Shqiptaret dhe Amerika

Shqiptaret dhe Amerika

Kujtojeni Kosovën

E nesërmja vjen shumë më shpejt sesa presim

VETON SURROI

PRISHTINË, KOSOVË - Po të isha sot pjesëtar i opozitës në Irak, do të ndihesha njësoj sikur pesë vjet më parë, kur dëgjoja arsyetimet, kryesisht të evropianëve lidhur me arsyen pse forca ushtarake nuk duhej të përdorej kundër Serbisë së Slobodan Milosheviqit. Mbështetja për këto arsyetime, ishte e njëjta si sot: “T’i japim shans paqes”. “Bombat nuk mund të sjellin demokracinë”. “Një sulm ushtarak do të kërcënojë stabilitetin në rajon”. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po shfrytzojnë muskujt e vet për të vendosur dominimin”. Secila nga këto arsyetime është dëshmuar të ketë qenë e gabueshme në rastin e Kosovës. Pasi Milosheviqi dështoi të kapë opcionin e tij të fundit për marrëveshje paqësore në negociatat e Rambouillet, Franca dhe Gjermania u detyruan t’i bashkohen partneritetit të vendosur amerikano-britanik për ta ndalur gjenocidin në Kosovë. Ndonëse paqes i ishte dhënë shans nëpërmjet negociatave të sponsoruara nga evropianët, Milosheviqi këto bisedime i shfrytëzonte vetëm për ta përforcuar pozitën e vet në Kosovë. Në fund, ishte vetëm bombardimi i Serbisë, ai që ndaloi gjenocidin e kosovarëve dhe lejoi përfundimisht kthimin e afro një milion refugjatëve në shtëpitë e tyre. Vetëm bombat, natyrisht se nuk e kanë sjellë demokracinë, por ato ishin një parakusht për të: Kosova kishte rastin për herë të parë në historinë e vet të ndërtonte institucionet demokratike. Debakli që sollën bombat e NATO-s që binin si shiu nëpër Serbi, ishte fillimi i fundit të Milosheviqit. Serbia sot, me plot mundime dhe durim po e ndërton një shtet demokratik. Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e kanë instaluar dominimin e vet, në fakt ajo ia ka lënë pak a shumë këtë hapësirë Bashkimit Evropian dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara nëpërmjet protektoratit të saj në Kosovë. Si krahasohet kjo me përgatitjet për luftë të mundshme me Irakun? Shkaku kryesor për të kundërshtuar luftën me Irakun, ka ndryshuar gjatë javëve. Së pari fuqitë evropiane kanë theksuar se ato do të kundërshtojnë aksionin e njëanshëm të SHBA-së dhe kanë kërkuar bekimin e Kombeve të Bashkuara. Tani kur Rezoluta 1441 e Këshillit të Sigurimit, me të cilën janë pajtuar evropianët, autorizon de facto ndonjë aksion të domosdoshëm kundër regjimit të Sadam Huseinit, ata gjejnë arsyetime të tjera të nivelit nga “rasti nuk është dëshmuar”, deri tek “ju nuk mund të bombardoni ndonjë regjim që juve nuk ju pëlqen”, apo tek “e tëra kjo bëhet për shkak të domonimit të Amerikës në terrenet e naftës në Irak”. Përvoja ime në Kosovë me Milosheviqin, këtë arsye shtesë për mënyra të tjera të veprimit e sheh kështu: A mundet të presë dikush se vërtet Sadam Huseini do të dorëzojë pushtetin me dëshirën e vet ose nëpërmjet procesit zgjedhor demokratik? Nëse ai këto ditë nuk heq dorë nga pushteti, a ka ndonjë mënyrë tjetër që do ta ndalë atë, për dëmet që ai është duke i shkaktuar jo vetëm popullit të vetë? Sadam Huseini është njëherësh një kërcënim i madh për ligjin humanitar ndërkombëtar, stabilitetin e rajonit dhe paqen në botë, siç ishte Milosheviqi. Tani, derisa Kasapi i Ballkanit po gjykohet në Hagë, për krime kundër njerëzimit, miku i tij tiran, është duke përfituar nga dyshimet në Bagdad. Këtu hyn lufta. Nëse përvoja ime është një udhëzues, lufta, veprimtaria më e tmerrshme njerëzore, megjithatë do të rrëzojë regjimin e Sadamit dhe të krijojë kushte për demokraci për njerëzit në Irak. Pasi që Sadami është ka njëjtën sëmundje si Milosheviqi, ne e dimë diçka për të dytë: Vetëm rënia e bombave do t’i lëkundë ata nga qëndrimi në pushtet. Kur të ndodhë kjo, prapë do të dalin pyetje të reja. Çka do të ndodhë në Irakun post-Sadamian? Cila do të jetë natyra e rregullave ndërkombëtare? Cili lloj i transicionit drejt demokracisë, mund të vendoset në Irakun sovran? Dhe si do të ndikojë ky rregull i ri në rendin e rajonit përreth? Po të isha pjesëtar i opozitës së Irakut, apo i ndonjë partie të interesuar nga Perëndimi ose nga rajoni, kjo do të më bënte të brengosem. Muajt e kaluar janë shpenzuar në debatin, të shkohet apo jo në luftë kundër Sadamit. Ky debat tanimë ka mbaruar, ashtu si edhe forcat e shumta në teatrin operues që kanë zënë pikat për të mos u kthyer prapa. Nga përvoja ime në Kosovë, e di se e nesërmja vjen shumë më shpejt sesa presim. Opozita duhet të jetë e përgatitur që të marrë në duar çështjen, për të cilën është fituar beteja. Bota duhet të kujtojë se si është hapur lufta për Kosovën dhe si frikat a pabaza të Evropës nuk janë materializuar kurrë. Ajo që duhet kujtuar është rasti i Milosheviqit se është dashur përdorimi i focës ushtarake për përmbytjen e tiranit, pasi që çdo gjë kishte dështuar.


Kosovaret mendojne ndryshe nga ne. Ketu gjej fondametalizmin fetar ne te cilin perfshihen njerez qe sduhet te perziehen. Perzihen kot fare dhe nje nder keta jam dhe une. Jepni nje rast diskrimini te shqiptareve ne Amerike(sigurisht qe ka) kane per te ju dhene 1000 raste diskriminime te shqiptareve ne Europen kurve.


ROTC(rregjistroheni si nen-oficere e te mos keni frike. Nuk keni training per lufte. Nuk kane per te ju cuar ne lufte.) eshte pergjigje per studentat ne Amerike. Siguron green card. Rregjistrimi eshte gjest simbolik mbeshtetje per Ameriken por ju siguron nje te ardhme ne Amerike studentave. Mos e humbisni kete rast. Jam i lumtur te kem vepruar keshtu dikur dhe ndaj me ju kete pjese informacioni vital. Ja bashkohuni dhe brohorisni per Lindjen e Mesme ja zgjidhni te brohorisni per Shqiperine dhe Shqiptaret, mbarevajtjen e tyre, sigurine e tyre dhe sigurimin e aleateve te mundeshem ne te ardhmen.

Per Shqiperine dhe Shqiptaret nga Nishi ne Preveze, nga Manastiri ne Durres.
 

DFV

Primus registratum
Re: Shqiptaret dhe Amerika

Te thush per USA qe nuk eshte as armik po as dhe
miku jone, te pakten per ne shqiptaret, me duket se nuk tingellon mire.
Pse e them kete.
Te gjithe ne, te pakten tani se me pare nuk na linte Enveri, e dime se pavarsia e Shqiperise,
kufijte qe ka sot, jane drejte per se drejti dhurat nga Amerika e pertej oqeanit.
Ne kohen qe fuqit e medha evropjane,Angli, Rusi,
France,Itali e tje ishin per coptimin e Shqiperise
dhe gjermani Bismark deklaronte se Shqiperia nuk eshte gje tjeter vecse nje shpreheje gjografike,
ishte presidenti amerikan Willson qe tha se kudo ku flitej shqip ishte Shqiperia dhe kete nuk e beri se kishte interesa mbi vendin tone ,por thjeshte per te vene ne vend drejtesine.
Shembulli me i fuqishem per shqiptaret ishte
nderhyrja e amerikes be clirimin e Kosoves Martire
ne vitin 1999.
E pra kush me shume se USA ka bere per ne shqiptaret, Franca,greqia Italia apo Rusia?
Si perfundim mendoj se USA eshte aleatja jone me e ngushte edhe tani per momentin.
 

Guest
Re: Shqiptaret dhe Amerika

Antares.... hiqe per pak minuta shamine nga koka se te ben mire flladi i pranveres,duhet te jeshe nga Kosova dhe ky eshte nje shkak me teper qe ti te jesh pro-amerikane,apo nuk te lejon hoxha i fshatit,Amerika per ne eshte Zoti ne toke,mos u bani mosmirnjohsa :smash: se do kemi dallge prap ne te ardhmen.
 

antares

Primus registratum
Re: Shqiptaret dhe Amerika

Ti beterr qenke beterr i zgjuar e beterr shqiptar nga ato gjera qe flet. Por per fatin tend beterr te keq une as jam nga Kosova dhe ca me pak mysliman mor beterr.
He me te lumte me servilizmin tend beterr te teperuar po e detyron "Zotin ne Toke" pra ameriken!!!!!! ta vrase beterr ndergjegja e te na jape ca ndihma. Sa per Kosoven ata lajmeruan se do fillojne ta lepijne me gjuhe gjithe Uraniumin e varferuar qe kane hedhur.
Ti si beterr si kenduar qe duhet te jesh ne krimet e luftes duhet ta dish se te perdoresh uranium te varferuar eshte ekuivalente me perdorimin e armeve te shkaterrimit ne mase, dhe me sa di kjo ndalohet nga Konventa e Gjeneves. Po cflas une Yankite kujtohen per Gjeneven vetem me raste..........
 

NCO

Primus registratum
Re: Shqiptaret dhe Amerika

Sinqerisht qe po mi sillni zorret ne goje ju pacifista ok? Nqs se perdorimi i uraniumit te varferuar quhet ADM(arme e demtimit ne mase)po krimet e serbeve ndaj kosovareve car duhet ti quajme? Car duhet te themi per perdhunimet e vrasjet masive te femrave shqiptare ne ato treva? A i pengoi Konventa e Pacifisteve te Gjeneves serbet te kryenin keto verime mbi popullsine shqiptare? Me letra ndoshta po...sepse po te ishte per vepra sot do flisnim serbisht te gjithe ta dini mire kete. Nqs per ndalimin e tyre duheshin perdorur keto masa ekstreme atere hallall i qofte qe i kane perdorur... Po ju pacifista sic duket keni thene "larg nga B***a ime" ne kohen qe ndodhnin gjithe keto e tani po na qurraviteni per terrorristet e Irakut... Nuk them se Amerika nuk ka pasur interes ne Kosove le te themi per nje moment se ka pasur interesa...car do ndryshonte kjo? E thashe edhe me lart per sa kohe qe ne perfituam nga kjo as me intereson fare asgje tjeter lidhur me interesat e tyre.E lidh kete muhabet gjithmone me Kosoven jo se kam ndonje dashuri te vecante per kosovaret, sa per dijeni jam shqiptar Shqiperie po kshu si flisni tregoheni mosmirenjohes ne kulm turp te keni.Jane administratoret europiane ata qe po bejne corap Shqiperine bashke me Kosoven sot e ksaj dite...arrijne deri aty sa te pretendojne qe pas 30 vjet krimesh e torturash kunder popullsise shqiptare shqiptaret te mesojne ti falin e te bashkejetojne ne paqe me serbet.Per mendimin tim kjo kurre s ka per te ndodhur...nuk e di c mendoni ju zemerpulat...
 

Guest
Re: Shqiptaret dhe Amerika

Anetares,don te dish te mirat qe kane pasur popujt e botes nga Amerika keto 100vjetet e fundit?Nuk besoj qe do dilte faqja e Forumit.Besoj gjithashtu qe i din edhe vete ti. :thumbsup:
 

antares

Primus registratum
Re: Shqiptaret dhe Amerika

Per te ti numeruar bemat e amerikes vertet nuk do mjaftonte forumi por ato sjane ato qe mendon ti.
Sa per dijeni po te citoj fjalet e nje poeti te madh Meksikan (meqe meksikanet ja kane pare hajrin amerikes ashtu si ne Serbeve) mos harro qe e gjithe Kalifornia i eshte grabitur Meksikes.
O moj Meksike e mjere
Kaq larg Zotit
Dhe kaq afer Amerikes.
 

Guest
Re: Shqiptaret dhe Amerika

Antares,ceshte ky krahasim meskino-meksikan :sleep: :sleep: ,PS:mos rrej kur thu se nuk je muslimane,mos moho fene tande /pf/images/graemlins/wink.gif
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Shqiptaret dhe Amerika

E tani cfare do behet me kete teme? Nuk jeni ju vete qe e shkaterruat dhe pastaj ankoheni me te madhe qe pse ju mbyllen temen apo ju bejme paralajmerim per BAN? Mos kujtoni se moderatori nuk ka pune tjeter vecse te lexoje "qyfyret" tuaja dhe te pastroj pislliqet qe lini mbrapa? Me vjen shume keq qe duke pasur kaq shume tema thashethemesh, do gjeni vendin ketu per ta kthyer ne nje teme tjeter te rendomte thashethemesh. Tema mbyllet dhe nese do vazhdoni keshtu, po ju paralajmeroj se jeni duke shkelur rregullat e AF e do beheni BAN.
 
Top