Sjellja me femren - mangesia kryesore e shqiptarit

true confidental

Forumium maestatis
Re: Sjellja me femren - mangesia kryesore e shqiptarit

Boh cfare mendimesh....... Superioriteti i vetem i mashkullit qendron vetem ne forcen fizike se sa per te tjerat eshte i barabarte me femren ne cdo aspekt ............per familjen kujdesen te dy ne menyre te barabarte ne rolet qe u ka caktuar zoti, mireqenia nuk kufizohet vetem ne anen materiale , te dy kontribojne ne menyra te ndryshme , jo me tani qe edhe gocat punojne po aq shume jashte familjes.........madje them se cdo mashkull duhet ta inkurajoje femren te mos kthehet ne nje grua shtepiake te thjeshte por te krijoje vendin e vet ne shoqeri.
Dhe cdo gje vjen se si e ke mesuar dhe si te ka mesuar ...........toleroje disa here dhe duhet ta tolerosh gjithe kohen pastaj /pf/images/graemlins/laugh.gif , veri gjerat ne vend qe heren e pare dhe cdo gje shkon fjolle per te dy .......Motivet e dobta nuk ekzistojne kur mbizoteron arsyeja dhe statusi reciprok..
 

Koli

Primus registratum
Re: Sjellja me femren - mangesia kryesore e shqiptarit

coyote bashkohem me ty kur thua: toleroje njehere duhet ta tolerosh gjithmone. Tregoja vendin qe ne fillim qe me pas mos te te hedhe vickla. Pastaj c'eshte kjo ta inkurajosh gruan te rropatet ne pune, ne vend qe t'ja besh jeten me te lehte duke lare dy pjata e fshire nje sokak, t'i thua futja koken ne pune sa ti dale shpirti. Edhe dy leka shpirt qe ka t'i lere ne pune?! Gjynah per nder.
 

true confidental

Forumium maestatis
Re: Sjellja me femren - mangesia kryesore e shqiptarit

Ate tolerancen secili e kupton ne interes te vet /pf/images/graemlins/laugh.gif ....Pastaj varet se kush e kap i pari, ca gjera tolerohen per dashuri e ca per arsye te tjera ......
Nuk besoj se ka ndonje femer te lumtur qe eshte e kufizuar vetem ne detyrat familjare e rritjen e kalamojve ......botekuptimi duhet te jete me i gjere se kaq
 

Koli

Primus registratum
Re: Sjellja me femren - mangesia kryesore e shqiptarit

ate botekuptimin secili e kupton si do dhe varet se c'kerkon secili nga ne. Po qe me kete tolerancen me ke futur ne mendime. Te kene ndryshuar koherat ngaqe mashkulli zuri po tregohej shume tolerant? psss...
 

silu

Primus registratum
Re: Sjellja me femren - mangesia kryesore e shqiptarit

NIHILIST-O je teper i perhapur dhe aspak konkret...megjithate me pelqen tendenca per replike dhe koment..
Pasi lexova ate idene e hapesires qe sipas teje mashkulli duhet ti jape femres me erdhi nder mend nje shprehje e nje femre te madhe te letrave (franceze kjo)te cilen po te le ty ta supozosh,e cila tingellon si vijon"Meshkujve nuk duhet t'ua marrim per te verteta ato qe thone sepse ata vete vulosin dhe vete firmosin" keshtu qe...
me kete nuk dua te te bej te mos shprehesh me asgje por...
Po ndaj edhe nje mendim tjeter i cili me qendron teper pezull..po udhetoja para pak ditesh drejt veriut te vendit dhe me la shokant fakti se edhe pse nuk kisha qene ne ato zona prej "n" kohe gjithcka ishte po njesoj ,,,rruget varferia,realiteti...dhe gjithcka ..pashe grate qe ngarkonin gomaret dhe ngisnin qete ,dhe po te njejtat gra qe dukeshin teper te plakura ne te tridhjetat ose me pak te tyre...dhe mendova se jane po te njejtat gra te cilave ju kerkohet teper llogari per cdo gje, dhe teper zbatim rregullash strikte morali dhe konservatorizmi (per te mos thene kanuni).Pyes veten pse nuk jane meshkujt ata qe mbledhin barin dhe bejne mullarin...jo ata jane duke pire raki diku...
Ne jug te vendit tone ndodh po e njejta ...jane kot brockullat e tipit jugu ndryshe dhe nuk e di cfare....
Dilni pak nga Tirana kur nje pjese e moshatareve tona "cahen"neper palestra pak para veres duke genjyer veten se do mund te heqin disi pak celulit....dhe ndoshta disa prej tyre mund te blejne nje here ne aq nga nje "Premordiale nuit"

Femrat tona jane teper larg se qenit femra dhe deri ne momentin qe te jene te tilla ka shume pune..dhe kjo jo vetem nga meshkujt...per fat te keq....
Besoj se ngelet shume per te bere dhe diskutuar duke e lene te hapur kete ceshtje ...


Blendi sidoqofte me duket teper bindes ne ato cka ka shprehur me siper......
 

tola77

Primus registratum
Re: Sjellja me femren - mangesia kryesore e shqiptarit

Femra qe burrat i perbuzin harojne qe kane dale nga femra,harojne qe eshte nena,motra dhe gruaja qe i lind trashegimtare.Lexova se gruaja shqipetare eshte me e respektuara ne evrope(PO TA SHIKONI ME SYRIN ARAB PO, SE VETEM PER ATA JEMI ME AFER ME BOTEN E PERCEVE NE EVROPE DHE POPULLI ME %TE LARTE MYSLIMANIZMI NE EVROPE,)nuk e di nga gjetet kete shpikje,se gruaja shqiptare eshte me e percmuara ne shoqerine tone,kujtoni se si shani neper rruge,si i trajtoni,kush ben punet me te rendomta kush ka te drejte te vije ne cdo ore te nates ne shtepi,se po pati 2 te dashur eshte p.... kurse djalit i thone te lumte,sa merziten burrat kur ju lind vajze etj
 

re artu

Primus registratum
Re: Sjellja me femren - mangesia kryesore e shqiptarit

Me vje keq tju kujtoj nje fjale te urt popullore.Si mbas kokes veri festen.Dhe me cudit fakti qe me te njejten sjellje kaq vulgare per ju femrat shqip,per te huajt (flas per ne ITALI se aty jetoj)jemi dicka e vecante dhe bejne kryq per djemt shqiptar.Edhe se jane rritur ne nje mentalitet me te hapur se femrat shqip. :wub:
 

bobo

marksist-enverist
Re: Sjellja me femren - mangesia kryesore e shqiptarit

tem` interesante!-prioritetit t`diskutimit, si rash nfije.
po diskutohet:
-sa kan met, meshkujt shqiptar, si "peshku pa uj"-, ne "boten e civilizuar" perendimore?
-apo; ku ti kerkoj rrenjet e tua "mentalitet", dhe pse?

per tparen sdi ca tthem, s`m`ka ra rruga andej!(?)
per tdyten, asht fol, do flitet..., dhe sme mbet te them me shum nga ato qe jan thene.

nje urra, per meshkujt dhe femrat shqiptare! /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Koli

Primus registratum
Re: Sjellja me femren - mangesia kryesore e shqiptarit

Arkma ne ketu po flasim ne pergjithesi dhe jo per raste te vecanta, se po te marresh raste te vecanta mund te dalim ne shume perfundime mbase paksa subjektive por gjithsesi reale.

Une nuk po flas per njerez qe akoma jetojne maje gomarit, por po te flasim per njerez qe kane njefare shkollimi dhe nje horizont paksa te zgjeruar mund te them se femres keto vitet e fundit i ka ndryshuar shume pozicioni qe ka ne shoqeri, gje s'eshte aspak e gabuar. Thjesht mua nuk me pelqen ekzagjerimi qe i bejne statusit te tyre, sidomos ketu ne USA femrat shqiptare. Ku femra mund te te punoje qindin dhe ti s'mund t'i besh asgje. Si mundet te ndryshojme dhe te bejme nje kthese 180 grade kaq papritur? Prandaj them qe te jete pasoje e tolerances se tepruar qe ka ushtruar seksi mashkullor duke ju dhene mbase me shume te drejta sec duhet.
 

silu

Primus registratum
Re: Sjellja me femren - mangesia kryesore e shqiptarit

Pikerisht se po flasim per gjeneralen se subjektivisht ka shume linja ne te cilat mund te futesh vetem femra teper "te lumtura" te themi nga ana sociale,,
Do te thoja se nuk mund te besh kurrsesi nje krahasim me Shtetet e Bashkuara ,,kemi te bejme me nje pavaresi qe ne moshem 17-18 per te mos thene qe ne djep...nderkohe qe ekonomikisht realiteti shqiptar nuk e lejon kete me asgje dhe per fat te keq sic po duken bathet nuk do te ndryshojne gjerat deri sa ne te vazhdojme te jemi korridori i kepuceve te perendimit dhe jo vetem....
Nejse e njoh edhe realitetin amerikan ne kete kendveshtrim dhe te kuptoj...kuptoj dhe konfuzitetin qe mund te sjelle nje plan i tille social per nje mashkull shqiptar i cili ka nje input social tjeter dhe aty gjen nje realitet totalisht tjeter...
nejse besoj se mund te "mbijetosh"apo jo....
po bej shaka....
Ai kthimi 180 grade qe po thua nuk ka te beje me mentalitetin dhe me realitetin social ka te ebej me karakterin ..keshtu qe shikoje me mire...nese je sic duhet mund te shkosh ku te duash dhe te njejten sjellje te kesh..
me kupton...dhe kete ta them te pare dhe nga pervoja ime personale megjithe kohen e qendrimit jashte Shqiperise.... gjerat nuk ndryshojne nese je...fiks....
ok take care... /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Koli

Primus registratum
Re: Sjellja me femren - mangesia kryesore e shqiptarit

Arkma shume gjera varen nga karakteri, ama trysnia e ambjentit qe te rrethon eshte shume e madhe, sidomos kur gjithe ai mentalitet i ri te ne te cilin jeton eshte ne favorin tend.
Por jam me ty kur thua qe shume gjera varen nga karakteri. Njeriu s'duhet te harroje kurre identitetin e tij dhe sado te asimiloje copeza nga kultura te huaja ( gjithsesi shume te perparuara) nuk duhet te harroje nga vjen.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Sjellja me femren - mangesia kryesore e shqiptarit

Problemi qendron ne faktin se edhe modelet "me te perparuara" kane mjaft mangesi ne menyren se si trajtojne tjetrin ne pergjithesi dhe femren ne vecanti, meqe po diskutohet ne kete teme.

Duhet ndryshuar ligjerimi, dhe ai mund te ndryshoje vetem me ndryshimin e perceptimit te tjetrit ne jeten tone dhe me gjere...
 

Macja e eger

Primus registratum
Re: Sjellja me femren - mangesia kryesore e shqiptarit

Ajo qe me indinjon me teper se sjellja gjithmone e keqe e meshkujve shqiptare, eshte qe ata ndryshe trajtojne nje femer perendimore dhe ndryshe ate shqiptaren, sipas principit: ej goce, mos na bej naze si teper ti, se ti je shqiptare dhe i njeh shume mire rregullat( qe na jane diktuar ne femrave prej shekujsh nga meshkujt...)
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Sjellja me femren - mangesia kryesore e shqiptarit

E dini se dy diten e fundit jane perdhunuar dy vajza?! :mad: /pf/images/graemlins/frown.gif
 

Admir

Forumium maestatis
Re: Sjellja me femren - mangesia kryesore e shqiptarit

Eshte brutale, primitive dhe njekohesisht e pajustifikueshme sjellja e shume meshkujve shqiptare ndaj femrave shqiptare. Gjithashtu, kam vrojtuar shume shqiptare, meshkuj dhe femra, qe jane te pasjellshem krahasuar me te huajt ne perendim. Pervoja ime subjektive me ka treguar qe ne me te shumten e rasteve femrat e huaja jane me te sjellshme. E njejte kjo edhe per meshkujt.
 

Rambla

Primus registratum
Re: Sjellja me femren - mangesia kryesore e shqiptarit

sa here kam lexuar kete teme me eshte kujtuar nje episod para nja 5 vjetesh ne gjermani(e kisha harruar fare). ishim duke biseduar mes shqiptaresh, kur njerin nga keto burrat e merr gruaja vet gjermane. ky para se te pergjigjet kthehet nga ne dhe na ben "shtt" me gisht mos flisnim, siduket ajo i bertiste po te degjonte zera :eek: :eek: .

keto paradokse stupide , pff
 

shkrimi

Forumium praecox
Re: Sjellja me femren - mangesia kryesore e shqiptarit

femra duhet te kuptoje brishtesine e natyres se saj, sikur qe duhet te kuptoje se agresiviteti nuk i shkon fare me tisin e saj te fildishte ... ne kete konflikt te mos kuptimit une mendoj se zene vend zenkat dhe mangesit (sidomos te shqiptarit) ...
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Sjellja me femren - mangesia kryesore e shqiptarit

perkundrazi femra duhet te kuptoje se brishtesia e saj eshte nje sajese e qellimshme qe kerkon ta mbaje ate te nenshtruar.
Duke pranuar brishtesine e saj, ajo njekohesisht pranon inferioritetin e saj dhe ne kete menyre vuan pasojat e nje sjellje brutale fizike e psikologjike.
Me indinjim lexova gazeten Shekulli sot, ku studentja e perdhunuar nga dy futbollistet: Ndreka dhe Bejzade terheq akuzen duke e justifikuar me "lutjet e familjeve te dy djemve", qe mua me bine ere presioni dhe kercenimesh, per te mos thene se ajo do shihet si femer e lehte, qe "mire ju be, derisa del naten" :mad:
 

shkrimi

Forumium praecox
Re: Sjellja me femren - mangesia kryesore e shqiptarit

nuk do te doja te merrte kuptim brishtesia e femres karshi dhunimit te fundit ( qe ke permendur ti alinos ) :book: ...sepse ne te vertete me se paku ka pasur kete kuptim postimi im mbi brishtesine e femres , une jam nga ata qe mendoj se volteri ka pasur te drejte kur ka thene se Zoti e ka quar femren per te zbutur mashkullin ...
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Sjellja me femren - mangesia kryesore e shqiptarit

por besoj se je dakort me mua se shumica e meshkujve e interpretojne keshtu brishtesine!
Ata nuk kane lexuar Voltaire, dhe kur i kane rene me shpulle apo me keq partneres se tyre, kane bere sikur nuk e kane lexuar...
 
Top