Si e Hackoi Muji YouTUBE-n ???

Albforumi

Primus registratum
Si e Hackoi Muji YouTUBE-n ???

muji_halili-150x150.jpg

Të gjithë e dini se para disa ditëve youtube ishte offline për pak minuta,dhe ky sulm u bë nga Mujë Halimi-Muji nga fshati Llutogllavë.
Muji është bari prej se ka mbushur 5 vjetë dhe aktualisht ka 10 lop e 30 dele.
Ai ekskluzivisht për trillime.com tregon se si e hackoi youtuben.
Gjithqka ndohi kur Muji ishte duke kullotur bagëtinë e tij në arrat e stërgjyshit të tij.
Për një çast u lodh dhe vendosi të shtrihet në pemë dhe mori laptopin që të surfojë në internet(Ka ndërtuar WiFi Zone në Arrat e tij).
Nuk kishte çtë bënte as në internet,i shkoi mendja të hackonte youtuben por nuk dinte se si.
Për një çast në Arrë u shfaqën 2 zana të shëndritshme të cilat kalonin për ti ndihmuar ndokujt.
Kur e panë Mujin ata e pyetën se çfarë e mundonte ?
Muji i tregoi se ka dëshirë të hackojë youtuben por nuk mundet.
Zanat u menduan pakë dhe vendosën ti jepnin Mujit qumësht gjiri,dhe e bënë këtë.
Pasi piu qumështin e gjirit Muji u ngrit,ngriti një shkëmb të rëndë 5 Ton dhe e gjuajti atë mbi YouTUBE-n.Kështu Youtube qëndroi Offline për disa minuta.
(Bazuar në një histori të vërtetë.Frymëzuar nga Joni)</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://www.trillime.com/?p=454. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.trillime.com/?p=454
 

gangsterja

Primus registratum
Fajin e kane zanat qe i dhane qumesht gjiri dhe e forcuan me shume,prandaj s'mu hapte mu albforumi(hahaha).
 
Top