Shumë Lënd'mesimi?

abs

nuk e di...
Shumë Lënd'mesimi?

Eshte produktive dhe oblikacion qe Nxenesit te kene kaq shume Lende Mesimi ne shkolle?

Me intereson kjo teme, ngaqe vrojtoj qe shume te rinj ankohen nga mos'koha per t'u thelluar ne lendet qe ato pelqejne.
Dhe se nga lendet qe ato nuk preferojne harxhojne shume kohe dhe energji.

Mendoni, ka vend per ndryshime/reform ne ket' Teme?

Nese po- cfare?
Nese jo- pse?
 

Diddy19

Su@mi
Re: Shumë Lënd'mesimi?

Mendoj se nxenesi duhet te dale nga shkolla me nje formim te pergjithshem optimal: per kete ekzistojne sh lende, sepse ka shume "fusha dijeje". Vitet e fundit eshte futur ne sistemin arsimor ideja e "profilizimit" te shkollave, gje qe u jep mundesi nxenesve te perqendrohen tek ato lende rreth ne te cilat studenti eshte me i interesuar.
Sinqerisht, nese dikush do me pyeste se "cilat lende edhe mund te hiqeshin pa krijuar ndonje problem?" s'do dija te pergjigjesha. T'gjitha landet DUHEN.


...vazhdimin me vone.
 

abs

nuk e di...
Re: Shumë Lënd'mesimi?

Ok, disa jane multitalente dhe organizohen mire ne te gjitha lendet.
Disa te tjere gati sa nuk ju bjen te fikt kur kane: matematik,fiskultur, kimi apo...

ato do te ishin shume te lumtur ne lendet e tjera...(mendime keto te shprehura nga nxenes shkolle ).

pyes vehten, si do ishte sikur te pershtaten lendet simbas dhuntive qe ka individi?
 

abs

nuk e di...
Re: Shumë Lënd'mesimi?

e di qe hapi tema qe nuk i perkasin ktij shekulli /pf/images/graemlins/laugh.gif
por qe t'ju pelqejne tana lendet e shkolles te tanve, e mos te shqiteni prej tyne, ket se kisha besu. na ja,m'keni befasu /pf/images/graemlins/eek.gif
ky tregues, kulture me gjan... /pf/images/graemlins/smirk.gif

te rinjt n'zvicer do seleksionojshin disa prej tyne.
natyrisht ka dhe prej tyne qe thone: se di cilen land do kisha eleminu.
 
S

Scorpion

Guest
Re: Shumë Lënd'mesimi?

Tani varet ca per ke arsim e ke fjalen abstract, te ulet, te mesem, apo te larte. Mendoj se nuk jane shume, per vete faktin, se nxenesit i jepet nje formim i pergjithshem ne arsimin e ulet apo 8-vjecar, dhe me pas arsimi i mesem dhe i larte, jane te profilizuar e specifikuar per nje drejtim te vecante. Gjithsesi eshte ceshtje prirjesh e aftesish, jo te gjithe jane te barabarte e njelloj ne intelekt, ka nga ata qe u pelqen disa lende, ka qe jo.
 

abs

nuk e di...
Re: Shumë Lënd'mesimi?

Nga bisedat me te rinjt nga mosha 11 deri ne 18.
Keto e kane kohen e lire me "pikatore"...

Se di nese gjitha sistemet e shkollave tetvjecare dhe te mesme jane te njejte.


Scorpi mua psh: me kan pas pelqy: matematika, kimia,lexim (hartimet) vizatimi, muzika.
Kam pas inat: historine, gjeografine (noten e ksaj e kam ndreq tesh qe kam shetit nje pjes globi /pf/images/graemlins/laugh.gif)
plus fiskulturen nuk e doja, me pelqente ne vend te saj te kishte dancing fjala bjen.


Me eshte e kjarte qe ne UNI njeriu specializohet vec ne nje drejtim.


Diamant he se ti i perzgjedh vet' pa pyet shkollen /pf/images/graemlins/smirk.gif.
 

Anana

Primus registratum
Re: Shumë Lënd'mesimi?

per gjimnazin e keni fjalen ju e? Ne fakt jane ca si shume lende. Mesojne njerezit si budallai. Qellimi i shkolles nuk eshte vetem librat por te te formoje dhe nga ana sociale.

Une jam per profilizim per vete. Te kene kohe nxenesit te dalin e te bredhin pa i vrare ndergjegjja /pf/images/graemlins/thumbsup.gif.
 

gurax

Pan ignoramus
Re: Shumë Lënd'mesimi?

Edhe une them qe te tera lendet duhen, profilizimi mund te lihet edhe per ne faza me te vona gjate edukimit shkollor. Dhe nderkoh, gjithkush mund te zgjedhe se sa kohe shpenzon lidhur me nje lende te preferuar krahasuar nje lende qe s'i pelqen. Tek njera ka rezultate te larta, tek tjetra me te ulta. Por edhe nese dikujt qe i pelqen fiskultura psh dhe e merr 10, eshte me mire qe ne matematike te marre nje 5 e te hedhe lumin sesa te mos e kete fare matematiken si lende sepse ai eshte nje "i profilizuar". Po flitet per nje 14-19 vjecar e jo per nje grade shkencore, te rrofte gjenialiteti ne letersi kur s'di sa bejne 2+2*2.

Sidoqofte mendoj qe kjo gje varet dhe cila menyre edukimi preferohet, vleresohet dhe aplikohet nga vete shoqeria qe e ve ne zbatim.
 

Diddy19

Su@mi
Re: Shumë Lënd'mesimi?

abstract, nuk me duket sh normale qe ti thuash nje 11 vjecari "Zgjidh cilat lende te pelqejne". Ka sh mundesi qe nje 11 vjecar kur te behet 18 vjec te pendohet per zgjedhjet qe ka bere kur ka qene me i vogel. Pastaj te flasesh per PRIRJE qe ne moshen 12-13 vjec se si me duket.
Une mbaj mend qe kur isha ne 8 vjecare, mesuesi im i matematikes me pat thene nje here "Ty s'te vjen matematika" dhe sinqerisht me pat ngele ne mendje ajo fjale. Nderkohe qe kur shkova ne gjimnaz ne matematike isha gati e shkelqyer. (kjo me bani pastaj te shkoja ne universitet per Informatike). Cdo kishte ndodhe sikur une t'ia kisha vu veshin mesuesit tim te matematikes dhe te vazhdoja psh shkollen e mesme te gjuheve te huaja (meqe s'ia thoja hic per matematike)?
Me kete dua te theme se eshte e veshtire te dish prirjet e nje 12 vjecari.
Me rastisi nje dite te degjoja nji bisede mes 2 prinderve italiane. Ato ankoheshin per faktin se femijet e tyre, qe pa mbaru 8-vjeçaren duhet te zgjidhnin se ne cfare shkolle te mesme do shkonin (sipas ligjit kjo). Duhet te kesh parasysh se ketu ne Itali ka lloj-lloj gjimnazesh, qe nga ai i pergjithshmi, shkolla e mesme teknike, ajo e gjuheve, etj etj. Dhe keto prinderit kerkonin qe femijeve te tyre tu jepej mundesia qe nese gjate vitit te pare te gjimnazit qe kishin zgjedhur femijet te pendoheshin per zgjedhjen e tyre, te mund te ndryshonin gjimnaz. Arsyeja: nje 14 vjecar nuk di se cfare pune do beje kur te rritet!
Prandaj une mendoj se deri rreth moshes 15-16 vjec nje "femije" duhet te marre nje formim te pergjithshem. Ne moshen 16 vjec, kur ai te kete zbulu prirjet e veta dhe te kete nje ide rreth punes qe do donte te bente kur te rritej, te mund te zgjidhte profilin qe deshiron.
 

Princesha

Primus registratum
Re: Shumë Lënd'mesimi?

Ndersa un menoj komplet ndryshe,nqs femija ka zbulu se i pelqen nje profesion i caktum ska pse rropatet neper gjimnaze te pergjithshme, humje kohe. Ma mire te fillojn direkt me profesionin ne gjimnaz dhe ta studiojne ne nje nivel ma te nalt ne universitet.
 

Diddy19

Su@mi
Re: Shumë Lënd'mesimi?

N'Amerike studentet zgjedhin degen e studimit per ne universitet kur jane ne vit te trete universitet (flas per ate qe quhet College). Kshuqe 2 vite ne gjimnaz per lande te pergjithshme s'me duket ndonje hata e madhe.
 

abs

nuk e di...
Re: Shumë Lënd'mesimi?

Kurioziteti nga bisedat me te rinjt (qe ankohen) me bani me hap ket’ teme.
Jam dhe tip kurioz kshtu n’pergjithsi, prandaja!

Sic vure ne dukje dhe ti vintage qe ka lloj lloj gjimnazesh, si dhe mendoj ka dhe lloj lloj metodik mesim'dhenje, te cilat sic duket kan' lind nga shum’nevojshmeria, perndryshe do kishte vec nje forme/metod.

Prandaj uroj te krijohet nje form e re tip “Laboratori” ne te cilen secili nxenes te experimentohet e te gjej ate qe do, ne pamundesi per gjith jeten, mjafton per nje periudh te saj.e jo t'ju diktohet vazhdimisht cfare eshte e mire per to.(mos ndoshta duhet thjeshtesuar dhe thelluar njekohesisht?)

Ne kohen e monopartis ne Akademine Arteve ka qen' jo vec kusht mesatarja e landve politike, por s’te shqiteshin deri ne fund'studimit. Mein Gott!
Do thote dikush, dhe politika asht kultur e pergjithshme, mendoj, disa land te kultures se pergjithshme duhet te lihen ne pergjithsine e individit, ai te mir'informohet per to simbas interesave qe ka.(nen moton: te gjitha rruget te cojne ne rome).


Qe mos te futem ne detail si studentet qe nuk e donin kete apo ate land nxitsin korrupsionin, etc…

E keto bahen mesuesa apo professore si ai qe permende Virtage.

nejse, ndoshta tingellon mendimi im ideal, dhe se jam e bindur qe veshtir' asht nje reform e till, por ndoshta jo e pamundur (?)
 

Odea

Primus registratum
Re: Shumë Lënd'mesimi?

Per mendimin tim, eshte me se e domosdoshme qe femija dhe adoleshenti te marrin nje dituri te pergjithshme. Pse? Sepse dituria e marre edhe nga ato qe si pelqejne, do i ndihmojne te arrijne tek ajo qe i pelqen. Nuk mund te shkosh per arkitekture pa ditur matematiken, mire gjuhen etj. Nuk mund te shkosh per vizatim pa pasur dije te mire matematike (eshte e verte qe ka formula per te vizatuar, sidomos per portretet) e kshu me radhe. Dmth, nuk mund te zgjedhesh se cfare do pa pare njehere te gjitha alternativat. Mbaj mend my bf me tha njehere se po ankohesha qe nuk mesoj se nuk besoj se jam ne lenden e duhur (universitet) dhe ai me tha, ti spo lexove, nuk do e dish se kush eshte lenda e duhur. Duke lexuar e mesuar, merr vesh se cfare do dhe cfare pelqen.

Per me teper, nuk je njeri i formuar nqs nuk ke dije baze per shume gjera ne jete. Shkolla mundohet te te ndihmoje dhe ska arsye pse shkolla te te japi me shume sec duhet. Madje, ata mundohen te heqin se skane fonde.

Anyway, me duket paksa absurde ajo qe thua abstract. Tamom si emri jot lol, abstrakte ideja jote qe femijet ti nenshtrohen nje lloj testi/laboratori dhe sipas ketij te ndjekin edukimin. Shume frikesues ky mendim...
 

abs

nuk e di...
Re: Shumë Lënd'mesimi?

Odea c'te frikson moj cupke? te pakten argumentoje ate, at'here merr nje sqarim qe te lehteson nga ajo ndienj, si dhe i tregon kufirin frik'dhensit ne ket' rast.

Habitem qe testi te duket i panjohur, pershembull te hysh tek artet duhet te testohet talenti.


na ja...ke arsyet e tua.
 

Odea

Primus registratum
Re: Shumë Lënd'mesimi?

Arsyeja pse thashe frikesuese abso eshte qe kur lexova laborator, ne mendje menjehere mu krijuan imazhe te femijeve duke u testuar me gjona ne trup per aftesite mendore. Tu cfare kishe ne mendje kur the laborator?

Shpjegohu icik edhe ti tashi /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

ameba

Forumium maestatis
Re: Shumë Lënd'mesimi?

Abs asht e kote me pyt nje te mitur se cfare lendesh preferon se lista do ishte shume e shkurter /pf/images/graemlins/winkwink.gif

Kurse mbas vitit te dyte ne gjimnaz ndoshta mund t'ju jepej nje mundesi pezgjedhje por gjithmone e kontrolluar nga stafi akademik /pf/images/graemlins/laugh.gif...

Gjithsesi nuk jam shume partizan i profilizimit se fillojne e del nje brez i ri me shume boshlleqe e me gjera te mesuara perciptazi, megjithese edhe me gjimnazin e pergjithshem qe kemi bere ne nuk eshte se jane prodhuar shume njerez "te kompletuar", secili e ka marre formimin e plote gjate universitetit dhe ne jete /pf/images/graemlins/idea.gif
 

Diddy19

Su@mi
Re: Shumë Lënd'mesimi?

Po ta shofesh holle holle edhe nga universiteti sh nxenes dalin me boshlleqe, imagjino nga gjimnazi. Imagjino, mbarojne universitetin (ta zeme ekonomikun) studente qe s'dijne as ku te vejne pike e as ku te vene presje ne nje fjali. Dhe kjo eshte vetem minimalja e asaj qe une quaj FORMIM I PERGJITHSHEM. Me apo pa shkolle te larte, duhet nje minimum njohurie e pergjithshme ne jete.
Sa per profilizimi ne Shqiperi, mendoj se si ide eshte Ok, por kur vjen puna tek praktika mund te them se ka probleme. Kam pershtypjen se ka mbingarkese jo lendesh, po gjerash per te mesu nga secila lende.
 

abs

nuk e di...
Re: Shumë Lënd'mesimi?

Ne asnje rresht nuk kam shkrujt te PYETEN femijte te rinjte cilen land duan cilen jo.
Pa marr pjese ne land te ndryshme , as mesuesi, as prindi as ato vete nuk e din’ ne c’drejtim kane aftesi.

Duke degjuar te rinjt ne bisedat e tyre mbi kohen dhe shkollen, them pse mos te krijohet nje forme e re, si te thuash “nje skene” nga ku te qendroje/kaloje secili/a dhe pastaj te futet ne ate klase ku i shkelqenje syte e shkon me qefe.
Pse mos te kete fjala bjen,matematik me figura per disa e per disa me shifra (vej re qe po futem ne permbajtje /pf/images/graemlins/laugh.gif s'jam as' mesuse) ne ket’ drejtim e kisha fjalen “laborator” qe ishte dhe ne thonjeza.
Pra platformen ju a parashtrojne te rriturit atyre e jo ato vehtes se tyre.

Kam vu re, ne ket’vend ku jetoj, nga kushtet e teperta, nga ofertat e panumerta te rinjt „shperndahen“ ne siperfaqe te tyre. Ndersa ne shkolle “bllokohen” nga lendet e padeshiruara.
Keshtuqe nje reforme ma koncize dhe vlerplote simbas grupaftesive te nxenesve do ishte NDOSHTA ma produktive. Ne ket’drejtim fukuson deshira jeme per femijte e gjithe botes.

me pelqen te experimentoj,si dhe n’shkoll shkoj per hobby koht e fundit, ngaqe mu ka ba ves /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

abs

nuk e di...
Re: Shumë Lënd'mesimi?

[ QUOTE ]
Kam pershtypjen se ka mbingarkese jo lendesh, po gjerash per te mesu nga secila lende.

[/ QUOTE ]

ket' konstatim e shoh me vend.
 
Top