit e saj, sipas mendësisë “mbase kanë gabime, po janë djemtë tanë”.

Nisur prej këtij realiteti del se 76,5 e shqiptarëve që pohojnë se qeveritarët socialistë janë hajdutë nuk janë zgjedhës socialistë. Socialistë, përkundrazi, janë pjesa tjetër: ata që pohojnë se qeveritarët nuk kanë vjedhur, ata që mundohen me e fshehë vjedhjen, me mendësinë se këto punë i di partia. E këta, sipas studimit të Qendrës Kundërkorrupsion, janë vetëm 23.5 përqind e shqiptarëve!

5.

Sipas anketimeve të besueshme ndërkombëtare, pas vendosjes së pluralizmit politik për shumë vite votuesit socialistë nuk e kanë kaluar shifrën tridhjetë përqind dhe asnjëherë nuk kanë zbritur te njëzetpërqindëshi. Pas vitit 1997 me qindra mijë shqiptarë morën kurbetin, të ndjekur prej pasigurisë e prej varfërisë. Për arsye të njohura, si dhe për faktin se midis tyre mbizotërojnë moshat e reja, mendohet se shumica e këtyre refugjatëve janë votues të djathtë.

Për këtë arsye shumë vëzhgues kishin dalë me përfundimin se pesha specifike dhe përqindja e votuesve socialistë në strukturën e shoqërisë shqiptare ishte rritur në mënyrë artificiale. Një rritje që ka ardhur nga zvogëlimi i popullsisë në tërësi e nga zvogëlimi i votuesve demokratë në veçanti, për shkak të emigrimit të tyre.

Tashti kjo e dhënë bie në kundërshtim me mendimin e shprehur më sipër, bazuar në studimin e Qendrës Kundërkorrupsion, sipas të cilit mund të thuash se vetëm 23.5 përqind e zgjedhësve votojnë pastër për PS-në. Pra del se votuesit socialistë janë tkurrur përsëri.

Cila është e vërteta, e para apo kjo e tashmja?

6.

E dhënë që del prej studimit të mësipërm për përqindjen e votuesve socialistë nuk ka gjasa se mund të kundërshtohet me argumente bindëse. Numri i votuesve socialistë duket se është zvogëluar për dy arsye themelore.

Arsyeja e parë lidhet edhe ajo me emigrimin. Ndonëse shumica dërmuese e të larguarve nga Shqipëria janë votues demokratë, është e kuptueshme se ndërmjet tyre gjithësesi ka edhe jo pak të majtë. Anipse të majtët, për shkak të disiplinës së fortë partiake për të cilën fola, bëjnë çmos me u kthye aoftë edhe prej përtejoqeanit, për me votue sa herë ka zgjedhje.

Arsyeja e dytë dhe kryesore e rrjedhjes së votuesve socialistë lidhet me zhvillimet në vend. Shumë socialistë të thjeshtë, idealistë, e kanë ndier mbi kurriz peshën e varfërisë dhe të polarizimit të skajshëm, aq shumë sa edhe atyre u kanë kërcitur kockat si të tjerëve. Gjasat janë që thellësisht të zhgënjyer, të shpërfillur e të zhytur në mjerim, ata janë ftohur me të majtën. Në mos e paçin kuptuar, të paktën e kanë ndier vetvetiu se me këtë qeverisje Shqipëria po shkon drejt rrokopujës, vendi dhe demokracia rrezikohen njëmend; se kjo lloj qeverisjeje bart edhe rreziqe turbullirash shoqërore, me të cilat janë ngopur shqiptarët.

Kësisoj ngjan se në llogoren e majtë kanë mbetur vetëm ose kryesisht mbështetësit fanatikë, të pandryshueshëm në kurrfarë rrethane. E ata nuk janë më shumë se sa shifra që del nga studimi i Qendrës Kundërkorrupsion.

7.

Një dukuri e tillë, kur pjesa më e moderuar e zgjedhësve të majtë i largohet prej të majtës në emër të interesave madhore të vendit, nuk vërehet në Shqipëri për herë të parë. Ajo u duk qartë gjatë zgjedhjeve presidenciale në Francë në pranverën e vitit të kaluar. Përballë rrezikut të së djathtës së skajshme të përfaqësuar nga Le Pen, në rrethin e dytë të votimeve shumë socialistë francezë u kthyen kah Zhak Shiraku e ia dhanë votën atij.

Në Shqipëri rreziku Le Pen është shfaqur jo me një program e një figurë si ai. Rreziku Le Pen është përvijuar te një qeverisje me flamur të majtë, që e çon vendin drejt polarizimit të së djathtës së skajshme me pasoja rrënuese.

Mehmet ELEZI

Tiranë, 18.09.2003
 
alinos

Forumium maestatis
Re: Socialistet veten 23,5%?!

komino

Valoris scriptorum
Re: Socialistet veten 23,5%?!

<img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" />
 
kastriot

Primus registratum
Re: Socialistet veten 23,5%?!

Shume bukeur ka komentuar Prof.Mehmet Elezi por nje gabim e ben ai si edhe te tjere si ai. (Gjithmone simbas mendimit tim)
Ngaterrimi i termave "te djathe" apo "te majte" ne percaktimin e pozicionimit te forcave politike ne spektrin politik shqiptar eshte shendrruar tashme ne nje semundje te pasherueshme.
Fakt eshte qe "Socialistet" dhe te gjithe te tjeret qe kerkojne te identifikohen me krahun e majte ne ndarjen klasike te spektrit politik te nje vendi, nuk perbejne ne Shqiperi ne asnje rast nje force politike te majte. Mjafton vetem te lexosh programet partiake per tu bindur per kete pa patur nevoje te analizosh qendrimin dhe veprimet e tyre ne praktike.
Askush ne Shqiperi nga partite te ashtuquajtura te majta nuk e justifikon nje gje te tille. Ne kemi te bejme me shume me nje grupim qe mundohet te prezantoje vehten si force e majte por, sic eshte pershkruar edhe nga vete Prof. Elezi, sundon vendin me metoda staliniste-fashiste(nuk ka ndonje ndryshim midis tyre pervec ngjyrave)dhe ne momentin qe do te ndihet i rrezikuar ne pushtetin e tij me siguri qe nuk do te ngurroje aspak te perdori direkt diktaturen ushtarake.

Persa i perket "te djathtes" ne Shqiperi, qe te djathte i thenshin, duhet se pari te kihet parasysh qe nje ekstrem ne te djathten shqiptare simbas modeleve boterore, mungon. Me kete mendoj pranine e forcave politike te mirefillta neo-fashiste-neo-naziste si ne Itali ose Gjermani.(per fatin tone te mire) Pra ne rastin me te mire kemi te bejme me parti qe deshirojne te quhen te djathte por ne te vertete nuk e kalojne qendren duke u nisur nga e majta, po te kihen parasysh programet e tyre partiake dhe zbatimi i ketyre programeve ne praktike, dmth pozicionimi i ketyre partive ne zgjidhjen e problemeve qe ka shoqeria shqiptare). Per te mos folur ketu per ato grupime apo parti politike qe vetem kane vene nje emer "te djathte" por faktikisht nuk bejne gje tjeter pervec fuksionit te "kollones se peste" ne krahun e ashtuquajtur te djathte te spektrit politik.
Persa i perket programeve politike te ketyre partive ato nuk ndryshojne shume me ato te partive "te majta" sidomos ne fushen social-ekonomike. I gjithe spektri politik shqiptar, per ironi edhe ato qe jane vetemeruar parti te "majta", eshte dashuruar marrezisht ne "Ekonomine e Tregut te lire".(Pyetja eshte si mund te eksistoj nje politike e tregut te lire ne nje vend pa treg <img src="/pf/images/graemlins/tongue.gif" alt="" /> )Duke u nisur nga kjo perspektive politikat sociale ne programet e te gjitha partive mungojne thuajse krejtesisht ose edhe ato rreshta ku permendet nje gje e tille jane kthyer thjesht ne rreshta pa vlere.
<span style="font-weight: bold">Ndryshimi</span> midis &quot;te majteve&quot; dhe &quot;te djathteve&quot; eshte pikerisht ne qendrimin ndaj prones ne te kaluaren. Ndersa &quot;socialistet&quot; dhe te tjere me ta deklarohen per pronen private ne pergjithsi ata faktikisht e mohojne deklarimin e tyre kur vjen fjala per pronen private ne te kaluaren. Sigurisht qe kjo ka te beje me friken se mos keshtu do te humbin privilegjet e &quot;fituara&quot;, rrenjet e te cilave mund te shpien ne kohen e diktatures enveriste.
Nje <span style="font-weight: bold">Ndryshim</span> tjeter eshte qendrimi ndaj Shtetit dhe Kombit.Pavarsisht nga propaganda(e shkruar ose e folur)partite &quot;e majta&quot; jane ato qe faktikisht jane distancuar prej Shqiptarizmit duke e zevendesuar kete me &quot;Ballkanizem&quot;. Nje gje e tille vihet re edhe tek parti te tjera qe vetquhen te djathta por qe ne fakt, sic u vu ne dukje me siper, nuk kalojne as qendren duke u nisur nga krahu i majte. Tek &quot;te majtet&quot; kjo ka te beje jo vetem me &quot;sigurimin&quot; e perkrahjes se faktorit te jashtem, perfshi ketu sidomos &quot;fqinjet&quot;, por edhe me kompleksin e Inferioritetit qe karakterizon prej dekadave kete &quot;te majte&quot;. Frika se me nje bashkim te Shqiperise Krahina = &quot;e majta&quot;, nuk do te mund te kete kete peshe politike dhe si rrjedhim edhe kete pozicionim te sotem me gjithe privilegjet ekonomike qe vijne automatikisht nga ky pozicionim,e ben kete grupim te mbaje nje qendrim antishqiptar dhe e ben te jete e interesuar ne ruajtjen e gjendjes se sotme.
Pra marre holle-holle faktikisht nuk kemi aspak te bejme me nje spekter politik simbas modelit klasik por me grupime qe pavaresisht nga vetemerimi nuk kane mundur te kapercejne kufijte krahinor ose ato te nje grupimi qe per qellim ka vetem vetpasurimin. Shteti perben per keto grupime vetem &quot;mjetin per tia arritur qellimit&quot; dmth vetpasurimit dhe asgje me shume.
Klasifikimin ne parti &quot;te majta&quot; ose &quot;te djathta&quot; gati te gjitha partite e sotme shqiptare(ma ndonje perjashtim te rralle)e sidomos ato qe &quot;zoterojne&quot; skenen politike, nuk mund ta justifikojne.

Kastriot
 
kastriot

Primus registratum
Re: Socialistet veten 23,5%?!

Shume bukeur ka komentuar Prof.Mehmet Elezi por nje gabim e ben ai si edhe te tjere si ai. (Gjithmone simbas mendimit tim)
Ngaterrimi i termave &quot;te djathe&quot; apo &quot;te majte&quot; ne percaktimin e pozicionimit te forcave politike ne spektrin politik shqiptar eshte shendrruar tashme ne nje semundje te pasherueshme.
Fakt eshte qe &quot;Socialistet&quot; dhe te gjithe te tjeret qe kerkojne te identifikohen me krahun e majte ne ndarjen klasike te spektrit politik te nje vendi, nuk perbejne ne Shqiperi ne asnje rast nje force politike te majte. Mjafton vetem te lexosh programet partiake per tu bindur per kete pa patur nevoje te analizosh qendrimin dhe veprimet e tyre ne praktike.
Askush ne Shqiperi nga partite te ashtuquajtura te majta nuk e justifikon nje gje te tille. Ne kemi te bejme me shume me nje grupim qe mundohet te prezantoje vehten si force e majte por, sic eshte pershkruar edhe nga vete Prof. Elezi, sundon vendin me metoda staliniste-fashiste(nuk ka ndonje ndryshim midis tyre pervec ngjyrave)dhe ne momentin qe do te ndihet i rrezikuar ne pushtetin e tij me siguri qe nuk do te ngurroje aspak te perdori direkt diktaturen ushtarake.

Persa i perket &quot;te djathtes&quot; ne Shqiperi, qe te djathte i thenshin, duhet se pari te kihet parasysh qe nje ekstrem ne te djathten shqiptare simbas modeleve boterore, mungon. Me kete mendoj pranine e forcave politike te mirefillta neo-fashiste-neo-naziste si ne Itali ose Gjermani.(per fatin tone te mire) Pra ne rastin me te mire kemi te bejme me parti qe deshirojne te quhen te djathte por ne te vertete nuk e kalojne qendren duke u nisur nga e majta, po te kihen parasysh programet e tyre partiake dhe zbatimi i ketyre programeve ne praktike, dmth pozicionimi i ketyre partive ne zgjidhjen e problemeve qe ka shoqeria shqiptare). Per te mos folur ketu per ato grupime apo parti politike qe vetem kane vene nje emer &quot;te djathte&quot; por faktikisht nuk bejne gje tjeter pervec fuksionit te &quot;kollones se peste&quot; ne krahun e ashtuquajtur te djathte te spektrit politik.
Persa i perket programeve politike te ketyre partive ato nuk ndryshojne shume me ato te partive &quot;te majta&quot; sidomos ne fushen social-ekonomike. I gjithe spektri politik shqiptar, per ironi edhe ato qe jane vetemeruar parti te &quot;majta&quot;, eshte dashuruar marrezisht ne &quot;Ekonomine e Tregut te lire&quot;.(Pyetja eshte si mund te eksistoj nje politike e tregut te lire ne nje vend pa treg &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/tongue.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; )Duke u nisur nga kjo perspektive politikat sociale ne programet e te gjitha partive mungojne thuajse krejtesisht ose edhe ato rreshta ku permendet nje gje e tille jane kthyer thjesht ne rreshta pa vlere.
<span style="font-weight: bold">Ndryshimi</span> midis &quot;te majteve&quot; dhe &quot;te djathteve&quot; eshte pikerisht ne qendrimin ndaj prones ne te kaluaren. Ndersa &quot;socialistet&quot; dhe te tjere me ta deklarohen per pronen private ne pergjithsi ata faktikisht e mohojne deklarimin e tyre kur vjen fjala per pronen private ne te kaluaren. Sigurisht qe kjo ka te beje me friken se mos keshtu do te humbin privilegjet e &quot;fituara&quot;, rrenjet e te cilave mund te shpien ne kohen e diktatures enveriste.
Nje <span style="font-weight: bold">Ndryshim</span> tjeter eshte qendrimi ndaj Shtetit dhe Kombit.Pavarsisht nga propaganda(e shkruar ose e folur)partite &quot;e majta&quot; jane ato qe faktikisht jane distancuar prej Shqiptarizmit duke e zevendesuar kete me &quot;Ballkanizem&quot;. Nje gje e tille vihet re edhe tek parti te tjera qe vetquhen te djathta por qe ne fakt, sic u vu ne dukje me siper, nuk kalojne as qendren duke u nisur nga krahu i majte. Tek &quot;te majtet&quot; kjo ka te beje jo vetem me &quot;sigurimin&quot; e perkrahjes se faktorit te jashtem, perfshi ketu sidomos &quot;fqinjet&quot;, por edhe me kompleksin e Inferioritetit qe karakterizon prej dekadave kete &quot;te majte&quot;. Frika se me nje bashkim te Shqiperise Krahina = &quot;e majta&quot;, nuk do te mund te kete kete peshe politike dhe si rrjedhim edhe kete pozicionim te sotem me gjithe privilegjet ekonomike qe vijne automatikisht nga ky pozicionim,e ben kete grupim te mbaje nje qendrim antishqiptar dhe e ben te jete e interesuar ne ruajtjen e gjendjes se sotme.
Pra marre holle-holle faktikisht nuk kemi aspak te bejme me nje spekter politik simbas modelit klasik por me grupime qe pavaresisht nga vetemerimi nuk kane mundur te kapercejne kufijte krahinor ose ato te nje grupimi qe per qellim ka vetem vetpasurimin. Shteti perben per keto grupime vetem &quot;mjetin per tia arritur qellimit&quot; dmth vetpasurimit dhe asgje me shume.
Klasifikimin ne parti &quot;te majta&quot; ose &quot;te djathta&quot; gati te gjitha partite e sotme shqiptare(ma ndonje perjashtim te rralle)e sidomos ato qe &quot;zoterojne&quot; skenen politike, nuk mund ta justifikojne.

Kastriot
 
zog

Primus registratum
Re: Socialistet veten 23,5%?!

Fillimisht postuar nga *alinos*:
[qb]

Në Shqipëri rreziku Le Pen është shfaqur jo me një program e një figurë si ai. Rreziku Le Pen është përvijuar te një qeverisje me flamur të majtë, që e çon vendin drejt polarizimit të së djathtës së skajshme me pasoja rrënuese.

Mehmet ELEZI.

Tiranë, 18.09.2003 [/qb]
o Mehmet çfare thu or daj se s'po te marrim vesh. apo ate qe; socialistet jane te destinuar te rrine ne pushtet, ngaqe Sala ndjell friken per DESTABILIZIM te shoqerise, ate qe ngjall Le Pen-i per francezet.
ndryshe nuk kuptoj ket shembull qe e dhe me francen, shirakun dhe le penin.

ps; shqiperia vuan per analiste politike, ne fakt per çfaredo lloji analistesh. ngaqe ne s'kemi intelektuale, dmth njerez te afte te gjykojne qetesisht.
 
citim nga kastriot
Frika se me nje bashkim te Shqiperise Krahina = &quot;e majta&quot;, nuk do te mund te kete kete peshe politike...

kjo me duket mese e vertete dhe mendoj se duhet analizuar shume thelle pasi greku eshte afer me trojet shqipetare te jugut dhe do te shfrytezonte menjehere cfaredo ndjenje te humbjes se ekuilibrit politik nga krahinat e jugut.

megjitahte, qe te mos flasim ne tym, mund te gjejme nje liste te rrezultateve te se majtes (pseudo) e te djathtes (pseudo) ne veri apo jug te vendit dhe te shohim sakte ne se e majte do te thote jug dhe e djathte veri dhe, per me teper, ne ç'mase.

le te ndajme dhe zgjedhesit ne veriore e jugore e te shohim ne se mund te themi se kemi ekuiliber (numrash) ndermjet tyre
 
Fillimisht postuar nga gene:
[qb] citim nga kastriot
Frika se me nje bashkim te Shqiperise Krahina = &quot;e majta&quot;, nuk do te mund te kete kete peshe politike........................

le te ndajme dhe zgjedhesit ne veriore e jugore e te shohim ne se mund te themi se kemi ekuiliber (numrash) ndermjet tyre [/qb]
Une nuk kam pretenduar se ndarja e spektrit politik ne &quot;te majte&quot; dhe ne &quot;te djathte&quot; korrespondon me ndarje krahinore Veri-Jug. Nje reduktim i tille i problemit nuk eshte gje tjeter vecse shprehje e Komplekseve te Inferioritetit te se &quot;majtes&quot; shqiptare. Fakt eshte qe &quot; e majta&quot; lideret,mbeshtetjen dhe elektoratin e ka ne jug te Shqiperise por kjo nuk don te thote qe cdo shqiptar ne jug i vendos mendimet dhe qendrimin e tij politik ne te majten e spektrit politik shqiptar.
Nje fakt tjeter i pakundershtueshem eshte edhe transformimi i kesaj te &quot;majte&quot; ne nje grupim qe per qellim dhe ideal te vetmin te saj ka vetpasurimin. Tregues per kete eshte &quot;qeverisja&quot; e vendit nga te &quot;majtet&quot;.Korropsioni i juridikut, ekzekutivit dhe lidhja direkte e &quot;qeveritareve&quot; me krimin ordiner eshte nje tregues me shume i ketij fenomeni.
Sigurisht qe dukuri te ngjashme mund te gjenden edhe ne pjesen tjeter te spektrit politik mirepo ne asnje rast ne keto permasa sic vihen re tek e &quot;majta&quot;.
Pra edhe njehehere, pavarsisht nga Komplekset e inferioritetit te se &quot;majtes&quot; dhe pavarsisht nga fakti qe kjo e &quot;majte&quot; Lideret,mbeshtetjen dhe elektoratin e saj e gjen ne jug te Shqiperise,spektri politik shqiptar nuk mund te reduktohen ne ndarje krahinore.

Fillimisht postuar nga kastriot:
[qb] ... Tek &quot;te majtet&quot; kjo ka te beje jo vetem me &quot;sigurimin&quot; e perkrahjes se faktorit te jashtem, perfshi ketu sidomos &quot;fqinjet&quot;, por edhe me kompleksin e Inferioritetit qe karakterizon prej dekadave kete &quot;te majte&quot;. Frika se me nje bashkim te Shqiperise Krahina = &quot;e majta&quot;, nuk do te mund te kete kete peshe politike dhe si rrjedhim edhe kete pozicionim te sotem me gjithe privilegjet ekonomike qe vijne automatikisht nga ky pozicionim,e ben kete grupim te mbaje nje qendrim antishqiptar dhe e ben te jete e interesuar ne ruajtjen e gjendjes se sotme.
...

Kastriot [/qb]
 
atehere cfare kuptimi kishte kjo shprehje kastriot????????????????'

PS. une nuk kam degjuar ndonjehere asnje exponent te politikes se majte (apo te djathte) te beje nje diferencim te tille keshtu qe nuk e di se nga i nxjerr ti perfundimet te tipit

&quot;Nje reduktim i tille i problemit nuk eshte gje tjeter vecse shprehje e Komplekseve te Inferioritetit te se &quot;majtes&quot; shqiptare.&quot;
 
komino

Valoris scriptorum
Re: Socialistet veten 23,5%?!

atehere cfare kuptimi kishte kjo shprehje kastriot????????????????'

PS. une nuk kam degjuar ndonjehere asnje exponent te politikes se majte (apo te djathte) te beje nje diferencim te tille keshtu qe nuk e di se nga i nxjerr ti perfundimet te tipit

&quot;Nje reduktim i tille i problemit nuk eshte gje tjeter vecse shprehje e Komplekseve te Inferioritetit te se &quot;majtes&quot; shqiptare.&quot;
 
kastriot

Primus registratum
Re: Socialistet veten 23,5%?!

Fillimisht postuar nga gene:
[qb] atehere cfare kuptimi kishte kjo shprehje kastriot????????????????'

................[/qb]
Pershkrimi i kompleksit qe kane te &quot;majtet&quot;(te pakten lideret e tyre) nuk don te thote qe ky kompleks ka ose duhet te kete nje baze reale. Perkundrazi!
Kompleksitetet e tilla kane te bejne me te tjere faktore dhe jo me realitetin e vertete. Ato vijne kryesisht si pasoje e perceptimit te gabuar te realitetit, dhe si vleresim i gabuar i nje te ardhme te mundshme.

[qb] ...Frika se me nje bashkim te Shqiperise Krahina = &quot;e majta&quot;, nuk do te mund te kete kete peshe politike...

Kastriot [/qb]
edhe njehere

cfare doje te thoje me kete kastriot?????????

(e the ti dhe jo ndonje lider i te majtes apo te djathtes)

cila eshte kjo krahina=e majta ??????
 
Top