JETA-VDEKJA –RILINDJA ( RECARNACIONI )
Cfare ndodh kur nje njeri vdes?
A ka ndonje gje mbas vdekjes ?
A ka jete te meparshme para ekzistences tone ne kete trup?
Keto jane pyetje qe ne menyre te pashmangshme ja bejme vetes kur fillojme te perpiqemi te kuptojme dicka per vendin tone ne univers
Filosofia joga i pergjigjet ketyre pyetjeve sistematikisht
me qellim qe te kuptojme pergjigjen e ketyre pyetjeve eshte e nevojshme te kuptojme mire ligjin e veprimit dhe te kunder-veprimit
ne boten materjale ekziston nje ligj i mirenjohur qe thote ; per cdo veprim ka nje kunder veprim te barabarte dhe me drejtim te kundert
edhe ne sferen mendore psiqike zbatohet nje ligj i tille ,sa here qe kryhet nje veprim i mire ose i keq ,ka nje deformim te ektoplazmes pjese e mendjes (CITTA)cdo here qe ne pra kryejme nje veprim mendja jone deformohet dhe kur ne marim kunder-veprimin ajo kthehet ne gjendjen fillestare ne ndjejme kenaqesi ose dhimbje ne varesi te veprimit tone fillestar ,shpesh procesi i veprimit dhe kunder-veprimit vepron ne menyre te tille ,ka nje veprim dhe menjehere pas kesaj personi provon kunder-veprimin ,ne qoftese nuk ka ndryshim ne kohe ,vend dhe person ,kunder-veprimi do jete i barabarte me veprimin fillestar
deformimi i mendjes qe mbetet i fjetur per nje fare kohe ne filozofine joga quhet SAMSKARA,keto aksion-reaksione perfaqesojne kunder-veprimet e mundshme ,prandaj ato qe quhen aksidente ,krime,vetvrasje ,etj,jane thjesht reagime te veprimeve (jeteve)te meparshme ,shpesh duken si pa shkak ,por kjo ndodh sepse eshte harruar veprimi fillestar
kunder-veprimi do te jete me i forte se veprimi fillestar ne qoftese ka kaluar kohe ne mes te dyve(aksion-reaksionit)dhe nese ka ndryshim ne vend dhe person ,njesoj si me parate ne banke qe shtohen me kalimin e kohes
ligji i aksion-reaksionit njihet ndryshe edhe si ligji universal i KARMA-s ndersa reagimet e mundshme quhen SAMSKARA ose deformime te mendjes
duke u kthyer te pyetja fillestare per jeten ,vdekjen,dhe ringjalljen (recarnacionin) tani jemi ne nje pozocion te volitshem per te kuptuar se cfare ndodh ne castin e vdekjes ,ne baze te ligjit te veprimit dhe te kunder-veprimit ne duhet te perjetojme pasojat e cdo veprimi ,dhe cdo dite ne provojme kenaqesite dhe dhimbjet deri ne castin kur mbresat e ndryshme te mendjes “te piqen,ose te ezaurohen”shpalosen ,
ne qoftese nje njeri vdes ne ate cast kur tere momentet kunder-vepruese(samskarat)jane shterur dhe veprime-e-kunder-veprime te reja nuk jane krijuar ,atehere mendja do jete ne gjendje te purifikuar dhe do te zhytej ne VETEDIJEN-SUPREME-KOZMIKE ,kjo gjendje e shkrirjes se perjetshme eshte e njohur ne joga si MOKSHA ose ne budizem njihet si NIRVANA
megjithate ne realitet eshte e veshtire ti zhdukesh te gjitha aksion-reaksionet(samskarat) dhe te mos krijosh te tjera,sepse sa here qe ne bejme nje veprim me mendimin “une po bej kete veprim” nje mbrese mbetet ne mendje ,keshtu ne shume raste kur nje person vdes ,ai ose ajo kane akoma shume kunder-veprime te mundshme qe duhen perjetuar ose konsumuar ,
cfare do ndodhte ne nje rast te tille ?
kunder-veprimet duhet te perjetohen ,por nuk kemi nje trup fizik ,keshtu qe nevojitet nje trup tjeter dhe mendja duhet te rilinde perseri
ne menyre qe te kuptojme procesin e rilindjes (recarnacionit) fillimisht duhet te kuptojme se cfare eshte jeta ,sipas filozofise joga jeta eshte nje paralelizem midis mendjes dhe trupit
njesoj si ne fiziken moderne joget kane thene se i tere universi eshte ne vibrim dhe se keto vibracione kane gjatesi te ndryshme vale ,ka nje gjatesi te caktuar vale per trupin ,dhe nje gjatesi te caktuar vale per mendjen ,kur keto gjatesi valesh perputhen dhe jane paralele atehere kemi jeten ,megjithate ne qoftese dicka i ndodh trupit ,si p.sh. nje aksident ose nje semundje ,etj, gjatesia e vales se trupit mund te ndryshoje dhe ky paralelizem (trup-mendje)humbet ne nje rast te tille kemi ate qe quhet ARSYEJA FIZIKE E VDEKJES
por ndodh qe trupi mund te jete duke funksionuar mire ,por ne qoftese kemi nje shok te rende te mendjes ,vala mendore mund te ndryshoje dhe perseri paralelizmi(mendje-trup) humbet dhe nje gje e tille eshte e njohur si SHKAKU PSIQIK I VDEKJES per shembull kur nje person vdes nga nje frike shume e madhe
nje shembull tjeter eshte ai i kafsheve qe jetojne prane njerzve ,nje qen, qe jeton me nje familje njerzish eshte vazhdimisht prane me mendjet me te zhvilluara te njerzve ,nje qen qe jeton ,udheton,ha, me nje familje njerzore ,fillon ti nenshtrohet nje zgjerimi te mendjes ,mendja e tij behet gradualisht gjithnje e me shume e ngjashme me ate njerzore ,ne qoftese ky zgjerim vazhdon atehere qeni mund te ngordhe per shkak te humbjes se paralelizmit mes valeve te mendjes dhe trupit ,ne kete rast gjatesia e valeve mendore ndryshoi per shkak te kontaktit me qenjet njerzore dhe si pasoje kerkohet nje trup me i perkryer me te cilin mund te gjeje nje paralelizem ,ky ka mundesi te jete nje trup njerzor
ka edhe nje mundesi tjeter e cila njihet si shkaku shpirteror i vdekjes ,ne praktikuesit shume te perparuar shpirterore mendja do te perthithet ne vetedijen supreme kozmike e cila ka nje vibrim me nje gjatesi vale te pafundme ,ne qoftese mendja arrin kete paralelizem te zgjatur me ENTITETIN SUPREM KOZMIK ,atehere personi do te humbasi paralelizmin me trupin fizik ,ne kete rast personi «braktis»trupin» dhe arrin gjendjen e moksha ose nirvana-n budiste ,kjo nuk eshte vdekje ne kuptimin e asgjesimit ,por eshte nje shkrirje ne nje stad mrekullie dhe mahnitjeje te amshuar qe nuk shprehet dot
duhet te shqyrtojme edhe nje element tjeter perpara se te kuptojme teresisht procesin e jetes ,vdekjes ,dhe rilindjes(recarnacionit) ne cdo gjallese nuk eshte vetem nje trup fizik dhe nje mendje ,por eshte gjithashtu edhe nje shpirt (ATMAN) ose njesia e vetedijes deshmuese
vetedija deshmuese eshte deshmitari i fundit i mendjes dhe eshte burimi i “ndjenjes se unit” qe misherohet ne thenjen «e di qe ekzistoj» mendja ka tre pjese funksionale te saj
-une bej==> AHAM
-une ekzistoj=>MAHAT
-une kam bere=>CITTA
UNI qe provon ekzistencen e ketyre tre pjeseve funksionale te mendjes eshte i njohur si ATMAN (SHPIRTI) dhe eshte njesia e pa-shkaterrueshme e vetedijes eshte edhe celesi per te zgjidhur misteret e jetes ,vdekjes ,dhe rilindjes(recarnacionit)
Kur nje person vdes ,energjia jetesore e trupit (PRANA) HYN NE GJENDJE çekuilibri dhe largohet nga trupi ,me humbjen e energjive jetesore trupi i njeriut pushon se funksionuari,personi qe me pare jetonte humbet te gjitha ndjenjat e kenaqesise,dhimbjes,dhe te vetedijes ,megjithese mendja bie ne nje gjume shume te thelle ne kohen e mbas-vdekjes ajo nuk ka vdekur si trupi ,aksion-reaksionet(SAMSKARAT) ose momentet kunder-vepruese te mendjes jane te regjistruara ne mendjen shkakesore ,dhe ATMAN-SHPIRTI mbetet si deshmitar i mendjes inaktive
Ne varesi te llojit te SAMSKARA ose aksion-reaksioneve(veprim-kunder-veprim),mendja inaktive(jo-aktive) ka nje gjatesi te caktuar vale dhe kudo qe ka nje trup te pershtatshem fizik ne univers qe te kete gjatesi vale paralele me kete mendje ,mendja do te rilinde ,rimisherohet(recarnacioni) ne kete trup ,dhe qenja ,gjallesa,do te kete atehere mundesine per te provuar kunderveprimet e mundshme te mbledhur ne jetet e tjera te meparshme
Sa zgjat kjo perjudhe e perkoshme pritjeje?(per tu rilindur)
Ajo mund te jete shume e shkurter, por edhe mund te zgjase mijera vjet ,gjeja me e rendesishme eshte se duhet te jete nje trup i pershtatshem diku ne kozmos qe te perputhet me vibrimin e mendjes dhe shpirtit inaktiv te pa-trupezuar
Nje tjeter pyetje e zakonshme ne lidhje me rilindjen (recarnacionin) eshte se nese dikush rikujton jetet e kaluara , deri ne moshen 4-5 vjec nje person ka memorje ekstra-cerebrale ose jashte trunore qe perfshin dhe kujtimet e jeteve te meparshme ,megjithate neqoftese keto kujtime do te vazhdonin edhe pas kesaj moshe atehere do te ndodhte nje dyzim i personalitetit dhe personi do te vdiste, prandaj natyra e mbron njeriun duke mos e lejuar zhvillimin e personaliteteve te shumefishta ne te njejtin trup
Megjithse mund te jete terheqese te remosh,dhe kerkosh ,ne jetet e kaluara nuk ka asnje te mire psikologjike ose shpirterore ne nje veprim te tille ,eshte keshillueshme per aspirantet shpirterore te harrojne veprimet jeteve te tyre te kaluara,sidomos veprimet e keqija ,dhe te fillojne nje jete te re duke u perqendruar ne te tanishmen dhe duke pare perpara per nje te ardhme te lavdishme .
Ne raste te vecanta nje udheheqes shpirteror mund ti tregoje nje aspiranti,dishepulli,etj,te kaluaren e tij/asaj per ti dhene nje mesim.
filosofia joga e pershkruan gjendjen e vdekjes si “nje gjume te gjate te mendjes shkakesore” dhe thekson se nuk ka ndjenja kenaqesie ose dhimbje ne kete gjendje per shkak te mungeses se organeve te trupit dhe te nervave ,dhe joga shpjegon gjithashtu se keto mendje “pa trup” nuk kane organe motore dhe keshtu qe nuk mund ti bejne dem njerzve
persa i perket parajses dhe ferrit ,parajsa eshte kur ne kete jete ne perjetojme pasojat e veprimeve te mira qe ne trashegojme nga e kaluara(jetet) ndersa ferri eshte kur pesojme rezulltatet e veprimeve te keqija nga jetet tona te kaluara
konceptet supersticioze per vuajtje te perjetshme te propoganduara nga religjionet nuk kane vend filozofine spirituale te joges
qellimi perfundimtar i ketij cikli kozmik jete-vdekje-rilindje(recarnacion) eshte casti kur vetedija individuale e personit lartesohet pertej jetes dhe rilindjes dhe bashkohet me VETEDIJEN SUPREME KOZMIKE qe eshte DASHURI E AMSHUAR E PA-KUSHTEZUAR