Diavolessa
Valoris scriptorum
Re: Shtepia Jone
Li!
Ti mungon.
Vendi yt më dhemb.
Kujtimi yt zbrazëtirë
më tremb
netëve vonë.
Ti ikën
nëpër fishkëllimat
e trenave
që rendin
horizonteve ku japin shpirt
ditët.
Nëpër shina dhimbjesh
fytyra jote përfiket.
Ti mungon
dhe s'di ku veron,
ku vjeshtos...
netëve vonë,
këtu
letra të gjata malli
dreqos.
A më dëgjon?
ti më mungon
dhe trenat e lodhur
fishkëllejnë dhimbshëm,
sikur qajnë fatin tonë
letrat e dreqosura
netëve,
mbas dot s'të kthejnë.
Trenat rendin,
mua, shi-nat si Prometeun
këtu më mbërthejnë. :kiss:
Li!
Ti mungon.
Vendi yt më dhemb.
Kujtimi yt zbrazëtirë
më tremb
netëve vonë.
Ti ikën
nëpër fishkëllimat
e trenave
që rendin
horizonteve ku japin shpirt
ditët.
Nëpër shina dhimbjesh
fytyra jote përfiket.
Ti mungon
dhe s'di ku veron,
ku vjeshtos...
netëve vonë,
këtu
letra të gjata malli
dreqos.
A më dëgjon?
ti më mungon
dhe trenat e lodhur
fishkëllejnë dhimbshëm,
sikur qajnë fatin tonë
letrat e dreqosura
netëve,
mbas dot s'të kthejnë.
Trenat rendin,
mua, shi-nat si Prometeun
këtu më mbërthejnë. :kiss: