Si do vepronit

Petroninsja

Primus registratum
Re: Si do vepronit

Enton,
Criminal Justice eshte nje dege komplekse dhe sigurisht do nje Anglishte te pasur me frazeologjira dhe te kesh aftesi shprehese. Kur ti ndihesh qe eshte dicka qe kapaciteti jot smund ta permbaj mos iu fut asaj dege por shiko per ndonje dege tjeter qe mund te te ofroj ty me shume mundesi punesimi dhe te ndjerit kenaqesi per ate cfare studion. Une vazhdoj per finance ne nje private university qe eshte 22,000 ne vit dhe ka patur raste qe jam ndjere ne medyshje per zgjedhjen time. Kam pyetur, jam takuar me advisor dhe pak a shume kane influencuar ne vendimin tim final. Si emigrant qe jemi, cdo zgjedhje eshte esenciale qe sna presin trashgimite apo parate e lena nga prindet. Keshtu qe e kuptoj poziten tende, nga ana tjeter puna qe eshte pune i duhet bere ysmeti.
Do te sugjeroja nderrim dege, NESE, e theksoj kete qe ta kesh te qarte si ide, e te shikosh per dicka qe i pershtatet gjendjes tende....
Pastaj transfering eshte pain in the neck, sa kredite do te quhen e me the te thashe. Por nese je ne CUNY school mund te shkosh per business tek Baruch, ose per computers kam degjuar Brooklyn College ka repitacion te mire. Nejse shih e bej c'eshte me e mira per ty.
Good Luck.
 

bona

Primus registratum
Re: Si do vepronit

mos te beje gafe asnjoni me studiu naj gjo tek Baruch se ngelesh pa pune , pa pune dhe pa pune. si te marosh finance apo computer info system. kur zgjedh degen shif i here gazeten cila lloj pune kerkohet me shume jo cila ka emrin me te bukur.
kurre se mora vesh pse 99.99% e shqiptareve studiojne bizness????????????
 

Petroninsja

Primus registratum
Re: Si do vepronit

Bona, te ishte per emer zgjidhnim nje dege qe se kishte degjuar askush. Keto dy vitet e fundit eshte bere vertet keq por sdo te thote se kur ai te dali nga bankat e shkolles do jete njelloj. Eshte situate e perkohshme aq me shume Shqiptaret mendojne per financen, sna kane lene pare robte e shtepise me shku ne private universities. Une per vete shkoj ne nje private university ku fillova me 16,000$ ne vit para 3 vjetesh tani ka shkuar $ 22,000. Dhe te them te drejten them qe me rrofte emri se shumicen e atyre xhixhave vet po e paguaj. Ka te bej dhe xhepi, kembet duhen shtrire sa eshte jorgani...
Plus aftesite e cdo njeriu ne lidhje me degen qe studjojne, anglishtja gjuhe e dyte eshte me frazeologjira nga me te shumtat ne kurre skemi per ta mesuar si nje Amerikan i mirefillte se kasa e gjuheve eshte mbushur nga italishtja a ndonje gjuhe tjeter, shqipja e me rradhe....
Keshtu qe cdo gje brenda mundesive, jane nje sere faktoresh qe ndikojne... se te ishte si thua ti ku do ishim sot por realiteti flet ndryshe.... :shrug:
 

bona

Primus registratum
Re: Si do vepronit

kumlle

une nuk thashe mos shko ne baruch por shko ne shkolle private une thashe thjesht shif degen.
pastaj ka qindra pune te tjera qe ne shqiperi nuk egzistojne dhe ne shqiptaret kurre nuk i marrim thjesht per mungese informacioni.

pastaj per ato te tjerat qe the me siper jam dacord 100% por po shtoj dhe nje difficulty tjeter qe harrove ta thuash.

per te qene i sukseshem nje factor shume i madh esthe dhe facti qe ne nuk kemi shqiptare te fuqishem me kompani te fuqishme qe te hire shqiptrare. punet creme della creme ne business do te jene per english, french and german.
sic esthe ne tirane qe punen e mire e merr tiranci para rretheve.

PS: mos u ngaterroni me factin qe vjen nje shqiptare ketu dhe ben qofte edhe 500,000 ne vjet dhe thote ja bej une me shume se nje american. po flas per ate head of microsoft me shoke.
 

enton

Primus registratum
Re: Si do vepronit

Faleminderit te gjitheve per mesazhet dhe keshillat.
PS:Shkollen po e vazhdoj sigurisht.
 

Furor Aquila

Primus registratum
Re: Si do vepronit

Ca shkolle ore!!!!!! Picamen behu!!! U ben bosa shqiptaret ne New York. Nuk ka piceri qe ska shqiptare. j/k

P.S. Don't major in accounting unless you want to be a teller for the rest of your life...
 

Princesha

Primus registratum
Re: Si do vepronit

Edhe ketu ku jam une, jane leshu te gjithe te rinjt te biznesi, dhe ka shume konkurrence per nje pune qe, kur je fillestar dhe nuk ke te njohur ke rroge m***.

Prandaj them qe zgjidhni dege ku kane nevoje per ju, se meqe nuk jeni vendas e shifni vedin ne fund te listes per pune.
 

KATALLANI

Primus registratum
Re: Si do vepronit

or ti vllajo shiko terezine tende ne rradhe te pare. po te interesoi dega vazhdoje po nuk te interesoi merr dicka tjeter qe ty do te te hyj ne pune ne te ardhmen dhe do te te japi te ardhura. pa shkolle ne amerike nuk ka rruge zgjidhje. ne amerike pa shkolle je askushi. nuk kemi ardhur ketu per tu bere shkerdhata te nje sistemi kapitalist qe te rrjep mire e mire dhe kur vjen puna te hedh ne rruge pa gje te keq. shkolla eshte ajo qe te hap mundesi te behesh dikushi.
 

KATALLANI

Primus registratum
Re: Si do vepronit

Fillimisht postuar nga Furor Aquila:
[qb] Ca shkolle ore!!!!!! Picamen behu!!! U ben bosa shqiptaret ne New York. Nuk ka piceri qe ska shqiptare. j/k

P.S. Don't major in accounting unless you want to be a teller for the rest of your life... [/qb]
sa rrote **** qenka ky. Duket qe nuk paska shkolle.
 

frymezuesi

Primus registratum
Re: Si do vepronit

Ne rradhe te pare uroj qe te jesh mire!Sa per problemin tend do ti pergjigjem thjesht me nje pyetje:
ME MIRE ESHTE TE DISH APO TE KESH?
Gjithe te mirat!
 

Admirali

Primus registratum
Re: Si do vepronit

Enton, mesa pashe nga postimi yt, ti ke 3 te mira, nje pune, je me green card si dhe vazhdon kolegjin. Nqs ajo qe fito nga puna, te ndihmon ne perballimin e jetes, vazhdoje dhe kolegjin. Eshte ne avantazhin tend ti kesh te dyja. Mos e ki problemin se kur e mbaron shkollen, dituria nuk ka fund thote populli.

Gjithsesi kjo varet sesa je ti i gatshem te mbash dy pergjegjesi, punen dhe shkollen.

Me respekte
 

alecsa

Primus registratum
Re: Si do vepronit

Enton ja ku po te them pra qe je njeri me fat vetem se duhet te kesh pak me shume vullnet dhe mos u demoralizo ne veshtiresite e para qe ndesh .Edhe une jam pak a shume ne te njejten situate.Dega eshte shume e mire dhe parate nuk te japin kurre kenaqesine qe te jep universiteti, eshte dicka qe nuk do kesh mundesi ne te ardhmen ta besh se sa me shume te punosh do mesohesh me ate jete dhe me dollaret qe merr dhe do ta kesh shume te veshtire pastaj.PO e le jam shume e sigurte qe do pendohesh ,tani mbase jo por ne te ardhmen me siguri.Pune do gjesh patjeter mbase ne shpine e bardhe nuk do punosh po dicka me te mire se punen qe ke po.MENDOHU MIRE :book:
 

Koli

Primus registratum
Re: Si do vepronit

Sahere qe me krahasojne nje pune te rendomte me punen qe po bej tani ( kam mbaruar kolegjin per finance) dhe dalin ne ajo pika qe psh duke pasur nje piceri ose te punosh ne ndertim mund te fitosh kaq e aq me shume.
Une kam nje pergjigje dhe mbase kjo nuk vlen per te gjithe, por vlen per mua: C'do gje varet nga statusi qe do te kesh ne jete.
Eshte e vertete qe nje punetor ne ndertim mund te arrije edhe $25 oren ose me shume 'se kam tamam idene. Por suvaxhi do mbetet tere jeten. Tjetri qe punon ne nje piceri ose ka nje piceri te veten mund te beje shume lek, por ere lakror do bjere.
Por nuk mund te punosh ne pune te tila gjithe jeten, se te siguroj qe do vije nje dite dhe do pendohesh.

Prandaj sa e ke moshen futju shkolles dhe mos mendo punen e lekeve aq shume sa te ardhmen dhe ku do arrish nqs merr nje edukim te larte.

Tani sa per degen, nuk e di sa mund te cash me ate dege se nje e njohura ime mbaroi ate dege dhe nuk gjeti dot pune kollaj. Megjithate pac fat.
 

BISOU

Primus registratum
Re: Si do vepronit

SE PARI TE THEM BRAVO QE JE KAQ DJALE I MBARE DHE QE PO PERPIQESH TE CASH NE JETE ME PUNE DHE I JEP VETES DITURI....
UNE JETOJ NE N.Y. DHE E KAM JETUAR SITUATEN TENDE DHE E KAM FARE MIRE PARASYSH SE SA E VESHTIRE ESHTE TE JESH STUDENT DHE TE PUNOSH NJEKOHESISHT... TANI PER TANI MUNDOHU ME CDO KUSHT TE REALIZOSH ENDREN TENDE DHE TE DALESH ME SUKSES... KJO ESHTE KOHA ME E MIRE JE I RI DHE PLOT ME ENERGJI DHE JAM E BINDUR QE DO TIA DALESH MBANE...
NJE SHOKU IM PRODIGY KA BERE TE NJEJTEN GJE DHE BESOJ SE AI VETE DO TE TE JAPI NDONJE KESHILLE APO MENDIM...
GOOD LUCK :wave:
 

Prodigychild01

Primus registratum
Re: Si do vepronit

Rrofsh o Bisou qe na kujton sakrificat. Dhe une e kam kaluar kete periudhe vete. Njeriu ne fillim te universitetit i duket vetja si ne fund te pusit, dhe mendon qe nuk ka per ta pare ndonjehere driten me sy. Atehere nga mesi i vitit te trete ke per te pare qe po i afrohesh fundit.

Veshtire eshte, shume veshtire, por shperblimi qe merr eshte i pacmuar. Ne fund te fundit nje edukim ne universitet do te te sherbeje per gjithe jeten jo vetem ne aspektin financiar. Edukimi do te te ndihmoje te zgjidhesh situata nga me te ndryshme e probleme jetesore nga me te ndryshmet. Ne qofte se ja del mban edhe diplomohesh ke per te pasur nje rrespekt te paimagjinueshem per vehten dhe te gjitha sakrificat do te te shperblehen. Edhe suksesi financiar ka per te ardhur me kohe. Sidoqofte, nuk i kapercen dot etapat edhe duhet ti perveshesh menget tashti.

Te uroj tja dalesh mbane.
 

NYC_GUY

Primus registratum
Re: Si do vepronit

Ty grupi te kan dhene shume pergjigje , po ti degjo nje mije vet dhe bej si di vete.
Une kam mbi 9 vjet ketu dhe kam bere pune nga me te ndryshmet , nje pjese qe kurre nuk e imagjinoja qe mund ti beja . Orare nga me te ndryshmet , njeri pa jete i martuar me punen dhe shkollen .
Me kujtohet kur me zinte gjumi ne klase dhe qeshnin te gjithe apo kur zgjohesha i trembur ne tren pasi e kisha kaluar stacionin tim .
Por kur e shof ku jam sot, ketu ku me solli shkolla , jo aq shume nga ana e pagases(personalisht ajo pak rendesi ka per mua) por nga liria qe kam , respekti qe gezoj , individualiteti etj etj bindem se ato sakrifica kane pasur vlere . Megjithate prap kam filluat masters lol .
Mos u merakos kur e mbaron shkollen , mjafton qe mos shkeputesh edhe sikur te maresh 3 klasa . Nje dite gjithe sakrificat do te japin drite.
Ka lezet kur paguhesh overtime , duke fol me ndonje goce ku do shkoni kete weekend /pf/images/graemlins/smile.gif
 

drea

Primus registratum
Re: Si do vepronit

Po.
Shkollen e ke patente, plus qe te ben me te mire per vete; ki parsysh "MESO SI TE MESOSH"!!!
Degjo majtas djathtas, lexo ca resume, shiko cfare duket mire ne faqet e te tjereve, pasuro tenden, individualizo!!
Ji optimist, integrohu me jeten dhe rrethanat. Thashe se i dija shume gjera me pare. por kur e pashe jeten nga shume kendveshtrime (bashkohem me mendimet e NY me lart), mesova me mire se si funksionojne disa nivele. Une per shume kohe iu shmanga pyetjes "What do you do for fun?".....
Kenaq veten tende me cfare do te arrish dhe "Try to have fun with what you're doing".
Pavarasesht me cfare isha mesuar ne jete, fillova te gjej gezim luke lozur edhe me nje kutiçke bosh:) /pf/images/graemlins/smile.gif /pf/images/graemlins/smile.gif .
AH se mos harroj, mos dediko kohe me ata qe duan te te perdorin...
 

MUZIKA_HARAM_iMadh

Primus registratum
Re: Si do vepronit

Fillimisht postuar nga Melodi:
[qb] Pershendetje gjith studenteve shqiptare kudo qe ndodhn.
Desha te ndaja "shqetesimin" tim te ktyre diteve me ju dhe te lexoja opinionet tuaja reth tij.

Aktualisht jetoj ne USA emigrant i regullt "green card".Vazhdoj kolegjin per International Criminal Justice simestrin e dyte, dhe tani ne prag regjistrimi me lindi nje dileme os medyshje. Ta vazhdoj apo jo?
Arsyet jane te shumta dhe disa te forta disa te dobta lol.
1) Pak a shume te jemi objektive ata qe jetojne ne USA e dine qe kariera jone si emigrante ne keto dege eshte me medyshje, si dhe nqs filloj nje pune perseri nuk besoj se do arij te paguhem me $18 ne ore sic paguhem tani(nje pune jo zyrtare por e ndershme)
2)Duke biseduar me zyren e regj me doli problem se duhet te mar disa klasa anglishteje pa kredite fare. Kini parasysh shkollen e paguaj vete $2000/semester.
3)duke punuar 5 dite te javes eshte shume e veshtire te arish te kesh rezultate te kenaqshme plus qe duke pasur parasysh zvaritjet e keolegjve ketu dhe nr e klasave 4/semester qe mar i bie te gradohem nga 2008.
Pra edhe nje here do deshiroja te dija opinionin tuaj si ose si do vepronit ju ne kete rast a ja vlen te vazhdohet? [/qb]
përgjigje entonit
I nderuar sinqerisht të them se të ish në vend tëndin un nuk do ti kisha mar ato të holla. Jam me mendimin e jetoje jetën. Un vet jam student por besom se nuk ja vlen të marësh kredi . Ajo kredi pastaj, besom, se do tju vje "në majë të hundes" Ta them kët nga përvoja dhe stresin qe kredija ta shkakton.
Nga dashuria që kam për shqiptart më posht po ju ofroj një artikull qe mu duk interesant aq edhe tërheqës qe ka të bëjë bash për kredinë apo SESI FUNKCIONOJN BANKAT.
......sa për intrigat e bankave mjerisht populli i kosoves nuk di shum sa duhet......
KAMATA
Çështja e kamatës sipas të gjitha standardeve është çështje e karakterit botëror, gjegjësisht ndikimi i saj nuk ndalet në hapësira të caktuara, por është prezent në të gjitha rrafshet ndërkombëtare.
koha në të cilën jetojmë është kohë dinamike, kohë e hapave gjigant në fusha të ndryshme shkencore dhe jetësore, andaj sot kemi forma të ndryshme të transaksioneve dhe veprimtarive financiare të cilat hasen edhe në shoqëritë Sot mund të thuhet me plotë të drejtë se është koha e bankave, kredit kartelave etj. Pasi jemi duke folur për kamatën, nuk mund që edhe ne mos të themi disa fjalë për disa nga dilemat që janë paraqitur rreth kamatës, duke përfshirë nën këtë nocion si dilemat që janë përmendur përkitazi me kamatën në të kaluarën, poashtu edhe dilemat që janë paraqitur përkitazi me transaksionet e sotme, apo thënë më shkurtë, kamatën e bankave:
1. Kamatë e keqe është ajo kamat e shumëfisht
Disa njerz intelektual janë munduar që kamatën e ndaluar ta kufizojnë në kamatën e shumëfishuar, gjegjësisht sipas tyre e ndaluar është të merret kamata e shumëfishuar, fjala vjen qind për qind apo më tepër, por jo edhe për shembull 10% apo 20%.
Mirëpo kjo tezë nuk mban dhe mund të demantohet me disa fakte relevante, e që ne këtu do të përmendi: a] me fjalen "shumëfisht”, nuk kam për qëllim ta përcakton sasinë e ndaluar, pra se e ndaluar është vetëm kamata e shumëfishuar, por me këtë tregohet realiteti i hidhur qe ka kjo kamat, kur kamata merret psh. e shumëfishuar. kjo ka tregon për gjendjen faktike në kamatë. Ktu në perendim psh. japin kamatë deri në një afat të caktuar, e kur të skadon afati i pagimit të borxhit, ata shtojn me pëlqimin e të dy palëve një sasi të pasurisë mbi borxhin me qëllim që t’u prolongohet edhe për një afat pagesa e borxhit. Disa herët kët e bëjn ashtu që kamatdhënësi e merr borxhin e vet të shumëfishuar nga sasia që ishte në fillim...c] Ata qe thojn se kamatë e ndaluar është ajo kamat e shumëfishuar apo në përqindje të madhe ata gabojn shum. Kjo nuk ësht e vërtetë shoku jem. ç] Kjo është kontradiktore dhe e paqartë, sepse nuk ka një limit të caktuar dhe unanimisht të pranuar përkitazi me atë se cila sasi konsiderohet e madhe e cila e vogël. Ndodh që në një vend një përqindje e caktuar e kamatës të konsiderohet e lartë, kurse në një vend tjetër mesatare, apo varësisht prej kohës dhe zhvillimit ekonomik.
Për atë, pretendimi se kamatë e ndaluar është vetëm kamata e lartë apo e shumëfishuar, është i pa bazë.
2.Kamata e domosdoshme dhe nga nevoja për me kutu ma mirë po e titulloj me: Kamata e zorit
E pamë se kamat e ndaluar është ajo që e merr njeriu pa asnjë nevojë, ndërsa sot ajo merret edhe për nevoja të cilat disa herë mund të jenë të domosdoshme, apo thënë shkurt kur njeriu është në gjendje të rëndë. Poashtu, kur disa njerëz flasin për çështjet e bankave, ata thonë se janë të detyruar të marrim kamatë sepse ekonomia në botë në përgjithësi, e poashtu edhe në vendet tjera ndërtohet në banka, kurse bankat punojnë me kamatë, që don të thotë se në njëfarë mënyre janë të detyruar që prej zorit të marrim kamat edhe të japim kamatë. Ky frup i njerzve mendoj se kamata për ata ësht e detyrueshme.
Mirëpo teza e tyre nuk mban. Sepse gjendja e domosdoshme apo e jashtëzakonshme e cila e arsyeton veprimin e disa gjërave të ndaluara i ka rregullat dhe kushtet e veta të cilat duhet të përmbushen. Kjo don të thotë se sa herë që thuhet për një veprim se është i detyrueshëm, nuk don të thotë se në të vërtetë është ashtu dhe se ekziston detyrim real. Definicioni teth epitetit“Gjëja e domosdoshme”është: “Që njeriu të arrijë në një gjendje në të cilën nëse nuk e bën një veprim të ndaluar shkatërrohet apo është afër shkatërrimit, e kjo e legjitimon veprimin e diçkaje që është e ndaluar”.
Do doja pak të ndalesha pse kamata ësht kaq e dëmshme dhe shkurt po i përmendi kushtet të cilat i kanë përmendur dijetarë me famë botrore që duhet të përmbushen për t’u toleruar përdorimi i një gjëje të ndaluar në rast të detyrimit:
- Që detyrimi të jetë prezent e jo të pritet në të ardhmen, gjegjësisht të jemi të bindur apo të ekzistojnë gjasa më të mëdha që të rrezikohet një nga pesë domosdoshmëritë: jeta, pasuria, feja, nderi dhe mendja. E nëse nuk ka gjasa reale për t’u rrezikuar një nga këto që u përmendën, nuk ka arsye të mos përfillet dispozita bazë ligjore dhe të kërkojmë rrugëdalje në ato që u referohen rasteve të jashtëzakonshme dhe të detyrueshme.
- Që detyrimi të jetë i pashmangshëm, ashtu që njeriu të ketë droje për jetën apo ndonjë pjesë të trupit të vet nëse nuk bën një veprim të ndaluar.
- Që njeriu i detyruar të mos gjejë rrugë tjetër për të dalë nga situata e krijuar pos veprimit të ndaluarës.
- Që dëmi që sjell gjëja e ndaluar e cila bëhet të jetë më i vogël se e keqja që sjell dëmi i cili synohet të evitohet.
Nëse ndalesh dhe e analizon kamatën, do të vëresh se asnjë nga kushtet ekzistuese nuk është prezent në rastin e kamatës. E vërtetë ësht se ekziston nevojë për marrje të kamatës në disa raste, mirëpo kjo nevojë nuk e arrinë shkallën e domosdoshmërisë që të mund të tolerohet marrja e saj konform parimit të njohur juridik. Gjërat e domosdoshme i legjitimojnë (tolerojnë) gjërat e ndaluara.
Personi i cili i depoziton paratë e veta në bankë nuk është i detyruar që ta merr kamatën për këto para, madje ai as nuk është i detyruar që t’i depoziton në bankë.
Poashtu, edhe ata që mendojnë se janë të detyruar të marrin kredi me kamatë prej bankave nuk e kanë drejtë, sepse nuk ka asnjë domosdoshmëri për të marrë kredi me kamatë. Nuk është domosdoshmëri të ndërtosh shtëpi luksoze, as të blesh mobilje të shtrenjta, as ta ndërrosh veturën gjithnjë kur të del ndonjë model më i ri etj.
Andaj, teza se jemi të detyruar për të marim kamatë nuk mban dhe dilema se kamatën sot e legalizon domosdoshmëria është e pa bazë.
me nderime nga suedia
www.furkan.com.mk/vepra/vepra2003/tekste/ekonomi.html
 

Hey Joe

Primus registratum
Re: Si do vepronit

y sa shume paska shkrujt ky vllai siper , mire qe se lexojme , po edhe na lodhe tu bo scroll .
 

Anana

Primus registratum
Re: Si do vepronit

Ncik me vonese ky HARAMI. Ai Entoni do e kete lene shkollen gjer tani.
 
Top