Re: Si do vepronit
Fillimisht postuar nga Melodi:
[qb] Pershendetje gjith studenteve shqiptare kudo qe ndodhn.
Desha te ndaja "shqetesimin" tim te ktyre diteve me ju dhe te lexoja opinionet tuaja reth tij.
Aktualisht jetoj ne USA emigrant i regullt "green card".Vazhdoj kolegjin per International Criminal Justice simestrin e dyte, dhe tani ne prag regjistrimi me lindi nje dileme os medyshje. Ta vazhdoj apo jo?
Arsyet jane te shumta dhe disa te forta disa te dobta lol.
1) Pak a shume te jemi objektive ata qe jetojne ne USA e dine qe kariera jone si emigrante ne keto dege eshte me medyshje, si dhe nqs filloj nje pune perseri nuk besoj se do arij te paguhem me $18 ne ore sic paguhem tani(nje pune jo zyrtare por e ndershme)
2)Duke biseduar me zyren e regj me doli problem se duhet te mar disa klasa anglishteje pa kredite fare. Kini parasysh shkollen e paguaj vete $2000/semester.
3)duke punuar 5 dite te javes eshte shume e veshtire te arish te kesh rezultate te kenaqshme plus qe duke pasur parasysh zvaritjet e keolegjve ketu dhe nr e klasave 4/semester qe mar i bie te gradohem nga 2008.
Pra edhe nje here do deshiroja te dija opinionin tuaj si ose si do vepronit ju ne kete rast a ja vlen te vazhdohet? [/qb]
përgjigje entonit
I nderuar sinqerisht të them se të ish në vend tëndin un nuk do ti kisha mar ato të holla. Jam me mendimin e jetoje jetën. Un vet jam student por besom se nuk ja vlen të marësh kredi . Ajo kredi pastaj, besom, se do tju vje "në majë të hundes" Ta them kët nga përvoja dhe stresin qe kredija ta shkakton.
Nga dashuria që kam për shqiptart më posht po ju ofroj një artikull qe mu duk interesant aq edhe tërheqës qe ka të bëjë bash për kredinë apo SESI FUNKCIONOJN BANKAT.
......sa për intrigat e bankave mjerisht populli i kosoves nuk di shum sa duhet......
KAMATA
Çështja e kamatës sipas të gjitha standardeve është çështje e karakterit botëror, gjegjësisht ndikimi i saj nuk ndalet në hapësira të caktuara, por është prezent në të gjitha rrafshet ndërkombëtare.
koha në të cilën jetojmë është kohë dinamike, kohë e hapave gjigant në fusha të ndryshme shkencore dhe jetësore, andaj sot kemi forma të ndryshme të transaksioneve dhe veprimtarive financiare të cilat hasen edhe në shoqëritë Sot mund të thuhet me plotë të drejtë se është koha e bankave, kredit kartelave etj. Pasi jemi duke folur për kamatën, nuk mund që edhe ne mos të themi disa fjalë për disa nga dilemat që janë paraqitur rreth kamatës, duke përfshirë nën këtë nocion si dilemat që janë përmendur përkitazi me kamatën në të kaluarën, poashtu edhe dilemat që janë paraqitur përkitazi me transaksionet e sotme, apo thënë më shkurtë, kamatën e bankave:
1. Kamatë e keqe është ajo kamat e shumëfisht
Disa njerz intelektual janë munduar që kamatën e ndaluar ta kufizojnë në kamatën e shumëfishuar, gjegjësisht sipas tyre e ndaluar është të merret kamata e shumëfishuar, fjala vjen qind për qind apo më tepër, por jo edhe për shembull 10% apo 20%.
Mirëpo kjo tezë nuk mban dhe mund të demantohet me disa fakte relevante, e që ne këtu do të përmendi: a] me fjalen "shumëfisht”, nuk kam për qëllim ta përcakton sasinë e ndaluar, pra se e ndaluar është vetëm kamata e shumëfishuar, por me këtë tregohet realiteti i hidhur qe ka kjo kamat, kur kamata merret psh. e shumëfishuar. kjo ka tregon për gjendjen faktike në kamatë. Ktu në perendim psh. japin kamatë deri në një afat të caktuar, e kur të skadon afati i pagimit të borxhit, ata shtojn me pëlqimin e të dy palëve një sasi të pasurisë mbi borxhin me qëllim që t’u prolongohet edhe për një afat pagesa e borxhit. Disa herët kët e bëjn ashtu që kamatdhënësi e merr borxhin e vet të shumëfishuar nga sasia që ishte në fillim...c] Ata qe thojn se kamatë e ndaluar është ajo kamat e shumëfishuar apo në përqindje të madhe ata gabojn shum. Kjo nuk ësht e vërtetë shoku jem. ç] Kjo është kontradiktore dhe e paqartë, sepse nuk ka një limit të caktuar dhe unanimisht të pranuar përkitazi me atë se cila sasi konsiderohet e madhe e cila e vogël. Ndodh që në një vend një përqindje e caktuar e kamatës të konsiderohet e lartë, kurse në një vend tjetër mesatare, apo varësisht prej kohës dhe zhvillimit ekonomik.
Për atë, pretendimi se kamatë e ndaluar është vetëm kamata e lartë apo e shumëfishuar, është i pa bazë.
2.Kamata e domosdoshme dhe nga nevoja për me kutu ma mirë po e titulloj me: Kamata e zorit
E pamë se kamat e ndaluar është ajo që e merr njeriu pa asnjë nevojë, ndërsa sot ajo merret edhe për nevoja të cilat disa herë mund të jenë të domosdoshme, apo thënë shkurt kur njeriu është në gjendje të rëndë. Poashtu, kur disa njerëz flasin për çështjet e bankave, ata thonë se janë të detyruar të marrim kamatë sepse ekonomia në botë në përgjithësi, e poashtu edhe në vendet tjera ndërtohet në banka, kurse bankat punojnë me kamatë, që don të thotë se në njëfarë mënyre janë të detyruar që prej zorit të marrim kamat edhe të japim kamatë. Ky frup i njerzve mendoj se kamata për ata ësht e detyrueshme.
Mirëpo teza e tyre nuk mban. Sepse gjendja e domosdoshme apo e jashtëzakonshme e cila e arsyeton veprimin e disa gjërave të ndaluara i ka rregullat dhe kushtet e veta të cilat duhet të përmbushen. Kjo don të thotë se sa herë që thuhet për një veprim se është i detyrueshëm, nuk don të thotë se në të vërtetë është ashtu dhe se ekziston detyrim real. Definicioni teth epitetit“Gjëja e domosdoshme”është: “Që njeriu të arrijë në një gjendje në të cilën nëse nuk e bën një veprim të ndaluar shkatërrohet apo është afër shkatërrimit, e kjo e legjitimon veprimin e diçkaje që është e ndaluar”.
Do doja pak të ndalesha pse kamata ësht kaq e dëmshme dhe shkurt po i përmendi kushtet të cilat i kanë përmendur dijetarë me famë botrore që duhet të përmbushen për t’u toleruar përdorimi i një gjëje të ndaluar në rast të detyrimit:
- Që detyrimi të jetë prezent e jo të pritet në të ardhmen, gjegjësisht të jemi të bindur apo të ekzistojnë gjasa më të mëdha që të rrezikohet një nga pesë domosdoshmëritë: jeta, pasuria, feja, nderi dhe mendja. E nëse nuk ka gjasa reale për t’u rrezikuar një nga këto që u përmendën, nuk ka arsye të mos përfillet dispozita bazë ligjore dhe të kërkojmë rrugëdalje në ato që u referohen rasteve të jashtëzakonshme dhe të detyrueshme.
- Që detyrimi të jetë i pashmangshëm, ashtu që njeriu të ketë droje për jetën apo ndonjë pjesë të trupit të vet nëse nuk bën një veprim të ndaluar.
- Që njeriu i detyruar të mos gjejë rrugë tjetër për të dalë nga situata e krijuar pos veprimit të ndaluarës.
- Që dëmi që sjell gjëja e ndaluar e cila bëhet të jetë më i vogël se e keqja që sjell dëmi i cili synohet të evitohet.
Nëse ndalesh dhe e analizon kamatën, do të vëresh se asnjë nga kushtet ekzistuese nuk është prezent në rastin e kamatës. E vërtetë ësht se ekziston nevojë për marrje të kamatës në disa raste, mirëpo kjo nevojë nuk e arrinë shkallën e domosdoshmërisë që të mund të tolerohet marrja e saj konform parimit të njohur juridik. Gjërat e domosdoshme i legjitimojnë (tolerojnë) gjërat e ndaluara.
Personi i cili i depoziton paratë e veta në bankë nuk është i detyruar që ta merr kamatën për këto para, madje ai as nuk është i detyruar që t’i depoziton në bankë.
Poashtu, edhe ata që mendojnë se janë të detyruar të marrin kredi me kamatë prej bankave nuk e kanë drejtë, sepse nuk ka asnjë domosdoshmëri për të marrë kredi me kamatë. Nuk është domosdoshmëri të ndërtosh shtëpi luksoze, as të blesh mobilje të shtrenjta, as ta ndërrosh veturën gjithnjë kur të del ndonjë model më i ri etj.
Andaj, teza se jemi të detyruar për të marim kamatë nuk mban dhe dilema se kamatën sot e legalizon domosdoshmëria është e pa bazë.
me nderime nga suedia
www.furkan.com.mk/vepra/vepra2003/tekste/ekonomi.html