alinos
Forumium maestatis
Socialistet veten 23,5%?!
Marre nga gazeta 55.
SOCIALISTET: VETEM 23,5 PERQIND?
-Cili është rreziku Le Pen, që me sa duket çoi në rrjedhje të votuesve të majtë?-
1.
Qe disa vjet mungojnë anketimet serioze për raportin e forcave politike në Shqipëri. Nuk bëhen apo nuk publikohen? Një gjë është e sigurtë: mungesa e këtyre hulumtimeve nuk flet këndshëm për të majtën në pushtet. Po të kish të dhëna të mira për ta do t’i kishin kumtuar, duke i nxjerrë prej fundit të dheut.
Sipas shtypit të ditëve të fundit, një studim i Qendrës Kundërkorrupsion të Europës Juglindore del me përfundimin se 76,5 përqind e shqiptarëve i vlerësojnë qeveritarët e Tiranës si hajdutë. Kjo e dhënë nuk mund të gëzojë kënd. Por kjo e dhënë ende nuk është lexuar plotësisht.
Prej saj dalin të paktën tre përfundime.
2.
Përfundimi i parë i njohur lidhet me xhepat e shqiptarëve: paratë e tyre të pakta, si gjithë këto vite vazhdojnë me përfundue në numrat e llogarisë të qeveritarëve. Korrupsioni shumë i lartë i administratës shtetërore dhe dështimi i reformave janë shkaku që shumica e shqiptarëve, sipas burimeve të institucioneve ndërkombëtare, mbijetojnë me një të ardhur afrikane 1-2 dollarë në ditë. Dhe poashtu shkaku që Shqipëria vazhdon me ruejtë rekordin tragjik si vendi më i varfër (në të vërtetë jo i varfër po i varfëruar) i kontinentit. Në një kronikë të radios Zëri i Amerikës thuhej para do kohësh se 80 përqind e pasurisë kombëtare të shqiptarëve është në duart e treqind familjeve më të pasura të vendit.
Me këtë polarizim të egër shoqëria shqiptare po merr trajtat e shoqërive latinoamerikane me sundim diktaturash të djathta.
Shihet qartë edhe nga studimi i mësipërm: gjithë këto vite qeverisja e majtë është treguar plotësisht e dështuar në përparimin e vendit dhe plotësisht e suksesshme në pasurimin e vetes.
3.
Përfundimi i dytë i njohur lidhet me të ardhmen e demokracisë. Në oqftë se 76,5 e shqiptarëve mendojnë se vendin e drejtojnë vjedhësit, kjo është shumë tronditëse për institucionet e shtetit, ve në pikëpyetje besueshmërinë e këtyre institucioneve. Me fjalë më të thjeshta kjo qeverisje e ka lëkundur besimin e shqiptarëve te vlerat e demokracisë, pa shtet nuk ka demokraci.
Qeverive që do të vijnë pas socialistëve do t’u duhet një mundim shumë i madh me e ndryshue këtë përfytyrim shijekeq për administratën shtetërore dhe institucionet qeverisëse. Kultura (në thelb kundërkulturë) e nëndores dhe e vjedhjes së hapur në zyrat e shtetit i ka ngulur thellë metastazat. Në rastin më të pafajshëm, edhe nëse zyrtarët e rinj do të jenë të ndershëm, kjo kulturë do të vazhdojë në trajtën e trysnisë që do t’u bëjë atyre qytetari i thjeshtë duke u afruar zarfa me pare, nisur prej përvojës së këtyre viteve se vetëm “zarfi” është kyçi magjik që ta jep të drejtën, njësoj si kur ta jep edhe kur nuk ta jep ligji.
4.
Përfundimi i tretë që del nga e dhëna e studimit të Qendrës Kundërkorrupsion për Europën Juglindore ende nuk është lexuar plotësisht prej njerëzve dhe as prej medias. Ai lidhet me raportet ndërmjet forcave politike në në Shqipëri.
Studimi i mësipërm mbase pa dashje shërben edhe si një pasqyrë e përqindjes që zënë zgjedhësit socialistë në mes të votuesve shqiptarë. Sipas tij del se ai që quhet elektorati i Partisë Socialiste vështirë se e kalon shifrën 23,5 përqind.
Ku mbështetet ky pohim?
Dihet se, krahasuar me të djathtën, e majta shquhet për disiplinën partiake të fortë, për të mos thënë të hekurt. Aq më fort mund të thuhet kjo për të majtën shqiptare, e cila ka rrënjë të thella komuniste, ka traditën e një komunizmi me një disiplinë ushtarake. Në radhët e të majtës shqiptare për shumë dhjetëvjeçarë kjo disiplinë është përkthyer kështu: partia mbi të gjitha, natyrisht edhe mbi Atdheun. Kjo ka qenë një parullë zyrtare në kohë të diktaturës. Sipas kësaj tradite fjala e partisë është ligj, problemet e pakënaqësitë që mund të kesh mund t’ia thuash partisë po kurrësesi të tjerëve, kurrë e në asnjë rast ato nuk qiten në pazar.
Të edukuar me këtë frymë militantët dhe mbështetësit e Partisë Socialiste nuk mund të pranojnë me folë keq te dikush tjetër për partinë e tyre. Aq më pak në një anketë që do të bëhet publike ose që do të interpretohet në Europë e në Amerikë: si ta shesim partinë te bota? Bëjnë ç’bëjnë, këta militantët i kapërdijnë hatërmbetjet me Partinë Socialiste dhe drejtuesit e saj, sipas mendësisë “mbase kanë gabime, po janë djemtë tanë”.
Nisur prej këtij realiteti del se 76,5 e shqiptarëve që pohojnë se qeveritarët socialistë janë hajdutë nuk janë zgjedhës socialistë. Socialistë, përkundrazi, janë pjesa tjetër: ata që pohojnë se qeveritarët nuk kanë vjedhur, ata që mundohen me e fshehë vjedhjen, me mendësinë se këto punë i di partia. E këta, sipas studimit të Qendrës Kundërkorrupsion, janë vetëm 23.5 përqind e shqiptarëve!
5.
Sipas anketimeve të besueshme ndërkombëtare, pas vendosjes së pluralizmit politik për shumë vite votuesit socialistë nuk e kanë kaluar shifrën tridhjetë përqind dhe asnjëherë nuk kanë zbritur te njëzetpërqindëshi. Pas vitit 1997 me qindra mijë shqiptarë morën kurbetin, të ndjekur prej pasigurisë e prej varfërisë. Për arsye të njohura, si dhe për faktin se midis tyre mbizotërojnë moshat e reja, mendohet se shumica e këtyre refugjatëve janë votues të djathtë.
Për këtë arsye shumë vëzhgues kishin dalë me përfundimin se pesha specifike dhe përqindja e votuesve socialistë në strukturën e shoqërisë shqiptare ishte rritur në mënyrë artificiale. Një rritje që ka ardhur nga zvogëlimi i popullsisë në tërësi e nga zvogëlimi i votuesve demokratë në veçanti, për shkak të emigrimit të tyre.
Tashti kjo e dhënë bie në kundërshtim me mendimin e shprehur më sipër, bazuar në studimin e Qendrës Kundërkorrupsion, sipas të cilit mund të thuash se vetëm 23.5 përqind e zgjedhësve votojnë pastër për PS-në. Pra del se votuesit socialistë janë tkurrur përsëri.
Cila është e vërteta, e para apo kjo e tashmja?
6.
E dhënë që del prej studimit të mësipërm për përqindjen e votuesve socialistë nuk ka gjasa se mund të kundërshtohet me argumente bindëse. Numri i votuesve socialistë duket se është zvogëluar për dy arsye themelore.
Arsyeja e parë lidhet edhe ajo me emigrimin. Ndonëse shumica dërmuese e të larguarve nga Shqipëria janë votues demokratë, është e kuptueshme se ndërmjet tyre gjithësesi ka edhe jo pak të majtë. Anipse të majtët, për shkak të disiplinës së fortë partiake për të cilën fola, bëjnë çmos me u kthye aoftë edhe prej përtejoqeanit, për me votue sa herë ka zgjedhje.
Arsyeja e dytë dhe kryesore e rrjedhjes së votuesve socialistë lidhet me zhvillimet në vend. Shumë socialistë të thjeshtë, idealistë, e kanë ndier mbi kurriz peshën e varfërisë dhe të polarizimit të skajshëm, aq shumë sa edhe atyre u kanë kërcitur kockat si të tjerëve. Gjasat janë që thellësisht të zhgënjyer, të shpërfillur e të zhytur në mjerim, ata janë ftohur me të majtën. Në mos e paçin kuptuar, të paktën e kanë ndier vetvetiu se me këtë qeverisje Shqipëria po shkon drejt rrokopujës, vendi dhe demokracia rrezikohen njëmend; se kjo lloj qeverisjeje bart edhe rreziqe turbullirash shoqërore, me të cilat janë ngopur shqiptarët.
Kësisoj ngjan se në llogoren e majtë kanë mbetur vetëm ose kryesisht mbështetësit fanatikë, të pandryshueshëm në kurrfarë rrethane. E ata nuk janë më shumë se sa shifra që del nga studimi i Qendrës Kundërkorrupsion.
7.
Një dukuri e tillë, kur pjesa më e moderuar e zgjedhësve të majtë i largohet prej të majtës në emër të interesave madhore të vendit, nuk vërehet në Shqipëri për herë të parë. Ajo u duk qartë gjatë zgjedhjeve presidenciale në Francë në pranverën e vitit të kaluar. Përballë rrezikut të së djathtës së skajshme të përfaqësuar nga Le Pen, në rrethin e dytë të votimeve shumë socialistë francezë u kthyen kah Zhak Shiraku e ia dhanë votën atij.
Në Shqipëri rreziku Le Pen është shfaqur jo me një program e një figurë si ai. Rreziku Le Pen është përvijuar te një qeverisje me flamur të majtë, që e çon vendin drejt polarizimit të së djathtës së skajshme me pasoja rrënuese.
Mehmet ELEZI
Tiranë, 18.09.2003