Re: Situata ne Kosove
Në seancën e sotme të Kuvendit u theksua se nuk ka zgjidhje tjetër pos pavarësisë së Kosovës :thumbsup:
Sot Kuvendi i Kosovës ka diskutuar për gjendjen aktuale në Kosovë, pas protestave të djeshme anembanë vendit.
Në fillim, kryeparlamentari Nexhat Daci, në emër të parlamentit u shprehu ngushëllime të gjitha familjeve të të vrarëve në dy ditët e fundit në Kosovë duke konstatuar se të vrarët ishin për demokraci dhe për liri.
Në emër të respektit ndaj tyre, duke shpresuar që te jenë viktimat e fundit në Kosovë. Kosova t'i kthehet punëve të përditshme, ndërtimit të shtetësisë së saj, tha Daci duke i ftuar deputetët që me një minutë heshtje të nderojnë të gjithë të vrarët gjatë tri ditëve të fundit. Daci tha se është arritur koncesusi që parlameanti t'i përkushtohet me seriozitet normalizimit të gjendjes në Kosovë.
Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Sabri Hamiti, tha ""Ne ritheksojmë edhe njeherë që, ky vend që ka kaluar nëpër përgjakje e viktmizime të pafund, nuk ka zgjidhje tjetër pos pavarësisë së vet.
Nuk do të ketë zgjidhje demokratke përderisa të pavarësohet", tha në fund të fjalës së tij deputeti Sabri Hamiti.
Arsim Bajrami në emër të PDK-së tha se ngjarjet janë pasojë e shumë problemeve të akumuluara tashmë në Kosovë. Ai tha se UNMIK-u nuk ka marrë masa të duhura për parandalimin e shkallëzimit të gjendjes. Por njëherit apeloi te qytetarët që të kthehen në shtëpitë e tyre që të mos tensionet më tutje situata. Ramush Haradinaj, në emër të AKK, ngjarjet e djeshme i cilsoi si revoltë apo si përgjigje ndaj problemeve të shumta që po ndodhin në Kosovë. Ai tha se kjo ishte revoltë kundër statuskuosë, duke pyetur nëse institucionet janë të gatshme t'i kryejnë obligimet e tyre dhe se, sipas tij, disa gjëra po zhagiten.
Parlamenti edhe sot i ndërpreu punimet për të vazhduar një ditë tjetër me procedurë të rregullt.
18.03.2004, ora 13:30