Si t'i flasësh një femre/mashkulli që ta bësh për vete.

Aldo

Forumium maestatis
Lol Sapo hyna ktu me msu diçka si mund ta bej I femen per vete por asnjera nga kto nuk pi uj :p nrradh tpar ti qe Thu femres kushtoj vemenje sa ma shum ti kushtosh aq ma shum ta Ka fut. Kshu qe mos u bazoni kto fjal por mundohuni sa ma shum mos mej kushtu vemendje se do ju vi vet se bahet kurize :p
 

Mystique

Larg
FEMRA

Këtu janë 15 këshilla për t’ju ndihmuar, që ju tregojnë se nuk jeni duke bërë gabime me femrën që dëshironi ta tërhiqni:

1. Ju duhet të flisni për tema “emocionale” si p.sh. kujtimet e fëmijërisë, ambiciet e ardhshme, apo pasionet e saj. Këto tema bisede do të hapin portat e saj emocionale.

2. Femrat duan një mashkull që nuk ka frikë ta udhëheqë aty. Ndërsa jeni duke folur me një femër duhet të merrni kontrollin e bisedës. Asnjëherë mos prisni, që ajo të diktojë se për çfarë duhet të bisedoni.

3. Kushtoni vëmendje shenjave jo verbale, ose gjesteve të saj. Nëse jeni duke qëndruar shumë afër saj, duke e bërë atë të mos ndjehet rehat… ajo do t’ju dërgoj një shenjë që lë të kuptohet. i kushtoni vëmendje atyre.

4. Mbani mend këtë moto “I këndshëm, jo karagjoz”. Femrat tërhiqen nga meshkujt që i bëjnë ato të argëtohen. Mos u përqëndroni në zgjedhjen e shakave më të forta, por përqëndrohuni duke u treguar atyre kënaqësi më të madhe.

5. Ngacmo. Një nga mënyrat më të lehta për të bërë një bisedë në një nivel argëtues është që të filloni të ngacmoni, edhe pse duket sikur kjo lihet pas prej saj. Në botën e takimeve … ajo që mbetet në prapaskenë, fillon të funksionojë përsëri.

6. Tregohu intim me të. Femrat tërhiqen nga meshkujt, që nuk kanë frikë të bëjnë një bisedë në nivel personal, intim.

7. Shprehni opinionin tuaj rreth saj. Gratë duan të dëgjojnë mendime rreth tyre. Tregoji se çfarë respektoni tek ajo.

8. Shmangni komplimentat e tepërta. Femrat largohen nga meshkujt, që duken si “të nevojshëm”. Nëse jeni duke komplimentuar një femër më tepër nga ç’duhet, ajo do të mendoj se ju jeni duke u përpjekur t’i bëni përshtypje asaj, çka do të ketë efekt të kundërt.

9. Nëse doni të dini se si të flisni me një femër në një mënyrë që nuk e bezdisni… Shmangni shumë pyetje sikur po i bëni një intervistël. Në vend të kësaj jepni mendimin tuaj në lidhje me çështjet që po bisedoni.

10. Mos harroni formulimin e pyetjeve. Në vend që ta pyesni “ku jeni rritur?” Pyeteni: “Nuk duket se je rritur këtu?” Kjo ju lejon të bëni vëzhgime rreth saj dhe të shprehni personalitetin tuaj.

11. Mos fshihni identitetin tuaj. Mos kini frikë të flisni për çdo gjë që ju jeni i apasionuar.

12. Asnjëherë mos i bëj komplimente për sytë e saj, pamjen, apo trupin.

13. Thuaj diçka që e lejon atë të kuptojë, se ju po e shikoni atë në një mënyrë “seksuale”. Nëse ju nuk e bëni, po i drejtoheni rrugës me dredha – dredha deri në “zonën e mikut”.

14. Përdorimi bisedën tip “lojë” për të mbajtur argëtimin dhe humorin flirtues. Lojërat mund të jenë të mira për të mësuar më tepër reth saj.

15. Mos dhuroni dorën tuaj shumë shpejt. Femrat, ashtu si dhe meshkujt, janë një sfidë. Në qoftë se ju doni të jeni interesant për një femër, bëjeni që ajo të mendojë se është duke fituar ngadalë mbi ju. Nëse ajo mendon, se ju jeni shumë i lehtë, do ta humbasë interesin.

Mënyra më e mirë për të menduar se si duhet biseduar me femrat është të mendoni se çfarë lloj bisede të gjallë, me humor dhe seksuale do t’ju kënaqë. T’I flasësh një femre s’ka pse të jetë e vështirë. Vetëm duhet të jeni i vetëdijshëm për çelësin që “i ndez dhe i fik” ato. Ndiqni listën e mësipërme dhe do të keni sukses!


MASHKULLI
Shpesh meshkujt ndjehen të frikësuar nga femrat të cilat kanë pushte mbi ta. Bezdisen dhe tremben nga marrëdhëniet e varësisë! Zbuloni si ta kultivoni këtë pushtet dhe si ta përdorni atë për të qenë të lumtur si ju ashtu edhe partneri juaj...
Ka shprehje apo fjalë të cilat përmirësojnë raportin në një lidhje nëse thuhen. Nëse guxoni të shpreheni do ta bëni t’i ikë mendja dhe të mos ju rezistojë më!

KOMUNIKO
Shpreh dëshirën tënde: "Dua të rri me ty". "Të dëshiroj! ". Janë fjalët magjikë që i bëjnë mirë një mashkulli. Ata nuk i dëgjojnë shpesh dhe i bën të ndjehen të vlefshëm. Një burrë është i ndërgjegjshëm që nuk mund të jetë mashkulli më i zgjuar, më elegant, më tërheqës, më i pasuri i kësaj bote, por ndërsa dëgjon se është i dëshiruar nga një femër, jeta i duket më e bukur. Shprehje të tilla e sigurojnë të jetë i lumtur.

Tregoji se raporti fizik është shumë i bukur. Burrat tremben të pyesin partneren për pjesën seksuale të raportit. Për këtë arsye janë shumë të ndjeshëm kur partnerja aprovon kënaqësinë seksuale. Është goxha shenjë që edhe ajo është ndjerë femër edhe në aspektin seksual të lidhjes suaj! Duket e thjeshtë, por në një botë ku gruaja ka qenë e mësuar prej shekujsh të mos shprehë lirshëm preferencat e saj seksuale, është tepër e rëndësishme të mësosh të flasësh.

Thuaji se të bën të lumtur! Sadisfaksioni më i madh për një mashkull ta dëgjojë këtë shprehje nga gruaja që dashuron: Ti më bën të lumtur! Është bukur të kuptosh se mund t'i dhurosh lumturi një personi tjetër, është sikur të zotërosh një fuqi jashtëtokësore. Një mashkull do të ndjehej më i sigurt, më i fortë dhe njëherësh do ta ndihmoni të ndjehet mirë me veten.
EKSPLORO TRUPIN E TIJ
Vlerëso: Do të mësosh pikat e tij më të ndjeshme seksuale. Natyrisht duke folur dhe duke u shprehur lirshëm për temën e quajtur seks. Mëso zonat erogjene. Quhen ndryshe edhe zona e tre yjeve. Organi mashkullor, fijet nervore përgjatë trupit dhe shtylla kurrizore. Është një nga pikat më të ndjeshme të trupit, që duhet llogaritur mirë!

Kujto: Zonat erogjene janë tepër të ndjeshme, përkëdhelni me kujdes dhe dashuri! Në këtë nivel do të paguheni me çmimin e kënaqësisë!

Praktiko: E thjeshtë edhe pak e njohur! Mësoji muskujt e tu të vaginës të përkëdhelin. Është si një puthje e brendshme me trupin që dashuron! Është një gjest i ëmbël dhe sensual!

BËJE TË SHOHË SE TI JE UNIKE!
Nuk gjendet një tjetër si ty. Ti e di, por ai ? Tregoji se je e pazëvendësueshme, se je unike! Bëje me dije se je femra që bën për të! Pas teje nuk ka tjetër!

Zgjoji pasionet e tua! Femrat më tërheqëse nuk janë ato më të bukurat, por ato pasionante. Nuk ka rëndësi për çfarë është pasioni yt: Mund të flitet për letërsi, për ndonjë instrument muzikor, për shkencat politike, pak rëndësi ka. Ajo që e tundon do të jetë energjia e shpenzuar për pasionin tënd. Do të bindet shpejt se mund t'i kushtohesh edhe atij, burrit që dashuron, me të njëjtin pasion. Do të kuptojë se bëhet fjalë për një histori pasioni dhe jetëgjatë!

Gëzohu dhe qeshni së bashku! Një mashkull ndjehet mirë me një grua inteligjente në krah, një femër e bukur, pasionante, kurioze për gjithçka, por që mund të jetë edhe një mike e mirë, me të cilën mund të qeshë për gjërat e thjeshta të ditës, që e bën të ndjehet mirë dhe njëherësh e kthen tek vetvetja. Kultivoje miqësinë, bashkëpunimin dhe sensin e humorit.

Çudite! Mos kërko me doemos gjëra të vështira, përpiqu të adaptosh surpriza për shijet e tij! Një mashkull dëshiron të ndjehet aventurier, kështuqë gjërat e paparashikuara e çudisin. Zgjidh surprizat e mundshme që mund ta bëjnë t'i ikë truri! Ti e njeh, ti mund ta çosh në qiellin e shtatë! Mos humb kohë, por bëje!

GUXO DHË KËRKO!
Pyete për seksin. Kërkoji atë që të pëlqen të ndjesh me të. Nëse do të jesh ti e dashura perfekte e partnerit tënd, e vetmja dhe unike, bashkëpuno! Udhëhiqe, drejtoje, inkurajoje, ecni bashkë në trupat tuaj. Bëje të kuptojë sesi funksion trupi yt! Hap pas hapi dhe pak nga pak, jeni qenie njerëzore dhe jo makina që funksionojnë sipas skemave përkatëse. Shpejt do të shohësh se do t'i pëlqejë të jetë i dashuri i ëndrrave të tua! Mënyra më e mirë për ta "mbërthyer" një mashkull ! Bëje të dashurin tënd ideal dhe thuaja!

Qartësoje për dhuratat. Ai nuk mund t'i dijë preferencat e tua. Ka dëshirë të të dhurojë diçka, por nuk di me saktësi se çfarë. Ndihmoje! Kërkoji atë që dëshiron, ai do të ndjehet i kënaqur që mund të të sjellë një çast lumturie me dhuratën tij. Me kohë, gjërat do të përmirësohen dhe ai do të mësojë vetë dëshirat dhe preferencat e tua. Ndihmoje! Mbi të gjitha mos harro kurrë ta falënderosh! Kujtohu se në çdo rast është përpjekur të bëjë më të mirën e mundshme për ty!

Propozoji të jetë me ty në aktivitete. Si mund ta kuptojë që je e interesuar për arkeologjinë nëse nuk ia thua? Si mund ta parashikojë se të pëlqen kërcimi i flamengos, apo se të pëlqejnë pushimet në mal? Bëje të shohë se ti je e veçantë në dëshirat e tua! Bëje të kuptojë se kërkon të ndash me të energjinë tënde!


Ja lexoji mire keto se mbase te ndihmojne .
 

Aldo

Forumium maestatis
hahahah Me vjen Mir qe qeke kaq i ndjeshem dhe kaq i sjellshem me femrat Por, gabohesh
 

Aldo

Forumium maestatis
Mfal Po asi gja Nuk tkuptova gjithsesi flm shum per temen,. Por ato qe ke shkrujt ti Nuk hyn npun me femrat as1 sepse Kan ndryshu gjanat, cdo Gje esht per se mprapshti nqs e do pak ka met dasht shum, nqs ti i kushton pak ma pak vemendje se sa ajo ty ajo Ka met kushtu ma shum tyy. per shum arsye, kshu qe Mos fol pa lidhje, se sje nvitet e 1944 Po jena 2017
 

Mystique

Larg
Mfal Po asi gja Nuk tkuptova gjithsesi flm shum per temen,. Por ato qe ke shkrujt ti Nuk hyn npun me femrat as1 sepse Kan ndryshu gjanat, cdo Gje esht per se mprapshti nqs e do pak ka met dasht shum, nqs ti i kushton pak ma pak vemendje se sa ajo ty ajo Ka met kushtu ma shum tyy. per shum arsye, kshu qe Mos fol pa lidhje, se sje nvitet e 1944 Po jena 2017
Nuk i kam shkruajtur une ,eshte sjelle info nga antare tjeter.
Ok pra ,ti vet si mendon? Si duhet ti flasesh nje femre?
 

Aldo

Forumium maestatis
Hahahahahahahha lumi une per Ty. Po Ku mdole perpara pash kryt tem? Peri Ka je moj inteligjente :p
 

olofssonlarstony

Forumium praecox
Përshëndetje Z. dhe znj
Çështja ime (whatsaap) : +46705117485
Ju lutem, më lejoni këtë publikim në grupin tuaj për të ndarë dhe zgjeruar shërbimet tona mbështetëse.
Ky mesazh ka për qëllim individët, bizneset e varfra, bujqësore ose bizneset e tjera dhe të gjithë ata që kanë nevojë për një hua të veçantë për të rindërtuar jetën e tyre.
Keni nevojë për kredi me para midis individëve që variojnë nga 200000 Lek në 15.800.000 Lek me një normë interesi shumë të ulët prej 3% në vit midis individëve
Për të përballuar vështirësitë financiare të ditës për të dalë më në fund nga ngërçi që provokojnë Bankat dhe institutet financiare, me refuzimin e aplikacioneve tuaja për kredi ose norma shumë të larta.
Unë jam një individ i ekspertëve financiarë suedezë që janë në gjendje t'ju bëjnë një hua në shumën që ju nevojitet dhe me kushte që do ta bëjnë jetën tuaj më të lehtë dhe do t'ju lejojnë të realizoni projektin tuaj.
Këtu janë fushat në të cilat unë mund t'ju ndihmoj:
* Kredi Financiare
* Kredi hipotekore
* Hua për investime
* Auto kredi
* Borxhi i konsolidimit
* Linja e kredisë
* Hipotekë e dytë
* Shlyerja e kredisë
* Hua personale
Ju jeni mbërthyer, ndaluar dhe nuk keni favor të bankave ose më mirë keni një projekt dhe keni nevojë për financim të kontaktoni me mua tani në 0705117485 ose më lini mesazhin tuaj
Adresa ime e emailit: per.larsen.capital@gmail.com
 
Top