Shqiptaret ne "gojen" e te huajve!!!!

OROSHI

Primus registratum
Shqiptaret ne "gojen" e te huajve!!!!

Me sa eshte vene re,krimi mbi shqiptaret si komb eshte shoqeruar edhe me fyerjen ndaj tyre si race.Studiuesi amerikan Dr.Folkmar me 1911 u caktua nga Senati e USA te hartonte perberjen e kontinentit te ri,I ndihmuar edhe nga dr.Eleonora Folkmaree hartoi studimin e ne treguesin per shqiptaret vlereson:"Shqiptaret jane nje race e dallueshme jo vetem nga gjuha por edhe nga ana fizike.Kjo race ka popullsine me te pakte nga cdo dege tjeter e pavarur e arianeve ne Evrope.
Ne studimin e shkrimtarit amerikan ne vitin 1942 ai shkruan."eshte e llogjikshme sic duket,te bashkohesh me mendimin gati te njzeshem se shqiptaret perbejne racen me te vjeter te Evropes Jugore".
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Shqiptaret ne "gojen" e te huajve!!!!

Sekretari i Kryqit te Kuq Amerikan humanisti U.Hauard shkroi:"Shqiptaret meritojne po aq simpati e ndihme sa dhe popujt e tjere evropiane,pasi ata nuk jane lindore por perendimore,shume prej tyre kane sy ngjyre deti e jane flokeverdhe.
Diplomati i njohur amerikan Xhon Fred Uilliams ne vepren"shqiptaret" thote:"Amerika nuk duhet te zhyse duart ne punet e pergjakshme te Evropes,popullit amerikan duhet ti behet e ditur se shqiptaret jane burra e gra te hijshem,shpirtmire dhe liridashes..>>>
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Shqiptaret ne "gojen" e te huajve!!!!

Straboini e kishte quajtur Apollonine"qytet i qeverisur nga ligje te shkelqyera".
Tuqididi shkruan se fisi Ilir i Doreve ka luajtur nje rol te rendesishem ne perhapjen e kultures ne bote!!---Dardanet e Kosoves permes birit te tyre te madh Nikete Dardani krijoi per njerezimin Hymnin mijevjeqar te Krishterimit,dhe nepermjet Jeronim Eusebios i dhane per here te pare Biblen te perkthyer nga Hebraishtja ne Latinisht,e kete date Ilire bota e nderon(jashte pelqimit sllavo-grek)si Dite Universalete Bibliotekes dhe Perkthyesit!!!Shkencetari Austriak shkruan:"Te paret e shqiptareve te sotem kane qene bartesit e nje shteti te madh dhe te fuqishem dhe krijues te kultures Evropiane te Epokes se Hekurit"!!!
Historiani amerikan Edvin Zhak ne vepren e tij te cmuar "shqiptare" thote:Ky popull pellazg shenon nje date me heret se zhvillimi i qyteterimeve te Greqise dhe Romes.Ne vepren "mbi racat e Evropes" antropologu amerikan C.S.Coon shkruan :Iliret,race nordike...krijuesit e qyteterimit te hekurit ne Evropen Juglindore,kur emri Rome e Athine ende nuk qene degjuar!!!
--Ne gjysmen e dyte te mijevjeqarit te dyte para Krishtit,ne Gjermanine Lindore ka qene nje qyteterim qe ka arritur nje lulezim te larte--shkruan Albanologu i njohur Gjerman Hans Krahe-asht quajtur:qyteterimi i Lauzitstit dhe sjellesi i ketij qyteterimi ka qene populli Indigjerman i Ilireve!!Ne Universitetin e Dyrrahium ka studiu edhe Cezari i madh,ndersa ne ate te Apollonise ka studiu Augustinius.
 

Guest
Re: Shqiptaret ne "gojen" e te huajve!!!!

Cilet jane shqiptaret??
Ata pretendojne se kane prejardhje nga luftetari i madh Akili dhe nga heronj te tjere te pushtimit te Trojes se lashte.Ata bejnete tyren Aleksandrin e Madh,qe shpetoi civilizimin perendimor nga pushtusit Perse..
Shqiptaret dominonin ne eliten e Gardes Pretoriane te Romes dhe ne rradhet e shquara te te ushtareve perandore..duke perfshire dhe te famshmin Kostandinin e Madh..qe thone ishte me origjine nga Ohri.
Ishin shqiptaret, te ikur per ti shpetuar shtypjes turke qe udhehoqen luften per clirimin e Greqise.
Ishin shqiptaret qe mbanin kostumet qe dot e kesaj dite perdoren akoma nsi uniforme ne kufijte greke ose rojet mbreterore greke"fustanella"
ose fundi i bardhe me pala,opingat prej lekure me maja te ngritura lart..
Shqiptaret kane shkelqyer gjithmone ne postet ushtarake.Kjo gje eshte pare, ne perandorine osmane, ku shume shqiptare zune poste qeveritare.

Shekspiri kurre nuk e ka vizituar Shqiperine,megjithate ai e vendosi komedine e tij,
Nata e dymbedhjete ne Iliri,pra ne Shqiperi.
Vizitat qe beri Lordi Bajron,ne vendin tone e lane aq entuziast,saqe shoku i tij Poet Shelli i vuri Bajronit,nofken "Albi"..
Ne Cajld Haroldin e ka shprehur Bajroni admirimin e ti per Ilirine tone..ku derdhi vargje per popullin duke e quajtur"nene e rreckosur burrash te eger.."
 

Renea88

Primus registratum
Re: Shqiptaret ne "gojen" e te huajve!!!!

akoma me perralla ju me se nuk ngelet pa i bere shqiptaret themelin e botes?????
jemi nje komb 3 miljone qe jemi shpernda neper dyert e botes e askush s po na sheh per te mire ja ky eshte emri i shqiptarit ne bote
 

Artemis

Primus registratum
Re: Shqiptaret ne "gojen" e te huajve!!!!

3 milijone??!!!!! :eek:
... ik o renea ik informohu pak se po e can ne keto tema!!!
 

Renea88

Primus registratum
Re: Shqiptaret ne "gojen" e te huajve!!!!

Artemis ke te drejte se nje pjese jane shkartis me maqedonsit, nje pjese me serbet, nje pjese e quan veten Vorio Epirot dhe nje pjese ndodhet neper dyert e Europes apo amerikes......pra ngelen rreth 500 mije
 

Nadia81

Primus registratum
Re: Shqiptaret ne "gojen" e te huajve!!!!

Ajo cka tha Fantasia cik me lart tregon shume mire se cfare jemi.Nje hic per veten dhe rrogoz per boten.Nqs kemi mencuri,ndihmojme boten,nqs kemi ndonje talent o burra per boten.Dhe sot e kesaj dite ne shekullin e 21 cpo bejme?Po ndihmojme boten.Mijera studente ndodhen sot ne Itali,duke prishur leket qe i marrin ne Shqiperi per ekonomine italiane dhe ata na quajne akoma Albanesi di merda, per nje grusht gangosh qe merren me prstitucion.Epo sic e tha Skenderbeu i madh:Lirine nuk ua solla une,ate e gjeta mes jush...ja kshu dhe me italianet.
 

Guest
Re: Shqiptaret ne "gojen" e te huajve!!!!

Megjithate,une indinjohem me shume ndaj shqiptareve qe jetojne neper bote..sesa ndaj"te huajve" qe flasin keq, per ne..
Per vete faktin, se shumica e atyre qe jetojne jashte(shembull konkret jane sidomos shqiptaret e italise)jane me te predispozuar se kushdo, te mohojne vendin e tyre..dhe nese e bejne kete,cfare presim te thone pastaj italiantet per ne??? :shrug:
Ne qofte se ke mohuar prejardhjen,mohon vetveten..
Ndaj ne shumicen e rasteve, jemi vete ne fajtoret
dhe sjane te huajt. /pf/images/graemlins/frown.gif :wave: Me keqardhje e shpreh kete fakt..edhe pse vete,se kam mohuar ndonjehere vetveten,megjithate jam qelize e shqiptareve dhe bashke me ta, ndihem bashkefajtore..
 

regele

Forumium maestatis
Re: Shqiptaret ne "gojen" e te huajve!!!!

Perpara disa vitesh kam patur shume diskutime mbi preajrdhjen e shqiptareve, prandaj me eshte dashure te lexoj shume per te krijuar nje ide te qarte! Kam lexuar ne shumicen e rasteve libra te historianeve te huaj, per te krijuar nje ide sa me te pavarur nga idete nacionaliste te disa historianeve shqiptare...

1. Gjuha!

Nje profesor i Filologjikut me ka thene se gjuha shqipe ngjan me shume me gjuhen rumune dhe me gjuhen armene! Me rumanishten kemi shume fjale te ngjashme dhe per me teper gramatika eshte pothuaj e njejte, ndersa armenishtja ka pak a shume te njejtin theks dhe te njejjtin perdorim bashtingelloresh si ne gjuhen shqipe! Njehere ,disa te huaj kur me degjuan duke folur me kujtuan armen...ben vaki te jete e vertete kjo ngjashmeri!

2. Prejardhja ariane.
Per pellazget thuhet qe kane ardhur nga Azia e vogel, pra mund te kene ardhur nga cdo vend i Kaukazit! Origjina e arianeve dhe gjermaneve te sotem edhe nga malet e Iranit. Keto male, jane diku ne kufi apo afer Armenise, nga ku mund te shpjegohet prejardhja jone ariane, por per te bere dhe ngjashmerine me gjuhen! Iran, e gjuhen e sotme perse, do te thote vendi i arianeve! Nese pellazget jane te ardhur nga ky vend, atehere kjo eshte nje teze per prejardhjen tone ariane!

3. Dallueshmeria nga popujt e tjere!

Me popujt e Ballkanit kemi te ngjashme shume zakone, tradita dhe perralla folklorike, por kjo nuk na ngaterron me asnje prej tyre! Lashtesia, germimet e shumta, gjuha e vecante, veshjet dhe shume gjera te tjera ne bejne te dallohemi prej tyre.

Keto jane vetem disa ipoteza te krijuara nga shfletimi i disa librave...realiteti mund te jete ndryshe!
 

Renea88

Primus registratum
Re: Shqiptaret ne "gojen" e te huajve!!!!

o shkencetare te vertete pse nuk mblidhni ca pula e merreni me rritjen e tyre.................une them qe rrjrdhim nga majmuni e me ato qe po bejme neper bote e ne shqiperi do te jete e vertete
 

fjorent

Primus registratum
Re: Shqiptaret ne "gojen" e te huajve!!!!

Ne vazhden e fluturimit me presh ne prapanice qe si shqiptare e kemi paksa zakon, ndonje dite do te dale qe Nano eshte me origjine serbe dhe Berisha me origjine greke, kurse Bill Klintoni patjeter eshte me gjak shqiptar, sidomos me gjak armeno-rumuno- shqiptar apo perralla te ketij tipi.

Sa per sqaruar disa gjera, gjuha rumune eshte gjuhe latine dhe si e tille eshte me e vone se gjuhet e para indoeuropiane. Gjuha armene eshte nje nga gjuhet me te vjetra indoeuropiane dhe si e tille nuk ka fare te beje me rumanishten. Nese dikush thote se rumanishtja i ngjan shqipes, kjo do te thote qe shqipja nuk eshte dege me vete e gjuheve indoeuropiane, por shtojce e latinishtes. Ne kete menyre bie ne toke nje historiografi e ngritur. Ka mundesi qe shqipja te jete deforumuar shume nga pushtimi romak dhe mbase ne kete menyre mund te dallohet ngjashmeria me rumanishten.

Sa per perrallat e tjera se cfare mendon 1 person i Amerikes se 1911, ne mund te vazhdojme te fluturojme sic e thashe me pare, por pa i bere ndonje nder te vecante Shqiperise.

Nese duam te flasim se cfare mendojne te huajt sot, mjafton te lexosh kronikat mbi drogen qe rrjedh lume nga Shqiperia me bekimin e kryeministrit dhe politikaneve tane, mjafton te shikosh ngujimet e qenies me te pafajshme ne kete bote, femijes, per krime qe kane kryer stergjysherit e tyre nja 100 vite me pare.

E pra para se te nxjerrim ne dukje vetem te mirat qe na pelqejne do te ishte mire te shikonim realitetin ne sy.
Disa dite me pare pashe nje emision mbi "Ndragheta-n" kalabreze. Klanet, familjet e klaneve, politika e klaneve. M'u duk vetja sikur isha ne Shqiperi me luften e klaneve. Me klanet e sotme te droges. Ne vitet 50 ne Kalabri thonin se nuk ekziston "ndragheta", se cdo gje behet per te diskretituar Kalabrine.
Sot 50 vite me vone kur shefi i policise gjermane thote se mafia shqiptare eshte nje nga me te rrezikshmet ne Europe, gazetat tona dalin me titullin se ky eshte rracizem anti-shqiptar. Keto gazeta qe jane pjelle e kesaj mafieje, keto gazeta qe ushqejne kete mafie, keto gazeta pronaret e te cilave jane kupola e keqberies ne simbioze me kongresmenet, rrumpallistet e politikane si pjelle e tyre, pra keta personazhe qe shquhen per atdhedashuri me fjale dhe per atdhevrasje me vepra formojne sot "ndrinet" e klaneve ndragetiste shqiptare.
Para se te fluturojme me presh le te shikojme realitetin dhe kur ta permiresojme ate do te shkojme kryelarte ne Europe duke mos i kerkuar lemoshe askujt. Ajo dite vazhdon te mbetet teper larg, mbi te gjitha per faj te mentalitetit te popullit tone.
 

rudi123

Primus registratum
Re: Shqiptaret ne "gojen" e te huajve!!!!

Kujt ia thua fjorent se keta forumista ose jane qorra ose jetojne ne perendim dhe kujtojne se shqiptaret jane gjermane,amerikane,etj,etj. :smash:
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Shqiptaret ne "gojen" e te huajve!!!!

E dini ju qe Helena pas renies se Trojes u strehua/vendos ne Butrint???

Ps. Mafje, korrupsjon, kriminalitet ka ne te gjithe boten, vecanerisht ne Itali e Rusi. Nuk kam arritur akoma ta kuptoj nga vjen kjo ndjenje inferioriteti qe kane disa prej nesh. Nuk e kuptoj perse thenia e nje 'polici' gjerman pranohet me kaq kenaqsi sadomaciste nga disa shqiptare...
 

genti

Primus registratum
Re: Shqiptaret ne "gojen" e te huajve!!!!

Fjorent si ty ka shume qe flasin nga deshperimi i realitetit qe eshte krijuar, une kam vetem dy muaj ne itali dhe nuk eshte ashtu sic propagandohet mos harro se vetem tre vitet e fundit eshte rriturr me 73% numri i sipermarresve shqiptare ne itali dhe jane punesuar 230.000 njerez ne ndermarjet e tyre, mos harroni se shumica e tyre kane ardhur duke sakrifikuar dhe me pak leke ne xhep dhe te gjitha ato qe kane arritur i kane ndertuar ketu.

Vetem nje gje me intrigon mua, si e shpjegoni ju faktin qe shumica e shqiptareve qe kane shkuar ne amerike keto 14 vitet e fundit jane te suksesshem dhe shume prej tyre kane hapur aktivitete.Mos valle ata jane me te mire se keta qe emigrojne ne europe :confused:

Une mendoj se asnje popull nuk integrohet me lehte dhe me shpejt se ne dhe i gjithe ai emer i keq qe eshte krijuar eshte opinjon medjatik dhe asgje me teper, jane thjeshte shkrime gazetaresh te cilet mundohen te mbushin fletet e gazetave te tyre.

Sa per infomacjon vendi qe exporton me shume lende narkotike ne europe eshte Hollanda ne Amerike kapen cdo vit 11 ton XTC (ekstasi)e ardhur nga Hollanda dhe e gjithe kokaina qe futet ne europe kalon neper portet e Hollandes, dhe keta gazetare para se te akuzojne shqipetaret per trafik perse nuk marrin mundimin dhe te analizojne se nga erdhi ky mall, si u fut ai ne europe dhe te nxjerrin konkluzjone. Para dy vjetesh ne Hollande u kap nje avjon ushtarak me 300 KG kokaine dhe u dha arrest shpie per oficeret dhe 11 ushtaret te cilet kishin qene me sherbim ne Syrinam (amerika latine) dhe keta e kishin bere kete trnsport per 5 vjet dhe nuk besoj se e dha ndonje gazete apo TV kete skandal.
 

regele

Forumium maestatis
Re: Shqiptaret ne "gojen" e te huajve!!!!

Fillimisht postuar nga fjorent:
[qb] Ne vazhden e fluturimit me presh ne prapanice qe si shqiptare e kemi paksa zakon, ndonje dite do te dale qe Nano eshte me origjine serbe dhe Berisha me origjine greke, kurse Bill Klintoni patjeter eshte me gjak shqiptar, sidomos me gjak armeno-rumuno- shqiptar apo perralla te ketij tipi.

Sa per sqaruar disa gjera, gjuha rumune eshte gjuhe latine dhe si e tille eshte me e vone se gjuhet e para indoeuropiane. Gjuha armene eshte nje nga gjuhet me te vjetra indoeuropiane dhe si e tille nuk ka fare te beje me rumanishten. Nese dikush thote se rumanishtja i ngjan shqipes, kjo do te thote qe shqipja nuk eshte dege me vete e gjuheve indoeuropiane, por shtojce e latinishtes. Ne kete menyre bie ne toke nje historiografi e ngritur. Ka mundesi qe shqipja te jete deforumuar shume nga pushtimi romak dhe mbase ne kete menyre mund te dallohet ngjashmeria me rumanishten.

Sa per perrallat e tjera se cfare mendon 1 person i Amerikes se 1911, ne mund te vazhdojme te fluturojme sic e thashe me pare, por pa i bere ndonje nder te vecante Shqiperise.

Nese duam te flasim se cfare mendojne te huajt sot, mjafton te lexosh kronikat mbi drogen qe rrjedh lume nga Shqiperia me bekimin e kryeministrit dhe politikaneve tane, mjafton te shikosh ngujimet e qenies me te pafajshme ne kete bote, femijes, per krime qe kane kryer stergjysherit e tyre nja 100 vite me pare.

E pra para se te nxjerrim ne dukje vetem te mirat qe na pelqejne do te ishte mire te shikonim realitetin ne sy.
Disa dite me pare pashe nje emision mbi "Ndragheta-n" kalabreze. Klanet, familjet e klaneve, politika e klaneve. M'u duk vetja sikur isha ne Shqiperi me luften e klaneve. Me klanet e sotme te droges. Ne vitet 50 ne Kalabri thonin se nuk ekziston "ndragheta", se cdo gje behet per te diskretituar Kalabrine.
Sot 50 vite me vone kur shefi i policise gjermane thote se mafia shqiptare eshte nje nga me te rrezikshmet ne Europe, gazetat tona dalin me titullin se ky eshte rracizem anti-shqiptar. Keto gazeta qe jane pjelle e kesaj mafieje, keto gazeta qe ushqejne kete mafie, keto gazeta pronaret e te cilave jane kupola e keqberies ne simbioze me kongresmenet, rrumpallistet e politikane si pjelle e tyre, pra keta personazhe qe shquhen per atdhedashuri me fjale dhe per atdhevrasje me vepra formojne sot "ndrinet" e klaneve ndragetiste shqiptare.
Para se te fluturojme me presh le te shikojme realitetin dhe kur ta permiresojme ate do te shkojme kryelarte ne Europe duke mos i kerkuar lemoshe askujt. Ajo dite vazhdon te mbetet teper larg, mbi te gjitha per faj te mentalitetit te popullit tone. [/qb]
Meqe permende preshin...po te sqaroj per disa gjera, qe qenke shume kompetent...shqiptar hesapi apo jo? /pf/images/graemlins/smile.gif

Rumanishtja nuk eshte gjuhe e mirefillte latine...eshte gjuhe me origjine trake (fjale dhe te tjera gjera nga kjo gjuhe ka dhe ilirishtja) dhe me vone eshte perzier me gjuhen latine! Baza e saj nuk eshte latinishtja! Nese nuk i di keto gjera, me duket shume normale, por qe te hiqesh qe i di dhe te sqarosh te tjeret, me duket qesharake... /pf/images/graemlins/smile.gif nejse!

Eshte e vertete qe rumanishtja nuk ngjan aspak (mbase ngjan, ku i dihet) me armenishten - une nuk thashe aspak kete, por vete e permende nje fakt (dike dicka /pf/images/graemlins/smile.gif ) qe eshte nje nga gjuhet me te vjetra indo-europeane, sic eshte dhe vet shqipja! Pastaj, sic te thashe, cfare shkojta me siper, jane citime te historianeve...ti si shqiptar /pf/images/graemlins/smile.gif mbase je me kopentent se ata /pf/images/graemlins/smile.gif

Berndo, ke te cdrejte plako...ashtu eshte sic thua ti..aq kupton, aq flet /pf/images/graemlins/smile.gif
 

fjorent

Primus registratum
Re: Shqiptaret ne "gojen" e te huajve!!!!

Ps. Mafje, korrupsjon, kriminalitet ka ne te gjithe boten, vecanerisht ne Itali e Rusi. Nuk kam arritur akoma ta kuptoj nga vjen kjo ndjenje inferioriteti qe kane disa prej nesh. Nuk e kuptoj perse thenia e nje 'polici' gjerman pranohet me kaq kenaqsi sadomaciste nga disa shqiptare...
Nuk ekziston asnje ndjenje inferioriteti. Mbase e ngaterron me ndjenjen e realitetit. Kudo ekziston korrupsioni, eshte e vertete, por ka ndryshim kur kaplos 1% te popullsise si ne Europe ose 70% te popullsise si ne Shqiperi. Pastaj "polici" gjerman nuk eshte polici injorant i portit te Durresit qe te kerkon 2 mije leke per nje kafe apo per te ngrene nje pjate me fergese e nje gote raki me shefin. Eshte shefi i policeve gjermane dhe si i tille e njeh mire rrjetin e krimit te organizuar.

Fjorent si ty ka shume qe flasin nga deshperimi i realitetit qe eshte krijuar, une kam vetem dy muaj ne itali dhe nuk eshte ashtu sic propagandohet mos harro se vetem tre vitet e fundit eshte rriturr me 73% numri i sipermarresve shqiptare ne itali dhe jane punesuar 230.000 njerez ne ndermarjet e tyre, mos harroni se shumica e tyre kane ardhur duke sakrifikuar dhe me pak leke ne xhep dhe te gjitha ato qe kane arritur i kane ndertuar ketu.
Me behet qejfi qe ke 2 muaj ne Itali dhe shikon kete realitet. Une kam 10 vjet ne Itali dhe kam pare edhe nje realitet tjeter. Pastaj ne te fundit une me shume se me emigrantet e thjeshte e kam me qeveritaret ne Tirane. Megjithese nuk mund te harroj skenat e Durresit te 2004 me emigrantet qe i hipnin njeri tjetrit siper kokes ose paguanin policet. Mendova se edhe kjo eshte fotografi e atij mentaliteti qe permenda ne shkrimin tjeter. Shqiptari e ka mendjen si t'ja hedhi tjetrit, nuk ka menduar kurre te ndertoje nje shoqeri te drejte per te gjithe shqiptaret. Prandaj edhe ne jemi gjithmone te fundit ne Europe. Tani ndonje pseudopatriot edhe mund te ofendohet me keto fjale, por eshte me mire t'i pergjigjemi njeri tjetrit me fakte. Une kam faktet e mbi 70 viteve pavaresi dhe nivelin ku kemi qene e ku jemi.

Une mendoj se asnje popull nuk integrohet me lehte dhe me shpejt se ne dhe i gjithe ai emer i keq qe eshte krijuar eshte opinjon medjatik dhe asgje me teper, jane thjeshte shkrime gazetaresh te cilet mundohen te mbushin fletet e gazetave te tyre.
Oh jo une mendoj se nje popull me kulture demokratike integrohet me shpejt. Mjafton te shikojme ceket, sllovenet. sllovaket, polaket. Jane popuj qe lirine e duan. Duan voten e lire jo ne kembim te doganes apo policit, por ne kembim te progresit te shoqerise dhe popullit te tyre. Ne ne 14 vjet nje pale zgjedhje nuk ditem te kryejme. Jo se nuk dime, POR AKOMA ME KEQ SE NUK DUAM. Na pelqen paraja piramide. Sa per gazetaret e huaj, ka padyshim ekzagjerime, por keta gazetare nuk u ngriten nje mengjes dhe ju futen Shqiperise. Vazhdojme te mos shikojme gabimet tona.

Rumanishtja nuk eshte gjuhe e mirefillte latine...eshte gjuhe me origjine trake (fjale dhe te tjera gjera nga kjo gjuhe ka dhe ilirishtja) dhe me vone eshte perzier me gjuhen latine! Baza e saj nuk eshte latinishtja!
Per zonjen/zotin e preshit 2 fjale. Rumanishtja eshte gjuhe me prejardhje latine. Gjuha e sotme rumune eshte degezim i mirefillte e latinishtes. Romaket kur pushtuan Dacian asimiluan plotesisht vendasit dhe rumanishtja sot eshte nje nga gjuhet me prejardhje latine.

Nuk e di nese bashkangjitur do te duket pema e gjuhëve indo-europiane e ndertuar ne vitin 1974 nga Instituti i Gjuhëve në Suedi dhe botuar më 1975 tek libri botëror: Webster’s New Twentieth Century Dictionary, Unabridged Second Edition, De Luxe Color, William Collins and World Publishing Co., Inc., 1975.
Une nje prove po e bej, por per te vertetuar se rumanishtja eshte gjuhe latine lexo:

http://www.ship.edu/~cgboeree/indoeuropeanlanguages.html

Nese nuk i di keto gjera, me duket shume normale, por qe te hiqesh qe i di dhe te sqarosh te tjeret, me duket qesharake... nejse!
[
indo.gif


Une nuk hiqem si i ditur. Dokumentohem para se te shkruaj. Dhe gjeta gjerat e mesiperme. Do te ishte mire ta beje edhe ti para se te shkruash.

Persa i perket bemave tona, po behemi me keq se serbet qe ngriten mitin e Kosoves dhe e qajne dita dites. Po pres diten kur nga inferioriti te ngrejme nga varri Skenderbeun dhe t'i lutemi te na fuse ne Europe.
 

rudi123

Primus registratum
Re: Shqiptaret ne "gojen" e te huajve!!!!

Regele shkruajti:

Berndo, ke te cdrejte plako...ashtu eshte sic thua ti..aq kupton, aq flet

Regele me duket se nuk me kuptove.Une thashe qe realizmit(flas per realitetin shqiptar sot) qe shprehu fjorent nuk mund ti heqesh asnje presje.Perkundrazi mund ti shtosh aq shume sa dhe mund te arrish ne shprehjen e famshme te At Gjergj Fischta:Le ta dije gjithe bota mbare se at Fischta nuk eshte ma shqiptar
Shpresojme mos te arrime ne ate perfundim dhe pse deshtimi yne kombetar sot per sot na tregon ne te gjitheve si mjerane para bote se civilizuar ku ne duam te bejme pjese.
Problemi eshte se shume veta ketu marrin pjese te shkeputura te realitetit shqiptar dhe i bashkojne ato ne nje film magjik i cili jo vetem qe nuk na ndihmon ne te dalim nga mizerja ku kemi rene,por arrin deri aty sa te shtremberoje realitetin duke ndertuar nje realitet te paqene.

Pra ka ardhur koha qe ne ta kuptojme se realiteti mund te ndryshohet vetem kur ate e njeh mjaft mire.Eshte e lehte ta thuash por eshte shume e veshtire ta zbulosh e ndryshosh ne jete.
Shpresoj qe ky forum te ndihmoje pak pikerisht ne formimin tone ne baze te vertetes dhe se drejtes dhe jo ne qendrimin vendnumero te mentaliteti ala shqipo" Ec merr Varja" ku secli flet sipas interesave personale,hamendjeve dhe perrallave te botes shqiptare duke filluar nga mediat deri tek gjyshi e gjyshja.
Ndersa persa i perket punes se gjuhes ta ka kthyer perseri pergjigje fjorenti.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Shqiptaret ne "gojen" e te huajve!!!!

Me behet qejfi qe ke 2 muaj ne Itali dhe shikon kete realitet. Une kam 10 vjet ne Itali dhe kam pare edhe nje realitet tjeter. Pastaj ne te fundit une me shume se me emigrantet e thjeshte e kam me qeveritaret ne Tirane. Megjithese nuk mund te harroj skenat e Durresit te 2004 me emigrantet qe i hipnin njeri tjetrit siper kokes ose paguanin policet.
Fjorent! Unë këtë vit shkova në Shqipëri me traget nga Italia pasi takova disa shokë. Di të them se nga momenti që zbrita në Itali e deri kur arrita në Durrës pothuaj jam zënë me italianët për mënyrën me të cilën trajtonin shqiptarët që ishin me sogiorno. Megjithatë, më shumë më skandalizoi fakti që në Bari kishte vetëm një sportel për kontrollin e pashaportave dhe njëkohësisht kishte 5 tragete me rreth 2500 vetë secili që mbërritën në të njëjtën kohë. Pasi mbajta rradhë (qeshë me fat se zbrita ndër të parët nga trageti) më thanë se meqë kisha pashaportë të huaj (kanadeze) nuk kishte pse të mbaja radhë :eek: !
Nuk kishte hekura për të përcaktuar radhën, nuk kishte njeri që të drejtonte njerëzit kështu që në Durrës për çdo hyrje kishte 2 radha e megjithatë njerëzit linin njëri-tjetrin të kalonin. Pra problemi nuk ishin njerëzit por udhëheqja!
Fjorent, unë jetoj në një vend ku nuk ka rracizëm dhe di të them që ti ke rënë viktimë e rracizmit të vendit ku jeton. Me shokët e mi pata të njëjtat diskutime dhe ata më thoshin që unë nuk e di se ç'bëjnë shqiptarët në Itali. Më lejo të them që shqiptarët në Itali nuk bëjnë asgjë më shumë se ç'bëjnë në Kanada por këtu nuk egziston problemi "shqiptar". Po të jesh në gjendje të gjykosh më ftohtë do e kuptosh se ç'po të them.
Gjithashtu çekët, polakët, hungarezët, etj. nuk janë më të mirë apo më të edukuar nga ne por kanë patur një histori të re (shekulli 20) të ndryshme nga ne dhe një influencë pozitive (gjermanike) në krah të tyre për të përkrahur ata politikanë që i duhen atyre vendeve. Kur je në emigracion ke fatin që të shohësh shumë lloje rracash dhe të krahasosh. Shqiptarët janë më të spikaturit (dhe jo për të keq) ndër ç'kam parë.

Përsa i përket rumanishtes është një gjuhë me bazë indigjene (jo latine) ku është bazuar edhe struktura e saj. Morfologjia është latine me një numër të kufizuar fjalësh autoktone. Edhe sot rumanishtja nuk dihet se ku të futet tek gjuhët kentum (ku bën pjesë latinishtja) apo satem (ku afrohet më shumë shqipja). Shqipja dhe rumanishtja kanë shumë ELEMENTË të përbashkët në sintaksë e në morfologjinë e vjetër. Si e tillë rumanishtja nuk mund tër klasifikohet 100% tek gjuhët kentum dhe gjithashtu nuk mund të përfshihet e plotë tek gjuhët latine.
Për kuriozitet, Rumania quhet vend frankofon (që flet frengjisht) po hec e gjeje se ku i ka dalë ky nam!
 
Top