Sikur të isha djalë

bulkthi

Primus registratum
Sikur të isha djalë

Unë , po të isha djalë , do t'i tregojsha botës mashkullore se dora që përkund djepin asht ajo që rrotullon boshtin e fatit të njerëzisë , sepse ajo dhe vetëm ajo e drejton jetën kah horizontet e ndritura ase të errëta .
Por mjerisht , sjam djalë dhe si femën nuk mundem me e nxjerrë zanin .......
.....

Haki Stërmili
 

bulkthi

Primus registratum
Re: Sikur të isha djalë

Për ata që e kanë lexuar ....
Ky libër është i bazuar në ndonjë Ditar të vërtetë apo jo ?
 

TranofiljA

Primus registratum
Re: Sikur të isha djalë

Kete liber e kam lexuar para shume vjetesh (rreth 10). Kopja qe me ra ne dore ishte e vjeter per vete, pa kapak dhe me faqe cope cope.

Nuk e di n.q.s eshte frymezuar nga ndonje ditar, por c'fare libri permban ishte dhe eshte shume reale.

Me ka lene shume mbresa...dhe po pata mundesi do ta lexoj prape.

:thumbsup:
 

bulkthi

Primus registratum
Re: Sikur të isha djalë

Fillimisht postuar nga TranofiljA:
[qb]Kete liber e kam lexuar para shume vjetesh (rreth 10). Kopja qe me ra ne dore ishte e vjeter per vete, pa kapak dhe me faqe cope cope.

Nuk e di n.q.s eshte frymezuar nga ndonje ditar, por c'fare libri permban ishte dhe eshte shume reale.

Me ka lene shume mbresa...dhe po pata mundesi do ta lexoj prape.

:thumbsup: [/qb]
Unë di që tani ka patur një ribotim , dhe kur të hskoj në tiranë do kërkoj më shumë për të .
 

dolce_vita

Primus registratum
Re: Sikur të isha djalë

Edhe mua me ka mbetur ne mendje ky liber.
Po eshte bazuar ne nje ditar, te pakten nga ato qe mbaj mend une.
Nqs. ka dale ne shitje botimi i ri, me shkruaj nje mesazh, sigurisht brenda mundesive. /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Sikur të isha djalë

Pjese e shkeputur nga romani "Sikur t'isha djale"

...Mjaft mâ!- Më beson ? A më don ?- tha Shpendi me za të përvajshëm dhe i krrusun mbi kokën t’eme.Lotët e tij pikojshin mbi mue. M’u sos durimi. - Poh - thashë dhe i mbylla syt. - O shpirt! - thirri ai me nji za që gjante sikur dilte nga megjet e nji zemrës së zhuritun prej flakëve shkrumnuese të dashunis. Buzët t’ona ishin bashkue dhe lotët ishin përziem me të njeni-tjetrit. Gjithë dyshimet ishin avullue në ças dhe rêt e zeza ishin zhdaravitë nga qielli i mendjes s’eme . Kishte lemë dielli i lumnis dhe buzët t’ona këndojshin kangën e dashunis për t’a perhirue ngadhnimin e zemravet t’ona. As Leka i Madh që e pushtoi botën, as Napoleoni që i mundi gjeneralat ma të mëdhej të kohës së tij, nuk ngadhnjyen sa unë, pse ata fituen tokë e kështjej tue derdhë gjak, kurse unë tue derdhë lot, pushtova nji zemër që vlen ma shum se mbretnit e tyne .
 

samanta

Primus registratum
Re: Sikur të isha djalë

Mendoj se jo pa qellim vepra eshte paraqitur nga autori ne formen e nje ditari.Tek e fundit ditari ka qene mjaft i preferuar nga sentimentalistet.Por ketu krahas boshtit sentimentalist vepra pershkohet dhe nga ai qe percakton problemet sociale te viteve '30.Monologu i Dijes eshte zeri i se nesermes.Ajo eshte krijese tragjike,por gjithsesi s'pajtohet me realitetin dhe e kundershton ate.Autori e paraqiti te tille pra me nje deshtim,sepse i tille ishte realiteti i asaj kohe e fatkeqesisht akoma ka shenja dhe ne ditet e sotme.
 

crazy

Primus registratum
Re: Sikur të isha djalë

besoj se eshte nje nga librat qe e paraqesin me realisht shqiperine e atyre viteve.e sic tha edhe samantha ende sot e kesaj dite ka gjurme te asaj kohe.
 

renata

Forumium praecox
Re: Sikur të isha djalë

Sikur te isha djale,do i beja femrat te ndjeheshin princesha,sikur te isha djale,do u fshija lotet nga syte,do ua pija,do u falja shume dashuri.
Sikur te isha djale,do u jepja siguri,do thurja vargje per to,do i dashuroja ne perjetesi.
sikur te isha djale,do puthja me butesi...
sikur te isha djale!!!!!ehhhhhhhhh
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Sikur të isha djalë

E kam pas lexuar shume kohe te shkuara. Po kjo pjesa e meposhtme? Shyqyr qe nuk jetojme ne ate kohe...

21 Tetuer

Sot nuk jam ma vergjineshë. Nuk jam ajo Dija krenare që mund të mburresh me pastërtin e vet. Sot jam grue dhe nji grue fatzezë me kuptimin e plotë të fjalës. Jam nji femën që rron vetëm për të vuejtë shpirtnisht e trupnisht.

Nji njeri gati 40 vjetsh, shtat-madh, musteqeverdhë, turi-shëmtueshëm dhe i fuqishëm më rroku, dje mbrama, dhe më... torturoi mizorisht e kafshërisht. Un u mundova t'a kundërshtoj e t'a shporr atë bishë t'egër që më vërsulesh dhe i thashë se nuk e due. Por nuk bani dobi. Klitha, bërtita dhe ulërina derisa u vilanisa, por ai nuk u përshtyp, nuk u zbrap. Kur i mbylla syt që të mos e shof atë kulshedër, m'u shfaq Shpendi para syve të mendjes. Gdhina tue e qamë vajzënin t'eme dhe e raskapitun fare.
 

mostro

Putraku
Re: Sikur të isha djalë

Fillimisht postuar nga bulkthi:
[qb] Unë , po të isha djalë , do t'i tregojsha botës mashkullore se dora që përkund djepin asht ajo që rrotullon boshtin e fatit të njerëzisë , sepse ajo dhe vetëm ajo e drejton jetën kah horizontet e ndritura ase të errëta .
Por mjerisht , sjam djalë dhe si femën nuk mundem me e nxjerrë zanin [/qb]
E drejt!jo vetem kaq por do shtoja se kur te dilje me ata shoket e tu,ata do te tregonin nji funskion tjeter te dores...po jane te gjithe rrugeçer moj cupe,mos u merr me meshkujt..
dhe mjerisht nuk je mashkull /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
Top