Re: si ta bejme SHQIPERINE me te mire
i dashur zog me vjen keq nqs te kam ofenduar duke i vleresuar italianet apo kedo tjeter me teper se ne shqipetaret!!! une e rilexova ate qe kisha shkruar dhe nuk me duket te kem thene nje gje te tille as drejtperdrejte as terthorazi dhe as qe me shkon ndermend nje gje e tille.
nqs e kishe fjalen per organizimin me te mire ky mendoj se eshte fakt dhe megjithate nuk tregon aspak qe italianet apo kushdo jane me te mire se une ti.
e vetmja gje qe kane me teper italianet,anglezet,francezet,amerikanet etj etj jane te ardhurat ekonomike por kjo nuk i ben ata aspak me te mire se ne.(mendon se ata nuk kane "kopjuar" nga njeri tjetri????)
kur them ta bejme shqiperine me te mire e kam fjalen nga ana organizative dhe me dukej se kisha sqaruar kete pike.
me te mire(meqe me pyete) une kuptoj qe gjykatat te funksionojne, qe sherbimet publike te funksionojne,qe mus jetojme ne mese te baltes, qe te mos kete korrupsion, qe te mos kete vetegjyqsira qe te mund te jetojme te sigurte ne vendin tone, qe femijet e mi te mos detyrohen te studiojne jashte se universiteti ne shqiperi nuk vlen kurrkund dhe sigurisht te kemi edhe ne te ardhura ekonomike qe te pakten ti afrohen atyre te vendeve me te pasura.
te gjitha keto nuk do te na bejne njerez me te mire moralisht por do te na ndihmijne te jemi me te lumtur.(a nuk duam te gjithe kete)
nqs me lejon po ta kthej pyetjen
po ti cfare kupton me ME TE MIRE
p.S. Gene eshte vertet emri im (nuk ka nevoje per thonjeza)