Shqiptaret dhe Amerika

Shqiptaret dhe Amerika

Kujtojeni Kosovën

E nesërmja vjen shumë më shpejt sesa presim

VETON SURROI

PRISHTINË, KOSOVË - Po të isha sot pjesëtar i opozitës në Irak, do të ndihesha njësoj sikur pesë vjet më parë, kur dëgjoja arsyetimet, kryesisht të evropianëve lidhur me arsyen pse forca ushtarake nuk duhej të përdorej kundër Serbisë së Slobodan Milosheviqit. Mbështetja për këto arsyetime, ishte e njëjta si sot: “T’i japim shans paqes”. “Bombat nuk mund të sjellin demokracinë”. “Një sulm ushtarak do të kërcënojë stabilitetin në rajon”. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po shfrytzojnë muskujt e vet për të vendosur dominimin”. Secila nga këto arsyetime është dëshmuar të ketë qenë e gabueshme në rastin e Kosovës. Pasi Milosheviqi dështoi të kapë opcionin e tij të fundit për marrëveshje paqësore në negociatat e Rambouillet, Franca dhe Gjermania u detyruan t’i bashkohen partneritetit të vendosur amerikano-britanik për ta ndalur gjenocidin në Kosovë. Ndonëse paqes i ishte dhënë shans nëpërmjet negociatave të sponsoruara nga evropianët, Milosheviqi këto bisedime i shfrytëzonte vetëm për ta përforcuar pozitën e vet në Kosovë. Në fund, ishte vetëm bombardimi i Serbisë, ai që ndaloi gjenocidin e kosovarëve dhe lejoi përfundimisht kthimin e afro një milion refugjatëve në shtëpitë e tyre. Vetëm bombat, natyrisht se nuk e kanë sjellë demokracinë, por ato ishin një parakusht për të: Kosova kishte rastin për herë të parë në historinë e vet të ndërtonte institucionet demokratike. Debakli që sollën bombat e NATO-s që binin si shiu nëpër Serbi, ishte fillimi i fundit të Milosheviqit. Serbia sot, me plot mundime dhe durim po e ndërton një shtet demokratik. Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e kanë instaluar dominimin e vet, në fakt ajo ia ka lënë pak a shumë këtë hapësirë Bashkimit Evropian dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara nëpërmjet protektoratit të saj në Kosovë. Si krahasohet kjo me përgatitjet për luftë të mundshme me Irakun? Shkaku kryesor për të kundërshtuar luftën me Irakun, ka ndryshuar gjatë javëve. Së pari fuqitë evropiane kanë theksuar se ato do të kundërshtojnë aksionin e njëanshëm të SHBA-së dhe kanë kërkuar bekimin e Kombeve të Bashkuara. Tani kur Rezoluta 1441 e Këshillit të Sigurimit, me të cilën janë pajtuar evropianët, autorizon de facto ndonjë aksion të domosdoshëm kundër regjimit të Sadam Huseinit, ata gjejnë arsyetime të tjera të nivelit nga “rasti nuk është dëshmuar”, deri tek “ju nuk mund të bombardoni ndonjë regjim që juve nuk ju pëlqen”, apo tek “e tëra kjo bëhet për shkak të domonimit të Amerikës në terrenet e naftës në Irak”. Përvoja ime në Kosovë me Milosheviqin, këtë arsye shtesë për mënyra të tjera të veprimit e sheh kështu: A mundet të presë dikush se vërtet Sadam Huseini do të dorëzojë pushtetin me dëshirën e vet ose nëpërmjet procesit zgjedhor demokratik? Nëse ai këto ditë nuk heq dorë nga pushteti, a ka ndonjë mënyrë tjetër që do ta ndalë atë, për dëmet që ai është duke i shkaktuar jo vetëm popullit të vetë? Sadam Huseini është njëherësh një kërcënim i madh për ligjin humanitar ndërkombëtar, stabilitetin e rajonit dhe paqen në botë, siç ishte Milosheviqi. Tani, derisa Kasapi i Ballkanit po gjykohet në Hagë, për krime kundër njerëzimit, miku i tij tiran, është duke përfituar nga dyshimet në Bagdad. Këtu hyn lufta. Nëse përvoja ime është një udhëzues, lufta, veprimtaria më e tmerrshme njerëzore, megjithatë do të rrëzojë regjimin e Sadamit dhe të krijojë kushte për demokraci për njerëzit në Irak. Pasi që Sadami është ka njëjtën sëmundje si Milosheviqi, ne e dimë diçka për të dytë: Vetëm rënia e bombave do t’i lëkundë ata nga qëndrimi në pushtet. Kur të ndodhë kjo, prapë do të dalin pyetje të reja. Çka do të ndodhë në Irakun post-Sadamian? Cila do të jetë natyra e rregullave ndërkombëtare? Cili lloj i transicionit drejt demokracisë, mund të vendoset në Irakun sovran? Dhe si do të ndikojë ky rregull i ri në rendin e rajonit përreth? Po të isha pjesëtar i opozitës së Irakut, apo i ndonjë partie të interesuar nga Perëndimi ose nga rajoni, kjo do të më bënte të brengosem. Muajt e kaluar janë shpenzuar në debatin, të shkohet apo jo në luftë kundër Sadamit. Ky debat tanimë ka mbaruar, ashtu si edhe forcat e shumta në teatrin operues që kanë zënë pikat për të mos u kthyer prapa. Nga përvoja ime në Kosovë, e di se e nesërmja vjen shumë më shpejt sesa presim. Opozita duhet të jetë e përgatitur që të marrë në duar çështjen, për të cilën është fituar beteja. Bota duhet të kujtojë se si është hapur lufta për Kosovën dhe si frikat a pabaza të Evropës nuk janë materializuar kurrë. Ajo që duhet kujtuar është rasti i Milosheviqit se është dashur përdorimi i focës ushtarake për përmbytjen e tiranit, pasi që çdo gjë kishte dështuar.


Kosovaret mendojne ndryshe nga ne. Ketu gjej fondametalizmin fetar ne te cilin perfshihen njerez qe sduhet te perziehen. Perzihen kot fare dhe nje nder keta jam dhe une. Jepni nje rast diskrimini te shqiptareve ne Amerike(sigurisht qe ka) kane per te ju dhene 1000 raste diskriminime te shqiptareve ne Europen kurve.


ROTC(rregjistroheni si nen-oficere e te mos keni frike. Nuk keni training per lufte. Nuk kane per te ju cuar ne lufte.) eshte pergjigje per studentat ne Amerike. Siguron green card. Rregjistrimi eshte gjest simbolik mbeshtetje per Ameriken por ju siguron nje te ardhme ne Amerike studentave. Mos e humbisni kete rast. Jam i lumtur te kem vepruar keshtu dikur dhe ndaj me ju kete pjese informacioni vital. Ja bashkohuni dhe brohorisni per Lindjen e Mesme ja zgjidhni te brohorisni per Shqiperine dhe Shqiptaret, mbarevajtjen e tyre, sigurine e tyre dhe sigurimin e aleateve te mundeshem ne te ardhmen.

Per Shqiperine dhe Shqiptaret nga Nishi ne Preveze, nga Manastiri ne Durres.
 

bona

Primus registratum
Re: Shqiptaret dhe Amerika

cfare plehra , kerma , te pafytyre jemi ne shqipetaret si ai qeni qe kafshon doren e te zotit qe e ushqen me buke...
ne e meritojme cdo gje te poshter...
se marr vesh cfare ane te karakterit tone tregon kjo qe hajde te rregjistrohemi se do fitojme Green Card dhe ne te njejten kohe mos kini frike se s'do na cojne ne lufte te mbrojme interesat e ketij vendi.
I uroj fat vetes tone (nga ana tjeter dhe te mos jete e vertete te jesh kaq leshko dhe te besosh) qe americanet jane akoma me leshko te japin green carden ty e mua se rregjistruam emrin.
te lutem kur ta marresh ti hajde dhe ma plas surratit dhe me beshty please
 

Guest
Re: Shqiptaret dhe Amerika

ca ke mi bona qe flet kshu ca ke mi goc qe na shan po ti sje vet shqiptare :tipsy:
help.gif

anyways ne skemi patur ndonjehere ndonje problem me ameriken por gjithmone me veten tone se sjemi te zote te perparojme po amerika ka vite te tera mbi supe me zhvillim ashtu do ishim edhe ne nese do ishim pak me orientur drejt suksesit e jo budallalliqeve /pf/images/graemlins/wink.gif
 

u74

Primus registratum
Re: Shqiptaret dhe Amerika

BONA: -PO kush je ti moj,si e quan pleher nje botues dhe gazetare te njohur si VETON SURROI. Apo
iu perket atyre fuderrinave qe duke predikuar dhe mbajtur shqipetaret nen injorance e duke u munduar qe ta rreshtoni Shqiperine dhe shqipetaret ne krahun e te humburve te kesaj bote
sic ka ndudhur shpeshhere ne historine e popullit tone, mendoni se do tiu hidhni hi syve njerezve dhe nje dite do jeni ne krye ta kesaj tufe "injorantesh".
Se nuk ka rruge me te lehte per te neshtruar njerezit se sa mbajtja r tyre nen injorance.
Njerezve si ty iu ka dale boja ne Shqiperi e kudo.Me keto mendime qe do te te duhet te shkosh edhe disa mijera Km. me ne lindje se Shqiperia.
 

une_une

Primus registratum
Re: Shqiptaret dhe Amerika

Kosovaret nuk kane pse te duken pro-Sadam dhe pro-Europe. Shqiptaret nuk shikojne ndonje te mire nga Europa dhe cfare mendojne Europianet. Asnjehere Europianet skane qene ne favor te Kosoves. Pasi te mbaroje kjo lufta ne senat ketu ne USA do te shtohet ne shqyrtim ceshtja e Pavarsise se Kosoves propozuar nga 10senatore amerikane. Si do dukej nje heshtje e Shqiptareve? Si do duket nje anti-war?

Mos sabotoni ceshtjen kombetare. Ju lutem. Mos perkrahja e luftes dhe e Amerikaneve eshte sabotim i ceshtjes kombetare. Kur te vij puna Europen e kemi kunder. O burra te bejme mik Ameriken duke i treguar se ne jemi me ta.
 

une_une

Primus registratum
Re: Shqiptaret dhe Amerika

Kosova eshte me Ameriken dhe luften e saj ne Irak. Shqiptaret ne Shqiperi te mos lehin te ia punojne prapa kraheve Kosovareve.
 

Blue Gene

Primus registratum
Re: Shqiptaret dhe Amerika

Fillimisht postuar nga Shadow of Self:
[qb] Kosova eshte me Ameriken dhe luften e saj ne Irak. Shqiptaret ne Shqiperi te mos lehin te ia punojne prapa kraheve Kosovareve. [/qb]
Shqiptaret ne Shqiperi kunder Amerikes? Amerika permbysi komunizmin ne Shqiperi. Nqse e ke fjalen per komunistet qe kane mbetur ta dish se jane shume pak. Shumica dermuese e shqiptareve nuk e cmojne Ameriken per perfitime materiale, por per gjera qe nuk blihen me para: Amerika i dha lirine kombit shqiptar kudo. Ne Shqiperi hoqi qafe komunizmin. Kosoven e cliroi nga Serbia. Dhe po i ben shqiptaret te barabarte me maqedonasit.

Ai qe mundohet te gjeje Antiamerikanin me zor, mos te lodhet shume dhe te shkoje tek ata qe kane humbur eldoradon me renien e komunizmit ne Shqiperi dhe ikjen e Serbise nga Kosova. Adresat e ketij kallupi njerzish jane te publikuara ne faqet e interenetit, sepse vazhdojne me kauzen e tyre te "bejne prokopi".
 

bona

Primus registratum
Re: Shqiptaret dhe Amerika

ore e lexuat mire mesazhin ju?????????
si u thoka se shko shkruaj emrin se do te japin geen card , qe eshte idiotlliku me i madh dhe e dyta e zeme se eshte e vertete dhe pastaj thua po e shenoj emrin por s'do me marrin ne lufte; pra je legen qe se ke me shpirt ta mbrosh kete vend dhe se kam fjalen per USA vetem por per cdo vend te botes qe te jesh e do to marresh doc.
Prape po ju sqaroj qe te thuash kete do shenoj emrin qe te marr dicka por s'do jap asgje eshte te jesh kerme ose qen qe kafshon doren e zotit qe te ushqen.
Pastaj dhe e fundit po te jene INS kaq leshko( qe tani po zhbirojne cdo njeri) dhe ti japin Green Card dikuj se shenoi emrin hallall atij qe e merr dhe une do boj i takim me te dhe do pranoj ne nationl TV te me beshtyjne.
 

bona

Primus registratum
Re: Shqiptaret dhe Amerika

Latina
Une e specifikova :
ai shqiptar dhe e kisha fjalen si dhe cdo nationality qe eshte jeton ne nje vend tjeter qe kerkon te marri por mos te japi eshte sic e sqarova me lart.
une shave kerme etj mendimin qe u dha, karakterin qe u tregua jo te qenurit nga shqiperia.
 

Guest
Re: Shqiptaret dhe Amerika

bona kur e thua ne publik tingellon shume keq, megjithate ska problem se une e kuptova
 

iliria e para

Primus registratum
Re: Shqiptaret dhe Amerika

Flisni cka te doni, se sot skishte pas as Shqiperi e as shqiptar ne Kosove po sdo te kishte
nderhyre USA.
Mue sme pelqejne shume gjera qe ka bere ose ben Usa, por ajo na shpetoj nga ata qe na rrethojne.
Sot do te ishim sikur "Kurdistani".
 

Guest
Re: Shqiptaret dhe Amerika

VLEREN PER ATE GJE SPO JA MOHON NJERI MEGJITHATE DHE ATA FITOJNE DICKA NGA KJO MOS KUJTO TI FITOJNE ALEATE QE KUR TE SHKOJEN TE BOMBARDOJNE NDONJE VEND MOS I THOTE GJE NJERI ......
 

bona

Primus registratum
Re: Shqiptaret dhe Amerika

e mi ti Latina sa aty po i rref ketyre se po i thote gje njeri. keta mi Latina i kane te gjithe ne thes. qe ekonomia eshte miserable tani ne gjithe boten e ka zanafillen ketu. s'u doli problem frances apo rusise qe ekonomia s'po shkon mire ketu por anasjelltas apo jo.
para usa te gjithe jane dhi e zgjebosur dhe bishtin perpjete.
 

renea

Primus registratum
Re: Shqiptaret dhe Amerika

fatmiresisht mendimi i dy a treve te merzitur, nuk eshte mendimi i Shjqiperise.
Shqiperia e konsideron Ameriken nje shtet super mik, dhe eshte partnere ne cdo iniciative qe Amerika merr.
Si psh lufta ne Irak
poshte sadami
 

enkela

Primus registratum
Re: Shqiptaret dhe Amerika

Une nuk e kuptoj se si disa njerez bejne nje vesh shurdh e nje sy qorr. A mos valle po i mbyllim syte perpara kaosit qe lufta kunder Irakut do te sjelle ne mbare boten. Shanset per nje lute ne te gjithe ate rajon jane shume te medha per vete faktit se aty konflikti eshte i pranishem, midis Izraeliteve dhe palestinezeve. Ne vend qe diplomacia amerikane te mundohet shuaj ate konflikt amerika do te filloj nje te ri.

Te tera arsyet e amerikes te filloj luften me irakun askush nga ne nuk i di dhe mund te flasim e bertasim sa ate duam por nje gje eshte e e vertete se amerika nuk nderhyn asgjekundi nese nuk i preken interesat apo nese nuk perfiton ndonjegje nga situata.

Vertet shqipetaret perfituan nga fakti se amerika ishte e interesuar ne rajonin e ish-jugosllavise, dhe vecanerisht ne konfliktin midis serbeve dhe kosovareve, por une nuk e besoj se qellimi i mirefillt i amerikes ishte te ndihmonte popullsine shqipetare ne kosove. Ne fund te fundit amerika ia arriti qellimit te vendose disa mijra ushtare amerikane ne ate rajon. Baza te reja ushtarake ne mesdhe do i japin dore amerikes te kontrolloj dhe te bej te ditur prezencen e saj ne ate pjese te botes.

Neper te gjitha venet e botes me perjashtim te diktaturave njerezit kane mundesine te zgjedhine menyren e te jeteses dhe vendin e jeteses. Kurse vende si Iraku mund te krahasohen me shqiperine perpara 1985. A nuk ishim ne ata shqiptare qe ishin gati ti puthnim dhe kembet E.H.
Nuk dinim bote tjeter. Kurse sot, per mira a per keq Shqiperia dhe shqipetaret mendojne dhe jetojne komplet ndryshe.Dua te dal tek fakti qe vertet sipas pikpamjeve tona=njerez qe s'jane nga iraku themi se mire ja ben bushi sadamit se eshte diktator dhe po torturon e popullsine irakine dhe mbi te gjitha po kercenon dhe boten me bombat atomike. Megjithate amerika nuk ka ofruar asnje prove te vertetoj faktin se Iraku ka ne pronesi bomba atomike dhe lufta me irakun do ta shkaterroj edhe me shume ekonomine dhe kushtet e jeteses per popullsine irakiene.

Nese amerika kerkon tu jape mundesine popullsise irakiene te krijoje nje menyre re te jetuari dhe te shpetoj boten nga kercenimi i bombave berthanore atehere le te zhduk sadam hyseinin nga faqja e dheut. Eshte me e lehte te zhdukesh nje person dhe perkrahesit e tij se sa te shkaterrosh nje vend te tere.

Nje mendim te fundit: Ka mundesi te me pergjigjet ndonjeri se me c'fare forcash ushtarake ka nder mend Fatos Nanoj te ndihmoje ameriken? ME sa di une ushtaret shqipetare jane ne sherbim te mbrojtjes se adheut nga ora 7:30 AM deri 5:30 PM. Per te qeshur por fatkeqesisht eshte e vertete!
 

u74

Primus registratum
Re: Shqiptaret dhe Amerika

Fillimisht postuar nga enkela:
[qb]

Vertet shqipetaret perfituan nga fakti se amerika ishte e interesuar ne rajonin e ish-jugosllavise, dhe vecanerisht ne konfliktin midis serbeve dhe kosovareve, por une nuk e besoj se qellimi i mirefillt i amerikes ishte te ndihmonte popullsine shqipetare ne kosove. Ne fund te fundit amerika ia arriti qellimit te vendose disa mijra ushtare amerikane ne ate rajon. Baza te reja ushtarake ne mesdhe do i japin dore amerikes te kontrolloj dhe te bej te ditur prezencen e saj ne ate pjese te botes.


Nje mendim te fundit: Ka mundesi te me pergjigjet ndonjeri se me c'fare forcash ushtarake ka nder mend Fatos Nanoj te ndihmoje ameriken? ME sa di une ushtaret shqipetare jane ne sherbim te mbrojtjes se adheut nga ora 7:30 AM deri 5:30 PM. Per te qeshur por fatkeqesisht eshte e vertete! [/qb]
Amerika ka deklaruar se menjehere qe UN ose EU jane ne gjendje te sigurojne paqen ne Ballkan ose qeverite rajonale jane ne gjendje ta bejne nje gje te tille , Amerikanet do largohen sic po ndodhe ne Bosnje dhe Kosove.
Sa per baza ushtarake Amerika ka me dhjetera ne mesdhe si p.sh. ITALI, GREQI etj.
Pa permendur SHQIPERINE qe Amerikanet jane te mireseardhur ne cdo kohe.
Dhe mos u ndiko kaq shume nga mendimet e disa injorantave prapanike qe ia hane buken Amerikes
dhe ne saje te trgtise me Ameriken ekzistojne,
e nga ana tjeter mundohen qe t'ia ngulin thiken nga prapa Amerikes.
Amerika ne momente kyce te historise ka bare per shqipetaret me shume se askushe tjeter.
Sa per ushtrine shqipetare kjo qe thua ti ndodhi ne kohen e famekeqit Berisha ne '97,dhe s'ka ndodhur as me heret dhe as pas '97.
Me respekt per SHQIPERINE dhe AMERIKEN se Shqiperia te lindi dhe Amerika po te jep buken e gojes.
 

enkela

Primus registratum
Re: Shqiptaret dhe Amerika

Me duket se me duhet te perseris ate qe kam shkrojtur me siper: se jam kunder ides se shpalljes se luftes me Irakun dhe mendoj qe njerezit duhet te mendohen mire dhe te peshojne c'fare eshte me e rendesishme per ta. Interesat e tyre vetjake apo nje lufte e pergjithshme ne rajonin e Lindjes se mesme ku me mijra vete do te humbin jeten, ku ekonomia e Irakut dhe vendeve qe e rrethojne Irakun do te shkaterrohet,ku me mijra njerez do marrin rruget e mergimit.E si mund te perkrahet nje dhune e tille!


Oh, u74 sa per buken e gojes let me put it this way I work hard enough for it and I would be able to provided for myself anywhere on the face of the earth at any time, I owe nothing to america.
 

renea

Primus registratum
Re: Shqiptaret dhe Amerika

besoj se do te ishte me e veshtire ta siguroje buken e gojes ne Irak se sa ne Amerike. Besoj se ne Irak do te ishte pre e dhunes, perdhunimeve, dhe provave me gaz helmues, besoj se nuk do te kishe internet, dhe as Mall ku te shetisje, bleje, flirtoje etj. Prr banjo do te kishe nje grope ere qelbur dhe do ti hidhje nje dore uje te helmuar nga provat e forcave irakiene ne veri. Ne darke pas punes se lodhshme ne fabrikat e industrialeve do te hapje televizorin dhe ne stacionin e vetem do shikoje me teper per jeten e sadamit, dashurine e tij te pare, ideo sadomazokiste qe e eksitojne, enderren e tij per tu bere Nazabuchenar, dhe urrejtjen e Amerikes.
Dhe do te mendoje per Ameriken, vendin e te lireve, kishe degjuar per Majkel Xhordan, basketbollistin me te mire ne bote, qe luante me Chicago Bulls.
Mendimi se jeta ne Chicago eshte me e mire se ne lagjet e vjetra te Bagdatit te ka pushtuar mendjen, dhe ben cmos te ikesh nga duart e sadamit dhe ushtrise se tij.
Rruga e vetme eshte nga veriu, ku ca rrebele kane ca zona nene kontroll. Teksa mberrin ne veri e rraskapitur e dermuar, e perulur, sadami leshon sulm me gaz helmues mbi keto zona, ti edhe pse i shpeton shperthimit, vdes me vone nga gasi dy milje larg kufirit e vetme, dhe une me U47 te shikojme ne lajme tek MSNBC, dhe na vjen keq per ty, ketu mund te kishe jetuar mire, do te kishte punuar rende si gjithe ne, dhe do te jetoje mire, e lire, e pacenuar, e paperdhunuar, e pambular..

Gjerat i vleresojme me shume kur na ikim nga duart. Mos te lejohet qe sadami tu jape terrorristeve aremt kimike.

kjo nuk u drejtua ndaj nje personi personalisht, por ne pergjithesi per gjithe fodullet "paqesore".
 

enkela

Primus registratum
Re: Shqiptaret dhe Amerika

Nese dhuna dhe violenca eshte menyra jote e zgjidhjeve te problemeve atehere nuk e diskutoj qe ti do te perkrahesh vendimet e injorantit Bush. Sidoqetejete me ler rehat dhe mos me trego mua se si jetohet ne Irak se as ti as une nuk kemi qene atje. Vetem shpreha mendimin tim ti po te duash lexoje po deshe kalo me poshte.
 

XimiTr

Primus registratum
Re: Shqiptaret dhe Amerika

Po mire a e dini ju impaktin qe do te kete lufta ne Irak ne Kosove ?? Do ta mesoni !! Dhe pastaj do jeni perseri ju qe do ta shani Ameriken !
A e dini ju qe Shqiperia rrezikon te kthehet ne nje Izrael ne Europe e urryer nga te gjithe ??
 
Top