Si te biem ne peshe shpejt?

Megg

Carpe Diem
Ana ja nje artikull per nje diete 3 ditore,e shpejte dhe e frytshme ,,,thone' sepse une se kam provuar vete...Suksese!
Dieta 3 Ditore

Cfare eshte?
Kjo diete ka qene ne qarkullim qe prej vitit 1985 ne internet dhe kopje te saj jane bere popullore sepse premton humbje peshte ne menyre te shpejte, pastrim te brendshem te trupit, ulje te Kolesterolit dhe rritje te energjise se trupit. Sidoqofte nuk egziston asnje burim shkencor qe te vertetoje kete “reaksion special te metabolizmit” qe vjen duke hyre ne kete diete.
Shpesh here eshte quajtur “Dieta e Klinikes se Klivelandit”, dieta 3 ditore eshte nje plan te ngreni i cili duhet ndjekur rreptesisht per 3 dite dhe me past ndiqet nga 4-5 dite se ngreni ushqime normale, para se te fillosh regjimin 3 ditor serisht.
Optimisteve te Dietes 3 Ditore u premtohen 3kg humbje ne peshe ne 3 dite, megjithese realisht humbja e kesaj peshe mund te jete thjesht humbje lengjesh dhe jo humbja e dhjamit te trupit i cili eshte pikesynimi i cdo diete. Kjo diete nuk permend ushtrime fizike per shoqerimin e saj.
Cfare mund te hash?
Dieta 3 Ditore ka nje plan ushqimi i cili duhet ndjekur ne menyre precize. Racionet duhen ngrene ne menyre te sakte sipas specifikimit dhe praktikuesit e kesaj diete paralajmerohen qe te mos hane me shume sec duhet sepse ne kete menyre dieta mund te deshtoje ne humbjen e 3kg-ve te premtuar. Gjithashtu praktikuesit e saj nuk duhet te lene pa ngrene racionet e caktuara edhe ne qofte se skane uri.
Plani ushqimor i Dietes 3 ditore:
Dita e pare
Mengjesi
  • nje filxhan kafe ose caj (pa qumesht) jo me sheqer por me embelsues (sweet n low, equal etj.)
  • 1/2 grapefruit ose lengun e saj
  • 1 cope buke te thekur me 1 luge gjalpe kikirikesh siper
Dreke
  • 1/2 filxhan me tuna
  • 1 cope buke te thekur
  • nje filxhan kafe ose caj (pa qumesht) jo me sheqer por me embelsues (sweet n low, equal etj.)
Darke
  • 85g pule ose ndonje mish tjeter pa dhjame
  • 1 filxhan me mashurka
  • 1 filxhan me karrota
  • 1 molle
  • 1 filxhan me akullore vanilje
Dita e dyte
Mengjesi
  • nje filxhan kafe ose caj (pa qumesht) jo me sheqer por me embelsues (sweet n low, equal etj.)
  • 1 veze
  • gjysem banane
  • 1 cope buke te thekur
Dreka
  • 1 filxhan gjize ose tuna
  • 8 biskota te kripura (saltine crackers)
Darka
  • 2 salcice prej mish lope
  • 1 filxhan brokoli ose laker
  • 1/2 filxhani karrota
  • 1/2 banane
  • 1/2 filxhane me akullore vanilje
Dita e trete
Mengjesi
  • nje filxhan kafe ose caj (pa qumesht) jo me sheqer por me embelsues (sweet n low, equal etj.)
  • 5 biskota te kripura
  • 30gr djath te verdhe
  • 1 molle
Dreka
  • nje filxhan kafe ose caj (pa qumesht) jo me sheqer por me embelsues (sweet n low, equal etj.)
  • 1 veze te ziere
  • 1 cope buke te thekur
Darka
  • 1 filxhan tuna
  • 1 filxhan me karrota
  • 1 filxhan lulelaker
  • 1filxhan pjeper
  • 1/2 filxhani me akullore vanilje
Pervec ushqimeve te mesiperme personi qe i ka hyre kesaqj diete strikte, pi dhe 4 gota une ne dite ose pije tjeter qe nuk ka asnje kalori.
Si funsionon kjo diete?
Nga nje “force magjike” e padeklaruar, kombinimi i ushqimeve te mesiperm krijon nje reaksion tek metabolizmi i trupit dhe shumefishon tretjen e dhjamit. Meqenese per kete diete nuk gjendet as liber as autor eshte pak veshtire te shpjegosh se si ndikon ne “pastrimit e brendshem te trupit” apo ne “shtimin e energjise” dhe “uljes se kolesterolit”.
Sic kuptohet dhe nga emri, Dieta 3 Ditore zgjat vetem 3 dite , e ndjekur nga 4-5 dite “ushqimi normal” dhe me pas perseri ne dieten 3 ditore deri sa te keni arritur pikesynimin tuaj te hubjes se peshes. Qellimi i kthimit tek ushqimi normal eshte qe te ndalosh ngadalesimin e metabolizmit ose kthimin e tij ne gjendjen e ruajtjes se dhjamit apo vdekjes nga uria.
 

Megg

Carpe Diem
Ja edhe nje tjeter..
Dieta me molla ose ndryshe si e quajnë dieta me tri molla në ditë (3 apple a day diet) është krijuar nga Tammi Flynn, instruktor trajnues grupor në Gold’s Gym në Washington. Flynn ka zbuluar se kur njëri nga klientët e saj hante një mollë gjithmonë para ushqimit pa ndryshuar asgjë tjetër, ajo ishte në gjendje të humbte peshë më shumë se zakonisht. Flynn me pas ka eksperimentuar me këtë qasje (një mollë para ushqimit) ndaj klientëve tjerë të saj dhe ka parë rezultate të pabesueshme, humbje peshe mesatarisht 8 kilogram për 12 javë.
Dieta Me Molla – Bazat

Plani i dietës me 3 molla në ditë ka të bëjë me ngrënien e një molle para secilit vakt të ushqimit. Ideja qëndron në atë se fibra që gjendet në mollë të bën të ndihesh i ngopur dhe shuan apo kënaq dëshirën për të ngrënë më shumë.
Përveç ngrënies së mollave ata që bëjnë këtë dietë gjithashtu ndjekin një plan ushqimi që është mjaft i ngjashëm me South Beach Diet (Dieta e plazhit jugor) me sasi relativisht të vogël të marrjes së karbohidrateve dhe zvogëlimit të ndyrave të ngopura. Sheqerkat e rafinuara duhet të eliminohen krejtësisht (ëmbëlsirat e zakonshme) përderisa në anën tjetër rekomandohen karbohidratet me indeks të ulët të gliceminës.

Ata që bëjnë këtë dietë këshillohen që të konsumojnë 4-5 vakte ushqimi të vogla në ditë, që duhet të jenë kryesisht nga ushqime të shëndetshme që janë me pak yndyra. Secili vakt gjithashtu rekomandohet të përmbajë edhe proteinë për shkak kjo ka treguar të zvogëloj apetitin dhe përmirësoj humbjen e peshëstv
Përveç ngrënie së tri mollëve në ditë ata që mbajnë këtë dietë gjithashtu këshillohen të konsumojnë edhe gjashtë servime me fruta dhe perime tjera. Kjo mundëson që të zvogëloni sasinë e marrjes së kalorive pa përjetuar urinë.
Ushqimet që Rekomandohen

Molla, djathë me pak yndyrë, jogurt me pak yndyrë, vezë, gjoks pule, gjel deti, mish lope pa dhjam, peshk salmon, oriz (jo të bardh), brokoli dhe lakër.
Dieta me molla – shembull

Mëngjesi
Mollë
Omlet me djath
1 filxhan me qull tërshëre

Meze e lehtë e mëngjesit
Gjysmë filxhani me djath
Gjysmë filxhani me jogurt pa yndyrë

Dreka
Mollë
2 filxhan me brokoli të avulluar
gjysmë filxhani oriz të kaftë

Meze e lehtë e drekës
Ndonjë pemë tjetër ose sallatë

Darka
Mollë
Salmon të pjekur në skarë
Sallat të gjelbër

Ushtrimet Rekomandohen

Rekomandohet një kombinimi i ushtrimeve kardiovaskulare dhe peshëngritjes. Libri përfshinë një program 12 javor të ushtrimeve për fillestarë.
Përparësitë

  • Me ngrënien e një molle para secilit vakt ushqimi ju keni ndjesinë e ngopjes dhe zvogëlim të tendencë për të ngrënë më shumë se që duhet.
  • Mollat përmbajnë fibër që ndihmon në zvogëlimin e niveleve të kolesterinës.
  • Mollat përmbajnë falvonoid që ndihmon në parandalimin e sëmundjes së zemrës, goditjes në tru dhe disa kancereve.
  • Ushqimet balancohen me kombinim të proteinës, karbohidrateve komplekse, frutave dhe perimeve.
  • Sasia e lartë e të ushqyerit me proteina zvogëlon apetitin dhe mirëmban masën e muskujve përderisa mbani dietën.
  • Inkurajon të ushqyerit me fruta dhe perime të freskëta.
  • Është e lehtë për tu ndjekur. Nuk ka njehsime apo matje, dhe
  • Inkurajon ushtrimet.
Dobësitë

  • Ushqimet mund të mos ju eksitojnë dhe mund të ndodhë që dieta të të bëhet bajat.
  • Mund të mërziteni duke ngrënë çdo herë nga një mollë para secilit vakt ushqimi.
  • Eliminon shumë ushqime dhe nuk lejon mundësinë që të përfshini ushqimet favorit herë pas here.
  • Mund të jetë e vështirë për ata të cilët janë vegjetarian e kësi nuk kemi shumë ne mesin e shqiptarëve.
Në fundë….

Kombinimi i ngrënies së një molle para secilit vakt ushqimi dhe plani i rekomanduar i ushqimeve mund të zvogëloj apetitin dhe kështu ka gjasa të rezultojë në humbje të peshës për shumë ata të cilët mbajnë këtë dietë. Mollët janë gjithashtu burim i mirë i fibrës që ka një mori dobish shëndetësore.
Disa prej tyre që mbajnë këtë dietë (3 apple a day diet) pas pak mund të mërziten duke ngrënë 3 molla në ditë. Përveç tjerash edhe plani i ushqimit nuk lejon që të mashtroni dhe kështu mund ta bëjë këtë plan të vështirë për disa që ta inkorporojnë këtë si mënyrë të të jetuarit (stil jete).
 

gangsterja

Primus registratum
Un di nje diete qe bie 3kg per nje jave.
Mos hani brumra(makarona,hamburge,oriz)se keto ushqime ju shkaktojne fryerje sidomos ne zonen e barkut.Ne vend te brumrave dhe te embelsirave,hani fruta dhe perime,por duhet te kryesh aktivitet fizik.
30min.vrap kardiak
25 pompa barku
25 ulje-ngritje te kembeve
Duhet te pijsh sa me shume uje
Kur te besh s.........qendro siper mbasi i largon shtresat e dhjamit dhe harxhon energji.
 

mirdita

Papirus rex
Edhe une e di nje diet ne ven se te hash buk ha sallat d.m.th te pregaditura vetem nga perimet dhe gjat gjith dites te konsumos sa me shum uj:)
 

Iliro Dardan

Valoris scriptorum
po beni si puna ime hani nga pak e te gjitha dhe mbani trupin ne forme leini keto dietat...
Ne fakt vajzat duhet ta mbajne trupin e tyre por edhe djemte gjithashtu vetem me notin.
U them gjithe vajzave qe nese doni te dobesoheni duhet te beni gati 2 ore not ne dite dhe mund te besh 3 km not dhe harxhon 1700 kalori-2000 kalori.E kam vet nga pervoja sepse para 3-4 vitesh kam qene i shendosh dhe jam dobesuar vetem me notin dhe bija 2 kg ne dite si dhe beja vrap cdo mengjes dhe beja xhiro ne kembe nga qendra e Tiranes.
Por kjo menyre dobesimi qe ju thashe kerkon shume vullnet dhe them se shume pak njerez e kane kete vullnet.
 
Top