Re: Shqiptaret ne "gojen" e te huajve!!!!
Kohet e fundit lexova shkrimet e Faik Konices te permbledhura ne shqip. Nuk mund t'i besoja syve. Ngjarjet i perkisnin 1800-1900 por me dukej vetja sikur fliste per Shqiperine e 2000. Nuk ekzagjeroj aspak. Lexojini dhe do te gjeni Nanot, Berishet, Haxhiqamilet e 1800-1900.
Mbase po filloj ta kuptoj se pse ne shqiptaret shkojme e nxjerrim te vdekurit nga varri per tu krenuar. Mbase sepse me te gjallet mund te shkojme e te mburremi para buzukxhinjve apo mitingasheve. Si serbet e Kosoves. Nuk kane si ta shpjegojne realitetin e sotem te Kosoves dhe shkojne e nxjerrin nga varri te vdekurit e 1389 duke krijuar mite te paqena. Por mitet mund te jene te rrezikshme sepse shpesh cojne ne luftra. Ky nuk mund te jete rasti i Shqipersise sepse ne jemi me breke neper kembe dhe s'kemi takat as te ngreme breket tona e jo me te fitojme kunder te tjereve, por edhe ne ato raste kur kuften duhet ta bejme per perparim ne luften e bejme mes vetes (1997).
Pergjithesimet permbajne gjithmone gabime, dhe une jam i vetedijshem se ka police italiane qe sillen keq, por qe te krahasosh policet italiane me ata shqiptare eshte si nata me diten.
Falemnderit Bernd qe te pakten ti me kupton. Sa per fjalet e Gjergj Fishtes mjafton te permendesh fjalet e tjera te goditura te te madhit Konica. Pasi luftoi me mish e me shpirt per shqiptaret, pasi perpiqej te rregullonte ne bote te paberat e shqiptareve te tjere te Shqiperise qe cbenin ate qe ai ndertonte jashte, pasi mbante te ndezur fillimisht Londren e me pas Uashingtonin me gazetat e dijes qe hapte, pra pasi beri gjithe keto gjera per shqiptaret arriti ne perfundimin "E keqja me e madhe e shqiptareve jane vete shqiptaret".Regele me duket se nuk me kuptove.Une thashe qe realizmit(flas per realitetin shqiptar sot) qe shprehu fjorent nuk mund ti heqesh asnje presje.Perkundrazi mund ti shtosh aq shume sa dhe mund te arrish ne shprehjen e famshme te At Gjergj Fischta:Le ta dije gjithe bota mbare se at Fischta nuk eshte ma shqiptar
Kohet e fundit lexova shkrimet e Faik Konices te permbledhura ne shqip. Nuk mund t'i besoja syve. Ngjarjet i perkisnin 1800-1900 por me dukej vetja sikur fliste per Shqiperine e 2000. Nuk ekzagjeroj aspak. Lexojini dhe do te gjeni Nanot, Berishet, Haxhiqamilet e 1800-1900.
Mbase po filloj ta kuptoj se pse ne shqiptaret shkojme e nxjerrim te vdekurit nga varri per tu krenuar. Mbase sepse me te gjallet mund te shkojme e te mburremi para buzukxhinjve apo mitingasheve. Si serbet e Kosoves. Nuk kane si ta shpjegojne realitetin e sotem te Kosoves dhe shkojne e nxjerrin nga varri te vdekurit e 1389 duke krijuar mite te paqena. Por mitet mund te jene te rrezikshme sepse shpesh cojne ne luftra. Ky nuk mund te jete rasti i Shqipersise sepse ne jemi me breke neper kembe dhe s'kemi takat as te ngreme breket tona e jo me te fitojme kunder te tjereve, por edhe ne ato raste kur kuften duhet ta bejme per perparim ne luften e bejme mes vetes (1997).
A i ke pare ti zoteri se si i trajtojne policet shqiptare bashkatdhetaret tane me soggiorno? Kete vit qeveria italiane nxorri ligjin qe lejonte shqiptaret te kthehen ne Shqiperi me kopjen ne vend te origjinalit. A e di zoteri se ku dolen problemet? Ne Shqiperi. Sepse policet shqiptare nuk pranonin kopjet, ose me mire shtireshin sikur nuk i pranonin per te trembur te shkretet shqiptare se nuk mund te ktheheshin ne Itali. Telenovela zgjaste disa minuta derisa shqiptaret paguanin eurot. Mua nuk me ka ndodhur kjo gje ne Itali, biles policet italiane qene kaq te sjellshem sa kur nderrova pasaporten dhe soggiornon e kisha me pasaporten e vjeter, nuk me kthyen ne Shqiperi sic do te benin policet shqiptare, por me njoftuan me shume miresjellje (gje krejt e huaj per policet shqiptare) qe brenda 8 ditesh duhet ta hedh permeson ne pasaporten e re.Fjorent! Unë këtë vit shkova në Shqipëri me traget nga Italia pasi takova disa shokë. Di të them se nga momenti që zbrita në Itali e deri kur arrita në Durrës pothuaj jam zënë me italianët për mënyrën me të cilën trajtonin shqiptarët që ishin me sogiorno. Megjithatë, më shumë më skandalizoi fakti që në Bari kishte vetëm një sportel për kontrollin e pashaportave dhe njëkohësisht kishte 5 tragete me rreth 2500 vetë secili që mbërritën në të njëjtën kohë. Pasi mbajta rradhë (qeshë me fat se zbrita ndër të parët nga trageti) më thanë se meqë kisha pashaportë të huaj (kanadeze) nuk kishte pse të mbaja radhë
Pergjithesimet permbajne gjithmone gabime, dhe une jam i vetedijshem se ka police italiane qe sillen keq, por qe te krahasosh policet italiane me ata shqiptare eshte si nata me diten.
Historia e gjysmes se dyte te shekullit te 20 eshte ajo e komunizmit, pra e ngjashme. Kultura demokratike e ketyre vendeve, jam dakord me ty, eshte e trasheguar. Ne Ceki ne 1968 demokratikisht u ngriten kunder bashkimit Sovjetik, ne Hungari ne 1956, dhe para se te pushtoheshin nga Hitleri e Stalini keto vende zhvillonin zgjedhje demokratike. Ne Shqiperi ashtu si sot zgjedhjet i quanin demokratike por plaste koburja ne parlament. Me fjale te tjera mungon kutura demokratike dhe nuk po behet asgje per ta permiresuar.Gjithashtu çekët, polakët, hungarezët, etj. nuk janë më të mirë apo më të edukuar nga ne por kanë patur një histori të re (shekulli 20) të ndryshme nga ne dhe një influencë pozitive (gjermanike) në krah të tyre për të përkrahur ata politikanë që i duhen atyre vendeve. Kur je në emigracion ke fatin që të shohësh shumë lloje rracash dhe të krahasosh. Shqiptarët janë më të spikaturit (dhe jo për të keq) ndër ç'kam parë.
Une ju fola me faktet e Institutit te gjuheve te Suedise, ku del qarte se rumanishtja eshte gjuhe latine. Ju vazhdoni te jepni mendime por pa asnje fakt apo dokument. Vazhdoj te pres faktet jo fjale te hedhura ne ere.Përsa i përket rumanishtes është një gjuhë me bazë indigjene (jo latine) ku është bazuar edhe struktura e saj. Morfologjia është latine me një numër të kufizuar fjalësh autoktone. Edhe sot rumanishtja nuk dihet se ku të futet tek gjuhët kentum (ku bën pjesë latinishtja) apo satem (ku afrohet më shumë shqipja).