Al-Punk
Still here
Po lexoja qe po tentohet te ndryshohet skema e kampionatit shqiptar qe te shmangen pazaret:
"Sezonin e ardhshëm mund të zbresin gjashtë skuadra nga Superiorja në Kategorinë e Parë. Këtë e ka pohuar vetë shefi i sektorit të garave, Ilir Shulku, i cili ka lënë të kuptohet se skema me tri faza, ku kishte më shumë ndeshje, mund të jetë më efikase sesa skema aktuale. Kreu i sektorit të garave ka pohuar se janë propozuar dy variante, sa i përket numrit të skuadrave që do të zbresin nga kategoria në fund të sezonit të ardhshëm. “Ne kemi propozuar dy variante. Varianti i parë është që katër skuadrat e fundit në renditje të zbresin direkt nga Kategoria, ndërsa dy të tjerat (përkatësisht vendi i 9-të dhe i 10-të në tabelë), të luajnë në “play-off”. Varianti tjetër është që tri skuadrat e fundit, të renditura në tabelë, të zbresin direkt dhe dy të tjerat të renditura më mirë të luajnë në “play-off”. Se cili nga këto variante do të votohet, kjo pastaj është kompetencë e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së”, ka deklaruar Shulku. Kjo do të thotë se nëse miratohet varianti i parë, atëherë ekzistojnë të gjitha mundësitë që vitin tjetër të zbresin 6 skuadra nga Kategoria Superiore, e cila do të jetë e përbërë nga 14 ekipe. Në kampionatin shqiptar janë shtuar rastet e pazareve dhe aleancave mes klubeve. Për ta bërë më të fortë garën, FSHF ka tentuar gjithnjë që të përfshijë sa më shumë klube në luftën për të rënë nga Kategoria, si dhe për pjesëmarrjen në kupat e Europës. Varianti i katër skuadrave që bien direkt dhe dy në “play-off”, shton riskun për të zbritur një kategori më poshtë, por po ashtu shton edhe mundësitë për të marrë pjesë në kupat e Europës, sepse vija ndarëse mes skuadrave pretendente dhe të rrezikuarave për mbijetesë, bëhet gjithnjë e më e vogël."
Me duket interesante se eshte bere pleher fare kampionati