Si Ndjeheni Kur Boni Sex

Hektor12

Locus omnem
Studimi, seksi rastësor shkakton
depresion dhe ankth tek të rinjtë
83523.jpg
Sipas një studimi, seksi rastësor me të rinjve shkakton depresion te këta të fundit. Ekspertët kanë konstatuar te studentët nivele të larta ankthi dhe depresioni pasi kanë kryer marrëdhënie seksuale me persona që kishin më pak se një javë që i njihnin.

Në studimin e Universitetit të Kalifornisë, ku morën pjesë 3900 studentë heteroseksualë, 11 % kishin kryer marrëdhënie seksuale rastësore, ku shumica prej tyre ishin meshkuj. Udhëheqësja e këtij studimi, Melina Bersamin tha se “gratë dhe burrat kishin përjetuar ankth dhe depresion si rezultat i takimeve të tyre rastësore seksuale”.

“Megjithatë është shumë shpejt për të dalë në përfundim se këto takime të rastësishme seksuale mund të paraqesin rreziqe të dëmshme psikologjike”, u shpreh Dr. Melina Bersamin.

Nga studimet e mëparshme ka rezultuar se gratë i përgjigjen negativisht takimeve rastësore për të kryer marrëdhënie seksuale.
 
Top