Skenderbeu dhe shpatat e tij

Skenderbeu dhe shpatat e tij

Si qendron ceshtja e shpatave te Skenderbeut?
E Premte, 11 Mars 2005
Nga Prof. Kristo Frasheri

Tashme dihet se nga objektet personale te Skenderbeut ne ditet tona kane arritur vetem dy shpata, nje perkrenare dhe nje liber uratash. Tre te parat ndodhen ne Muzeun Historik te Artit (Kunschistorisches Muzeum), ne Vjene kurse libri i uratave ne fondet e Shtepise Botuese "Shelley House" ne Celsi, Londer. Nder objektet e Vjenes perkrenarja eshte e njohur nga te gjithe. Eshte punuar me metal te bardhe me nje rrip (ruban) te lare ne ar. Ne maje te saj eshte vendosur nje koke dhie me brire punuar ne bronx, e lare gjithashtu ne ar. Ne pjesen e poshtme te saj, ka rreth e rrotull nje rrip bakri me nje mbishkrim prej gjashte rrokjesh, te ndare midis tyre me rozeta: IN * PE * RA * TO * RE * BT, qe do te thote: Jhezus Nazarenus * Principi Emathiae * Regi Albaniae * Terrori Osmanorum * Benedictat Te (Jezuj i Nazaretit te bekon ty Skenderbej, princ i Matit, Mbret i Shqiperise, Tmerri i osmanllinjve, Mbret i Epirit). Qe kjo perkrenare i takon Heroit, deri sot askush nuk e ka vene ne dyshim, me perjashtim te rripit prej bakri me gjashte monogramet, i cili duket se eshte vene me vone nga pasardhesit e Heroit, ndoshta duke menduar se me shtimin e titujve do t'ia rritnin atij vleren. Ne te vertete Skenderbeu nuk ka mbajtur asnje nga keto tituj (as princ i Matit, as Mbret i Shqiperise, as Mbret i Epirit), por vetem ne fillim Zot i Dibres dhe i Matit, me pas Zot i Krujes dhe me ne fund, zot i Shqiperise (Dominus Albaniae).

Dy shpatat qe ndodhen ne Vjene jane te ndryshme nga pikepamja tipologjike. Njera, e gjate (121 cm) me trup pjeserisht te harkuar, peshon 3.2 kg, tjetra e shkurter (85 cm) dhe me trup te drejte, peshon 1.3 kg.

Deri disa kohe me pare askush nuk kishte shfaqur dyshime se armet qe ndodhen ne Muzeun e Vjenes nuk jane te Skenderbeut. Por ja, qe tani doli nje historian i ri, me emrin Dritan Egro, i diplomuar ne Turqi si historian i Perandorise Osmane, te cilin Instituti i Historise, Tirane, e dergoi ne Vjene per te zgjeruar njohurite tona mbi keto objekte te vetme, qe kemi trasheguar nga Heroi. Ne perfundim te kesaj "ekspedite" ne prisnim qe ai te na sillte si "dhurate" per jubileun e 600 vjetorit te lindjes se Heroit nje punim me njoftime me te plota rreth ketyre tre objekteve, te cilat cdo shqiptar i nderon dhe i adhuron si relike te shenjta. Por, ai na fton te heqim dore nga dy shpatat e Heroit, pasi as njera, as tjetra, nuk qenkan armet e mirefillta te Skenderbeut. Nuk ka dyshim se ky njoftim e ka cuditur opinionin publik shqiptar, i cili pret nga dita ne dite te vijne nga Vjena objektet e Heroit- qe te qendrojne ketu disa jave ose muaj per t'i pare nga afer me sy, per t'i nderuar dhe per t'u perulur para tyre. Sigurisht qe e verteta historike duhet te triumfoje ndaj legjendave, kur ato nuk kane fare baze dokumentare dhe kur ato prishin pune, ndonese mund te mbyllet nje sy kur ato nuk jane plotesisht te dokumentuara dhe kane nje permbajtje te thelle simbolike. Perkundrazi, per dy shpatat e Skenderbeut, sikurse do te shihet me poshte, nuk mungojne burimet dokumentare qe deshmojne se ato i perkasin Heroit. Por historin i ri, nga i cili deri sot nuk kemi lexuar asgje, eshte ngutur shume. Ne ato qe shkruan ai tregon se ne trajten e vet nuk ka argumente qe te na bindin, por ka vetem shushka qe nxjerrin tym. Une nuk di se cfare ka mesuar ky historian i ri ne universitetin turk per historine e Shqiperise. Di vetem se ne rradhen e historianeve turq, Skenderbeu nuk gezon simpati. Ketu nuk eshte vendi per te dhene shume shpjegime se si e trajtojne epopene 25 vjecare te shqiptareve te udhehequr nga Skenderbeu. Dihet se kronistet osmane i quajne shqiptaret e kohes se Skenderbeut kokeforte, te pafe, rebele te gatshem ne cdo kohe per te kundershuar me kryengritje rendin dhe ligjin, madje edhe si kryengritesa te nxitur kurdohere nga armiqte e Perandorise Osmane. Meqenese dielli i fitoreve te Skenderbeut nuk mund te mbulohet me shoshen e propagandes shterpe, historianet e sotem turq e trajtojne Heroin me sy tjeter. E para, se fitoret e Skenderbeut alias te shqiptareve ndaj dy sulltaneve te medhenj osmane, Muratit II dhe Mehmetit II, nuk kane qene kaq te medha sa c'i pershkruajne historianet evropiane dhe e dyta, se ne forcat ushtarake te Skenderbeut benin pjese kryesisht mercenare evropiane dhe aty-ketu pak shqiptare. Tani le te kthehemi te shkrimi i ketij historiani te ri.

***

Ne nje shkrim me titull "A jane armet e Skenderbeut ne Vjene", botuar ne gazeten "Shekulli", 28 shkurt 2005, pasi na njofton se "koleget e Muzeut te Vjenes e kane crregjistruar shpaten me trup te harkuar nga objektet qe i perkasin Skenderbeut", perpiqet te na binde se edhe shpata tjeter - shpata e shkurter me trup te drejte, e cila mban nje mbishkrim turqisht me emrin e Heroit - nuk qenka e tij. Pra, nga Skenderbeu, sipas tij, sot nuk kemi trasheguar asnje shpate. Po cilat jane argumentet qe ai sjell?

Ai na thote se fillimisht ne Muzeun e Arkidukes Ferdinand ne Austri kane hyre ne vitin 1593 tri objekte te Skenderbeut: nje perkrenare dhe dy shpata, por se ku ndodheshin ato me pare, ai thote se nuk e di. Me vone, -vazhdon ai, - njera nga dy shpatat nuk figuron ne inventarin e muzeut, kurse ne gjysmen e dyte te shek. XIX, krahas shpates me trup te drejte, ne stenden e objekteve te Skenderbeut u vendos edhe nje shpate e harkuar, e cila i perngjante pallava turke te kohes, pra te shek. XV (paraprakisht themi se keto njoftime, sikurse do te shihet, nuk jane te sakta). Tani, vazhdon ai, kjo palla me trup te harkuar, eshte hequr nga vitrina e objekteve te Skenderbeut, mbasi, "koleget" i paskan thene atij se ajo "nuk i perket Heroit tone Kombetar, por eshte nje shpate e tipit bohemian qe eshte perdorur ne Luftrat Husite ne Ceki". Pastaj shton se, sipas vezhgimeve qe ka bere neper kataloge historiani yne D. Egro, ka vene re se "ne katalogun e koleksionit te armeve qe ndodhen ne Sarajin e sulltaneve ne Stamboll, ka disa shpata te kalifeve islame, qe ngjajne me shpaten me trup te harkuar te ekspozuar ne Vjene, por asnjera prej tyre nuk eshte simoter e saj, pra e njejte me te gjithe komponentet. Vetem dy prej tyre, - perfundon ai, - respektivisht njera ka trup te ngjashem dhe ndertim piktografik te njejte, ndersa tjetra ka te njejte vetem dorezen".

Pra kemi te bejme me dy ngjasime - me shpatat e tipit bohemian te shek. XV dhe me shpatat e kalifeve islame. Kush na siguron se Skenderbeu nuk ka perdorur shpate te tipit bohemian ose islam? Me duket se "koleget" austriake nuk kane sjelle deshmi se kjo shpate ka qene prone e filan princi ose e luftetari bohemian, per te thene se ajo nuk eshte perdorur nga Skenderbeu. Gjithashtu as D. Egro nuk na ka sjelle deshmi se kjo shpate nuk eshte perdorur nga Skenderbeu, por nga filan sulltan apo kalif islam. Punonjesit e Vjenes i kane thene historianit tone te ri vetem se shpata eshte e tipit bohemian, kurse konkluzionin se Skenderbeu nuk e ka perdorur kete shpate historiani yne i ri e ka nxjerre nga xhepi i vet. E njejta gje duhet thene edhe me ngjashmerine e saj me shpaten e kalifeve islame. Askush deri sot nuk ka thene se ajo eshte shpate e tipit shqiptar ose e tipit skenderbegian. Eshte thene vetem se ate shpate e ka perdorur Skenderbeu. Pra ketu nuk flitet per prevetin e prodhimit, por per mbajtesin e saj, Skenderbeun, i cili pa qene nevoja te sjellin deshmi, dihet se ai ka blere mese njehere arme nga Evropa. Madje ka te dhena qe tregojne se Skenderbeu ka patur nje shpate te tille me trup te harkuar. Dhimiter Frengu, i cili ka sherbyer si financier i Skenderbeut ne vitet e fundit te jetes se Heroit, shkruan ne historine e tij se shpata e Skenderbeut ishte nje palle e harkuar me tehe shume te holle dhe me damaskine me shume hijeshi, e cila per cilindo dukej e rende, kurse per te ishte e lehte (La spada di Scanderbeg era scimitara storta tagliettissima, finissima damaschina che a ogn'uno pareva grave, ma a lui era molto legiera).

Shpata qe ndodhet ne Muzeun e Vjenes i pergjigjet njoftimit te Dh. Frengut edhe nga ornamentet damaskine qe ka. Si rrjedhim, cilesimet qe ajo eshte e tipit bohemian, nuk eshte argument per te thene se ajo nuk eshte shpate e perdorur nga Skenderbeu. Une kam shfaqur mendimin se Skenderbeu, qofte si spahi (per njefare kohe) i ushtrise osmane, qofte nga shtati i tij i larte, ka qene i familjarizuar me teper me shpatat turke me trup te harkuar, sesa me shpatat me trup te drejte, e cila ishte teper e shkurter per trupin e tij. Si rrjedhim, ngjashmeria qe ajo ka me shpatat e muzeut te armeve te sulltaneve ne Top Kapi, nuk e perjashton, por e perforcon bindjen se shpata me trup te harkuar eshte shpate e Skenderbeut dhe nuk ka asnje lidhje me shpaten bohemiane.

Ne lidhje me shpaten me trup te shkurter dhe me mbishmrimin turqisht me emrin e Skenderbeut, argumentet qe sjell historiani yne i ri, D. Egro, per te na bindur se Muzeu Historik i Artit ne Vjene, ka gabuar qe e pranon akoma se ajo eshte perdorur nga Skenderbeu, jane feminore. Sipas Faik Konices, mbishkrimi turqisht ndonese me gabime lexohet "Libehadur Allah Iskanderbeg" dhe e ka perkthyer "Kampioni i Perendise, Skenderbeu.

Une nuk jam ne gjendje ta deshifroj mbishkrimin, por di nga ato pak qe kam mesuar se mbishkrimet osmane shpeshhere prodhohen me kaligrafi artistike, me nderthurje shkronjash, te shoqeruara me arabeske, te cilat jo te gjithe ata qe dine harfet arabe jane ne gjendje t'i lexojne, madje disave prej tyre u duken lale-lule (ornamente). E dyta, di qe F. Konica e ka njohur shume mire turqishten, jo vetem se e ka mesuar qe ne shkollen fillore ne Shqiperi dhe Rushdie ne Stamboll, jo vetem se ka nxjerre per disa kohe revisten "Albania" ne variantin turqisht, por ca me teper se ka qene nje linguist cilesor, saqe kur lexoi mbishkrimin e shpates se Skendebeut, ishte asistent i indoevropianistit te shquar freng, Prof. L. Boenloe. Historiani yne i ri thote se ka mundesi qe F. Konica te jete mbeshtetur te nje turk me emrin Sulejman i cili, sipas katalogut te Muzeut te Vjenes te vitit 1855, ka shprehur mendimin e tij (sipas D. Egros) ka "hamendesuar se kjo zhgarravine ornamentale" (jane fjalet e D. Egros) mund te lexohej ne trajten - li bahadir Allahu Iskenderbeg, kurse ai (historiani yne) thote se "ne menyren me te sforcuar arrita te lexoje vetem trajten e fjales beg dhe asgje me shume". Mbishkrimin turqisht ne shpaten me trup te drejte historiani yne mendon se e rrezon edhe me tri argumente te tjera.

E para, ajo qe ai e quan "zhgarravine" nuk eshte emri i Skenderbeut ne turqisht i shkruar me gabime, sic thote Faik Konica, sepse Skenderbeu qe e njihte mire turqishten nuk mund te pranonte te mbante nje shpate me emrin e tij te shkruar josakte. Ky argument do te vlente per perkatesine e shpates, nese Skenderbeu, njohes i mire turqishtes do ta kishte prodhuar vete, por jo kur shpaten e ka prodhuar nje kovac, i cili nuk eshte e thene qe te ishte njohes i shkelqyer i shkrimit osmanisht. Ne kemi shembull vete vulen e Skenderbeut (vulen e madhe), ne te cilen emri i Skenderbeut eshte shkruar gabim Skanderbig, ne vend te Skanderbeg. Vetkuptohet se pergjegjesi i gabimit ishte artizani qe e prodhoi vulen dhe jo Skenderbeu. Por ky gabim nuk e pengoi Heroin ta perdorte ate ne shkresat e veta. E njejta gje duhet thene edhe per shpaten, te cilen e prodhoi kovaci dhe jo Heroi. Eshte interesante te sjellim ketu perseri nje njoftim qe na jep Dh. Frengu, i cili shkruan: "Dikur Skenderbeu mbante dy shpata, te cilat i vendoste ne nje mill, sepse ato ndonjehere gjate betejes i thyente, ose i prishte aq shume, saqe nuk mundej t'i mbante me me vete, pasi nuk e nxirrnin faqebardhe. Kjo ndodhte per shkak te demeve qe u bente armiqve". Pastaj ai shton se Skenderbeu pruri nga Italia nje mjeshter te shkelqyer, i cili beri tri palla, shume te mira. Njeren prej tyre, e cila mund te priste hekurin, ia dergoi dhurate sulltanit.

Edhe pse nuk na lejohet te hamendesojme, me kete rast marrim guximin te supozojme se tri shpatat, njera nga te cilat iu dhurua sulltanit, ka mundesi te kene patur (sic e kerkojne zakonisht dhuratat) emrin e Skenderbeut ne mbishkrimin turqisht. E pse jo, njeren prej tyre te mos e kete mbajtur per vete Skenderbeu? E dyta, argumenti se Skenderbeu, i cili luftonte per mbrojtjen e Krishterimit nuk mund te perdorte nje shpate te ngjashme me ate te shpatave sulltanore, - gjithashtu nuk qendron. Pikepamja se Skenderbeu ka luftuar per mbrojtjen e Krishterimit, nuk eshte e sakte. Jane Papet dhe ndonje princ evropian ata qe e quajne Skenderbeun mbrojtes te krishterimit, kurse Skenderbeu vete asnjehere nuk ka thene se luftonte per te mbrojtur fene e krishtere. Ne luftrat e tij Skenderbeu ka thene se luftonte per vendin e tij, per atdheun e tij. Ai nuk mund te thoshte se luftonte per mbrojtjen e krishterimit, mbasi nuk ka luftuar vetem kunder ushtrive osmane, por edhe kunder ushtrive te krishtera te Venedikut si dhe kundershtareve te krishtere te mbretit te Napolit. Aq me pak nuk mund te thoshte, sic pohon ndonje historian Italian, se ai luftonte per mbrojtjen e fese katolike, po te kemi parasysh se ne ushtrine e vet kishte jo vetem shqiptare katolike, por edhe shqiptare ortodokse, madje nenkuptohet ne ndonje dokument, edhe shqiptare te islamizuar. Me ne fund njoftimet qe D. Egro jep per historine e dy shpatave te Skenderbeut, pervecse te cunguara, nuk jane as te sakta. Pa permendur konkretisht keto pasaktesi ne ketu po trajtojme historine e tyre me gjeresisht njoftime me te plota se ajo qe permban monografia kushtuar Skenderbeut, botuar me 2002.

***

Fill pas vdekjes se Skenderbeut, e shoqja Donika dhe i biri Gjoni, kur merguan ne Itali moren me vete, midis te tjerave edhe dy shpatat, sebashku me perkrenaren e Heroit. Pas vdekjes se tyre ato kaluan ne duart e trashegimtareve. Sic dihet Gjoni pati kater djem, por prej tyre vetem djali i trete, Ferdinandi pati trashegimtare, kurse tre te tjeret (Gjergji, Kostandini, Frederiku), nuk paten femije. Ferdinandi, i cili vdiq me 1561 gjithe pasurine e tij ia la se bijes, Irenes, e vetmja femije legjitime e tij (femijet e tjere qene jashtemartesore). Irena Kastrioti, e cila pervec pasurise trashegoi dhe titullin dukeshe, u martua me 1564 me princin Pier Antonio di Sanseverino, por i shoqi, sic thone historianet italiane ishte nje plengprishes. Me shpenzimet e te hollave me vend e pa vend, brenda nje kohe te shkurter e beri pasurine e tij rrush e kumbulla. Kur vdiq, ai i la se shoqes, Irenes nje pasuri te shkaterruar dhe 700.000 dukate ari borxhe, nje shume kjo jashtezakonisht e madhe. Per te kapercyer gjendjen e shkaterruar ku e katandisi i shoqi, Irena ne bashkepunim me nje vella te saj jashtemartesor, Akili, u detyrua te shiste pasurine. Duket, se kjo situate financiare kritike, Irena Kastrioti vete, ose sebashku me vellane e saj u detyrua te shiste edhe objektet e Skenderbeut, te cilat kaluan ne duart jo te nje, por te dy bleresve. Ne vitet '70 perkrenarja dhe shpata e shkurter ndodheshin ne duart e Dukes se Urbinos, kurse shpata tjeter ne ato te dukes se Areskotit. Por te dy pronaret e rinj, objektet e Skenderbeut ua kaluan pronareve te tjere. Perkrenaren dhe shpaten e shkurter e bleu nga duka i Urbinos, Konti Eolfang i Sturbenbengut, kurse shpaten tjeter qe zoteronte Duka i Areskotit e bleu arkiduka i Stirise, Karli biri i dyte i perandorit te Austrise, per muzeun e vet, qe kishte ngritur ne qytetin e Gratzit. Kjo vertetohet nga shenimi qe permban inventari i Muzeut te Gratzit, i mbajtur me 1 nentor 1590, ku thuhet: "Me 30 tetor (pra dy dite me pare - K.F.), shpata e Skenderbeut prej Bossega e lyer me argjend hyri ne koleksionin e armeve". Ai qe i bashkoi te dy shpatat ishte biri tjeter i perandorit gjerman (vellai i Karlit) arkiduka Ferdinand i Tirolit. kancelari i tij, J. Shrenke (Jacob Schrenk von Götzing), pasuroi me to muzeun qe Ferdinandi kishte ngritur ne keshtjellen e Ambrasit, prane Innsbrukut ne Tirol, me pvepra arti dhe pajime luftarake te njerezve te shquar te shek. XV-XVI. Prania e tyre ne kete muze vertetohet nga inventari i hartuar me 1593 ku jane shenuar te dy shpatat sebashku me perkrenaren e Heroit. Aty thuhet: "Gjergj Skenderbeu. Nje perkrenare ne metal te bardhe me nje rrip te lare ne ar, me ne maje nje koke dhie te lare ne ar, sebashku me briret esaj; dy shpata, njera me nje mehill lekure, qe besohet qe eshte e vertete per nga pesha dhe sepse ne te shikohen ende njolla gjaku, tjetra me nje mehill prej kadifeje; edhe kjo ka qene njesoj e nderuar si shpata qe i takonte Skenderbeut".

Ne albumin me titull Augustissimorum imperatorum, regum, ataque archiducum illustrissimorum principum, etj, botuar ne Innsbruk, 1601 (varianti gjermanisht botuar me 1603), nga Jacob Schrenke von Gotzing, kancelari i Grandukes Ferdinand, sebashku me portretet e grumbulluara ne pallatin-muze te Ambrasit, ka perfshire edhe nje gravure te Skenderbeut, veper e piktorit Italian (nga Verona), Giovanni Battista Fontana dhe e gravuristit gjerman me nenshtetesi hollandeze Dominicus Custos. Gravura eshte teper interesante, pervec te tjerave edhe per problemin tone. Sebashku me Skenderbeun, paraqitur ne kembe, jane vizatuar dy objekte te tij, shpata me trup te shkurter, te cilen Heroi e mban ne dore dhe perkrenarja, e cila eshte vizatuar prane kembes se tij te majte. Te dy objektet kane ngjasmeri me shpaten me trup te shkurter dhe perkrenaren qe ndodhen ne Muzeun e Vjenes. Kjo tregon se te pakten per kancelarin Schrenke shpata me trup te shkurter, e cila ka dhe mbishkrimin turqisht, eshte konsideruar pa dyshim, si palla e Heroit, ndoshta ngase ajo u ble njeherazi sebashku me perkrenaren.

Qe ketej, dy shekuj e ca me vone, ne vitin 1806, sebashku me inventarin e Muzeut te Ambrasi, edhe tre objektet e Skenderbeut, u transferuan ne Muzeun Perandorak te Vjenes, por per arsye qe nuk i dime u vendosen perseri te vecuara, vecse me pozicione te ndryshme: perkrenarja me shpaten e harkuar ne sallen e Maksimilianit (Salla XXV, nr 71 dhe Nr. 92), kurse palla me trup te shkurter ne ambjentin e quajtur salla eKarlit V (Salla XXVII, Nr. 345). Ajo qe thote D. Egro se ne muze te dy shpatat u bashkuan ne gjysmen e dyte te shek. XIX, nuk eshte e vertete. Ne vitin 1897 nje qytetar shqiptar (I cili duket se ishte shkodran), gjate udhetimit te tij per ne France qendroi dy dite ne Vjene dhe sipas asaj qe shkruan vete- u ndal vetem per te pare armet e Skenderbeut ne Muzeun Perandorak. Ne letren e nenshkruar pa emer, por me siglen X qe i drejtoi nga Vjena me 15 tetor 1897 Faik Konices, i cili kete leter e botoi dy muaj me vone ne "Albania", Bruksel nr. 8, 30 dhjetor 1897. Ne leter thuhet: " Mesoni se kam pa ne Muze t'madh te Vienes pallen edhe ksulen (perkrenaren - K.F.) e t'naltit tone trim Skenderbegut Fortit. Trupi im u drodh tu e pa kete pallen e shentme (mete cilen Skenderbegu I dha dermen Turqis 30 vjet. Palla asht teper e gjat dhe gjene e ne maj pak e kthyeme, ene aq e rande sa mendohesha qish mundet me e perdor njeriu me udobisht, pse randesia e saj eshte afro tre oke me kan diftue (3 kg ene 200 gr). Presja (tehja - K.F.) asht e shkrunum me ar ene e bukur sa ma nuk banet". Me poshte shkruan: "Me qindra njerez vijne me cudit (sodit - K.F.) k'tu ne Viene armet e Skenderbeut edhe mue mu mushen syte me lot, tue menu sa nevoje ka Shqipnia e mjere me u pru n'kohrat e shkumuna". Nga kjo kuptohet se shpata me trup te harkuar ishte prane perkrenares, por e vecuar nga shpata tjeter, te cilen vizitori shkodran nuk e pa, ndoshta dhe nuk e dinte, pasi ndodhej ne nje tjeter salle.

Por pallen tjeter e diktoi Faik Konica, i cili vizitoi kater vjet me vone Muzeun e Vjenes. Ai na sqaron se ne Muzeun Perandorak (keshtu quhej ne ate kohe muzeu qe sot mban emrin Muzeu Historik i Artit) perkrenarja me shpaten e harkuar ndodheshin ende te vecuara nga shpata me trup te drejte ne sallat e permendura.

Nje tjeter deshmi qe tregon se te dy shpatat ndodheshin ende te vecuara njera nga tjetra, e ndeshim ne vitin 1907. Nje njohese e artit mesjetar, Anneta von Vivenot, mbesa e mikeshes se shquar te shqiptareve, baronesha J. Knorr, i dergoi redaksise se gazetes arbereshe "La nazione Albanese", fotografine e perkrenares dhe ate te shpates se gjate me trup te harkuar te Skenderbeut, qe ndodhej prane saj ne Muzeumin e Vjenes. Ne letren percjellese ajo njoftonte se te dy objektet e Skenderbeut vinin nga keshtjella e Ambrasit dhe sipas dokumenteve autentike ne shek. XVI ato ishin ne zoterim te princit Ferdinand te Tirolit. Forma e shpates eshte e ngjashme me ate te shpatave venedikase sic paraqiten ne katallogun e armeve te shek. XV. Ajo teja e shpates pak e harkuar, por mjaft e gjate, eshte e zbukuruarme ornamente shume interesante qe na kujtojne stilin roman (La Nazione Albanese, Pallagorie, Catanzaro, nr. 1, 15 janar 1907, f. 1). Tridhjete vjet me vone, ne kohen kur motrat e mbretit Zog kaluan neper Vjene dhe vizituan Muzeun e saj Historik, ne vitrine ishte ekspozuar, sikurse e tregon fotografia, vetem perkrenarja me shpaten e harkuar, mbasi per shpaten e shkurter ekzistonin ende dyshime, nese i perkiste ose jo Heroit. Por, pas Luftes se Dyte Boterore, dyshimet per shpaten e dyte, u davariten. Si rrjedhim, ne pragun e 500-vjetorit te vdekjes se Heroit, ato u bashkuan ne te njejten salle, madje ne te njejten vitrine, te "Muzeut te Historise se Artit", sic e tregon pamja e fotografuar ne vitin 1968.

***

Perfundimisht eshte me vend te thuhet se orvatja e D. Egros per te na bindur se dy shpatat qe ndodhen ne Muzeun e Vjenes, nuk jane perdorur nga Heroi dhe si rrjedhim, ne duhet te heqim mendjen prej tyre, eshte nje deshtim i plote. Por edhe sugjerimet qe shfaqen aty-ketu se problemin do ta ndricoje tipologjia e shpates dhe natyra e mbishkrimit nuk na nxjerrin dot ne krye. Deshmite e shkruara qe u parashtruan, besoj se jane me tefuqishme se dyshimet dhe hamendesimet. Ato na bindin se kemi te bejme me dy shpata, te cilat qe nga cereku i fundit te shek. XVI jane konsideruar vazhdimisht nga historianet dhe muzeologet si armet e Skenderbeut. Si perfundim, shqiptaret para perkrenares dhe dy shpatave do te perulen me respekt dhe ndoshta sic i ndodhi dhe vizitorit anonim shkodran te vitit 1897, " kur te jene para tyre do te kene dridhje trupi dhe lot nga syte". Sa per D. Egron e keshillojme qe te kete kujdes se eshte ende i ri dhe te mos marre vrap kaq te madh sa te kujtoje se eshte historian aq i larte dhe njohes aq i formuar i shkrimit osmanisht sa te hedhe poshte me kurajen qe karakterizon nje fillestar, shenimet e inventareve shekullore te Vjenes dhe pohimet e nje mjeshtri te tille si Faik Konica. Le te studioje kokeulur vitet qe vijne historine e Shqiperise dhe te na binde se e njeh osmanishten, pasi ne kemi patur rastin te dyshojme se ai nuk eshte ende ne gjendje te kuptoje osmanishten e shekujve XV-XVI. Edhe per Drejtorine e Institutit te Historise kemi nje sugjerim: kuadrot e reja qe i merr si punonjes shkencore ne Institut, perpara se t'i emeroje, le t'i provoje nese e zoterojne specialitetin qe pretendojne.
 

Male850

Primus registratum
Re: Skenderbeu dhe shpatat e tij

Fillimisht postuar nga Renea88:
[qb] vec nje gje me ben pershtypje....u bera 15 vjet ne gjermani dhe ne biseda te ndryshme askush se njeh skenderbeun dhe ne shqiptareve na dine myslimane........HABI!!!!! [/qb]
Rene gjermanit ashtu si edhe italianit (edhe pse ka nje shesh dhe nje bust te skenderbeut), nuk ju eshte djegur b*y*t*h*a nga turku. Prandaj nuk e njohin. Pastaj perendimoret jane injorantet me te medhenje te historise dhe te gjeografise. <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Skenderbeu dhe shpatat e tij

Fillimisht postuar nga Male850:
[qb]
Fillimisht postuar nga *Nahar*:
[qb]
Po emocionet s'e pengojnje njeriun me qen intelektual! [/qb]
Duke patur parashush besimin dhe bindjen tuaj nuk habitem qe te mbrosh nje "filozof" si ky Frasheri, per te thene se Skenderbeu nuk ka egzistuar. Ajo qe me habit edhe me shume eshte sepse kjo vjen nga goja e nje Krutanit
[/qb]
Zotni Male po pse nuk e lexon shkrimin e ktij Frasherit para se me e gjyku
shrug.gif

Ti vete ne postimin tand ke te shkrum historiani i shumnjohun q1 ka pergatit nji korpus me dhjete vellime per Skenderbeun.
Ashtu si ti edhe Nahari u ngut kshtuqi ma avash mor popull mos merrni zjerm si pushka Nanos. <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

une_une

Primus registratum
Re: Skenderbeu dhe shpatat e tij

<span style="font-weight: bold">Eshtrat e kaloresit te krishterimit</span>(i cili beri qe shqiptaret te futen ne historine e Evropes)<span style="font-weight: bold"> kane 547 vjet nga viti i vdekjes qe nuk prehen te qeta. E zhvarrosen turqit</span>.

Emri i tij shqiptar Gjergj Kastrioti i kall daten myslymaneve. E therrasin Skender Bej.

Shqiptaret ndryshe nga Europa nuk kane asnje trashegimi (pervec ndonje xhamie) ne muze pervec trashegimise qe kane lene
princerit kristiane shqiptare edhe paraardhesit e tyre. Mallkim ishte Islami?
Ne fakt shume kisha jane kthyer ne xhami fale tolerances qe vetem tek Islami gjendet.

Europa krijoi shekullin e 20,21 gjate kesaj kohe mesjete.
Perjetoi luftra te perbindeshme. Shqiptaret, feja edhe Europa? Ka shume pikepyetje te vena. Jeni te zote te i jepni pergjigje.

&quot;Ku shkel turku nuk mbin bari.&quot; nuk eshte e vertete. <span style="font-weight: bold">Shkeli ne Rome edhe detyroi perandorine romake ne kristiane</span>.
 
Top