Shumë seks, shëndet i fortë

Daniel H

Primus registratum
Shumë seks, shëndet i fortë

Studimi i rradhes... /pf/images/graemlins/laugh.gif
Për psikologët, është më efikas se kremrat e shtrenjtë të lëkurës, se palestra dhe na mban larg shqetësimeve fizike e psikologjike

Shumë seks, shëndet i fortë

Rezultatet e studimit në Britaninë e Madhe nxjerrin në pah ndikimin pozitiv të dashurisë

Muhamed Veliu/Londër

Sipas studimit më të fundit nga një grup psikologësh britanikë, rezulton se ekzistojnë njëzet arsye që seksi dhe dashuria ndikojnë në bukurinë dhe në shëndetin e femrave e të meshkujve. Studimi ka zgjatur disa muaj, duke intervistuar më shumë se njëmijë persona të moshave të ndryshme. Pas kaq shumë provash del vetëm një konstatim, e nëse e dëshirojmë një gjë të tillë, në mënyrë që të jemi sa më të shëndoshë, zgjidhjen për këtë duhet ta kërkojmë në lojërat e zjarrta të seksit dhe të dashurisë në shtrat. Për psikologët britanikë, seksi është më efikas se kremrat e shtrenjta kundër rrudhave, madje më efikas edhe se ushtrimet në palestër, duke qenë se gjatë një raporti konsumohen të paktën 560 kalori, po aq sa shpenzohen për një orë e gjysmë stërvitje me biçikletë në dhomë, vetëm se në këtë rast duhet pasur parasysh edhe elementi kënaqësi. Për të shkuar më pas te ndikimi i drejtpërdrejtë te enët e gjakut e te faktori psikologjik, duke u bërë njëherësh edhe mjekimi më i mirë kundër depresionit. Me jetën seksuale psikologët britanikë lidhin edhe rezultatet në punë e në jetë, pasi, sipas tyre, pas një nate të zjarrtë në shtrat njerëzit janë psikologjikisht më stabël e për rrjedhojë më eficentë në gjithë aktivitetin e përditshëm, pasojë kjo edhe e ndikimit që luan ky faktor në të gjitha problemet që kanë të bëjnë me pagjumësinë.


1- Dashuria e mjaftueshme do të bëjë që femrat të duken në formë të mirë dhe me pamje të shkëlqyeshme. Shkaku kryesor, i cili ndikon për kënaqësi në dashuri dhe në seks është të tajiturit e sasisë së dyfishtë të hormoneve të ostrogenit.

2- Seksi është më i bukur sesa kremrat e shtrenjta kundër rrudhave. Ai e nxit apo e shpejton qarkullimin e gjakut dhe lëkura bëhet më e lëmueshme dhe më e shtrënguar, më saktë më e nderë (më e shtrirë). Papastërtia dhe puçrrat zhduken.

3- Seksi ndikon edhe në mbajtjen e vijës së trupit bilonjë, d.m.th të trupit të bukur, shtathedhur. Gjatë seksit të nxehtë dhe me plot pasion është konstatuar se shpenzohen 560 kalori të tëra, po aq kalori sa shpenzohen për një orë e gjysmë të stërvitjes me biçikletë dhomë. E me këtë kjo paraqet edhe njëfarë kënaqësie.

4- Në shtrat mund ta zvogëloni rrezikun nga ngushtimi i enëve të gjakut. Gjatë kohës sa keni marrëdhënie seksuale tajohet (formohet) hormoni që e zvogëlon tensionin e gjakut.

5- Edhe disponimi përmirësohet pas seksit, madje zhduket edhe depresioni dhe shfaqet ndjenja e lumturisë dhe e kënaqësisë.

6- Nëse juve ju mundon pagjumësia, seksi para gjumit do t‘ju bëjë çudira. Është konstatuar se seksi është dhjetë herë më i mirë se sa hapat për gjumë ose për qetësim. Do të çliroheni tërësisht nga brengat dhe do të flini të qetë, sigurisht nja 25% më mirë e më gjatë.

7- Seksi është terapia më e mirë dhe më e fortë kundër flamës e kundër gripit. Netët e nxehta të seksit dhe të dashurisë ndihmojnë edhe në shërimin e astmës e të alergjisë.

8- Tashmë është konstatuar se edhe paraloja e zjarrtë gjatë seksit dhe dashurisë e shëron dhimbjen e kokës. Enët e gjakut në tru, të cilat kanë ngërç, gjithashtu mund të çlirohen.

9- Loja me buzë dhe me gjuhë ndikon gjithsesi në tajitjen e pështymës, e cila i mbron dhëmbët nga kariesi e bigorri (guralecët) e dhëmbëve. Përveç kësaj, edhe puthjet e buta e të ndjeshme ndikojnë për mirë në seks, d.m.th. e stimulojnë atë.

10- Seksi i pakëson fatkeqësitë në rrugë dhe në punë. Pas natës së mrekullueshme të seksit dhe të dashurisë së kaluar, njerëzit janë psikologjikisht më stabël dhe më të kujdesshëm.

11- Në seks, më së miri stërviten muskujt e barkut dhe të prapanicës. Për këtë arsye zhduket stomaku, kurse prapanica bëhet edhe më e fortë dhe e ngritur, më saktë më e ndërtuar dhe ka një pamje të mrekullueshme, të cilën e merr pas seksit intensiv. Madje, seksi mundëson edhe që të dobësohemi dhe nuk ka dietë më të mirë se seksi për t‘i hequr kilogramët e tepërt e të padëshiruar.

12- A bëheni të harrueshëm dhe a plakeni?
Seksologët kanë konstatuar se seksi dhe dashuria e ngadalësojnë procesin e plakjes (të moshuarit) dhe e kthjellojnë mendjen, d.m.th. nuk bëheni të harrueshëm dhe ndalon plakjen e parakohshme.

13- Nëse ju tërheq dashuria dhe seksi, nuk do t‘ju dhembë lukthi fare, madje as rraskapitjet nuk do t‘i njihni (përjetoni).

14- Po ta fitoni vetëbesimin në shtrat, edhe partneri juaj do t‘jua pranojë këtë dhe në jetë nuk do të jeni të komplikuar, pra, do të çliroheni nga të gjitha komplekset e mundshme.

15- Seksi u jep një pamje të bukur kofshëve dhe këmbëve. Nga celuliti nuk do të mbetet asnjë gjurmë, sepse sistemi limfatik është mjaft aktiv, e posaçërisht në këmbë.

16- Netët e dashurisë i zgjidhin të gjitha vështirësitë dhe këshillat nga institucionet për këshillime martesore s‘do t‘ju nevojiten fare. Bisedoni në shtrat me partnerin tuaj për gjithçka.

17- Sportistët e dinë tashmë se pas një nate të zjarrtë seksi e dashurie, trupi reagon nw mënyrë shumë më efikase.

18- Seksi është me të vërtetë lloji më i sigurt e më i shpeshtë i sportit, i cili e vë në lëvizje çdo muskul të trupit të njeriut, e në anën tjetër në shtrat ka më pak fatkeqësi.

19- Seksi-terapia më e fortë kundër infarktit të zemrës?!
Mjekët kanë konstatuar se infarkti i zemrës godet në radhë të parë njerëzit që dashurohen shumë pak dhe që jetën seksuale e kanë shumë të varfër (pra ata që merren më pak me seks). Mirëpo, shumica e personave që pësojnë infarkt e ndërpresin jetën seksuale të rregullt nga frika e ndonjë infarkti tjetër. Por, sipas mjekëve, kjo është plotësisht e gabuar dhe e dëmshme, sepse seksi i rregullt pas infarktit, ndikon dhe e stimulon stabilizimin e imunitetit. Nëse nuk e besoni këtë, para se ta provoni, këshillohuni me mjekun.

20- Seksi ju bën shumë tërheqës dhe joshës (ngashënjyes). Kur dashuron shumë, nënkuptohet se bën seks edhe më shumë e më shpesh dhe me këtë rast krijohen fenomene të një seksi parfumi të butë, me aromë të mirë dhe joshëse, por shumë të rëndësishme. Femrat i bën të dëshirueshme, kurse meshkujt më të furishëm (më agresivë).
 

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: Shumë seks, shëndet i fortë

Aha tani i shpjegokam shume dukuri te bukura te vetja /pf/images/graemlins/laugh.gif Qenkam ne rruge te mbare /pf/images/graemlins/tonguee.gif
Notorius kjo tema qeka fiks per ty ,sikur te paskan lexuar mendjen /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

policia

Forumium maestatis
Re: Shumë seks, shëndet i fortë

ne fakt pak a shume e dija qe seksi ndikon pozitivisht ne jeten dhe shendetin e njeriut. por ky studim qenka goxha me interesant.
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Shumë seks, shëndet i fortë

heh, seksi eshte terapi per femren. tek ato pikat nuk lexova nji problem specifik (tip prostata psh) per mashkullin qe zgjidhet me seks. po s'ka gje, e rensishme eshte te dhurojme kenaqesi e bukuri.
 

Dolores

Primus registratum
Re: Shumë seks, shëndet i fortë

Ah te qe aq e thjeshte s vdisnim kurre /pf/images/graemlins/laugh.gif....por kujdes adolishenteve se shume seks ne kohet e sotme transmentohet ne shume semundje seksuale: SIDA, KLOMEDIA, GONORRIA, HERPES, SIFILIS (ne shqip titujt /pf/images/graemlins/laugh.gif)etj pa fund ah edhe HPV
 

regele

Forumium maestatis
Re: Shumë seks, shëndet i fortë

Dolores, me ngjalle friken, po e le fare me mire /pf/images/graemlins/smile.gif
 

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: Shumë seks, shëndet i fortë

Ti sje adoleshent /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Diddy19

Su@mi
Re: Shumë seks, shëndet i fortë

Fillimisht postuar nga Dolores:
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Ah te qe aq e thjeshte s vdisnim kurre /pf/images/graemlins/laugh.gif....por kujdes adolishenteve se shume seks ne kohet e sotme transmentohet ne shume semundje seksuale: SIDA, KLOMEDIA, GONORRIA, HERPES, SIFILIS (ne shqip titujt /pf/images/graemlins/laugh.gif)etj pa fund ah edhe HPV

[/ QUOTE ]
HERPES semundje seksuale? /pf/images/graemlins/confused.gif

Apo ishte batute?
 
H

harap

Guest
Re: Shumë seks, shëndet i fortë

Sa here qe robi ben seks e ndjen veten me te liruar fizikisht, mos e ngaterroni me lodhjen.
Ska palester me te mire sesa seksi se i ve gjithe muskujt ne levizje.
 

Diddy19

Su@mi
Re: Shumë seks, shëndet i fortë

Prandaj je shndoshe kohet e fundit ti HaRaP a? /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
H

harap

Guest
Re: Shumë seks, shëndet i fortë

krahas asaj ishte edhe arsyeja qe kisha periudhe stresi.Por kam filluar e dobesohem tesh.
 

Diddy19

Su@mi
Re: Shumë seks, shëndet i fortë

E mori edhe seriozisht! /pf/images/graemlins/laugh.gif

Naqe, isha tu u tall.Ma n'forme se kurre ke kene kete vere! /pf/images/graemlins/smile.gif
 

regele

Forumium maestatis
Re: Shumë seks, shëndet i fortë

PO, Herpes eshte semundje seksuale! S'i paske pare reklmat akoma ti?
 

Diddy19

Su@mi
Re: Shumë seks, shëndet i fortë

Herpes eshte semundje virusale, njelloj sic asht edhe gripi.Eshte shfryrje ethesh vlla.
 

gurax

Pan ignoramus
Re: Shumë seks, shëndet i fortë

Po moj Vintage po, por prape ngelet virus qe perhapet ne me shume se gjysmen e rasteve totale nepermjet gjenitaleve. You don't want that sort of ethe-shfryrje, trust me!
 

Diddy19

Su@mi
Re: Shumë seks, shëndet i fortë

Kur thu semundje seksuale ke parasysh semundje seksualisht e trasmetueshme.Kjo lloj semundjeje trasmetohet pavaresisht nese kryen apo jo marredhenie seksuale.Kete dua te them une.Trasmetohet edhe duke te te puthe ne faqe.
 

regele

Forumium maestatis
Re: Shumë seks, shëndet i fortë

E vertete vintage! Por mesa di une, Herpesi qe te del ne faqe eshte i kurueshem me kremara apo solucione te ndryshem, te cilat, per shkak te ndjesise se larte nuk mund te perdoren ne cdo pjese te trupit! Per kete arsye herpesit seksual i jepet nje trajtim i vecante dhe trajtohet si nje semundje e ndryshme nga herpesi i faqes!

Por qe eshte herpes, herpes eshte! Kete nuk e luan as topi /pf/images/graemlins/smile.gif
 
Top