SHSHSHT, PO FLET NEXHMIJE BERISHA

SHSHSHT, PO FLET NEXHMIJE BERISHA

MUSTAFA NANO

Liri Berisha ka mbajtur gjithë kohën një profil të ultë publik. Ka qënë e urtë, e qetë, e pazëshme, një hije lëvizëse krah bashkëshortit të vet, bash si shumica e grave shqiptare. Nuk është çudi që kjo sjellje publike të ketë qënë zgjedhja e saj, por nuk duhet përjashtuar dhe fakti që gjithçka të ketë të bëjë me pafuqinë e saj për të luajtur rolin e një protagonisteje. Kjo ka bërë që për shumë njerëz ajo të jetë një grua e mirë, një zonjë e vërtetë. Dhe kjo është e natyrshme. Në një botë të mbushur me (të dominuar nga) dokrraxhinj, heshtja ka charme-in e magjinë e vet. Me këtë shpjegohet - fjala vjen - edhe nami i mirë i Bamir Topit, sot President i Republikës, e dje "njeriu i mirë" që maskohej prapa heshtjes; më saktë, prapa pafuqisë për të thënë ndonjë gjë interesante, të guximshme e inteligjente.

Por le të qëndrojmë tek Liri Berisha, e cila më në fund u bë e gjallë. Kishte dhënë një intervistë të gjatë në numrin e djeshëm të "Panoramës", nëpërmjet së cilës rrekej t‘u mbushte mendjen shqiptarëve se bashkëshorti i saj, jo vetëm është dorëjashtë në ngjarjen tragjike të Gërdecit, por edhe ka vuajtur shumë prej kësaj tragjedie, tok me Lirinë. Ne të gjithë kemi pritur kryeministrin të dalë, të shpjegohet e të hedhë poshtë dyshimet që bjenë mbi të e vetëm mbi të, por Saliu këtë herë ka ndryshuar taktikë. Ka nxjerrë të urtën, të mirën: Lirinë.

E çfarë thotë Liria në këtë intervistë? Duhet theksuar, se për ata që janë të interesuar të marrin vesh diçka më shumë lidhur me atë që ndodhi në Gërdec, ajo nuk thotë asgjë. Thjesht bën çmos të na bindë, se burri i saj nuk e ka takuar asnjëherë baxhanakun e mbetur në rrënojat e katastrofës. Ajo vetë e ka ditur që burri i motrës punonte në Gërdec, e që atje "mbante ca arka municionesh", por këtë nuk ia ka thënë asnjëherë të shoqit. Për më tepër, kur e motra i paska thënë, se i shoqi punonte në Gërdec, se atje "mbante ca arka municionesh", e se atje "nuk ishte fare i kënaqur, por s‘kishte gjetur punë tjetër për të bërë", Liria hesht. Nuk e shtyn më tutje bisedën, nuk befasohet se si kunati i vet bën një punë tejet banale në kushtet kur i shoqi i saj nuk ka lënë militant e familjar pa punësuar në administratën publike, nuk i thotë se "kjo nuk ka kuptim", nuk i thotë se "ne mund të gjejmë një punë tjetër më të hijshme për të". Ka budalla që ta hajë këtë gjë?

"Saliu lexonte emrat atje, dhe unë thosha: e zeza, si nuk ia kemi thënë?" Ja, këtë na tregon Liria, e çuditërisht harron të na thotë, se si është e mundur që i vetmi emër viktime që u lexua gabim prej Saliut, ishte emri i baxhanakut. Të gjithë e mbajnë mend, se kur erdhi radha të lexonte emrin e baxhanakut, Saliu bëri një pauzë të pashpjegueshme, e pastaj tha : Mehmet. Në fakt, më pas u mor vesh se baxhanaku quhej Muhamet.

Ja, kjo është gjithçka që thotë Liri Berisha lidhur me Gërdecin në atë intervistë të gjatë. Pjesa tjetër është e mbushur me paranoja që kanë kuptim veç në gojën e grave të diktatorëve. "Kur i kam pyetur familjarët e viktimave dhe të mbijetuarit, që ishin strehuar në konvaleshencë, se çfarë nevoja kishin, ata më përgjigjeshin: jo, asgjë, të faleminderit shumë. Madje njëri syresh, më tha: të falenderoj, se po na ktheni atë që kemi patur, po na i ktheni shumë shpejt, dhe na keni sjellë çdo gjë që kemi kërkuar. Është faji ynë që i kemi ndërtuar shtëpitë mbi krater, që i dërguam vetë fëmijët e vajzat tona, ndonëse e dinim rrezikun. Dhe në fund më thonë: hajde më shpesh". Të gjitha këto fjalë janë të Liri Berishës. Gati sa nuk na thotë: As që e çanin kokën që u kishin vdekur njerëzit e afërm; thjesht ishin të lumtur që më kishin mua e burrin tim pranë tyre. Lind pyetja: A i vjen zor kësaj gruaje vallë, që pikërisht në momentin e një tragjedie të këtyre përmasave, ajo gjen guxim e nge të na flasë për mirënjohjen e familjarëve të viktimave për familjen kryeministrore? A i vjen zor kësaj gruaje, që pikërisht në kohën kur shumë dëshmitarë okularë bëjnë be e rrufe se Muhamet Hoxha nuk ka mbajtur arka me municione në shpinë, por ka qënë supervisor a inspector, ajo na flet për familjarët e viktimave, të cilët s‘dinë ta fshehin lumturinë prej begenisjes që u ka bërë gruaja e …Atij?

A i vjen zor kësaj gruaje, kur na flet për dramën e vet familjare për shkak të sulmeve politike e mediatike që i janë bërë burrit, djalit e vajzës së saj, në një kohë që i shoqi ka shkaktuar me qindra drama të tilla, duke sulmuar e përgojuar gratë, fëmijët, burrat, familjarët e kundërshtarëve politikë? A i vjen zor kësaj gruaje, kur na flet për Valentinma Leskaj si për "një grua dinjitoze, të ekuilibruar, me vlera, që di të respektojë vetveten e që di t‘i bëjë të tjerët që ta respektojnë", në një kohë kur burri i saj nuk ka lënë gjë pa thënë kundër Valentinës e djalit të saj? Me siguri, nuk i vjen zor. Ose i vjen, por s‘ka ç‘të bëjë. Burri e ka urdhëruar të dalë e të thotë gjëra të porositura. Dhe një gjë e porositur është edhe rrëfimi mbi momentet e anëtarësimit në NATO, të cilat kjo i paska përjetuar si një idealiste e madhe, që i digjet barku për Shqipërinë, e në të cilat ajo merr një telefonatë nga Saliu, e hap celularin, e dëgjon burrin t‘i thotë: Liri, gëzohu deri në fund, pasi hymë në NATO.

Kur dëgjon këto broçkulla, të vinë në mendje asosacjone të regjimit të shkuar; të vjen në mendje një skenë, ku diktatori del tok me gruan në ballkonin e vilës së vet, hedh vështrimin nga Tirana plot drita që lëndojnë terrin e mbrëmjes, dhe thotë: Shiko Nexhmije, njerëzit janë nëpër shtëpira, po gëzojnë, janë të lumtur. Dhe aty për aty diktatori dhe e shoqja përloten, duke u shtirur se po besonin një gjë, që nuk ishte tjetër, veçse një sendërgji e tyre haluçinante e duke harruar se shumë nga ata njerëz nuk kishin ç‘të hanin e shumë të tjerë e kishin mendjen tek të afërmit e tyre të burgosur e të egzekutuar.

Ja, kështu dhe Liria na qënka përlotur, duke harruar shumë shpejt se për shkak të paaftësisë apo zullumeve të të shoqit vetëm disa javë më parë kishin humbur jetën 25 shqiptarë të pafajshëm e ishin plagosur qindra të tjerë, duke i dalë nga mendja se në vitin 1997, vetëm e vetëm se i shoqi donte të mbronte një karrike të qelbur, humbën jetën tre mijë shqiptarë, duke i dalë nga mendja se vetëm pak ditë më parë u masakrua një mjek në krye të detyrës, dhe as ajo, as i shoqi ( i cili "është shumë i ndjeshëm ndaj njerëzve që vuajnë") nuk thanë një fjalë ngushëlluese, duke i dalë nga mendja se e mira e këtij vendi nuk mund të identifikohet me të mirat që mund t‘i vinë një familjeje prej abuzimit me pushtetin.

Ç‘soj i shpifur njerëzish shtinjakë!
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: SHSHSHT, PO FLET NEXHMIJE BERISHA

Epo ja ku arrin gazetaria shqiptare.

Liria ka qenë zonjë grua më parë dhe është zonjë grua edhe sot.
Vetëm në ka rrëshkitur ... gjë që do më çudiste.
 

atman

Forumium maestatis
Re: SHSHSHT, PO FLET NEXHMIJE BERISHA

Me sa duket gazetari ka gabuar. Gruaja e Saliut quhet Sllobodanka dhe jo Liri, keshtuqe nuk ia vlen te shqetesohesh, Kondre. Keshilla ime? Ndrroje flamurin sa me shpejt, ose beje si Llomi, di kush eshte LLomi? me siguri qe jo. Ishte marinar, timonier dhe per çudi, kapiteni i jepte urdherate tjera ai e çonte anijen ne te kundert, gjithmone djathtas e vetem djathtas...Kurioz, kapiteni e gjeti shkakun. Nga e djathta LLomi mbante nje shishe raki. Ia kishte hequr tapen dhe e nuhaste, e keshtu duke u perkulur gjithmone nga njeri krah, edhe anija ndiqte perkuljen...Pas kesaj, kapiteni nuk i jepte me urdhera, merrte shishen e rakise dhe e spostonte, kur duhej ikur nga e majta , shishja majtas dhe anija majtas, kur duhej ikur drejt, shishja perpara dhe anija perpara... Lexo ndonje liber qe te nxjerresh pervoje sepse nga jeta duket nuk je i zoti.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: SHSHSHT, PO FLET NEXHMIJE BERISHA

Ti rrofsh për këshillën por m'duket se jam pak më në pozitë se gazetari ( e me shumë mundësi edhe se ty) të gjykoj për një njeri të cilin e kam njohur nga afër. Dhe kjo jo vetëm pas viteve 1990 por kohë më parë. Dhe megjithëse unë në atë kohë ndoshta nuk isha personi më i aftë për të vlerësuar karakterin e Lirisë kisha shumë adultë (të istruktuar dhe njohës jashtëzakonisht të mirë të karaktereve të njerëzve) rreth e qark vetes të cilët ndanin të njëjtin mendim me mua.
Dikush që sakrifikon për të tjerët nuk më duket se e bën për sy e faqe apo për të përfituar diçka (siç ka pasur shumë mjeke e mjekë ambulancash) e Liria bënte vizita në shtëpi kur i luteshin njerëzit pas orarit të punës. Për të mos folur për mënyrën e saj të komunikimit që len pas shumicën dërrmuese të shqiptarëve. Në fakt janë të rrallë njerëzit të cilët imponojnë respekt me qetësinë e urtësinë e tyre.

Dhe në këtë mes më duket tepër imorale që inatet e Berishës t'ja kalosh Lirisë.
 

Angel-A

Primus registratum
Re: SHSHSHT, PO FLET NEXHMIJE BERISHA

Edhe une kam degjuar nga njerez te aferm t mi qe e njohin nga afer, fjale shume te mira per zonjen Berisha, por pasi lexova intervisten tek gazeta panorama duhet te bie n nje mendim me zotin Mustafa Nano, ose t besoj se zonja Berisha eshte me t vertete naive.

Dhe ne kuader te tragjedise q i ndodhi kirurgut Refatllari para 2 javesh, qe e permendi dhe zoti Nano m lart, do t lutesha Kondrapedal mos t vazhdosh me paragjykimet mbi mjeket. Fundja m n fund, jane ata m humanistet n Shqiperi dhe zonja Liri nuk eshte me e mire se nje pjese e madhe e tyre, qe i njoh personalisht.
 

TheWanderer

Primus registratum
Re: SHSHSHT, PO FLET NEXHMIJE BERISHA

Njeriu i mire ka sjellje te zgjuara dhe ka sjellje naive, madje zgjuarsia tregohet kur e perdor miresine per interesat e tua dhe te familjes tende. Tani te akuzosh gazetarine qe po analizon me keqdashje nje njeri te mire, te ben te mendosh se nuk kemi vetem nje Nexhmije te pranishme, por dhe karavanin qe e ndjek tata nga prapa.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: SHSHSHT, PO FLET NEXHMIJE BERISHA

Megjithmen?! Po kur konsideron si lajm apo si gazetari çdo gjë që synon vetëm shkatêrrimin e një njeriu, madje pa konsideruar asnjë moment rrugën që ndjek për të arritur këtë qëllim, çfarë quhet?

Dhe me analizat e Mustafës nuk shkohet as në halé pasi ai niset nga mllefi që ka për Berishën dhe kjo e fundit nuk ka lidhje me gazetarinë. Objektiviteti në Shkrimet e tij ka kohë që ka marrë arratinë dhe faktet që ai sjell janë gjithmonë të keq-servirura ose të shtrembëruara. Pra mos e barazo gazetarinë me Mustafa Nanon kur ai shkruan kundër Berishës se i shkakton shumë dëm gazetarisë. Nano ka patologji kundër Berishës (dhe besoj se nuk është i vetmi dhe me të drejtë) dhe kjo i heq gjithë besueshmërinë dhe autoritetin e gazetarit.
 

TheWanderer

Primus registratum
Re: SHSHSHT, PO FLET NEXHMIJE BERISHA

Te gjithe e kemi te drejten per nje opinion dhe nese opinionet nuk perputhen nuk ka asgje te keqe, madje kjo te ndihmon te ecesh perpara. Per te gjykuar pergjigjet qe ka dhene Liria nuk eshte e nevojshme te lexosh patjeter interpretimet e Mustafait dhe nuk duhet patjeter te hedhesh poshte anet ndoshta shume te mira te karakterit njerzor te Liri Berishes. Ty te duken normale pergjigjet e Lirise? Te duken te sinqerta?

Personalisht, kur sjell ndonje shkrim gazete, nuk e bej se me pelqen gazetari apo se e shikoj te udhes te merrem me karakterin apo inatet personale te gazetarit. Nese ne problematiken qe ngrihet ka dicka qe mund te diskutohet, mendoj se ia vlen qe artikulli te sillet ketu. Dakrod me faktin, se Muc Nano ka inate dhe ngre probleme qe kane te bejne me familjen Berisha...me kete rast ndoshta duhen mbyllur syte e duhet thene: Muci i keq, Liria e mire, Muci - armik i popullit, Liria - Nexhmija.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: SHSHSHT, PO FLET NEXHMIJE BERISHA

Po mirë se ose unë nuk marr vesh ose jeni juve që pretendoni shumë. Përgjigjet e Lirisë më duken normale për dikë që flet për veten apo bashkëshortin, sidomos në pozitën në të cilën ata ndodhen.
Madje diku ka edhe të vërteta të pastra pavarësisht arsyeve. Kjo nuk e bën Lirinë Nexhmije për më tepër duke ditur që Nexhmijes i janë atribuar shumë nga krimet e Enverit (popullorçe se me gjyq asgjë). Pra të krahasosh Lirinë me Nexhmijen më duket e tepruar dhe nuk bën tjetër përveç se i ngre vlerat Nexhmijes.

Tani më duket se ti pretendon që Liria të thotë gjithçka din për Saliun? Kjo është ajo që mendon ti se duhet të bëjë një njeri i mirë e virtuoz?
Edhe idealisht nuk do isha dakort me ty pasi nuk do mund t'i besoja dikujt që nxjerr "muhabetet e shpis s'vet".
 

TheWanderer

Primus registratum
Re: SHSHSHT, PO FLET NEXHMIJE BERISHA

/ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif Nexhimes me te vertete i ngrien vlerat po ta krahasosh me Lirine, por cdo njeri ka te mirat, ka dhe dobesite e tij! Per mendimin tim, do te ishte shume me e hijshme per Liri Berishen te heshtte se sa te dilte e te mbronte te shoqin dhe politiken e tij ne nje menyre qe ngre me shume dyshime, krijon mundesi per me shume thashetheme dhe qe fundja ngjan me disa taktika qe me kujtojne Nexhmien (nuk them se eshte si Nexhmia - Muci qe e ka inat thote kete gje). Persa i perket pretendimeve, besoj se biem dakord kur them se realiteti nga enderra jane shume larg njeri-tjetrit, ndaj cdo pretendim madhor ka nje realizim te vogel. Tani, po nuk pretenduam per veten tone, qe gjerat te shkojne mire, asgje nuk do te rregullohet vetevetiu. Te supozojme se te gjithe biem dakord me Lirine, u tregua grua me taban, mbrojti burrin ne situate te veshtire, denoi trafikune e armeve...nuk te kujton gje te kaluaren tone...te gjithe brohorismin e duartrokismin...per njerin krah... te njejtin diskutim e kemi patur dhe per Jozefinen kur si burreneshe tha: keta e duan plumbin ballit! dhe dolen ketu shume antare e thane, ajo eshte grua e ndershme, grua e mire, madje kur u denoncua gjuha e rruges e perdorur prej saj u bene me dhjetra postime per te treguar kontributin e saj ne PD. Nje gje duhet kuptuar, pavarsisht se Muc Nano ka qellime te tjera, nuk diskutohet problemi PD - PS nuk diskutohen arritjet partiake, profesionale apo familjare...diskuohet nje fenomen shoqeror qe ne Shqiperi kalohet me injorim (nga lodhja 17 vjecare tashme), ndaj mua nuk me duket aspak e ekzagjeruar qe per nje gje te tille te ngresh zerin te kupe te qiellit e te krahasosh Lirine me Nexhmien. Aq me teper po te kujtosh fjalorin e te shoqit qe nuk ka lene fjale shqipe pa perdorur kunder atyre qe nuk i pelqen.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: SHSHSHT, PO FLET NEXHMIJE BERISHA

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Quote:</div><div class="ubbcode-body"> "Kur i kam pyetur familjarët e viktimave dhe të mbijetuarit, që ishin strehuar në konvaleshencë, se çfarë nevoja kishin, ata më përgjigjeshin: jo, asgjë, të faleminderit shumë. Madje njëri syresh, më tha: të falenderoj, se po na ktheni atë që kemi patur, po na i ktheni shumë shpejt, dhe na keni sjellë çdo gjë që kemi kërkuar. Është faji ynë që i kemi ndërtuar shtëpitë mbi krater, që i dërguam vetë fëmijët e vajzat tona, ndonëse e dinim rrezikun. Dhe në fund më thonë: hajde më shpesh". </div></div>

Këtë pjesë të intervistës së Liri Berishës unë nuk e kam fare të vështirë ta besoj duke njohur shpirtin e përulur të fshatarit shqiptar karshi dikujt me pozitë. Kjo ndodh rëndom gjithandej me njerëz të "pa nivel".

Përsa i përket pjesës së antarësimit në NATO nuk e besoj se ka ndodhur ashtu por më duket normale që Liria do ngrejë Salën në publik.

Ndërsa përsa i përket çështjes së Valentina Leskaj as nuk e përmend fare pasi Muçi e ka kapur gomarin për së prapthi. Nuk mund t'i besosh dikujt që shan gruan e fëmijën e vet ...

Pra, në këtë analizë të Muçit nuk shoh asgjë për tu çuditur.

Ajo puna e baxhanakut, me sa kam marrë vesh, është e vërtetë. Sala nuk kishte marrëdhënie të mira me të dhe nuk më çudit fakti që ai të mos ketë patur dijeni për të e se ku punonte. Pra, edhe një herë, supozimet nuk janë baza më e sigurtë e një akuze, qoftë edhe e një gazetari si Muçi.

Kusurin mund edhe ta kapin si duam. Për vete kemi të drejtën të pretendojmë por jo nga Lirija. Korrikun e vitit tjetër jam mëse i bindur se Sala nuk vjen më në pushtet dhe shpresoj të dalë në pension. Megjithatë kjo nuk na ndihmon shumë pasi në pushtet do vijë Rama e po njësoj si Sala do e vazhdojë edhe ai ...
 

jimmy84

Primus registratum
Re: SHSHSHT, PO FLET NEXHMIJE BERISHA

Kontre po te marrim pergjigjet qe jepen aty jane naive dhe shume po shume acaruese.
Une nuk dua te diskutoj mbi "ndershmerine" apo "naivitetin" e personit ne fjale po personalisht me kane ardhur ne maje te hundes keta "njerezit e thjeshte", "te perkushtuar", "te ndershem" dhe "te urte". Dhe jo pa arsye. Me kane ardhur ne maje te hundes se i mbaj mend mire ato fjalet qe qarkullonin njehere e nje kohe si psh "Sala nuk e di cfare ndodh se po ta dinte..." se Sala eshte "i drejte", "i ndershem", "i pakorruptueshem". Dhe me e bukura ishte qe vazhdonin edhe pas `97 dhe perseri gjenin terren goxha te gjere. Kuptohet shume shpejt u doli boja fare. Po vendin ua zune fjalet e tjera. Ne fakt fjalet ishin po ato, po vetem ndryshonin emrat tip Topi/Topalli etj. Shume shpejt i pame edhe te tjeret. Tani pash Zotin, po pash Zotin, mos nisni prape.
Mjaft e vute "doren ne zjarr" per te tjeret. Se pa vene ne dyshim sinqeritetin tend, po keta njerez ose shtiren shume mire, ose transformohen dhe ju mbani mend akoma ate "njeriun e mire".
Se eshte per te uleritur te degjosh nje "njeri te mire" te mbroje akoma Sali Berishen me ate `97 dhe me kete Gerdec. Eshte shume fyese jo per inteligjencen po per vet qenien njerezore. Nqs eshte njeri i ndershem, te qepi gojen te pakten se nuk ka ndermend njeri ta kryqezoje pse nuk shan Salen.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: SHSHSHT, PO FLET NEXHMIJE BERISHA

Jimmy, nuk po flasim për një njeri të mirë dosido por për bashkëshorten e Salës. Dhe mua më duket normale që ajo të mbrojë të shoqin.

Të tjerat i kam shtjelluar më lart.

Do të shtoj vetëm diçka. Figurat politike, kudo qofshin, daljet në publik i bëjnë të duken si shfaqje me kuklla pasi idealizmi në fjalën e tyre nuk përputhet fare me realitetin. Ky është një devijim që ka ardhur me kohën mendoj e tashmë njerëzve të thjeshtë u duhet të përllogarisin e të interpretojnë fjalët e udhëheqësve të tyre. Për këtë arsye egzistojnë edhe analistët politikë, për të interpretuar fjalët e politikanëve.
 

Angel-A

Primus registratum
Re: SHSHSHT, PO FLET NEXHMIJE BERISHA

Kondrapedali:"Për këtë arsye egzistojnë edhe analistët politikë, për të interpretuar fjalët e politikanëve."

Me te vertete mendon se ka nevoje per analiste per te interpretuar fjalet e politikaneve ne shqiperi??? Mendoj se do mjaftonte dikush me nje njohje te mire te fjalorit te rruges dhe te epiteteve vulgare, si dhe sharjeve, fyerjeve, etc. ose dikush qe di te flasi mire dialektet, po. Edhe nje Nano qe ishte qe bente fjali si me te komplikuara dhe nxirrte ndonje neologjizem pak si me te veshtire per tu interpretuar seshte me. Nuk e di te tjeret, po une ndihem shume pesimiste per politiken ne shqiperi, ne pergjithesi njerez pa nivel...kjo me ben te mendoj, ku jane qytetaret? (dola pak jashte teme, me falni)
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: SHSHSHT, PO FLET NEXHMIJE BERISHA

Plotësisht dakort me sa më sipër. Por nuk është ky qëndrimi im. Ajo që po insistoj (pak si mushka) është krahasimi i Liries me Nexhmien ndërkohë që Liria nuk bën asgjë anormale (të paktën nuk duket se bën).
 
Top