Shqiptaret, padrinot e krimit
Nje artikull i marre nga revista Klan:
Kontrollojne pjesen me te madhe te trafikut te droges dhe mbi 75 perqind te prostitucionit. Jane te dhunshem dhe te pathyeshem perballe policise. Dergojne ne Shqiperi cdo vit mbi 12 milione paunde nga shfrytezimi i rreth 1.000 prostitutave
nga Ian Cobain, The Times
Grupi i akuzuar per rrembimin e Victoria beckamp para gjyqit
Shqetesimi se Ballkani eshte kthyer ne nje nga portat e krimit ne Europe, ishte ne qender te nje konference te zhvilluar ne Londer, organizuar nga qeveria britanike. Me pjesmarrjen e delegacioneve nga 57 vende, organizatave si dhe zyrtareve te larte te politikes se jashtme dhe sigurise, ne takim eshte diskutuar rreth kercenimit ne rritje nga krimi i organizuar ne Evropen Juglindore, ku nje vend i vecante i eshte kushtuar edhe shqiptareve.
Shqiperia u perfaqesua ne kete konference nga ministri i Rendit Publik, Luan Rama. Ndersa droga, kontrabanda, emigrantet ilegale, trafikimi i femrave ne rrugen e prostitucionit, pra krimi i organizuar, eshte nje industri, nga te paktat ne rritje ne Ballkan, ne kete konference u prek gjeresisht edhe fenomeni ne rritje i krimit made in Albania ne Britanine e Madhe. Fenomen qe ka nisur te pushtoje gjeresisht faqet e shtypit britanik, shenje e sigurte kjo e alarmit ne rritje te policise angleze. Artikulli i sjelle nga Klan, eshte i gazetes "The Times", i botuar pikerisht gjate diteve te konferences nderkombetare ne Londer, dhe vec fakteve te perfshirjes se shtetasve shqiptare ne krimin e organizuar, ai tenton te jape edhe nje shpjegim mbi te ashtuquajturen mafia shqiptare.
XXX
Ne qytete te ndryshme ne te gjithe Britanine, naten e 25 nentorit, pjestaret e grupeve te "profesionit me te vjeter", ishin duke punuar per te siguruar perfitime te tjera per punedhenesit e tyre. Vetem disa ore pasi ministri britanik i Puneve te Brendeshme, David Blunkett, deklaroi se stabiliteti i Europes ishte i kercenuar nga krimi i organizuar, prostitutat ishin duke fituar miliona paunde per llogari te krimineleve shqiptare. Duke shprehur shqetesimin rreth rritjes se numrit te bandave kriminale nga Europa Juglindore, zoti Blunkett u shpreh se "kriminelet e organizuar jane me te organizuar se ne".
Scotland Yard, sherbimi policor britanik, vlereson se bandat shqiptare kontrollojne rreth 75 perqind te prostitucionit ne Soho (Londer). Shumica e te perfshireve ne kete "biznes", jane gra dhe femije te detyruar te punojne per boss-et e tyre. Ata jane viktimat e formes moderne te skllaverise, te rrembyer e mashtruar per te shkuar ne Britani. Per me teper, rreth tre te katertat e sasise se heroines qe vjen nga Afganistani ne rruget e Britanise, kalon neper duart e shqiptareve.
Shqiptaret e Shqiperise dhe Kosoves ne Britani, mendohet se perdorin forma shantazhi per te perfituar para, jane te armatosur si dhe kryejne vjedhje te organizuara. Madje ata jane perfshire edhe ne tentativen per rrembimin e Victoria Beckham. Ata nuk gjenden vetem ne Londer, por edhe ne Liverpool, Glasgow, Edinburgh, Hull, etj.
Gjate dy viteve te fundit, dicka e ngjashme ishte raportuar nga Milano ne Amerike, ku shqiptaret jane duke bere perpjekje qe te rivalizojne mafian siciliane, kineze dhe ruse.
Nje nga problemet kryesore me te cilat perballen institucionet per forcimin e ligjit, eshte se kriminelet shqiptare udhehiqen nga nje "kod nderi", qe e ben fjalen "mafia" te tingelloje me shume si nje fjale e zakonshme paralajmeruese.
Kanuni daton ne shekullin e 15-te dhe eshte shkruar nga Leke Dukagjini, nje princ shqiptar, i cili kishte rol udheheqes ne luften me pushtuesit turq. Aty nuk perfshihet vetem martesa, ligji i familjes dhe prona, por edhe ceshtje te nderit, sipas te cilave, besa, nuk duhet shkelur kurre. Kanuni ka vazhduar te zoteroje jeten e perditeshme midis klaneve ne veri dhe lindje te vendit, deri ne shekullin e 20-te. Gjakmarrja u perhap shume, ndersa anetaret e klaneve hakmerreshin per vrasjen e ndonjerit qe i perkiste atyre, me eleminimin e nje personi nga klani rival.
Diktatori Enver Hoxha, qe udhehoqi Shqiperine pas Luftes se Dyte Boterore, beri te pamunduren per ta mbajtur te fshehte kete Kanun dhe bota e jashtme asnjehere nuk pati mundesi te ishte ne kontakt me keto "ligje".
Me renien e komunizmit me 1990, gjithsesi, kriminelet, jeta dhe krimet e te cileve kishin ndryshuar shume pak nga vitet e Luftes se Ftohte, ishin gati te shperthenin ne menyra moderne. Ata nisen te kalonin kufijte ne fillimet e viteve '90 dhe kjo gje vazhdoi edhe pas luftes ne Kosove. Fillimisht, ata punuan si ndihmes te organizatave te droges te udhehequra nga turqit dhe kurdet, por policia thote se ata shume shpejte zune pozicionin me te "drejtat e tyre".
Klanet e krimit shqiptar, jane te organizuar sipas menyrave te vjetra te jetes rurale. Kreu i cdo klani udheheq nje grup me nenshefa te tjere qe e njohin ate si kryetar, me te cilin zakonisht kane lidhje gjaku. Ata mblidhen ne nje komitet te quajtur bajrak. Aty vendoset per sipermarrjet e reja: Per shembull, parate qe duheshin per nje shtepi publike ne Soho do te vinin nga komiteti dhe nje pjese e perfitimeve do te dergohej si gjithnje tek te afermit ne vendlindje.
Sot, nje oficer policie po te marre ne pyetje nje kriminel shqiptar te kapur, do te shohe se "kodi i heshtjes" eshte i pathyeshem. Shqiptaret kane edhe kater avantazhe te tjera: si cdo mafia e suksesshme, ata kane nje atdhe te sigurt dhe nje diaspore te madhe; vendi shtrihet ne nje nga rruget me te rendesishme te trafikut te droges; lidhjet e tyre me Ushtrine Clirimtare te Kosoves u krijuan mundesine e furnizimit me arme; dhe ata jane te pergatitur te perdorin dhune ekstreme.
Momenti kur shqiptaret erdhen e u bene zoter te rrjetit te prostitucionit ne Soho, ndodhi pothuajse qetesisht. Sipas Dr. Mark Galeotti, shefi i Departamentit te krimit europian ne Universitetin Keele, bandat shqiptare mendohet se kane perdorur perfitimet e siguruara nga tregetia e heroines, per te hapur rrugen e tyre ne boten e krimit, duke shmangur keshtu kriminele te cilet kishin filluar te kalonin ne sipermarrje te tjera.
"Ata jane ende ne nje trajektore ne rritje: U duhen edhe disa vjet per t'u forcuar ne Britanine e Madhe. Britania ka qene e lehte sepse ketu nuk ka nje mafia te vetme. Por eshte nje rrezik real qe ata do te perdorin dhunen, si per shembull bombat apo atentatet, ne menyre qe te konsolidojne pozicionin e tyre".
Deri me tani dhuna eshte perkufizuar ne rrahjen dhe keqtrajtimin e prositutave dhe sulme te ndryshme mes shqiptareve. Kjo ndodhi haptazi ne Wood Green, ne veri te Londres korrikun e kaluar, kur banda rivale shkembyen zjarr.
Por ka edhe rruge nepermjet te cilave mund te penetrosh ne boten e krimit shqiptar. Ndersa ata zgjerohen, bandat jane te detyruara te rekrutojne te huaj, qe behen nje burim per detektivet. Nga ana tjeter, komuniteti i forte shqiptar ne Britani (30.000) ka nisur te behet me i stabilizuar duke lindur keshtu edhe gatishmerine per te bashkepunuar me policine. Ne Liverpool per shembull, detektivet jane mese te bindur se mposhtjen e bandave po e kryejne me ndihmen e emigranteve shqiptare.
Zoti Galeotti thote se mund te derdhet shume gjak perpara se lufta ndaj bandave shqiptare te fitohet. "Ne Milano, ku ata u perpoqen te zoteronin mafian, u munden, thote ai, por ata edhe kur jane duke u rrezuar jane mesuar te luftojne".
Krim dhe rrembim
Ministri i Brendshem britanik, Blunkett ishte duke folur pasi dy shqiptare nisen te vuajne denimin per rrembimin e nje burri 56 vjecar, te cilit i kishin vene nje "gjobe" per te paguar. Viktima e tyre u gjet ne nje makine. Ata kishin kerkuar nje shume te madhe te afermve te viktimes per lirimin e tij. Shpetim Lisha u denua me 13 vjet dhe nje i ri 17 vjecar me pese vjet burgim.
Javen e shkuar, dy kusherinj shqiptare u denuan me 16 vjet e gjysem burg ne total, nen akuza qe varionin nga aferat e droges tek perdhunimi.
Mustafa Kadiu, 31 vjec dhe Edmond Ethemi, 21 vjec, keqtrajtuan nje vajze 15 vjecare dhe nje tjeter 22. Kadiu kishte marre vajzen rumune 15 vjecare ne Londer ne qershor te vitit 2001 pasi ajo ishte shitur si prostitute ne Jugosllavi. Ajo detyrohej te punonte si prostitute shtate dite ne jave dhe fitonte 400 paunde ne dite. Kadiu i merrte te gjitha parate, pervecse paguante per ushqimin dhe kushtet e jeteses. Kur te ardhurat e perfituara nuk ishin te kenaqshme, Kadiu e kercenonte vajzen dhe e sulmonte ate. Ai gjithashtu e detyronte te kryente marredhenie seksuale me te.
Shqiptaret kontrollojne mbi 70 perqind te botes se krimit ne Soho dhe dergojne ne Shqiperi cdo vit te pakten 12 milione paunde, nga perfitimet e punes se rreth 1.000 prostitutave. Ata gjithashtu kontrollojne edhe trafikimin e femrave qe hyjne ne Britani me destinacion tregun e prostitucionit.
Pergatiti: ARDI PULAJ