Skandali seksual i Ylli Pango -s

Al-Punk

Still here
Skandali seksual i Ylli Pango -s

Shkarkohet Pango
Berisha shkarkon Pangon pas skandalit
Publikuar më 05/03/2009
Autori i Lajmit: red.
Tronditet qeveria nga historia e monistrit Pango. Pas skandalit te publikuar ne emisionin Fiks Fare, Kryeministri Berisha ka shkarkuar menjehere nga detyra Ministrin e Kultures rinise dhe Sporteze, Ylli Pango. Duke pasur parasysh situaten e paraqitur ne emision, ku u publikua nje video ne te cilen ministri i ofron nje vajze nje vend pune ne ministrine qe ai drejton duke e ftuar ne shtepine e tij dhe duke u perpjekur t i mbushe mendjen per tu zhveshur, kryeministri ka reaguar menjehere duke theksuar se situata r krijuar bie ndesh me moralin e qeverise. Nderkohe mesohet se kryeministri ka komunikuar me ministrin Ylli Pango duke i komunikuar atij se episodi i paraqitur ne media eshte i papranueshem ne moralin dhe standartet e qeverise qe ai drejton dhe si rezultat ka vendosur shkarkimin e tij nga detyra e Ministrit te Kultures Rinise dhe Sporteve. Pango lidhur me kete ceshtje i tha Kryeministrit Berisha se kemi te bejme me nje montazh te mirfillte te medias.

Biseda e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve me një kandidate për punë

Pango peshkohet nga “Fiksi”, ja dialogu me një femër

Takimi në shtëpinë e ministrit, këmbëngulja për ta joshur
Ylli Pango - Po.
Fiksi - Alo
Ylli Pango - Çkemi?
Fiksi – Mirëmbrëma, profesor Ylli.
Ylli Pango - Mirëmbrëma.
Fiksi - Më fal që nuk e hapa telefonin pak më parë, por isha me familjen tek QTU-ja dhe nuk mund të flisja.
Ylli Pango - Nuk ka problem, unë kujtova se ishe në gjumë ( qesh ).
Ylli Pango - Meqenëse për sot kaloi, se unë tani prapë po merrem me gjëra të tjera, nesër ta fiksojmë një çikë që të të takoj pak, mirë?
Fiksi – Ok, por rreth çfarë ore?
Ylli Pango - Shiko ta bëjmë kështu, se kam hall që të të tregojë rrugën shoferi ty ose të të sjellë nja dy makina të ndryshme, ose në një makinë si të duash ti. Nuk ka asnjë problem. Ti të vish tek Ministria le të themi rreth orës 5-5.30. Nga 5.30 tek Ministria, më kupton? Pastaj do të tregoj, është aty ajo ku të thashë, aty tek Tirana e Re.
Fiksi - Tek Tirana e Re... a mund të ma thuash edhe një herë, se nuk e...
Ylli Pango - Më mirë të ta tregoj shoferi që të mos ngatërrohesh, ta tregon shoferi.
Fiksi - Hë se kam makinë vetë, mund të vij edhe vetë.
Ylli Pango - Lëre makinën tënde, me makinën e tij, që të mos shqetësohesh. Nuk ka asnjë problem. E kupton edhe një herë kur të vish do të të presë shoferi me makinën time.
Fiksi - Shoferi juaj?
Ylli Pango - Shoferi im, imi, ti me makinën tënde, vazhdoni. Do të tregoj se ku është instituti dhe kaq.
Fiksi - Ok. Do ndalem një herë tek Ministria apo të vazhdoj.
Ylli Pango - Te Ministria, te Ministria.
Fiksi - Dokumentet i pe?
Ylli Pango - Dokumentet i pashë, prandaj thashë që duhet të bëjmë pak muhabet, sepse kam disa idera që lidhen edhe me... prandaj po të them edhe për institutin, sepse lidhen edhe me institutin. Dmth, kam disa gjëra për punën, gjithmonë që po të jesh dakord ti, shkon mirë. Gjithsesi, pasi ta shikosh ti, sepse edhe ti ke të drejtën e zgjedhjes, e ke parasysh?
Fiksi - Ok, ok. Të thashë që kam mesatare të mirë dhe kam një CV të pasur, besoj që...
Ylli Pango - Po e pashë, pra e pashë. Ti the që mesataren e ke kështu mesatare, por atë nuk e kishe dhe aq mesatare, mirë e kishe. Po pra, mirë ishte e vlerësova, e kupton? Hajde në 5.30 në Ministri, a e kupton?
Fiksi - Tek instituti do të jemi në zyrë, në lokal do ulemi...
Ylli Pango – Po, pra po. Jo mo ka zyrë aty, ka zyrë, është normale ka zyra, asnjë gjë tjetër. Hajde në Ministri që të të tregojë shoferi se ku është instituti dhe kaq, asgjë tjetër. Pastaj në institut punët që janë atje për t u bërë dhe kaq. Do rrimë një çikë vetëm dhe ik pastaj.
Fiksi - Ok. Në orën 5.30?
Ylli Pango - Në 5.30 jam në Ministri si ta kesh më kollaj, se po të të them unë dil atje, dil këtu nuk e gjen dot se ku është instituti, a më kupton, sepse do të vijë shoferi? Që të të tregojë rrugën ty, që ta gjesh menjëherë. Po të duash, ta shpjegoj edhe kështu unë, nuk ka ndonjë problem më kupton?
Fiksi – Ok, ma shpjego se po vij më mirë se e kupton... të vij...
Ylli Pango - Mirë dil tek kjo që të bëj një kalim andej unë që sot të ta tregoj si vend ku është dhe të vazhdoj pastaj. Dil tek kjo... e di bankën "Pro Credit" ?
Fiksi - "Pro Credit", ku i bie?
Ylli Pango - Ajo rruga që të thashë unë që të nxjerr te... si quhej?
Fiksi - Tek "Koha Jonë"?
Ylli Pango – Po, eee, por rruga e gjatë. Kjo është aty te... ku del sheshi i rrumbullakët që të çon tek Tirana e Re.
Fiksi – Po, po, tek Tirana e Re.
Ylli Pango - Tek sheshi, sa fillon sheshi dmth...
Fiksi - E kam idenë, "Pro Credit Banc" tek LSI-ja aty.
Ylli Pango – Aty, LSI-së, bravo, aty afër LSI-së. Për sa vjen ti, vonohesh shumë?
Fiksi - Po për 20 minuta them nga Vora.
Ylli Pango - Ok, ok. Hajt pra, ciao...
Fiksi – Ok, kur të jem aty pastaj do të të bëj telefon.

Telefonata 2

Ylli Pango - Ke ardhur?
Fiksi – Alo, prof.Ylli, më fal se të mora për të njoftuar se, ngaqë ka shumë trafik këtu, sepse po bëhen punime në autostradë edhe nuk e di se sa mund të vonohem
Ylli Pango - E pashë, e pashë se edhe këtu ka një trafik të tmerrshëm tek kjo, por dëgjo...
Fiksi - Po pra.
Ylli Pango - Këtë mund ta gjesh shumë lehtë ti. Atëhere këtë po ta them në telefon unë që mos të ashtu... të vish me nge. Dmth, LSI-ja është kur vjen nga Tirana për të shkuar tek Tirana e Re është në krah të majtë apo jo, është kështu?
Fiksi - Po, po.
Ylli Pango - Kur vjen tek rruga e gjatë që është kjo rruga e gjatë me pemë anash, në fund fare, para se të kalosh tek sheshi i madh, në krah të djathtë është "ProCredit Banc". E ke të shënuar "ProCredit Banc" duket ajo.
Fiksi - Po, po e kam parasysh.
Ylli Pango – E ke parasysh, kalon këto mobileri, lojëra fati, çfarë janë të gjitha me radhë. I kalon të gjitha këto dhe para se të dalësh tek sheshi i madh, krah për krah është banka "Pro Credit". Përballë asaj është pallati 10-katësh jeshil. Tek ky pallati është instituti në kat të 6-të dhe ka tabelën tek dera "Instituti Shqiptar i Studimeve Sociale dhe Psikologjike". E ka të shënuar tek dera me tabelë të kuqe të madhe. Dmth, pallati jeshil është përballë bankës në krah tjetër të rrugës e ke parasysh?
Fiksi – Po, po, e kam parasysh.

Ylli Pango – Do të hysh nga mbrapa, do ngjitesh në kat të gjashtë, shikon atë tabelën e kuqe. Kështu që më mirë ta fiksojmë nesër nga ora 5.30, atje direkt dhe e gjen dmth.
Fiksi - Në orën 5.30 të vij direkt atje, mos të vij fare tek Ministria.
Ylli Pango – Jo, po,... nqs e ke kështu ti kontrolloje një herë në mëngjes mund ta gjesh direkt. Kontrolloje gjatë mëngjesit, mirë? Dmth, bjeri një herë andej në mëngjes, shiko dhe do e gjesh kollaj, po nuk e ke gjetur më thuaj nuk e kam gjetur dhe vij e të marr edhe tek Ministria po të duash. Është shumë kollaj.
Fiksi – Ok, se unë mendova që, meqenëse do fle sonte në Tiranë, mund të vij nesër nga ora 9-10 tek Ministria.
Ylli Pango - Epo tek Ministria e ke një çikë zor ti, sepse unë nesër jam shumë në lëvizje, kam aktivitete e ke parasysh? Në Ministri ti do vish, nuk ka problem, kjo është sepse në institut ka edhe gjëra të tjera, kam për të treguar edhe disa gjëra se unë kam tjetër ide, ta thashë, prandaj do të bëjmë pak muhabet. Kam idera edhe tek instituti brenda, se janë dy gjëra, Ministria dhe instituti. Edhe aty ka njerëz si puna jote, të tjerë, më kupton?
Fiksi - E kuptoj.
Ylli Pango - Se më duhet aty, edhe aty më duhet juriste. Kështu që nuk ka... kjo është thjeshtë për të... emrin e mundshëm, pastaj bëj çfarë të duash, vendos çfarë të duash ti. Dakord?
Fiksi - Ok. Dmth, gjithsesi, të mos bëj telefon, sepse unë jam nisur për Tiranë, ora është 7.30 e kupton? Nuk e di se sa mund të vonohem të mos bëj telefon?
Ylli Pango - Po ja, ti, po ashtu bëj, ta llogaris çfarë të të them unë ty, gjithsesi unë vendin ta thashë se ku është.
Fiksi – Ok, por thjesht që të mos të prish punë se mund të takohemi edhe sot. Nuk e di a është vonë për ty?
Ylli Pango - Nuk më prish punë. Unë jam tek rrugica tek "Kapriço". Edhe këtu ka një trafik të tmerrshëm, nuk e di ti je duke ecur tani?
Fiksi - Po pra, jam bllokuar në trafik.
Ylli Pango - Ku në trafik, në ç vend është kjo...?
Fiksi - Është aty tek kjo autostrada që ka filluar... po bëhen punime.
Ylli Pango – Mirë, gjithsesi, kur të vish më bëj një telefon se unë edhe mund të lëviz se telefonin e mbaj hapur. Po qe se kam mbaruar punë shikohemi edhe sot, po qe se do jem i zënë ta lëmë në orarin e nesërm. Dakord?
Fiksi - Ora është 7.30, mendoj qe maksimumi, maksimumi në orën 8 të darkës unë jam aty.
Ylli Pango - Po nejse, ti kurdo që të vish më bëj një telefonatë. Ok?
Fiksi - Jam e penguar nga trafiku dhe jam si në siklet se nuk e di për çështjen e punës besoj që...
Ylli Pango - Pse, pse je në siklet? Çfarë sikleti ke?
Fiksi - Po e kupton, më pëlqen shumë ai vend pune edhe... u bë edhe shumë që jam pa punë edhe...
Ylli Pango - Sa kohë ke ti pa ashtu?
Fiksi - Ka 8 muaj.
Ylli Pango - Po jo mo jo, se në qoftë se ti i plotëson kriteret, është normale ajo, nuk ka asnjë gjë, pse duhet ta kesh me kështu? Mos ki siklet fare. Unë për të mirë po mundohem, nuk e kam për kështu.
Fiksi - Nuk e di, në qoftë se e keni parë CV-në, unë personalisht, mendoj që deri diku i plotësoj kriteret.
Ylli Pango - I pashë, i pashë. I pashë, por nuk është problemi aty. Do t i shikojmë me detaje, pastaj se çfarë kishe ti. Ajo puna e gjuhës një herë është e rëndësishme, sepse anglishtja e ka një vlerë, sepse edhe një fraksion i huaj...

Bisedat e gazetares së Fiks fare me ministrin Ylli Pango
Gazetarja e Fiks fare shkon në Ministrinë e Kulturës për të kërkuar punë
Ministri Ylli Pango e pret personalisht në zyrë

Ylli Pango – Ç kemi?
Ylli Pango – Do më sjellësh dokumentet. Do më sjellësh çfarë ke mbaruar, fotokopjen e diplomës … gjuhë të huaj ke?
Fiksi – Po, anglisht, italisht, tani jam duke mbrojtur frëngjishten.
Ylli Pango – Atëherë do të më sjellësh të gjitha dokumentet. Ku jeton tani?
Fiksi – Këtu.
Ylli Pango – Me kë rri?
Fiksi – Vetëm.
Ylli Pango – Sa e ke numrin?
Fiksi – 069 …
Ylli Pango – (lexon nr që i dha gazetarja dhe e regjistron në cel)
Ylli Pango – E ke telefonin me vete (I bën zile gazetares me celularin e tij?
-Fiksi – Normal.
Ylli Pango – Ai është numri im.
Fiksi – Ok.
Pasi ministri i çon një mesazh në celular ku i kërkon takim në orën 21.15, gazetarja niset për ta takuar

Fillimisht, komunikon me ministrin në celular

Fiksi - Unë jam, me aq sa ma shpjeguan është këtu tek klub 24-orësh. Është këtu përballë shtëpisë suaj? Ok, unë jam këtu jashtë.
Ministri e ka lënë takimin në banesën e tij private
(Ministri i hap derën e shtëpisë)
Fiksi - Mirëmbrëma. Si jeni mirë?
Ylli Pango - Si jeni mirë? Je me njeri?
Fiksi – Jo.
Ylli Pango - Të pret njeri?
Fiksi - Jo.
Ylli Pango – Hajde, ngjitu më lart. Po ç kemi ndonjë gjë?
Fiksi - Asgjë, të përditshmet.
Ylli Pango - Eeeee pra. Po çfarë ke bërë?
Fiksi - Asgjë. Mbarova shkollën dhe tani jam në kërkim pune.
Ylli Pango - Hiqe xhupin.
Fiksi - Kjo është zyra juaj?
Ylli Pango - Unë kam të gjithë këtë vilën këtu. Kjo është me oxhak, një nga dhomat.
Fiksi - Se mos ju kam bezdisur, mbase....
Ylli Pango – Jo, përkundrazi, nuk më keni bezdisur, më keni dhënë kënaqësi. Mbase të kam bezdisur unë ty?
Fiksi - Jo, jo.
Ylli Pango - Se mos ke njeri që të pret, se the dua telefonin apo nuk ke njeri?
Fiksi - Telefonatat nuk dihen, e kupton? Mund të realizohen nga familja.
Ylli Pango - E çfarë mendon që të fillosh?
Fiksi - Po nuk e di të them të drejtën. Unë kam punuar vetëm tek .....
Ylli Pango - Çfarë bëje aty?
Fiksi - Tek ..... kam punuar si...
Ylli Pango - Po. Sa kohë ndenje aty?
Fiksi - Kam ndenjur rreth 7 muaj, se kisha shkollën.
Ylli Pango - Shkollën e mbarove tani ti? Sa t u bë?
Fiksi - Vjet.
Ylli Pango - Që vjet, dmth nuk ke kapur ndonjë punë tjetër?
Fiksi - Jo. Thjesht mendova një herë të trokas, se mbase... Nuk e kisha idenë nëse kishit nevojë për të punësuar.
Ylli Pango - Po mirë. Çdo gjë bëhet, çdo gjë rregullohet kur femra është e guximshme edhe i lindin idera të gjitha rregullohen. Varet se si e koncepton jetën dhe sa guxim ka. ( qesh ) Si më shikon.

Fiksi - Shtëpia shumë gjigante.
Ylli Pango - Eeee. Ka edhe ambiente të tjera të vogla që do t i tregoj. Ç kemi tjetër?
Fiksi - Asgjë.
Ylli Pango - Çohu një herë të të shikoj.
Fiksi - Uuuuuuuuuu.
Ylli Pango - Më pëlqen shumë ekspozeja jote, më pëlqeu që kur të pashë ( Momenti kur tenton të zbërthejë këmishën )
Fiksi – Uauuuuuuuuuuuuu, të lutem.
Ylli Pango - Nuk të bëj gjë, nuk të bëj gjë.
Fiksi - Jo nuk është... të lutem.
Ylli Pango - Të jap fjalën që vetëm do të të shikoj se si je transformuar, asgjë tjetër. ( qesh )
Fiksi - Jo, por.... të lutem, të luuuuuuuuutem.
Ylli Pango - Nuk do që të të shikoj fare? Fare, fare, fare?
Fiksi - Ju nuk më keni parë më parë se si kam qenë.
Ylli Pango - Të thashë më parë që duhet të jesh vajzë që duhet të guxosh. Derisa erdhe e më takove, guxove. Nejse nuk ka problem dilni aty, sepse unë nuk të prek.
Fiksi - Po më vini në siklet.
Ylli Pango - Nuk të vë në siklet, sepse problemi është ky që ti mund të hysh nëpër panairet e turizmit. Panairet e turizmit paraqiten kështu... ti pamjen e ke. Në këto lloj panairesh, në qoftë se ti je gocë e guximshme dhe futesh tamam në këtë punë, ti mund të bësh ekspozera shumë të mira, sepse ne shkojmë nëpër panaire në Berlin, në Londër, nëpër panairet më të mira dhe aty shkojmë... kemi marrë edhe femra kosovare. Kështu që unë kam qejf të shikoj ekspozenë tënde. Po të jesh e guximshme mirë, i çan të tëra. Po qe se e ke problem, pastaj më thuaj, unë nuk është se ashtu.
Fiksi - E guximshme në ç sens?
Ylli Pango - Sensi i parë është të të shikoj një herë që të të vlerësoj se aty mund të dalësh me rroba banjoje.
Fiksi - Të dal me rroba banjoje?
Ylli Pango - Po mo, dalin të gjitha, nuk ka problem aty që nga vendet e Amerikës Latine dhe të gjitha vendet që vijnë, normal siç del në plazh. E dyta mund të dalësh me rrobe që paraqitesh me kostum kombëtar. Dmth, janë disa variante, ka plot çdo vit aty. Kemi marrë nga dy vendet Kosova dhe Shqipëria. Një variant që mendova për ty është se do të të fus tek agjencia e turizmit që kam vend për goca, që të të vlerësoj. Tani kjo është pjesa e guximit. Nqs ti që tani rezervohesh dhe thua aaaaa, mos, të lutem, më lër mbaroj.
Fiksi - Jo unë....
Ylli Pango - Dëgjo diçka, mbaje mend siç hyre, do dalësh. Nuk prekesh, nuk të bëhet gjë. Tani unë të thashë ja, them që të shikoj një herë si fillim se kështu paske ndryshuar goxha, pastaj vazhdojmë e flasim. Hajt moj, hajt se ke guxim ti hajde. Pastaj që kur ke ardhur në Tiranë e ke kapur jetën. Kështu që si fillim, hiq vetëm këtë këmishën që të të shikoj si lëkurë deri ku ke rënë.
Fiksi - Të lutem, uuu më qenka zbërthyer.... të lutem më vjen shumë rëndë, të lutem shumë.
Ylli Pango - Asnjëherë prej meje, kurrë. Unë jam ai i fushës, s më vjen fare asnjë kështu....
Fiksi - Të lutem...
Ylli Pango - Asnjë gjë, vetëm të të shikoj ke rënë nga shëndeti aq sa duhet.
Fiksi - Shëndeti shikohet edhe pa hequr këmishën.
Ylli Pango - Ça i ke këto dreq mbërtheckash që nuk hiqen (tenton të heqë këmishën ).
Fiksi - Të lutem, shëndeti shikohet edhe pa hequr këmishën, të lutem profesor.
Ylli Pango - Ti do ta heqësh për të tjerë, si nuk do ta heqësh për mua?
Fiksi – Joooo, të lutem profesor, të lutem profesor, profesor të lutem, të lutem...
Ylli Pango - Ja deri këtu, deri këtu ( për të zbërthyer bluzën ).
Fiksi - Po nuk është gjë se... boll të lutem, boll.
Ylli Pango - Deri këtu, deri këtu (ndërkohë zbërthen disa kopsa të këmishës )
Fiksi - Të luuuutem, a mund ta mbërthej këmishën?
Ylli Pango - Lëre pra deri këtu, lëre deri këtu pra, se nuk po të prek.
Fiksi - ( E SHTYN )
Ylli Pango – Shih!
Fiksi - A mund të qetësohem pak?
Ylli Pango - Po qetësohu, ti qetësohu.
Fiksi - A mund të qetësohem, të lutem. Po më vjen shumë rëndë...
P[api - Po nuk u mësove me mua, ti i bie që...
Fiksi - Si do mësohem të më shikosh para...
Ylli Pango - Po po...
Fiksi - Të më shikoni ju nudo, para dhe pastaj?
Ylli Pango – Jo, nudo jo.
Fiksi - Ok me të brendshme.
Ylli Pango – Avash, mos bërtit, se nuk është ndonjë gjë. Mos u trondit se nuk do të të vras. Me dalë me rroba banjoje shiko si bën imagjino...
Fiksi - Jo unë tronditem. Nqs ju më shpjegoni paraprakisht pozicionin e punës, nesër pranon këtë lloj pune, ok! Por në këto kushte, ora 9 e darkës, në shtëpinë tuaj, të zhvishem unë, tronditem.
Ylli Pango - Hë moj, qetësohu se nuk të bën gjë njeri me zor, se nuk jam ajo kategori. Idea është kjo, në agjencinë e turizmit e kam menduar që ka një vënd për vajzë me pamje dhe me shkollë. Tani në atë agjenci që varet nga unë se është drejtoria ime, zakonisht bëhen panairet e Shqipërisë për turizmin, dakord? Në këto panaire ne veçojmë pjesët më të bukura të turizmit shqiptar si malet, detet e me radhë. Duhet pak anglishtja, si je me anglisht ti?
Fiksi - Mirë, shumë mirë.
Ylli Pango - Ok. Kam marrë edhe një tekst aty që po munde ta përkthesh ta marrësh me vete. Tekst anglishteje është një nga fjalimet e mia që do ta mbaj kur të shkoj atje. Nqs ti i jep këto prova dhe i plotëson ky është vëndi. Vëndi është shumë i mirë, do të jesh pranë meje. Unë kur të kem panaire jashtë në të gjitha bashkë me grupin do të të marr edhe ty. Në Evropë do të shëtisësh, mundësitë i ke, rrogën do ta kesh të mirë, këto. Këtë ofertë unë e kam për ato lloj vajzash që janë të mira në paraqitje, që janë të guximshme dhe jetën e kap për fyti që sot. E bën mirë, nuk e bën, ma thuaj se nuk ka gjë, unë nuk të shqetësoj.
Fiksi - Duhet domosdoshmërisht të kthej një përgjigje tani, që të mendohem edhe unë?
Ylli Pango – Aha, duhet të mendohesh? Po mirë mendohu, si të duash?! Pastaj çfarë prisje, çfarë pune prisje? Të punoje në zyrë, të rrije aty? Zyrë është ajo, ka zyrë ku lëviz herë pas here nëpër panaire.
Fiksi - Ka këtë pjesën që unë nuk e kisha menduar që unë mund të dal edhe me rroba banjoje.
Ylli Pango - Nuk është gjithmonë kjo. Kjo mund të jetë një herë në vit, në verë, ndërsa periudhën tjetër mund të jesh organizatore në panaire. Do bëhesh specialiste për këtë punë në sensin që do marrësh njohuri për fletëpalosjet, për albumet, për turizmin. Do kesh njohuri për spotet që bëjmë ne publicitare. Këto janë në përgjithësi, ndërsa çfarë të dalë ndonjë rast i veçantë.
Fiksi - Nuk e di nëse do më lini të paktën të mendohem deri nesër?
Ylli Pango - Unë nesër jam për rrugë. Unë jam për në Korfuz nesër, do rri 2-3 ditë, do kthehem të dielën. E mbaj të hapur telefonin, nëse do, më bëj telefon.
Fiksi – Ok, do komunikojmë në telefon.
Ylli Pango - Do lëvizësh ti tani? Ke shqetësim, do të ikësh?
Fiksi - Po.
Ylli Pango – Ok, në dorën tënde është, unë kisha kënaqësi të të mbaja, ti e di. Të presin apo nuk të pret njeri.
Fiksi - Mua nuk më pret njeri, por kam plane të tjera.
Ylli Pango - Tani, sonte?
Fiksi – Po.
Ylli Pango – Çudi.
Fiksi - Mendova që do ishte një takim i shkurtër, thjesht dorëzim dokumenti dhe kaq prandaj.
Ylli Pango – Dakord, herën tjetër rrimë më gjatë, dakord?
Fiksi - Do shikohemi në Ministri herën tjetër?
Ylli Pango - Herën tjetër do më marrësh në telefon dhe do më thuash a e pranon apo jo, si punë? Pastaj....

Ylli Pango - Ato m i solle mua dokumentet?
Fiksi - Po. Janë thjesht një curiculum dhe lista e notave dhe diploma. Po të duhen certifikatat e gjuhës ti sjell.
Ylli Pango - Kur t i marrësh m i bëj gati edhe ato dhe m i sill, mirë?
Fiksi – Ok, natën e mirë
Ylli Pango - Natën e mirë. Ciao.

Video:
http://www.infoarkiv.com/html/media/video/iden/931/titulli/Fiks-Fare---04/03/2009
 

Al-Punk

Still here
Re: Skandali seksual i Ylli Pango -s

Zëri i Amerikës
Kryeministri Berisha shkarkon nga detyra Ministrin e Kulturës Ylli Pango

Kryeministri Sali Berisha shkarkoi mbrëmë nga detyra Ministrin e Kulturës, Ylli Pango, pas materialeve të transmetuara nga televizioni "Top Channel" mbi provokimet e tij seksuale ndaj një vajze që kerkonte punë në institucionet kulturore. Televizioni "Top Channel" transmetoi biseda të ministrit Pango me aplikanten që kerkonte punë, ndërkohë që ai dukej të kishte pasur qëllime të ulta. Korrespondenti ynë, Ilirian Agolli, njofton nga Tirana.
 

receli

Primus registratum
Re: Skandali seksual i Ylli Pango -s

Rilindja Demokratike
Nis zbardhja e perversiteteve nga dosja e "Mr. Lakuriqit". Përse është paditur nga komshinjtë


Monstra-Rama, paditi bashkëshorten për të birin, tre njerëzit e tij të orgjive


Zëdhënësi i Partisë Demokratike publikoi dje skandalet e kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, duke filluar që nga orgjitë e tij deri tek akuza ndaj ish-bashkëshortes se kishte kryer marrëdhënie seksuale me babain e tij. Gjithashtu Bogdani kujtoi se Rama e shndërroi Ministrinë e Kulturës në një kuplara gjatë kohës kur drejtonte këtë dikaster, njëlloj siç ka shndërruar sot kullën e Myslym Pezës në një kuplara të padeklaruar. Bogdani gjithashtu solli në vëmendje paditë e panumërta të fqinjëve ndaj veprimeve perverse të Ramës. Më tej zëdhënësi i Partisë Demokratike tha se Rama është i vetmi politikan që detyroi gazetat të mbulonin me gjethe fiku të pasmet dhe të parmet e tij. Partia Demokratike vlerëson se në përgjigjet e histerisë, të Mr. Lakuriqit, se njeriu i vetëm që nuk ka fytyrë dhe gojë të flasë për këto probleme është Edi Gjethja e Fikut, Rama. "Vërtetë Ylli Pango ka gabuar rëndë, por t'i z. Rama nuk ke fytyrë, as gojë, të flasësh për çështje morali, sepse Tirana, Shqipëria dhe mbarë bota të njeh ty, jo vetëm si Gjethja e Fikut, po edhe si njeriu më pervers që mund të ekzistojë. Kjo, sepse je t'i z. Rama i vetmi në Shqipëri që në vitin '91 lëshove akuza monstruoze ndaj bashkëshortes tënde të nderuar, se ajo e kishte djalin me babanë tënd. Këtë akuzë të pështirë sa vetë morali yt, e përdore edhe si padi për të divorcuar dhe shkatërruar jetën e një nëne, një zonje, një artisteje të çmuar të këtij vendi. Vërtetë Ylli Pango ka gabuar rëndë, por t'i z. Rama nuk ke gojë të flasësh, se me perversitetin tënd në vitin '91, pasi rrënove jetën e një njeriu të pafajshëm, nënës së djalit tënd, praktikove me zotëritë A.K., S.N., E.T., dhe tre femra si puna juaj për gjashtë muaj rresht orgji kolektive", theksoi Bogdani. Ai theksoi se ishte Rama ose Mr. Gjethja e Fikut që për instiktet e tij shtazore në eksese histerike, detyronte fqinjët e tij në mënyrë të përsëritur ta padisnin në polici."Ti dhe ata që të rrethojnë ty, nuk mund të flisni për moral, ndërkohë që vraponi mbas testeve të ADN-së, duke akuzuar njëri-tjetrin. Vërtetë Ylli Pango ka gabuar rëndë, por ti Edi Rama, nuk ke gojë, as fytyrë të flasësh për njeri, t'i që si ministër Kulture e shndërrove atë ministri në kuplara, njëlloj siç ke shndërruar sot kullën e Myslym Pezës në një kuplara të padeklaruar", vijoi më tej zëdhënësi i PD-së. Ai theksoi se kryetari i PS-së është i vetmi njeri që nuk mund të flasë për problemin e z. Pango, jo vetëm se është sajuesi i skenarit të tij, por sepse ai në marrëdhëniet dhe raportet e tij, ngjan shumë herë më tepër me një kafshë apo njerëz primitivë se sa me një njeri të qytetaruar. "Z. Rama nuk ke gojë të flasësh, se je i vetmi politikan në këtë planet, që si ministër i këtij vendi, do të detyroje gazetat të mbulonin me gjethe fiku të pasmet dhe të parmet tua. Gjethja e Fikut do të të ndjeki deri në fund të jetës tënde politike. Ndaj, e drejta jote është vetëm heshtja", vijoi Bogdani. Ai nënvizoi se Edi Rama, Mr. 15% apo Mr. Dosja, dhe tani Mr. Lakuriqi, dëshmoi para shqiptarëve, se ai personalisht, qëndron prapa skenarit të përgjimit dhe organizimit të kurthit ndaj z. Ylli Pango. Bogdani tha se Kryeministri Berisha mori në kohë qëndrimin e merituar ndaj abuzimit të papranueshëm dhe të papajtueshëm me Kodin e Etikës të zyrtarit, të z. Ylli Pango dhe siguroi se ky është dhe do të jetë standardi konstant i kryeministrit dhe i Partisë Demokratike, ndaj cilitdo.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Skandali seksual i Ylli Pango -s

Standartet morale të kryeministrit zbatohen vetëm kur ndodhin skandale? Përse nuk i zbaton këto standarte kryeministri para se të plasi Gërdeci, para se të vidhen paret e veprave të ndërtimit apo para se të transmetohet në TV kodoshlliku i ministrave të tij?

Rasti i Pangos si njeri i ulët dhe që shfrytëzon postin për përfitime seksuale është shumë i njohur në ambjentet e fakultetit të Psikologjisë. Po ashtu, ky njeri i "aftë për tu bërë ministër" ka vjedhur punën e studentëve (siç edhe ndodh rëndom në universitetet tona) për ta publikuar në librat e tij.

Pra, Zoti Kryeministër, para se të dalë me shpatë në dorë, i detyruar nga situatat, duhet të "bëjë detyrat" e të verifikojë sjelljen e kabinetit të tij para se "t'ja varë mëlçitë në qafë ujqërve".

P.S. Guri, ky artikulli nuk ka lidhje me sjelljen e Pangos por vetëm me lehjet e Bogdanit (PD) ndaj Ramës (them lehjet pasi nuk kanë nxjerrë asnjë provë).
 

atman

Forumium maestatis
Re: Skandali seksual i Ylli Pango -s

Futja e artikujve në forum duhet të jetë mirë i motivuar dhe sipër qëllimeve partiake sepse forumi nuk është hapësirë e njëanëshme. (Kjo është vërejtje për Gurin)

Nga sa lexova kam ndjerë neveri për çfarë thuhet dhe si thuhet. Një shkrim rrugaçësh dhe këtu mishërohet thënia se “Qeni leh atje ku ha”. (kjo nuk është për Gurin)


PD tregon edhe njëherë se është trashëgimtarja më e keqe e PPSH.
Kjo të kujton shefat e kuadrit dhe dosjet e tyre në çdo istitucion e organizmë të vendit, dikur, ku shënohej çdo gjë për punëtorët e vertikalisht deri në ato sfera që ruanin për vete të drejtën e kontrollit por përjashtoheshin prej saj. Këto dosje, të vogla më miniaturë, mund të hapeshin në kohën dhe çastin e duhur për t’u përdorur kundër personit, ose të dhënat e saj përcilleshin heshtur aty ku duhej. Kundër Edi Ramës përdoret diçka që ka ndodhur 20 vjet më parë. Lufta e klasave shfaqej edhe në këtë mënyrë. Pas njëzet vjetësh përmendej “mëkati” dhe dënimi ishte diçka e faktit. Ndoshta Edi Rama i meriton të gjitha sa thuhen, por sikundër thotë Kondre, duhen faktuar, jo të flasim me mllef. Edhe pse, me thënë të drejtën, më duket tepër e habitëshme t’i thuash tjetrit:
Ti mbylle gojën sepse edhe për ty kemi ç’të themi.
PPSH na nxorre mallin.
Mbi të gjitha, kur diskutohet për Pangon, përse përmendet Rama? Përse përzjehen të dy çështjet? pranojmë se kemi dy çështje? Dhe përse tani? (jam dakort sërish me Kondren kur flet për standartet)

“PD mbulon mutin me shurrë”. Vlen për titull te kjo temë
 

toronaga

Forumium praecox
Re: Skandali seksual i Ylli Pango -s

HISTERIA PRO PANGO...

Mimoza Dervishi

Ndodh një dukuri e çuditshme në Shqipëri sa herë shpërthejnë skandale. Në fillim është një valë masive denoncimi dhe distancimi nga keqbërësit apo fenomeni, dhe deri këtu gjithçka është e kuptueshme. Por fill pasi qetësohen gjakrat, dhe në Shqipëri qetësohen po aq shpejt sa dhe ndizen, fillojnë zërat e dytë, ata që kanë ide të tjera nga të parët dhe që ose e bëjnë për t‘u dukur interesantë, ose liberalë, ose nuk u bën përshtypje asnjë e keqe. Këto zëra fillojnë merren me keqardhjen për atë që ka kryer aktin dhe gjetjen e shkakut, pse jo dhe fajit, te të tjerët.

Shpërthimi i një zemërimi masiv ndaj Pangos nuk ishte thjesht dhe vetëm kundër tij. Ishte një zemërim i justifikuar i një shoqërie të tërë, që ka kohë që akumulon një mllef të paparë për ata që shpërdorojnë pushtetin në të gjitha mënyrat e mundshme, deri te ato më perverse. Deri këtu jemi në rregull, dhe në fund të fundit, edhe të ngushëlluar, se shoqërisë shqiptare i ka mbetur ende morali bazë. Argumenti kundër se kështu bëjnë të gjithë apo se të gjithë e kemi kryer dikur, diku, një mëkat në jetë, nuk është në fakt as argument, as justifikim.

E kështu, fill pas valës së parë që pa të drejtë u quajt histeri kolektive, tani ka shpërthyer një valë e dytë, që në fakt meriton të quhet histerike. Vala e mbrojtjes së Pangos!!! Paçka se nuk e thonë plotësisht, por bëjnë sikur Pangon e dënojnë, ajo që po na dëgjojnë veshët e shohin sytë është e lemeritshme. Fajin na e paskan ato vajzat që kërkokan punë dhe, në rastin e fundit të zbuluar e realizuar nga "Fiks Fare", na e paska gazetarja. Madje, gazetarja na qenkësh përdorur si prostitutë nga "Fiksi". Për të gjithë ata që nuk dinë shumë rreth gazetarisë, paçka se i gjen ndonjëherë edhe botues, edhe në krye të institucioneve mediatike, gazetarja ka bërë veçse punën. Mund të fillojmë sot e të mbarojmë nesër me përshkrimin e emisioneve investigative nëpër botë, ku gazetarët zbulojnë dhe denoncojnë fenomenet e dënueshme e të paligjshme për shoqërinë. Gama është e gjerë. Po, po! Ka gazetare që janë veshur edhe si prostituta dhe janë sjellë si prostituta për të zbuluar prostitucionin. Ka të tjerë që janë sjellë si terroristë dhe kanë hyrë brenda grupeve terroriste, të tjerë në grupe mafiozësh, duke u hequr si mafiozë apo edhe në rrjete pedofilësh. E lista vazhdon pa fund. A mund t‘i quajmë këto të përdorur dhe t‘u vëmë etiketat e mësipërme, apo thjesht dhe vetëm kanë kryer punën në shërbim të interesit publik? Dhe të kuptohemi që në fillim: kur këto emisione kanë për target njerëzit e rrugës, të të gjitha shtresave dhe llojeve, për ata publikët as që diskutohet fare mëshira apo kujdesi. Sepse në momentin që kanë marrë përgjegjësi publike, kanë edhe llogari publike për të dhënë. Ato kufijtë që u pretendua se i shkeli "Fiksi", bota i ka kapërcyer me kohë. Madje "Fiks"-i u tregua tepër i kujdesshëm.

E dyta ide që po na serviret vjen me moton: "Të dënojmë fenomenin Pango, por të mbrojmë qytetarin Pango". Çfarë idiotësie është kjo! Mos po i bëhet ndonjë padrejtësi Pangos nga opinioni publik? Absolutisht jo, madje sa më i fuqishëm reagimi, aq më shumë dobësohet fenomeni që bart ky njeri dhe të ngjashmit. I njëjti debat u hap kur "Fiks"-i zbuloi një pedagog, që bënte të njëjtën gjë si Pango me studentet dhe kishte zëra që shpejtuan të thonë: "Po prit, se ai ka familje". Harrohet që përgjegjësia për familjet e tyre është individuale dhe kur nuk kujdesen vetë këta persona për ruajtjen e nderit dhe moralit të familjes së tyre, çfarë barre ka shoqëria të bëjë kujdes, se mos u preken ndjenjat familjarëve të këtyre monstrave! Në fund të fundit, shqetësimi më i madh duhet të jetë për ato mijëra familje të pambrojtura të këtyre vajzave, shumica e të cilave, në një realitet të varfër shqiptar, vuajnë dhe për bukën e gojës, për të çuar fëmijët nëpër shkolla, që nesër këta fëmijë të kenë një punë dhe jetë më të mirë se prindërit e tyre... Ato janë viktimat e vërteta të këtij fenomeni. Dhe për t‘ju qetësuar se nuk po bëni krim, duke demaskuar, tallur e përqeshur Pangon, mjafton të kujtoni se bota jashtë kufijve shqiptarë është ku e ku më e egër ndaj këtyre personave.

Në panoramën e rastit Pango do të sjell një rast, që në fakt nuk është shumë i ngjashëm, por ia vlen krahasimi: Eliot Spitzer, ish-guvernatori i Nju Jorkut, i cili dha dorëheqjen pasi u zbulua (përmes kredit-kartës) që shkonte me një prostitutë. As nuk përdori paratë e shtetit, as nuk i premtoi asaj vajzës vend pune në administratë, as nuk përdori zyrën e shtetit për aktet e tij private. Thjesht dhe vetëm kishte shpërdoruar besimin e publikut, duke kryer një akt të dënueshëm për shoqërinë amerikane dhe duke dëmtuar më shumë se gjithçka familjen e tij. Zemërimi mediatik dhe shoqëror ishte i jashtëzakonshëm. Askush nuk e fali, përkundrazi media për javë me radhë, çdo ditë, çdo natë, u mor me këtë histori, zbuloi kush ishte vajza. Ndërsa humoristët dhe komedianët nuk lanë fjalë dhe karikaturë pa pikturuar për Spitzer. Edhe këngë në You Tube i bënë. Po nuk u dëgjua kush të thotë: "Pushoni se ka familje" apo "Mjaft, se edhe ai njeri është".

Epo për familjen kujdeset vetë individi dhe sidomos kur shoqëria i ka dhënë votën, nderin dhe privilegjin ta ngrejë në piedestal. Megjithatë, akti i Spitzer ishte ku e ku më i lartë se i Pangos sonë arrogant. Ish-guvernatori bëri një deklaratë dyminutëshe, me një fytyrë krejt të zbehtë, u kërkoi falje publike qytetarëve dhe bashkëshortes dhe u dorëhoq, edhe pse ligji nuk ia kërkonte një gjë të tillë. Pango, nga ana tjetër, vazhdoi pacipërinë duke u munduar të na mbushte mendjen se ajo vajza kishte ardhur zhveshur, kur në fakt të gjithë, sipas një logjike normale, menduam se ky njeri nuk do ta shihte dritën e diellit shqiptar për të paktën 5 vitet e ardhshme. E pra, s‘ka mëshirë për të tillë njerëz.

Po kështu, në valën e skandaleve me karakter të tillë seksualo- politik mund të sjellim senatorin Larry Greg, i cili në një banjo aeroporti u provokua nga një mashkull që punonte për policinë. Publiku amerikan nuk dënoi atë që e provokoi senatorin, madje ky as që u mor për diskutim. Vetëm në Shqipëri dëgjon thagma të tilla që të vrasin veshët dhe të errin sytë.

Reagimi i parë shqiptar ndaj Pangos ishte një reagim masiv dhe i zemëruar, sepse ishte mllefi i grumbulluar prej kohësh i një shoqërie krejt të pafuqishme për të reaguar ngaqë nuk ka zë të reagojë. Zërin ia kanë rrëmbyer ata që janë në krye të institucioneve të shtetit, fuqinë ia kanë vjedhur deputetët rrugeçër të Parlamentit shqiptar dhe dritën ia kanë rrëmbyer botues e pronarë përfitues nga pushteti. Por në fund të ditës ka dhe "Top Channel" që është bërë zëri dhe fjala e publikut shqiptar dhe, megjithëse nuk ka inkurajimin e të atyre që përmenda më sipër -dhe s‘ka ç‘e do- ka mbështetjen e plotë të opinionit shoqëror. Me kaq, misioni i këtij institucioni mediatik është i kryer mrekullisht. Dhe mjafton të shikosh ndonjë kanal rrotull, ku në panele shkojnë e vijnë të sipërpërmendurit dhe e kupton edhe më mirë sa serioz e profesional është "Top Channel". Sa për "Fiks"-in, si pjesë e së tërës, duhet thënë që ka bërë në këto vitet e fundit aq sa nuk është bërë kurrë në 18 vjet demokraci nga qeveritë, shoqatat humanitare apo ato të të drejtave të njeriut. Dhe megjithëse duket si mision i pamundur, sjellja në binarë e një shoqërie me klasë politike (deri diku edhe mediatike) të shkarë nga duart, sërish kontributi i këtij emisioni është tejet i fuqishëm.

Është për të ardhur keq që edhe pas një rasti skandaloz si ai i Pangos, në vend të harrohej për një çast militantizmi dhe xhelozitë profesionale, ka filluar në fakt linçimi i "Fiks Fare" dhe i "Top Channel", a thua se ata janë fajtorët që qeveria shqiptare është e mbushur me perversë. Dhe më keq akoma, ka filluar mbrojtja e Pangos!!! Ky është kulmi i kulmeve. Shqipëria nuk ka shtet dhe "Top Channel" është bërë sot një derë për të trokitur. Sepse kur shteti nuk funksionon, ndodh që një media të bëhet derë e madhe për pritje nga populli. Dhe ky është vlerësimi më i madh që mund të ekzistojë. Dhe që nuk arrihet, rregullohet apo prishet me KKRT...

Buja e skandaleve shqiptare nuk zgjat më shumë se tri ditë, në një shoqëri të imunizuar nga çdo lloj gjëme, dhe kjo është fatkeqësi më vete, sepse mësimet që nxirren, janë ose të pakta, ose harrohen shpejt. Prandaj është i nevojshëm një diskreditim masiv dhe i vazhdueshëm i atij kalibri, që Pango(ve) mos t‘u shkojë më mendja të përdhunojnë besimin e publikut shqiptar. Dhe le të bëhen me hije dhe ata që u ankuan për privatësi dhe thanë "na mori lumi të gjithëve tani". Mbrojtësit e Pangos, në këtë rast, nuk kanë pse shqetësohen kaq shumë, sepse nga ç‘pamë e dëgjuam, ky zemërim masiv as që i bëri fare përshtypje Pangos. Dhe është akoma më fatkeqësi që këtij ish-pushtetari, i cili ende nuk ka kërkuar një ndjesë publike dinjitoze, kanë filluar t‘i rrihen shpatullat dhe t‘i kujtohet se qenka njeri në fund të fundit. Kjo nuk është gjë tjetër, veçse bashkëpunim në krim.
 

atman

Forumium maestatis
Re: Skandali seksual i Ylli Pango -s

Nuk po futem ne hollesira, por kam pershtypjen se kjo Mimoza ngaterron punen e gazetarit me ate te policit.
Asnje gazetar nuk shtiret si terrorist per te zbuluar terroristet, ose nuk futen brenda mafiozeve per te zbuluar mafian apo te shtiren si prostituta per te zbuluar prostitucionin.
Gazetari e zhvillon direkt profesionin e tij, jo i maskuar.

Per rastin ne fjale, kam folur me siper dhe natyrisht denoj Ylli Pangon sepse ai vuri ne ankand diçka qe nuk i perket, dmth istitucionin e shtetit per te nxjerre fitime personale, qofshin ato edhe te natyres seksuale.
 

Ergler

Primus registratum
Re: Skandali seksual i Ylli Pango -s

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: Elektricisti</div><div class="ubbcode-body">Cdo njeri i ndershem e denon sjelljen e ish ministrit Pango,por menyra se si u pergatit skenari dhe u provokua ai ishte e paligjeshme.Gazetarja e veshur me 20 cm mini dhe me gjokset gjysem jashte ka vepruar tamam si nje prostitute rrugesh.Ajo ka dhunuar privatesine e tij.Ai ishte ne shtepine e tij dhe ajo rruspi nuk ka te drejte te shkoje atje me mikrokamer e mikrofone per te regjistruar. Vetem nje putane mund ta merrte ate lloj guximi per te shkuar ne shtepine private te tjetrit,sepse nje e ndershme nuk do te guxonte.Mendoj se ky eshte nje skandal i kurdisur ne zyren e Edvinit(i cili eshte aksioner ne TOPCHANEL&lt;prandaj edhe i jep komandat me SMS per te) se bashku me korofillakun F Cakuli.Ky provakacion u pergatit qe me vajzen e pare, e cdila thuhet se ishte e aferme e FC,(besoj e keni parasysh biseden e saj me mikrofon para duke folur me zagarin YP),por ky i fundit duke e ditur se ajo mund ta pesonte si Stela e Vlores qe paditi korrupsionin dhe krimet e shefave te komisariatit te Vlores dhe ne fund si shperblim i dhane nje koqe plumbi,vendosi te aktivizoje nje te ashtuquajtur gazetare.Per kete nuk i pelcet bytha grekofonit apo jo.Kjo lavire simbas mendimit tim,duke ditur edhe sec ndodh me gazetaret e ndershem ne keto raste ne vendet me demokraci te dobet,besoj se kjo kurvice qe u shit per nje grusht para,do te shkoje t'i beje shoqeri Steles se Vlores.
Edvini si duket kerkonte nje lajuriq si vetja e tij per fushaten elektorale,por mesa kuptoj ai humbi dhe me shume perfitoi Berisha qe e shkarkoi per 4' mbas shfaqjes se pamjeve tek FIKS-i. </div></div>

Kur fushata te jete ne kulmin e saj keni per ta pare Edvinin jo vetem me tope perjashta,por edhe te shoqeruar me kriminelin filogrek Mihal Delijorgji ne hotelet luksoze te Qipros.
 

atman

Forumium maestatis
Re: Skandali seksual i Ylli Pango -s

Nuk e di elektriçist nese persa me siper e ke shkruajtur ti, por nuk jam dakort. E para sepse me duket teper e pavend te quajturit lavire te nje gazetareje qofte edhe sikur te kete vepruar gabim, dmth te kete vjele nje informacion ne menyre jo korrekte. Ne vendet demokratike ka shoqata gazetaresh dhe natyrisht edhe nje kod etik qe kushtezon sjelljen dhe dikton nje sere rregullash ne kete drejtim si dhe detyrimet pasoje. Por kurrsesi nuk mund te quhet lavire, apo ofeza te ketij kallepi.
Tjetra ,qe me duket jashte vendit, lidhet me thuajse cinizmin e shprehur duke treguar fundin e nje vajze te mjere qe ka denoncuar korrupsionin, kur une mendoj se fundi i asaj vajze zbuloi fytyren e vertete te regjimit shqiptar.

Pyetja qe behet per te sqaruar njehere e mire qendrimet e secilit eshte:
- Sa femra i bien ne kembe Ylli Pangos sepse eshte Yll dhe ato shtrihen me te per kenaqesine qe jep t'i shtohesh kostelacionit yjor, e jo per nje vend pune?
Pergjigjen e kesaj pyetjeje nuk e dime. Meqenese Ylli Pango ne jeten e tij private, per çfare ben, pergjigjet para vetes dhe familjes, por gjithmone si Ylli Pango, ose si Ylli Lango, ose si Ylli Gango, i xhveshur nga funksionet shteterore, te cilat, persa i ka dhe i gezon e ndjekin edhe jashte mureve te zyres. Si Ylli, njeri si çdo njeri, si Iks shqiptar qe mendon thuajse gjithe diten per te bere seks, e ndoshta eshte diçka me vlere, sepse sipas statistikave te fundit ne Angli, meshkujt perlqejne me shume te flene se te...pra, si shqiptar ne kushtet e sotme, kur jeta paraqit vetem strese te vargezuar, askujt s'do t'i shkonte ndermend se ekziston nje Ylli Pango qe femrat per toke i rrezon. Kaq, asnje diskutim.
Mirepo ne kishim ministrin Ylli Pango dhe ai i bente ato qe bente me kete veshje zyrtare sepse ne kete menyre afronte vende pune, kundrejt favoreve seksuale. Pra shiste moralin e shtetit dhe mundesine e shtetit. Ky eshte imoralitet i plote, i padiskutuar dhe i pakrahasuar me te tjere. Mania tone kur diskutojme per njerin, themi po ja edhe tjetri. natyrisht, por mbarojme pune me njerin, qe te evitojme te tjeret.
Si perfundim; Ylli, si Yll, mund te beje ç'te doje, por si minister qe shkemben mundesine e postit per mish te fresket, ndeshkohet.
 

receli

Primus registratum
Re: Skandali seksual i Ylli Pango -s

vajze trime kjo katundarja burrelse.

per llogari te ed rames e arte dades felliq per jete vehten duke mbetur ne histori si hafija me e paskrupullt shqiptare.
te shohim a do interesohet ndoj her hipopotami filip cakuli ti gjej nje burre kesaj vajze te cilen e futi ne nje mocal nga ku nuk del më.

??


http://www.youtube.com/watch?v=bPnyURQZW-U
 

Al-Punk

Still here
Re: Skandali seksual i Ylli Pango -s

Ore Guri,
Po ti cfare interesi ke qe e mbron?
Faktikisht ne Tirane gjithmone perflitej per Pangon qe shkonte me studentet e tij. Nuk mbulohet dielli me shoshe thote populli. Heret a vone te gjithe paguajne per ato qe bejne ..
 

gurax

Pan ignoramus
Re: Skandali seksual i Ylli Pango -s

Nga disa komente ketu me duket se ne Shqiperi do te kete akoma nje jete te gjate mendimi qe vjedhja dhe mashtrimi jane virtyte te cmuara.
 

receli

Primus registratum
Re: Skandali seksual i Ylli Pango -s

mandush djali,

a do te deshiroje ti qe motren a gruan a vajzen tende ta detyrojne filip cakulat te luaje role te tilla si ai qe na tregon videoja me lart?

nuk besoj.
 

Al-Punk

Still here
Re: Skandali seksual i Ylli Pango -s

Guri i dashur,
A do deshiroje ti qe motren, vajzen apo cfare te kishe te afert, ti detyronte Manjaku te kalonin nga shtepia e tij para se te kalonin klasen?

Ne pergjigje te pyetjes tende, po te them qe nuk do doja. Por te rrime shtrember e te flasim drejt kur vjen puna per mostra!
 

receli

Primus registratum
Re: Skandali seksual i Ylli Pango -s

panorama

--


Zbulohet në internet videoja e pacensuruar e skandalit “Pango”
» Vendosur: 19/09/2009 - 08:23





Ermira Shpetimi

Të gjithë e kujtojmë të ashtuquajturin “Pango gate”, atë që u servir nga “Top Channel” si skandali seksual i ministrit të Kulturës, Ylli Pango, i cili na paraqitet në video si manaiaku që kërkon favore seksuale në këmbim të një vendi pune. Natyrisht në Shqipërinë tonë plot me halle deri në kufinjtë e mbijetesës, historitë rozë që përfshijnë edhe krerë të shtetit, lënë jo pak gjurmë në mendjen e gjithkujt, por perceptimi për to e aq më shumë gjykimi, është i ndryshëm. Në kohën kur në “Top Channel”, në programin “Fiks Fare” u publikua materiali që dukej se fliste i tëri kundër Pangos, i cili nuk po sillej në respekt të detyrës që ai kishte, dukej sikur pat një dënim kolektiv për profesorin që iu fut politikës duke arritur shpejt në pozicionin e ministrit. Më pas ngjarjet politike duket se e kaluan në harresë këtë histori.
Por i vetmi që nuk e ka harruar, por përkundrazi po bën gjithçka që ta përgënjeshtrojë atë që të gjithë pamë në ekran, është vetë Ylli Pango. Pas disa daljeve të tij në ekran për të shpjeguar variantin e ngjarjes sipas tij, Pango u tërhoq totalisht nga jeta publike, mbase si një taktikë që njerëzit të mos merreshin më me të. Pangos tani dukej se i mjaftonte vetëm përpjekja e tij personale për t’i shkuar deri në fund kësaj historie e mbase për të dalë edhe i pafajshëm prej saj. Kështu, si fillim ai po përpiqet që të bindë nëpërmjet faqes së tij personale në face book, miqtë që ka aty, se e gjitha kjo ishte një grackë dhe një mashtrim por që nuk do të ndalë së luftuari për ta vërtetuar këtë. Ja çfarë shkruan Pango në një nga komentet e tij në faqen personale në FB: ”Gjëja më e keqe është se ka ende mjaft njerëz që me ligësi duan të besojnë të keqen. Nuk duhet pushuar së luftuari për të drejtën.” Kjo tregon më së miri vendosmërinë e Pangos që të çojë dinjitetin e tij në vend. Përveç kësaj, po në face book është krijuar një grup me emrin ”E vërteta rreth pseudo - skandalit Ylli Pango”. Në këtë faqe ka shumë komente të cilat shprehin mbështetjen për ish-ministrin. Por gjëja që të lë pa fjalë është publikimi në këtë faqe por edhe në you tube, i videos së transmetuar në Fiks Fare, por kësaj here bruto, pa asnjë pjesë të prerë. Po të klikoni tek you tube me emrin ”E vërteta rreth pseudo - skandalit Ylli Pango” mund të shikoni sesi vajza që në takimin e parë i prezantohet Pangos me emrin e saj duke i kujtuar që janë takuar rreth katër vjet më parë kur ajo ishte pjesë e ”Kafazit të Artë”. Më pas vijojnë pjesë të tjera të cilat ne i kemi parë tek Fiksi, por kësaj here në video paraqitet vetë gazetarja e cila në një nga zyrat e Fiksit i telefonon Pangos, ndërkohë që një burrë të cilit i tregohet në kamera vetëm dora (aty thuhet se është Filip Çakuli), e sugjeron vazhdimisht kur ajo pyet ish ministrin.
Videoja është e shoqëruar edhe me komente pas çdo sekuence. P.sh., një nga komentet është ”Videoja është e montuar me shtojca denigruese me zëra të ndryshuar femrash”. Më pas në video tregohet gazetarja në momentin që futet tek shtëpia e Pangos në darkë, me veshje të zezë por duke qenë dimër, nuk lë shumë të shohësh detaje të veshjes pasi gjithçka fshihet poshtë një xhupi të zi. Këtë e themi pasi Pango ka pretenduar vazhdimisht që vajza kishte ardhur në shtëpinë e tij me veshje shumë provokuese. Komentet që vijojnë janë: ”As vetë Churchilli nuk do të mund t’i rezistonte një fushate kaq të gjatë provokimi dhe mashtrimi” ose “ja cilat janë të drejtat e njeriut që janë shkelur: filmim pa leje në një banesë private, përdorim i paautorizuar i imazhit të një personi privat, fyerje e imazhit dhe shpifje e qëllimshme kundrejt një figure politike me imunitet parlamentar…”. Dhe komentet në video përfundojnë kështu: ”Bëj mirë të gjesh keq. Doktor Pango u mundua të ndihmojë dikë duke i ofruar ndihmë, ndërkohë ajo dhe tutorët e saj ngritën një kurth”. Dhe më pas ka një thirrje për reflektim.
Në grupin e fansave të Pangos ku numërohen rreth 450 vetë, bëhen komente të ndryshme rreth videos të cilat më së shumti janë në mbrojtje të ish-ministrit. V P, djali i Ylli Pangos, edhe pse është pjesë e këtij grupi, nuk ka preferuar të bëjë asnjë koment por me pjesëmarrjen e tij, duket se e mbështet në mënyrë të heshtur të atin. Ndërkohë vetë Pango bën këtë koment: ” Të dashur miq, një grup juristësh në USA kanë përgatitur një video, e cila tregon të vërtetat e pathëna rreth “pseudo-skandalit Pango”. Ju lutem shikoni me vëmendje videon e mëposhtme dhe gjykoni vetë se si në mënyrën më barbare, me paramendim, në shkelje të ligjeve shqiptare dhe konventave ndërkombëtare, u shkatërrua jeta e një figure akademike, politike, e një NJERIU... Ju lutem gjykoni dhe jepni ndihmën tuaj.”.
Videoja është përgatitur në shqip dhe në anglisht dhe ka pak ditë që po shfaqet në you tube, por çuditërisht deri tani ka vetëm 1000 shikime ndërkohë që në mars të këtij viti, kur ndodhi skandali, njerëzit kishin kuriozitet të paparë për të marrë vesh kush ishte gazetarja, çfarë është çensuruar etj. Por tani që Pango ka në dorë materialin bruto të kurthit të tij, siç e quan ai, natyrshëm lind pyetja, si e siguroi ai atë?
Ne dimë që këtë video e disponon vetëm “Top Channel” e cila ruan privatësinë e një gazetari investigativ, por edhe Prokuroria, e cila e ka kërkuar si një provë materiale. Përsa i përket të rejave rreth ndjekjes së çështjes Pango, dosja ka kaluar nga Prokuroria e Përgjithshme në atë të Tiranës, pasi ai nuk është më deputet. Ish-deputeti tashmë është nën hetim me akuzën “Tentativë për kryerje marrëdhëniesh seksuale duke shpërdoruar detyrën”. Por ka edhe një vështirësi në vazhdimësinë e hetimeve, pasi gazetarja që ka realizuar ‘kurthin’, si një dëshmitare potente e ngjarjes, nuk gjendet. Prokuroria ka tentuar disa herë ta kontaktojë por ka qenë e pamundur. Vajza figuron e larguar nga Shqipëria më 23 mars të këtij viti dhe prej atëherë nuk është kthyer më.

Drejtuesit e Fiksit: ”Edhe ne jemi çuditur nga ka dalë ai material”

Të pyetur nga ”Panorama Plus”, drejtuesit e Fiksit pohojnë se vetë ata e kanë parë këtë video për herë të parë në you tube javën e kaluar dhe janë çuditur tej mase. ”Ne materialin e kemi patur vetëm në një kompjuter dhe vetëm dy persona shumë të besuar tanët mund ta shikonin atë, prandaj dhe heqim dyshimet që materiali të ketë dalë nga zyrat tona. Nga ana tjetër ne kemi çuar mjaft materiale në Prokurori kur ata na i kanë kërkuar dhe marrëdhëniet me këtë institucion kanë qenë mjaft korrekte. Prandaj dhe mbetet enigmë kush mund ta ketë nxjerrë videon dhe duam po aq sa dhe ju që ta zbulojmë”, na pohon njëri nga drejtuesit e programit ”Fiks Fare”.
 
Last edited by a moderator:

Al-Punk

Still here
Re: Skandali seksual i Ylli Pango -s

Video e permendur ne artikullin me siper:
<object width="425" height="350"> <param name="movie" value="http://www.youtube.com/v/bPnyURQZW-U"></param> <param name="wmode" value="transparent"></param> <embed src="http://www.youtube.com/v/bPnyURQZW-U" type="application/x-shockwave-flash" wmode="transparent" width="425" height="350"> </embed></object>
 
S

Ssqiptarja

Guest
Kam lexuar ne nje faqe interneti nje histori shume te trishte te nje vajze e cila kerkon te sensibilizoje pirnderit dhe opinionin e gjere , ne menyre qe te tregojne kujdes dhe vemendje per vajzat e tyre.
Vajza ne fjale kishte qene viktime e nje perversi qe ka vegjetuar per 8 vjet ne ish ministrine e Ylli Pangos , mik dhe shok i ngushte me ish ministrin drejtor i Turizmit ne kete ministri !
Tronditja ime (por edhe e kujtdo tjeter qe e lexon kete shkrim) qendron ne faktin se ky dikasteri paska mbledhur perverset e q.vacet .
 

joetisti_

Locus omnem
Kam lexuar ne nje faqe interneti nje histori shume te trishte te nje vajze e cila kerkon te sensibilizoje pirnderit dhe opinionin e gjere , ne menyre qe te tregojne kujdes dhe vemendje per vajzat e tyre.
Vajza ne fjale kishte qene viktime e nje perversi qe ka vegjetuar per 8 vjet ne ish ministrine e Ylli Pangos , mik dhe shok i ngushte me ish ministrin drejtor i Turizmit ne kete ministri !
Tronditja ime (por edhe e kujtdo tjeter qe e lexon kete shkrim) qendron ne faktin se ky dikasteri paska mbledhur perverset e q.vacet .
Jam kunder veprimeve te tilla dhe jam pjese e atyre qe tronditen nga keto lajme. Por ne rastin e Pangos me informacionet qe na vune ne dispozicion, kishte nje dashakeqesi te pajustifikuar. Shume mendojne se kishte skenar te sajuar nga rivalet politik te tij qe do te thote me fjale te tjera se ishte nje shtytje thuajse me detyrim per ta kryer ate veprim. Kujtdo pa perjashtim po t'i viheshin ne forme te atille t'i benin nje te keqe(edhe si kjo) do t'ia arrinin qellimit. Pango meqe e beri, me te drejte e larguan nga posti, por nuk duhet ta kishin provokuar ashtu sepse ai njeri eshte e jo dru.
 
S

SandraBuda

Guest
Une kam njohur se afermi nje vajze te re e cila ishte mantenute e drejtorit te turizmit, piktorit AG, ishte vertete marredhenie e ndyre sepse kjo goca ishte me e re ne moshe sa vete goca e AGt, por ama kam njohur tre vajza te tjera qe kane flirtuar me ylli pangon !
Kete shthurje morale asnje lloj provokimi nuk e justifikon, ky eshte mendimi im.
Respekte!
 
S

SandraBuda

Guest
Re: Skandali seksual i Ylli Pango -s

mandush djali,

a do te deshiroje ti qe motren a gruan a vajzen tende ta detyrojne filip cakulat te luaje role te tilla si ai qe na tregon videoja me lart?

nuk besoj.
Vajza eshte paguar per kete, ate karakter ka patur, une kurre nuk do ta behesha vegel e filip leshite as mantenute e ylli pangos!
Te tille me kane edukuar!
 
Top