Situata ne Kosove

profesori

Primus registratum
Situata ne Kosove

Ne Kosove ndodhi ajo qe politikanet me se paku e kan pritur.
Kriza sociale dhe morale u shendrrua ne krize politike. Qka mendoni ju ?
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Situata ne Kosove

Bardhi mireseerdhe. Temen po e zhvendos tek 'Ballkani ky zjarr i fshehur' se nuk ka te beje me Filozofine!
 

profesori

Primus registratum
Re: Situata ne Kosove

Njoftimet e fundit bejne te njohur se deri tash behet fjal per 22 persona te vdekur e mbi 6oo te lenduar.
 

thAci

Primus registratum
Re: Situata ne Kosove

Kosoveret duhet ta kuptojne se nje situate e tille eshte kender tyre dhe ne te mire te serbeve.Tani eshte koha qe shqiptaret e kosoves te lujftojne me urtesine e tyre e jo me armet e tyre.Shqipetart jane shumice dhe sduhet te ndjehen te dominuar por dominues.
 

redhat

Primus registratum
Re: Situata ne Kosove

Vazhdojnë protestat në disa qytete të Kosovës

Mitrovicë,
18 mars - Një grup protestuesish shqiptarë janë përplasur sot në orën 11.00 me forcat e policisë në pjesën jugore të Mitrovicës. Grupe të rinjsh tentuan të hynë në zonën e ndaluar policore. Forcat e rendit hodhën gaz lostjellës dhe shok-bomba për të shpërndarë protesuesit. Bëhet e ditur se protestuesit janë mbledhur rreth kishës ortodokse që ndodhet në jug të qytetit dhe ia kanë vënë zjarrit. Me ndërhyrjen e pjesëtarëve të KFOR-it me gaz lotsjellës turma është larguar nga atje.

Prishtinë:
Në vendin e quajtur Veternik në dalje të Prishtinës grupe të rinjsh shqiptarë janë përplasur me forcat e KFOR-it, duke hudhur gurë mbi ta, pasi aty pari kaloi një veturë e UNMIK-ut.
Prishtinë: Në qendër të kryeqytetit u organizua sot një protestë nga studentët e UPSUP-it që u mbështet nga rektorati i UP. Qindra studentë protestuan, duke u solidarizaur me familjarët e viktimave fëmijë që humbën jetën në lumin Ibër. Disa nga kërkesat kryesore të studentëve ishin që të sigurohen kufijtë e Kosovës nga KFOR-i, të sigurohet jeta e qytetarëve, të kapen kriminelët dhe të gjykohen për mbytjen e tre fëmijëve të Çabrës etj. Ata paraqitën një afat prej pesë ditësh për plotësimin e kërkesave të tyre, ndryshe, thanë ata, do të vazhdojnë me protesta.

Kastriot:
Përleshjet mes shqiptarëve e serbëve u shtrinë mëngjesin e sotëm në Kastriot (ish Obuiliq) 6 km larg Prishtinës. Incidentet ishin të parat sot dhe shënojnë rinisjen e akteve të dhunës. Serbët lokalë janë evakuuar nga KFOR-i, ndërsa sipas burimeve jozyrtare i është vënë flaka edhe kishës ortodokse.
Në Kastriot ka pasur edhe të lënduar.
Me gjithë apelet për të pushuar me protesta, ato janë mbajtur sot edhe në Prizren, Ferizaj, Gjakovë etj.

(QIK)
 

redhat

Primus registratum
Re: Situata ne Kosove

Beogradi shpreh gatishmërinë që ushtria serbo-malazez të angazhohet në stabilizimin e situatës në Kosovë

Beograd, 18 mars -
Këshilli Suprem i Mbrojtjes së Unionit Serbi-Mali i Zi i ka bërë thirrje mbrëmë UNMIK-ut, KFOR-it dhe institucioneve tëtjera ndërkombëtare që ta sigurojnë mbrojtjen e jetës së serbëve dhe të malazezëve dhe pronën e tyre në Kosovë.

Në seancën e jashtëzakonshme ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të kryejë edhe obligimet e tjera të marra me Rezolutën 1244 të KS të KB për Kosovën.
KSM shpreh gatishmërinë që Ushtria e SMZ të angazhohet në ndihmën në forcat ndërkombëtare për stabilizimin e situatës në Kosovë në kudër të Rezolutës 1244, dhe këtë në kuadër të misionit të KFOR-it dhe të UNMIK-ut, thuhet në një njoftim nga Beogradi. (QIK)
 

redhat

Primus registratum
Re: Situata ne Kosove

Në seancën e sotme të Kuvendit u theksua se nuk ka zgjidhje tjetër pos pavarësisë së Kosovës :thumbsup:


Sot Kuvendi i Kosovës ka diskutuar për gjendjen aktuale në Kosovë, pas protestave të djeshme anembanë vendit.
Në fillim, kryeparlamentari Nexhat Daci, në emër të parlamentit u shprehu ngushëllime të gjitha familjeve të të vrarëve në dy ditët e fundit në Kosovë duke konstatuar se të vrarët ishin për demokraci dhe për liri.
Në emër të respektit ndaj tyre, duke shpresuar që te jenë viktimat e fundit në Kosovë. Kosova t'i kthehet punëve të përditshme, ndërtimit të shtetësisë së saj, tha Daci duke i ftuar deputetët që me një minutë heshtje të nderojnë të gjithë të vrarët gjatë tri ditëve të fundit. Daci tha se është arritur koncesusi që parlameanti t'i përkushtohet me seriozitet normalizimit të gjendjes në Kosovë.
Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Sabri Hamiti, tha ""Ne ritheksojmë edhe njeherë që, ky vend që ka kaluar nëpër përgjakje e viktmizime të pafund, nuk ka zgjidhje tjetër pos pavarësisë së vet.
Nuk do të ketë zgjidhje demokratke përderisa të pavarësohet", tha në fund të fjalës së tij deputeti Sabri Hamiti.
Arsim Bajrami në emër të PDK-së tha se ngjarjet janë pasojë e shumë problemeve të akumuluara tashmë në Kosovë. Ai tha se UNMIK-u nuk ka marrë masa të duhura për parandalimin e shkallëzimit të gjendjes. Por njëherit apeloi te qytetarët që të kthehen në shtëpitë e tyre që të mos tensionet më tutje situata. Ramush Haradinaj, në emër të AKK, ngjarjet e djeshme i cilsoi si revoltë apo si përgjigje ndaj problemeve të shumta që po ndodhin në Kosovë. Ai tha se kjo ishte revoltë kundër statuskuosë, duke pyetur nëse institucionet janë të gatshme t'i kryejnë obligimet e tyre dhe se, sipas tij, disa gjëra po zhagiten.
Parlamenti edhe sot i ndërpreu punimet për të vazhduar një ditë tjetër me procedurë të rregullt.


18.03.2004, ora 13:30
 

redhat

Primus registratum
Re: Situata ne Kosove

NATO-ja do të dërgojë trupa shtesë në Kosovë


NATO-ja do të dërgojë trupa shtesë me qëllim të përforëcimit të misionit të KFOR-it. Këtë vendim aleanca e mori pas takimit të jashtëzakonshëm të Këshillit të Përhershëm të NATO-s, kur është shqyrtuar kërkesa e komandantit të KFOR-it për përforëcim, në çfarë ai ka të drejtë sipas planit operativ të aleancës. Sipas vendimti të sotëm do të dërgohet 3 çeta shtesë në Kosovë, nga kontigjenti amerikan dhe ai italian që veprojnë në kuadër të SFOR-it në Bosnjë e Hercegovinë ndërsa çeta e tretë angleze niset drejtpësëdrejti nga Britanija e Madhe. Ushtarët amerikan e italian tashmë janë nisur në drejtim të Kosovës ndërsa ata të Britanisë presin dritën e gjelbër nga ministri i mbrojtjes Jeff Hoon.


18.3.2004, ora 12:45
 

gentilushi

Primus registratum
Re: Situata ne Kosove

KU ESHTE UCK-jaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
vetem ajo di ti rregulloje punet ne mitrovice.
me serbet nuk ben dot dialog.asnjehere nuk ka patur sukses dialogu me ta.Ata duan qe ti vrasesh dhe ti masakrosh qwe ta kuptojne qe kosova kurre nuk ka qene e tyre dhe kurre nuk do te behet tyre.
NGJALLU O ADEM JASHARI .......TREGOJUA VENDIN SERBEVE TE POSHTER.
VDEKJE SEBEVE
 

fjorent

Primus registratum
Re: Situata ne Kosove

O mjere Kosova per keta njerez plot hakmarrje qe ka. Po UCK nuk dinte te lidhte breket e veta gjate luftes. Ngelen me muaj te teren ne kufi ne malet e Kukesit sepse serbi nuk e linte te bente 1 hap perpara. Pse o injorante beheni te fuqishem tani kur Nato ju cliroi? Pse sulmoni Naton tani kur pa Naton ju qe flisni neper forume me trimeri te madhe do te pastronit akoma kepucet e serbeve.
Dialog nuk mund te behet as me tipa si ju dhe me disa tipa serbesh, por ne bote imaxhin e keq e morren kosovaret. Sapo degjova qe snajpera shqiptare qellojne police dhe ushtare te Natos. Pergezime per budallaleqet tuaja.
 

TranofiljA

Primus registratum
Re: Situata ne Kosove

Nuk mund te flas per veriun e Kosoves, por per ngjarjet ne jug-lindje te saj.
Te shemtuara dhe te pajustifikueshme. I rane preh nje provokimi te gjalle dhe do ti ndjejne pasojat. Aktet e dhunshme (djegiet e kishave, shkaterrimet e varrezave dhe sulmet ndaj forcave te KFOR-it) jane kryer nga adoloshente, por jam shume e sigurte qe pas tyre ndodhet nje force shume me e poshter e cila nuk do te ndyeje duart. Serbi ka 5 vjet qe kerkon qe te shkaktoje trazira ne Kosove, ka 5 vjet qe hedh grepin per te kapur dicka...dhe tani ka zene nje peshk te madh, fale veprave te kosovareve. Kudo i shfaqin shqiptaret si terrorista..tani ata rane ne gracke vete.

I kane prishur imazhin popullit, atyre luftetareve qe dhane jeten, dhe kane prishur uren qe kishin per te arritur ne pavarsi.

N.q.s deri tani mund te kishin ecur 2 hapa para...populli fatkeq ka shkuar 10 mbrapa.

Personalisht me vjen shume keq.
 

Altaf

Primus registratum
Re: Situata ne Kosove

O FJORENTO NUK BESOJ SE POPULLI KOSOVAR SULMON NATON. ATA E DIJNË MIRË QË PA NATON DO ISHIN TË GJITHË NË GROPË. FAKTI ËSHTË QË NATO E BRAKTISI KOSOVËN DHE E LA NË DUART E UNMIKUT. TANI NË KOSOVË KA TRUPA NGA TË GJITHA ANËT E BOTËS DHE NJË TUFË JEVGJITËSH QË JANË BËRË KRYETARË NË TË GJITHA POSTET SHTETRORE DHE NUK BËJNË ASGJË. ATA E KANË LËNË POPULLIN KOSOVAR NË PAPUNËSI DHE NË MIZERJE. POSHTË UNMIKU! LARTË NATO :lol:

+ MUA DO TË MË PËLQENTE TË IKTE UNMIKU DHE GJITHË ATA MIZERJET, DHE QEVERISJEN E KOSOVËS TA MERRTE PËRSIPËR VETËM USA DERI NË PAMVARSI.
 

edda

Primus registratum
Re: Situata ne Kosove

Shume gazeta italiane i kane dhene kesaj trazire ne Kosove nje karakter religjoz kur ne te vertete nuk eshte ashtu. Jam dakort qe kosovaret duhet te levizin, s'duhet te kenaqen me aq sa fituan dhe mbi te gjitha s'duhet te presin gjithçka nga USA, sepse ne te vertete askush nuk i ka premtuar indipendencen, por te shkaterrosh kishat sidomos ne kete kohe kur terroristet myslimane te al qaedes po bejne kerdine me atentate dhe per te disaten here bota eshte e ndare pergjysem (krishtere - mysliman) me duket shume idiot si veprim.
Pikerisht duke qene nje vend me nje perqindje te larte myslimanesh ne nuk kemi patur asnjehere mbeshtetjen e plote te perendimit.
 

Dua

Primus registratum
Re: Situata ne Kosove

Mjere per ne Kosovaret cka beme, e edhe faj nuk patem se gjindeshim ne mes te dy zjarreve, frustrimi i sa e sa viteve eshte me se normale te shpertheje, ne anen tjeter politika me se pakti e kerkonte nje situate te tille.
Tashti natyrisht, secili shtet e merr situaten ashtu si i konvenon dhe per fat te keq shumices i konvenon nje situate e tille, nje budallik me shume nga Kosovaret e frustruar (vetem t'i kishit pare demonstruesit, te gjithe ishin nxenes te shkollave te mesme ose mos me te ri). Gjeja me e keqe eshte qe ky frustrim humbi drejtimin dhe nuk diti se me ke e ka problemin, gaboi rruge dhe u be leshi sa vete Kosova. E merrni me mend ? Ne Prizren nuk ka Serbe (pervec disa te moshuarve edhe ata i mbyten) dhe ka pasur 18 te plagosur, Shqiptaret nuk jane konfrontuar as me KFOR-in, as me policine as me Serbet, te gjithe ata qe u plaguan as vete nuk e dine se si ndodhi kjo. Ne mes veti e paten, apo ashtu disi. Mjere Kosova per politiken qe ka ose per politiken qe fare nuk e ka. Ngushellimet me te thella familjareve te viktimave.

D.
 

fjorent

Primus registratum
Re: Situata ne Kosove

Nato dhe Unmik per momentin jane nje. Te gjitha veprimet e Natos jane aprovuar nga Unmik dhe anasjelltas. Dedjoj ketu qe ata qe sulmuan kisha e manastire qenkan adoleshente. Une kam dyshimin se jane nxitur nga forza politike te caktuara kosovare. Por meqe qenkan adoleshente akoma me shume turp per nje shoqeri qe nuk di te edukoje edhe femijet. Nje shoqeri qe con ne revolucion femijet eshte e pashprese. Femijet e kane vendin ne shkolle jo ne protesta. Vteme mendje revolucionare te deshtuara ideologjikishte si Berisha me shoke kerkojne femijet ne korte per te akuzuar policine per goditje pastaj.
 

Gerald_LSU

Primus registratum
Re: Situata ne Kosove

Druhem se dicka e padeshirueshme ka ndodhur ne Amerike si pasoje e trazirave qe ndodhen ne Kosove. Fundamentalistet e krahut te djathte (right-wing conservatives) i kane pare keto trazira me syrin e konfliktit fetar. Keta jane tipa qe pas 11Shtatorit kane vendosur se problemi eshte vete feja islamike, dhe nuk arrrijne te kuptojne se cfare ndryshimi thelbesor ka midis Islamit te Lindjes se Mesme dhe atij shqiptar/ballkanik. Nga injoranca e tyre dhe te nxitur nga propaganda serbe, keta kane marre mendimin se "te krishteret" serbe po masakrohen nga "islamiket" shqiptare.
 

gentilushi

Primus registratum
Re: Situata ne Kosove

E ke gabim |gerald sado qe klikiat serbe e greke mund te na thone per shqiptaret qe jane terroriste te lidhur me Al-kaiden une them nje gje vetem dhe kuptoje.TE VERTETEN NUK E FSHEH DOT,NUK E MASHTRON DOT SADO TA FALLSIFIKOSH.pra dua te dal ketu qe sado propagande antishqiptare kur vertetohen keto gjero nuk bazohen ne llafe mediash e gazetash.por me raporte organizatash antiterroriste sic jane ne amerike dhe nga raportet e sherbimeve te fshehta cia,fbi,scotland jard etj etj...Pra se u gjet nje pakistanez ne shqiperi qe bashkepunon me nje individ negativ nuk do te thote qe jemi vend trroprist.Jemi nder shtetet e rradhitura ne luften globale kunder terrorizmit.ne qofte se Ata kongresmenet jane me te VERTETE INJORANTE qe nuk ka shume mundesi atehere mjere per kosoven dhe mentalitetin qe krijohet per shqiptaret si terroriste meqe qenka vend mysliman.
pershendetje
 

Gerald_LSU

Primus registratum
Re: Situata ne Kosove

Keto tipat per te cilet flas une perbejne nje segment te vogel te opinionit Amerikan, por kane nje fare influence ne administratat republkane. P.sh keta jane te njejtat tipa qe mendojne se zgjidhja e problemit izraelo-palestinez, eshte nxjerrja e palestinezeve ne Jordani dhe Egjipt, dhe bombardimi qilim i tokave te pushtuara.
Njerezit qe kane pike kulture e kuptojne te verteten mbi Serbet, por djegia e kishave ortodokse ne Kosove nuk ndihmon fare.
Une marr pjese ne disa forume amerikane, dhe nganjehere me hip ne maje te hundes me injorancen qe shprehet ne disa nga keto forume. Merr per shembull www.freerepublic.com; po te shohesh diskutimet qe kane te bejne me Ballkanin, do te tmerrohesh nga injoranca e disa right-wingers, po edhe me teper nga propaganda e disa serbeve.
 
Top