Shtepite falas ne Sicili.

Thamina

Papirus rex
Shtëpitë falas në Sicili
sicili.jpg
express-logo-author.png

Mos po kërkoni shtëpi? Një qytezë siciliane është duke bërë ofertë, të cilën zor mund ta refuzosh: Ajo po jep shtëpi falas.
Natyrisht ato e kanë një të metë. Shtëpitë në Gangi, një qytezë piktoreske që ndodhet pranë maleve Madonie, janë të stërvjetruara, disa të boshatisura shumë gjenerata më parë.
Këto objekte i japin një kuptim të ri termit “rregullues” dhe secili që merr njërën prej shtëpive i ka vetëm katër vjet kohë për ta rinovuar dhe për ta bërë të banueshme, raporton NYT.
Por oferta tashmë ka joshur dhjetëra kërkues shtëpish për pushime nga e tërë bota, derisa kjo qasje e re e Gangit ka sjellë mundësi të reja për ndërtuesit dhe tregtarët lokalë, duke i dhënë në të njëjtën kohë shtytje turizmit.
“Për mentalitetin tonë sicilian, Gangi konsiderohej si shumë larg nga deti”, që të ishte tërheqës për turizmin, thotë Giuseppe Ferrarello, prefekt i qytezës, që ndodhet në rrugën e pashtruar dhe të mundimshme midis Palermos dhe Katanias, shkruan sot “Koha Ditore”.
Nisma për shtëpitë falas, thotë ai, “vuri në lëvizje një mekanizëm që kishte qenë i paimagjinueshëm më parë për një qytet në qendër të Sicilisë”, ku qytezat, ashtu si edhe mundësitë ekonomike të rajonit, janë zvogëluar.
Gangi kishte një popullsi prej rreth 16.000 banorësh në vitet pesëdhjetë, tregon prefekti. Sot aty jetojnë rreth 7.000 banorë.
Valët periodike të emigrimit nga Gangi nisën në fund të shekullit 19, jo aq nga vështirësitë ekonomike, të cilat ishin “të përhapura në tërë rajonin”, sa nga agjentët e kompanive detare transatlantike, që shisnin mundësitë për një jetë më të mirë në Amerikë, tregon Marcello Saija, drejtor i rrjetit të muzeve të emigrantëve në Sicili.
Vala e largimeve
Në vitet tetëdhjetë një qytezë afër Gangit kishte jo më pak se tre agjentë, që përfaqësonin kompanitë e ndryshme të transportit “që merreshin me emigrim”, tregon Saija. “Jo që gjendja ekonomike ishte e mirë, përkundrazi. Por ajo që përcaktonte largimin e tyre ishte kërkimi i ëndrrës amerikane” .
 
ShKoDRaN_PuRo

Ktu me ta fal shpin sjetohet..me pas frik me dal diten e jo naten :p
 
gurax

Pan ignoramus
Vallaj -Zana-, edhe mua me duket joshese si oferte. Gomari i falur nuk shihet nga dhembet, nuk e thone kot kete. Edhe me kete rast bejme nje xhiro deri ne Sicili. :p

I vetmi problem qe une shoh eshte se ne shume vende, kur ke nje shtepi, ka nje detyrim ligjor qe duhet mirembajtur, dhe kjo gje ka kosto. Per t'ju shmangur kesaj kostoje, ish-banoret e ketyre shtepive kane menduar qe me mire e braktisin fare shtepine - sepse me siguri kane nje tjeter apo kane ikur te jetojne endrren amerikane - sesa te paguajne per dicka qe nuk do e perdorin kurre dhe qe nuk kane as ndermend ta perdorin. Vete nuk e perdorin, per t'ua blere nuk ua blen askush, po ta mbajne sic eshte shteti ju merr takse... keshtu qe e braktisin dhe shpetojne nga kostoja e mirembajtjes apo taksat e pervitshme standard.
 
-Zana-

e...Thjeshte
Ngelet me e vizituar nga afer , k'to Sicilianet jane si puna e Shqiptareve ne pergjithesi .. I braktisin shtepijat/vendin per arsye te gabuara. Vendi ngjan ideal /I bukur per sezon pushimesh ( I hudha nje sy ne int ).. E plus nese e merr falas , s'ka excuse why not ,me shume pak investim mund te ndertosh nje shtepi te Vogel pushimesh te mrekullueshme. .. Nje rast I tille s'te jepet ne asnje vend , qofte edhe I prapambetur.

Kam te pakten rreth 2-3 vjet , qe dua te ble nje shtepi pushimi diku rreth maleve tona .. Por kur vjen puna dhe perplasesh me komunen kerkojne shume leke ose nuk ta japin kjo per arsye te tokes sigurisht , Jo qe vete shtepijat kushtojne shtrenjte .
 
Nje shoku im qe ka fis ne nje ishull te Greqise, ka pikerisht te njejtin problem qe u fol pak me siper: Ka nje shtepi qe prej 4-5 brezash ne nje nga ishujt me fantastike ne tere Greqine, - Kefalonia - dhe shtepia eshte duke u grryer nga deti dhe dielli dhe era, dhe asnje nga fisi aktual - perfshi dhe kete vete i cili eshte i tmerruar nga opsioni - nuk eshte i interesuar qe ta restauroje dhe mirembaje sepse do te duhet te paguajne shume per kete gje, si dhe menjehere shtepia do te konsiderohet ligjerisht e banueshme - ne dallim nga tashti qe eshte deklaruar me nje status tip 'stand-by' apo 'shutdown' - dhe qe ka taksa rreth 6-7 here me te ulta sesa nje shtepi aktive banimi. Dhe sic thone vete tere kohen, perseri, edhe me keto taksa minimale per nje shtepi ne gjendje 'shutdown', prape jane te larta dhe nuk ja vlen fare t'i paguajne per nje shtepi ne te cilen cdo gje ka filluar rrenohet, mobiljet kalben, oborri eshte plot me ferra, gardhet ndryshken, pemet thahen, etj. Mirembajtja e nje dickaje te tille paska nje kosto shume te larte dhe ose ke te tjere njerez qe merren me kete gje, ose mirembajtja dhe 'running such a house' do te jete aktiviteti i vetem ne jete i atyre qe jetojne ne te, nje jete klasike farmer & countryman, me asnje hapesire per asgje urbane sic jemi mesuar te tere te jetojme.
 
-Zana-

e...Thjeshte
Nese aplikohet dicka e tille sic e ke pershkruar ti gurax , jam shume Dakort me Ty , sepse nuk te falet te invenstosh diku ku del me humbje te Thella .

Ps ...Dreamer , u kepute ne mes me k'te oferte qe bêre :p
 
-Zana-

e...Thjeshte
Nese nuk do kishte kushte aplikuese te renda /taksa ,limit , fatkeqesi natyrale etj etj sic e ka pershkruar gurax me lart , do e merrja falas per truallin .. Toka kushton sot/baza .. Te refuzosh nje truall/baze falas ,per qofte edhe 10 -15 millione leke te vjetra qe mbase do besh restaurime ne te ardhmen me duket absurde .
 
Top