Skandal ... ja si komentohet fjala FE ne fjalorin terminologjik Shqip-Shqip

scadarsko

Locus omnem
FE f. sh.
Besimi i verbër se gjithçka në botë përcaktohet e drejtohet gjoja nga forca të mbinatyrshme, hyjnore, i cili ka lindur qysh në kohë shumë të hershme dhe është i papajtueshëm me botëkuptimin shkencor, materialist; tërësi dogmash që japin një botëkuptim
fund e krye idealist e reaksionar, i cili është armik i betuar i përparimit e i shkencës, dhe përdoret nga klasat sunduese për të mashtruar e për të nënshtruar masat punonjëse; besimi te zoti. Feja e krishterë (ortodokse, katolike, myslimane). Origjina (përhapja) e fesë. Lufta kundër fesë. Ndërroi fenë. Mohoj (luftoj) fenë. Feja është opium për popullin.
 
gurax

Pan ignoramus
hmmm. Definicion disi i injektuar me nje menyre slloganore te shprehuri, por ne teresi i sakte. sikur te riformulohej ne nje forme me 'te rregullt politikisht', do te pranohej pa shume zhurme.
Edhe nje ilustrim tjeter se si nuk eshte malli ai qe shet vetveten, por kutia e bukur me te cilen eshte mbeshtjelle.
 
joetisti_

Locus omnem
jo vetem 'politikisht korrekt' te jete. Eshte i gabuar. Sidoqofte s'mund te jete shpjegim fetar.
Feja, sado qe nuk pranohet, eshte kunder shkences, here pa dashje e here me dashje. Por shkenca pas disa kohesh, edhe pse jo ne ate mase qe e "sulmon" feja, mund te jete edhe kunder vetvetes.

Nje fjalor elektronik te permiresuar kur do ta kemi?
 
Dhe cfare alternative propozon per kete definicion? Nese nuk je dakord me nje definicion cfaredo 'A', i bie qe ka nje kandidat 'B' per ta zevendesuar. Le te shohim atehere cilat jane alternativat.

Per me teper, shpjegimi dhe definicioni i nje dickaje ne gjuhesi, nuk ka fare te beje me fushen e trajtuar nga kjo dicka. Ne rastin konkret, nese ne gjuhesi dhe ne koncept do te duhet te definojme fjalen 'fe', as qe ka te beje fare me nje detyrim qe ky definicion apo shpjegim te jete fetar, ashtu sic per te definuar psh. fjalet 'matematike' apo 'histori' apo 'bregdet' nuk ka fare kuptim te pretendohet nje shpjegim matematikor, historik apo bregdetar, respektivisht per secilin prej tyre.
 
joetisti_

Locus omnem
Une mund ta kuptoja shume mire qe frigoriferi s'punon, po marr nje shembull, por s'do te thote edhe se jam teknik dhe e rregulloj :)
Sidoqofte, nese ky shpjegim i tanishem lexohet nga nje i huaj qe eshte i interesuar per shqipen, arrin te kuptoje se cfare kuptimi ka fjala. Do te thote se s'eshte i gabuar ne kuptimin qe s'ka kuptim. Por, dhe jo per politikesi korrekte, mund te thuhej sic pershembull e ka fjalori italian:
Perkrahje besimtare e nje te vertete qe rezulton jo e prekshme nga shqisat, bindje ne ekzistence te nje Zoti.

Sa per shpjegim fetar, e kisha fjalen qe te mos marre nga drejtimi i nje ekstremi tjeter nga ai ateist qe me fanatizem te semure kane bere nje pershkrim thua sikur po te ishte pak me i bute, ndonje ateist do te behej fetar. Dhe ekstremi tjeter do te ishte ta perkufizonte ashtu sic besohet nga fetaret.

Por une me shume e kam hallin se ne pergjithesi ky fjalor elektronik qe eshte shume praktik dhe i nevojshem, ka mangesi te theksuara. Sikur ta permiresonin!!...
 
katsune

cherry blossom
ahahahah fantastik ky perkufizimi qe i jepet fese :D

genuine porsi e verteta qe del nga goja e nje femije :)
 
gurax

Pan ignoramus
Une mund ta kuptoja shume mire qe frigoriferi s'punon, po marr nje shembull, por s'do te thote edhe se jam teknik dhe e rregulloj :)
Sidoqofte, nese ky shpjegim i tanishem lexohet nga nje i huaj qe eshte i interesuar per shqipen, arrin te kuptoje se cfare kuptimi ka fjala. Do te thote se s'eshte i gabuar ne kuptimin qe s'ka kuptim. Por, dhe jo per politikesi korrekte, mund te thuhej sic pershembull e ka fjalori italian:
Perkrahje besimtare e nje te vertete qe rezulton jo e prekshme nga shqisat, bindje ne ekzistence te nje Zoti.

Sa per shpjegim fetar, e kisha fjalen qe te mos marre nga drejtimi i nje ekstremi tjeter nga ai ateist qe me fanatizem te semure kane bere nje pershkrim thua sikur po te ishte pak me i bute, ndonje ateist do te behej fetar. Dhe ekstremi tjeter do te ishte ta perkufizonte ashtu sic besohet nga fetaret.

Por une me shume e kam hallin se ne pergjithesi ky fjalor elektronik qe eshte shume praktik dhe i nevojshem, ka mangesi te theksuara. Sikur ta permiresonin!!...

Kur flasim per definicione, kerkohet nje pershkrim i standartizuar se cfare do te duhet te kuptoje cdonjeri sa here qe haset fjala perkatese. Pavaresisht kush e lexon. Pergjigja e pyetjes "Cfare do te kuptojme me fjalen Fe?" duhet te jete e njejte per te gjithe, paperjashtim.
So... pershkrimi i fese ne fjalorin italian? C'fjalor.. 'gjenuin' vertet. :D Feja eshte nje "perkrahje besimtare e nje te vertete (qe rezulton jo e prekshme nga shqisat), nje bindje ne ekzistence te nje Zoti". Oh? Nje perkrahje besimtare e nje te vertete te padukshme? Bindje ne ekzistencen e nje Zoti? Ky eshte besimi, jo feja.
Pervec kesaj, nje e vertete mund te mos jete e prekshme nga shqisat, por ne ne tera rastet eshte e prekshme, e dedektueshme, nga pajisje dhe sensore, qe nuk jane gje tjeter vecse amplifikatore te shqisave. (Kjo eshte shume e qarte nese dime cfare do te kuptojme me fjalen "e vertete". Por po rezulton nje mundesi qe te mos jete e qarte edhe kjo!) Dhe dmth ... cfare eshte feja sipas ketij fjalorit, edhe nje here? E vertete, apo bindje? :) Ky fjalor italian nuk ka definuar asgje as ne kete rast, sepse ka shume te verteta qe nuk jane bindje (psh: Shpejtesia e drites eshte e fundme dhe e pakalueshme nga asgje) ashtu sic edhe shume bindje nuk jane fare te verteta (psh: Prejardhja e Universit nga veza kozmike Pan-Gu, sipas nje tradite te lashte fetare japoneze. Apo bindja se Toka eshte e sheshte. http://www.theflatearthsociety.org/cms/ )
Nuk eshte fjalor i mire ai qe ke pare. Sepse fjala 'fe', ashtu sic ne e njohim dhe perdorim, nuk eshte cfare ka shpjeguar ky fjalor. Per mendimin tim, nese eshte i gjithi keshtu, hidhe fare se nuk ben. :)

Nje definicion ne anglisht i te njejtes fjale:
- Religion is a cultural system of behaviors and practices, world views, ethics, and social organisation that relate humanity to an order of existence.

Nje tjeter definicion (ne fakt 3 te tilla, per tre kuptime) per te njejten fjale:
a. The belief in and reverence for a supernatural power or powers, regarded as creating and governing the universe.
b. A particular variety of such belief, especially when organized into a system of doctrine and practice.
c. A set of beliefs, values, and practices based on the teachings of a spiritual leader.

Konfuzion dhe dileme, "C'eshte feja mor aman?" Efekt i shkollimit superb te "Millenials Generation", me siguri. E c'ju duhet atyre te mesojne tabelat e shumezimit, sot kemi makina llogaritese. :p
 
Eléonoré

Valoris scriptorum
FE f. sh.
Besimi i verbër se gjithçka në botë përcaktohet e drejtohet gjoja nga forca të mbinatyrshme, hyjnore, i cili ka lindur qysh në kohë shumë të hershme dhe është i papajtueshëm me botëkuptimin shkencor, materialist; tërësi dogmash që japin një botëkuptim
fund e krye idealist e reaksionar, i cili është armik i betuar i përparimit e i shkencës, dhe përdoret nga klasat sunduese për të mashtruar e për të nënshtruar masat punonjëse; besimi te zoti. Feja e krishterë (ortodokse, katolike, myslimane). Origjina (përhapja) e fesë. Lufta kundër fesë. Ndërroi fenë. Mohoj (luftoj) fenë. Feja është opium për popullin.

Besimi duhet te jete i verber ashtu si je edhe ti! Gjynah qe po shpoj fllucken tende.

Zoti eshte qenie materiale ndersa ju fatkeqesisht nuk jeni. Ne qofte se ju nuk keni sy te shihni ZOTIN kjo nuk do te thote se AI nuk ekziston por sepse shqisat tuaja nuk jane te zhvilluara per t'a pare.

Oh edhe nje gje tjeter. Ju nuk keni dy "sy". Ju jeni ciklope. Ai qe ju quani syrin e mendjes nuk eshte gje tjeter vecse i vetmi sy qe ju keni.

Perndryshe ju do te ishit ne gjendje te shihnit nje film tre dimesionalesh pa patur nevojen e syzeve tre dimesionale te cilat perdorin te dy syte.

A jeni te qarte o qenie te djallezuara dhe te pashpirte!

El
 
Top