ne ndjenjen nuk ka asgje per te kuptuar, e asgje per te shpjeguar...
<< tani do te te tregoj nje histori Totò...ulemi pak ne fillim... na ishte njehere nje mbret qe kishte organizuar nje feste ku ishin te ftuara princeshat me te bukura te mbreterise. aty po kalonte nje ushtar qe ishte roje dhe pa qe po kalonte e bija e mbretit. ajo ishte me e bukura nga te gjitha dhe ushtari u dashurua me te menjehere. por c'mund te bente nje ushtar i thjeshte ne krahasim me te bijen e mbretit...mjaft, me ne fund nje dite arriti ta takonte nga afer dhe i tha qe nuk mund te jetonte dot pa te. princesha u prek aq shume nga sentimenti i forte i ushtarit dhe iu pergjigj: "nese do mundesh te presesh njeqind dite dhe njeqind nete poshte ballkonit tim, atehere une do jem e jotja".
menjehere ushtari zuri vend ne rruge poshte ballkonit te princeshes dhe kaluan nje dite, dy dite, dhjete dite, e pastaj njezete...dhe cdo mbremje princesha e kontrollonte nga dritarja, por ai nuk levizte nga vendi asnjehere...me shiun, me eren, me deboren...rrinte gjithe kohen aty...pellumbat benin nevojat siper kokes se tij, bletet e hanin te gjalle, por ai nuk u largonte. pas nentedhjete netesh ishte katandisur i gjithi i thare ne lekure, i zbehur dhe i rridhnin lotet nga syte sepse nuk i mbante dot...nuk kishte me fuqi as per te fjetur... teksa princesha gjithmone e shikonte nga larg... ne naten e nentedhjeteenente ushtari u ngrit, mori stolin dhe u largua pergjithmone.>>
<<po si keshtu, ne fund?>>
<<po, pikerisht ne fund Totò...por mos me pyet per domethenien! une nuk e di! nese e kupton, ma trego ti...>>