Si funksionojnë në fakt galaksitë?

Seyfert

Valoris scriptorum
Orioni është një prej konstelacioneve më të spikatur në galaksinë tonë, Rrugën e Qumështit, e cila është afro 120 mijë vite dritë në diametër, dhe përmban 400 miliardë yje. Shtëpia qiellore e sistemit tonë diellor është një galaksi në formë spiraleje, me një strukturë qendrore yjesh. Por pyetja se si galaksitë organizohen në këtë mënyrë dhe në forma të tjera fantastike i ka lënë vazhdimisht të habitur astronomët. Përse nuk janë në formë katrore? Ose tubulare? Përse kanë prirjen të jenë ose spirale, ose eliptike? Shkencëtarët kanë vënë re edhe një tjetër cilësi të vecantë të galaksive – ato formojnë yje me një ritëm që konsumon më shumë materia nga sa kanë në të vërtetë brenda tyre, e megjithatë ia kanë dalë mbanë ta ruajnë këtë ritëm krijimi të yjeve për miliarda vite. Në vitin 2012, shkencëtarë të Institutit Max Planck në Gjermani ofruan teorinë më të mirë që ekziston: riciklimi galaktik, një proces sipas të cilit Rruga e Qumështit dhe galaksi të tjera rigrumbullojnë atë masë që humbasin. Ekipi gjeti prova të gjashtë galaksive të largëta që rimarrin gazra, të cilët ishin lëshuar kur yjet e tyre ishin shuar, ashtu si dhe rrezatimin nga diej të shndritshëm.
Screen-Shot-2015-03-11-at-20.17.14.jpg
 
gurax

Pan ignoramus
MilkyWayGalaxy-Angled.jpg

Kjo eshte nje pamje e rikrijuar e Rruges se Qumshtit (Milky Way) ku eshte treguar me nje pike te vogel se ku ndodhet Sistemi Diellor, dhe Toka bashke me te.

Dicka qe me vjen ndermend sa here qe shoh pamje te tilla, eshte fakti se ne kohen kur u zhduken dinosauret, rreth 65 milion vjet me pare, Sistemi Diellor ka qene ne nje tjeter pozicion ne Galaktike. Ka qene jo ne "jug" te Qendres (duke ju referuar kesaj pamje me konvencionin qe "veriu" eshte lart), por ne "lindje" te galaktikes, ne te djathte te qendres, pak a shume ne po te njejten distance prej qendres.

Gjate levizjes se pandalshme qe bejne te tere yjet rreth qendres, pozicioni i tyre kundrejt njeri tjetrit eshte perhere ne ndryshim, levizin dhe ndryshojne tere kohen distancat dhe pozicionet relative. Kjo do te thote qe qielli i nates para 65 milion vjetesh ka qene shume ndryshe nga ai qe shohim sot. Nese do te shihnim qiellin atehere, do te ishte nje qiell krejtesisht 'alien'. Asnje nga yjet me te cilet jemi familjare nuk do te ishte "ne vendin e duhur" dhe shume prej tyre nuk do te ishin fare e ne vend te tyre do te ishin yje te tjere. Yjesite gjithashtu. Asnje familiaritet me cfare shohim sot. Ndersa ne rolin e Yllit Polar, ne ate kohe ishte ylli Vega i yjesise se sotme Lira.
 
Aki

Paint It Black
Ajo drita ne mes i bie te jete qendra e perbere nga nje grumbuj yjesh masive? :p
 
gurax

Pan ignoramus
Jo tamam. Ajo drita ne mes eshte ndricimi, nje pjese shume e vogel e energjise, qe yjet qe jane shume afer Qendres se Galaktikes leshojne gjate renies se tyre per ne qendren e galaktikes. Jane aq te ngjeshur me njeri tjetrin, saqe literalisht perplasen si topa bilardoje, i fusin brrylat njeri tjetrit dhe vazhdojne te "zihen" se kush do bjere i pari ne Qender. Nuk eshte e thene te jene masive, jane cfaredolloj permase qe te qelloje. E forta eshte se me pas shkrihen, treten, konsumohen rruges duke rene dhe drita ne mes eshte rezatimi qe clirohet sepse nuk ka me ku te shkoje, formulat relativiste vete nuk lejojne qe ne aq siperfaqe dhe vellim sa eshte Qendra e Galaktikes, te transferohet aq shume energji ne njesine e kohes. Vete ky fenomen ne vetvete prodhon energji. Dmth si te thuash nderkohe qe cdo gje - deri edhe vete yjet dhe energjia e tyre - eshte duke rene ne maksimumin e shpejtesise se mundur ne Qender, pikerisht kjo gje prodhon nje sasi fantastike energjie e cila synon te largohet, rrezatohet, nga pikerisht ajo zone kufitare qe eshte si nje "lekure energjitike" perreth Qendres se Galaktikes. Praktikisht ne nuk mund ta shohim asnjehere direkt Qendren, sado e larte te jete energjia e saj. Eshte e mbuluar, e veshur, e penguar, e verbuar, nga kjo perde rreth e rrotull energjie. Ne ate zone formohen yje te rinj brenda nje harku kohor prej disa oresh dhe treten perseri akoma pa u formuar mire sepse nuk kane kohe mjaftueshem qe te jetojne sepse tere 'kohehapesira' ku jane formuar eshte duke 'rene' drejt Qendres.
 
  • Like
Reactions: Aki

gurax

Pan ignoramus
Nje video ku eshte simuluar nje bashkim i dy galaktikave.

Pikerisht kjo do te ndodhe edhe me galaktiken tone, Rruga e Qumshtit, dhe me Galktiken e Andromedas pas afro 4 miliard vjetesh. Te dyja keto galaktika jane formuar shume kohe me pare, rreth 13 miliard vjet me pare, nga e njejta ngjarje, dhe jane tashme rruges per t'u bashkuar perseri. Ne cdo moment keto te dyja i afrohen njera tjetres me shpejtesi rreth 110 km/s.
 
@gurax kam dyshime per sa i perket shpejtesise 110 km/s. :)
 
Aki

Paint It Black
Nje video ku eshte simuluar nje bashkim i dy galaktikave.

Pikerisht kjo do te ndodhe edhe me galaktiken tone, Rruga e Qumshtit, dhe me Galktiken e Andromedas pas afro 4 miliard vjetesh. Te dyja keto galaktika jane formuar shume kohe me pare, rreth 13 miliard vjet me pare, nga e njejta ngjarje, dhe jane tashme rruges per t'u bashkuar perseri. Ne cdo moment keto te dyja i afrohen njera tjetres me shpejtesi rreth 110 km/s.

Bashkim? Po mire do kryqezojne rruget do kalojne nga njera tjetra po bashkim i bie qe do jene pergjithmone bashke apo jo?
 
gurax

Pan ignoramus
Bashkim ne kuptimin e shkrirjes ne nje te vetme, "merger". Sasi te tilla mase kolosale sic jane dy galaktika, kur afrohen aq afer eshte e pashmangshme me pas shkrirja e tyre me njera tjetren. Secila "bie" tek tjetra.

Seyfert, mbi cfare e bazon dyshimin per shpejtesine e afrimit midis tyre?
Sidoqofte, per reference:
https://science.nasa.gov/science-news/science-at-nasa/2012/31may_andromeda
http://phenomena.nationalgeographic.com/2014/03/24/scientists-predict-our-galaxys-death/

Nese do te ishim me jete aq te gjata sa te mund te shihnim ngjarjen gjate neteve, ne faza te ndryshme te shkrirjes, qielli do te dukej pak a shume si ne kete imazh me poshte.

Sekuencat paraqesin qiellin e nates: *)Sot; *)Pas 2 milard vjetesh; *)Pas 3.75 miliard vjetesh; *) Pas 3.85 milard vjetesh; *)Pas 3.9 milard vjetesh; *) Pas 4 miliard vjetesh; *)Pas 5.1 miliard vjetesh; *)Pas 7 milard vjetesh, kur te jete formuar nje galaktike e re gjigande.

654291main_p1220bk.jpg
 
Last edited:

gurax

Pan ignoramus
Te dy galaktikat, edhe Rruga e Qumshtit dhe edhe Andromeda, mire qe disqet galaktikore te dukshem i kane me nje diameter rreth 120-150 mije vite-drite secila, por jane edhe ne qender te nje 'prezence fatazem' te perbere nga materie e zeze, e quajtur "Dark Matter Halo". Kjo eshte pak a shume sferike, dhe me permasa te tilla qe e bejne galaktiken vete te duket si nje loder. :p

halo_label.jpg

Deri pas 4 miliard vjetesh, une do kem rilindur perseri deri atehere. Do vendos zilen e ores time kozmike qe te bjere fiks perpara se te filloje ajo shfaqja. Le te dale ndokush po deshi e te thote qe genjej. E ftoj te prese deri atehere dhe t'i vertetoj qe do e bej vertet kete gje. :D
 
Mos harro rizen me vete :p
 
Eléonoré

Valoris scriptorum
Orioni është një prej konstelacioneve më të spikatur në galaksinë tonë, Rrugën e Qumështit, e cila është afro 120 mijë vite dritë në diametër, dhe përmban 400 miliardë yje. Shtëpia qiellore e sistemit tonë diellor është një galaksi në formë spiraleje, me një strukturë qendrore yjesh. Por pyetja se si galaksitë organizohen në këtë mënyrë dhe në forma të tjera fantastike i ka lënë vazhdimisht të habitur astronomët. Përse nuk janë në formë katrore? Ose tubulare? Përse kanë prirjen të jenë ose spirale, ose eliptike? Shkencëtarët kanë vënë re edhe një tjetër cilësi të vecantë të galaksive – ato formojnë yje me një ritëm që konsumon më shumë materia nga sa kanë në të vërtetë brenda tyre, e megjithatë ia kanë dalë mbanë ta ruajnë këtë ritëm krijimi të yjeve për miliarda vite. Në vitin 2012, shkencëtarë të Institutit Max Planck në Gjermani ofruan teorinë më të mirë që ekziston: riciklimi galaktik, një proces sipas të cilit Rruga e Qumështit dhe galaksi të tjera rigrumbullojnë atë masë që humbasin. Ekipi gjeti prova të gjashtë galaksive të largëta që rimarrin gazra, të cilët ishin lëshuar kur yjet e tyre ishin shuar, ashtu si dhe rrezatimin nga diej të shndritshëm.
Screen-Shot-2015-03-11-at-20.17.14.jpg

Catite e shtepive ne pergjithesi jane ne forme piramidale, ne forme katrore dhe ne forme te rrumbullaket.

Do te ishte budallalleku me i madh te mendoje se drita perhapet pafundesisht ne pafundesi ku tavanet nuk ekzistojne. Pa tavan nuk ka projektim dhe nuk ka absolutisht asnje gje.

Pa permbajtje nuk ka forme dhe pa forme nuk ka permbajtje.

Drita perhapet ne forme valesh. Teli i llampes eshte ne forme spirale. Kjo per te rritur rezistencen e saj. Sa me e larte rezistenca aq edhe me e larte jetesa e llampes, (drites). Nqs teli do te ishte linear atehere ai do te digjej. Qe llampa te ndizet nuk eshte e mjaftueshme qe ajo te perbehet prej nje linje te padukshme spiralore por edhe te mbyllej ne vetvete. Vetem qarku i mbyllur siguron ndezjen e llampes ose ndricimin e saj.

Nje qark i mbyllur te kujton nje grup valletaresh qe kercejne pogonishten. Ne nje moment te caktuar i fundit ne linje kap doren e te parit ne linje. Kjo krijon nje rreth dhe nje qark te mbyllur. Prej nga edhe ideja se drita eshte ne forme sferike dhe projeksioni i saj eshte ne forme sferik. Projeksioni sferik krijon planete sferike.

Pse jo ne forme katrore apo tubulare? Ne qofte se une hap nje pete te madhe ne forme rrethi mbi banak atahere ate pete une mund t'a prese ne formen qe dua vete.

Ajo qe eshte ne qiell nuk eshte gje tjeter vecse perdet me yje te shtepise time te cilen ju nuk mund te shihni dot.

Nqs ju doni te llogarisni sa miliarda vjete do ju duhen per te mberritur atje, atehere pse jo, beni qejf dhe llogarisni dicka qe nuk ka kuptimin me te vogel. Te mendosh qe ka njerez te cilet kalojne jeten duke u marre me idiotlliqe te kesaj natyre duke krijuar absolutisht ASGJE me ben te qesh dhe qesh me gjithe zemer.

E vetmja fatkeqesi ne kete histori eshte fati i drites e cila tejcon dhe tejcon pa u lodhur nga drita e vet e cila nuk i rikthehet. Per kete qellim, qe ajo te vazhdoje te ndricoje dhe gjithashtu te mos dobesohet nga dhenia e vetvetes, kam menduar te ndertoj nje shtepi prej xhami per te ku energjia e saj te mos shteroje me por t'i kthehet vetvetes.

El
 
Eléonoré

Valoris scriptorum
Jo tamam. Ajo drita ne mes eshte ndricimi, nje pjese shume e vogel e energjise, qe yjet qe jane shume afer Qendres se Galaktikes leshojne gjate renies se tyre per ne qendren e galaktikes. Jane aq te ngjeshur me njeri tjetrin, saqe literalisht perplasen si topa bilardoje, i fusin brrylat njeri tjetrit dhe vazhdojne te "zihen" se kush do bjere i pari ne Qender. Nuk eshte e thene te jene masive, jane cfaredolloj permase qe te qelloje. E forta eshte se me pas shkrihen, treten, konsumohen rruges duke rene dhe drita ne mes eshte rezatimi qe clirohet sepse nuk ka me ku te shkoje, formulat relativiste vete nuk lejojne qe ne aq siperfaqe dhe vellim sa eshte Qendra e Galaktikes, te transferohet aq shume energji ne njesine e kohes. Vete ky fenomen ne vetvete prodhon energji. Dmth si te thuash nderkohe qe cdo gje - deri edhe vete yjet dhe energjia e tyre - eshte duke rene ne maksimumin e shpejtesise se mundur ne Qender, pikerisht kjo gje prodhon nje sasi fantastike energjie e cila synon te largohet, rrezatohet, nga pikerisht ajo zone kufitare qe eshte si nje "lekure energjitike" perreth Qendres se Galaktikes. Praktikisht ne nuk mund ta shohim asnjehere direkt Qendren, sado e larte te jete energjia e saj. Eshte e mbuluar, e veshur, e penguar, e verbuar, nga kjo perde rreth e rrotull energjie. Ne ate zone formohen yje te rinj brenda nje harku kohor prej disa oresh dhe treten perseri akoma pa u formuar mire sepse nuk kane kohe mjaftueshem qe te jetojne sepse tere 'kohehapesira' ku jane formuar eshte duke 'rene' drejt Qendres.

Imagjino nje fushe te hapur mbi planetin toke, nje fushe te virgjer dhe te panjohur, ne mes te asgjeje. Pse jo edhe ne Kanada, ne vendin tim. Ne mes te kesaj fushe qendron nje shtylle me nje llampe te ndezur. Eshte nate. E vetmja gje qe shihet nga largesia eshte kjo llampe e ndezur.

Nje grup "yjesh" endacake te veshur me lekuren e kafsheve te vrara gjate rruges eshte ne kerkim te nje vendi per te ndertuar strehen e tyre. Ata pasi fikin zjarrin e nje kampi, zjarr me origjine nga im ate (vetetime-bubullime) fillojne te levizin ne drejtim te panjohur. Ata kerkojne nje vend ku te kete uje te rrjedhshem, toke pjellore si dhe strehe temporare ne forme guvash apo shpellash natyrore.

I pari qe sheh driten fillon dhe vrapon. Te tjeret e ndjekin nga pas. Ata vrapojne si te cmendur per te kapur vendin me te mire te kesaj lugine. Ate qe eshte ne qender. Ate vend ku eshte edhe llampa e ndezur. Fillojne dhe ia fusin me brryle njeri tjetrit per te qene te paret. Sigurisht keta yje humbasin nje pjese te madhe te energjise se tyre. Nje pjese ndoshta edhe vdes gjate rruges. Gara vazhdon. A do te bien ata ne kete vryme apo jane aq budallenj sa te mendojne se eshte vryme. Pse? Sepse e gjitha eshte vryme.

Pa mure godinash dhe shtepish ajo ku jetojme te gjithe eshte VRYMA.

Surprise-Surprise

El
 
Top