Shtëpia....

TranofiljA

Primus registratum
Shtëpia....

...jo si ndërtesë, por si koncept.

U futa në mendime në lidhje me këtë kur dëgjova veten time duke i thënë një baze ushtarake...SHPI!Si mund ta quaj ktë vënd "shpi", kur familjen e kam diku tjetër...dhe "shpinë" ku u rrita diku tjetër. E vetmja gjë që kam këtu jane rroba, sende... :shrug:
Shumë këtu i referohen (anglisht) Home away from home

Mu kujtua një humorist amerikan që thotë në një nga shfaqjet e tij:
"Shtëpia është thjesht një vënd ku të fusësh/ruash gjonat e tuja...me cati për kapak"

Thua shpi u bëka cdo vend ku personi fillon dhe grumbullon gjëra (si materiale...dhe sentimentale)? :rolleyes:
 

Ledio

Primus registratum
Re: Shtëpia....

Nje mri ku e ke deshe me dit se c'o shpia e? Ja ku po ta thot lala:

1.nje ndertese e bere per te jetuar njerezit brenda, vecanerisht per nje gruo te caktuar njerezish.
2.te gjithe njerezit qe jane ne shtepi ne te njejten kohe, sidomos njerezit qe jetojne aty
3.nje ndertese net e cilen nje kmunitet njerezish jeton
4.nje linje familjare, perfshire para ardhesit dhe pasardhesit
 

zog

Primus registratum
Re: Shtëpia....

shpia si koncept.

SHPI = SHPELL = PJELL pra shpi eshte vendi ku pjellim. foleja, çerdhja, vatra, menjf.


lidhet kryesisht me femite dhe sherben per ti rrit ne siguri ata. a ka me thjesht. por dhe kur zbathim breçkat mos na shohe gjindja puçrat ke byça, a ka me turp. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

TranofiljA

Primus registratum
Re: Shtëpia....

Cyril B...si ti nuk me ka kuptu kush deri tani :eek: :rolleyes:

Zog..shpia jote eshte fole ee...vetem bari te mjafton ty..nuk ke nevoje per shume /pf/images/graemlins/laugh.gif

Nje teme serioze nuk te leni /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

zog

Primus registratum
Re: Shtëpia....

dhe une qe menoja se gocat kane fler (nuhatje) per me kap gjenialen. sa po me shgenjen. te jete rren thua, thenia; "mendje femer".
 

zog

Primus registratum
Re: Shtëpia....

jo tranofile nuk mund ti themi shtepi kujdo vendi. ajo qe te ngatarron (per te quajtur shpi nje repart ushtrie), eshte morali njerezor, efektet e tija mbi personalitetin tend, asgje tjeter.

veje veten ne rolin e nje kafshe, te nje miushe psh, me macokun nga pas. kujt do i thuash ti shtepi a s'me thua.
e pra fare thjesht, brimes ku te presin kelyshet ti ushqesh, e jo kepuces ku ti fshihesh perkohesisht per te rrembyer copen e djathit.

pranej ai shpjegimi im i lartem eshte i sakte, si i tille serioz e permban vlere.


hajt me nje shpi ne vend te kapartonit (m'fal te kapanonit). /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

zog

Primus registratum
Re: Shtëpia....

une jam hala ne deg te fikut, du me thon se kam kriju ende. me duket se po e ndjen veten e fyer nga sa thash, me vjen keq po te jet keshtu. te fala.
 

Guest
Re: Shtëpia....

Gjyshja ime ka pas then i shprehje ..
Shtepi moj shtepi mu befte varri si ti /pf/images/graemlins/laugh.gif
me i llaf shpija te jep vlere se eshte dicka qe eshte e jotja , e nderton ti dhe e ben ashtu sic je vete eshte pasqyra jote , Une shpine time do ta bej dhe do stilis sipas shijes time me pelqen ta bej si nje pyll me lekure leopardi gjithandej /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

DEVIL-girl

Primus registratum
Re: Shtëpia....

Une kam nderruar shume shtepi qe kur u largova nga Shqiperia, sado qe blej gjera po prape mendja me rri ne tirane tek shtepia ime(home sweet home) Stiloj shtepine time atje me ide, ketu jetoj... po shtepia ime eshte vetem ne vendin tim.
 

Dua

Primus registratum
Re: Shtëpia....

Per mua shtepi dmth shume, ja disa nga ato:

vendi ku une bej c'tme teket
vendi ku kam me te dashurit e mij, mblidhem me ta per te mire e per te keq
vendi ku une qaj & qeshi me te madhe
vendi ku ndihem rehat, veshur, zhdeshur...me floke te shprishur, shikoj TV-ne me maske ne fytyre... (si ne shpi mo)
vendi ku gjithmone me shkon mendja kur ndihem keq :shrug:
vendi ku perlahem me motren time sa me shkyhet gurmazi dhe te nesermen hame buke ne nje tavoline /pf/images/graemlins/smile.gif
vendi ku kam pare endrrat e para
vendi ku pi caj me babain tim derisa zihemi per nje teme fare te parendesishme
vendi ku me nervozon dhe gezon me se shumti ne bote
vendi ku zemra ime ndjen qetesine absolute eshte shpia ime.

.....

D.
 

edda

Primus registratum
Re: Shtëpia....

Nuk ka rendesi nese shpi per momentin na behet makina, hoteli apo ku ta di une, e rendesishme eshte qe une jam me ate. Mjaft qe te mblidhem ne krahet e tij dhe ndjehem menjehere ne shtepi :wub:
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Shtëpia....

shtepia per mua eshte vendi ku mund te jem vetja 24 ore!
Kam shpirt cigani, apo dallendyshjeje :confused: :rolleyes:

Nejse, e rendesishme eshte te marr jastikun tim me vete :cool:
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Shtëpia....

Fillimisht postuar nga TranofiljA:
[qb] ...jo si ndërtesë, por si koncept.

U futa në mendime në lidhje me këtë kur dëgjova veten time duke i thënë një baze ushtarake...SHPI!Si mund ta quaj ktë vënd "shpi", kur familjen e kam diku tjetër...dhe "shpinë" ku u rrita diku tjetër. E vetmja gjë që kam këtu jane rroba, sende... :shrug:
Shumë këtu i referohen (anglisht) Home away from home

Mu kujtua një humorist amerikan që thotë në një nga shfaqjet e tij:
"Shtëpia është thjesht një vënd ku të fusësh/ruash gjonat e tuja...me cati për kapak"

Thua shpi u bëka cdo vend ku personi fillon dhe grumbullon gjëra (si materiale...dhe sentimentale)? :rolleyes: [/qb]
t'vje çudi me veten kur thu llafe te tipit "mezi po pres me fut komet ne shpi", e nderkohe ke 10 ore e kusur qe po ecen ne drejtim te kundert me te. levizja kshu e ka vallaj. do z'do krijohen shpi te reja, dystore ndoshta ne krahasim me ate te verteten (familjaren), por tek te cilat identifikohesh. shyqyr na eshte dhene mundesia me pat shume shpi e me i njof vleren e vertete asaj nga e cila kemi dale.
 
Top