SHQIPTARE NDERGJEGJESOHUNI!!!!!!!

SHQIPTARE NDERGJEGJESOHUNI!!!!!!!

PASAPORTA GREKE PER MINORITARET…….
REALIZMI I ENDRRES GREKE PO BEHET REALITET!!!!!!!!!!!!!

VELLEZER SHQIPTARE NDERGJEGJESOHUNI…..

SHQIPERIA ESHTE AFER DRAMES ME TE MADHE TE HISTORISE SE SAJ MODERNE.

Te gjithe shtetasit shqiptare qe kane marre karten homogjene Greke (dokumenti qe verteton kombesine Greke), do te marrin perfundimisht Pasaporten Greke. Vendimi u deklarua mesditen e djeshme pas nje mbledhjeje te komisionit qeveritar me prezencen e vete Kryeministrit Grek Kostas Karamanlis, Ministres se Jashtme Dora Bakojanis dhe te Ministrit te Brendshem Prokopis Pavlopulos.
Ministri i Brendshem Grek Pavlopulos theksoi se te gjithe ata minoritare greke qe kane marre karten homogjene do te marrin neneshtetesine Greke. Karta homogjene eshte ajo leje e posacme e cila eshte dhene per here te pare nga fundi i viteve 90, te gjithe atyre shqiptareve qe kane vertetuar qe kane prejardhje Greke. Ne fillim karta ka pasur afat 3 vjecar, por prej 2005 eshte bere dhjete vjecare. Pasaporten Greke dhe neshtetesine Greke, do ta fitojne jo vetem ata qe kane karten homogjene aktualisht por edhe te gjithe ata individe te cilet kane aplikuar dhe do te aplikojne per kete karte ne te ardhmen.

Vitet e fundit per nje motiv apo per nje tjeter….. emrat e lavdishem te dizenjuar nga gjaku i luftetarve per liri, nga ideali per te valvitur krenar flamurin me shqiponjen dykrenare…emra si Genti, Arber , Teuta, Agron etj. u ndryshuan ne Jorgo, Dimitris, Kosta etj. vetem e vetem per te treguar qe kishin prejardhje Greke. Shume shqiptare bene dokumenta falso per te marre kete karte homogjeni…
Dhe autoritetet Greke megjithese e dinin qe keta shqiptare nuk kishin asnje lidhje me Greqine, i mireprisnin keto dokumenta falso, i mireprisnin ndryshimet e emrave dhe shpejtonin dhe shpejtojne te japin sa me shume karta homogjene.

VELLEZER SHQIPTARE!!! Sot nje perqindje shume e larte shqiptaresh kane karten e famshme homogjene, neser keta shqiptare nuk do te jene me te tille, neser keta shqiptare do te kene pasaporta greke… Neser keta shqiptar do te jene Greke!!!

VELLEZER SHQIPTARE!!! Endrra Greke per greqizimin e Vorio Epirit po behet realitet, neser kjo zone e Shqiprise do te rezultoje e jetuar nga greke, neser kjo zone e Shqiperise do te deklarohet nga Greqia zone e asaj autonome.

VELLEZER SHQIPTARE, NDERGJEGJESOHUNI!!!!
• Dhenja e pasaportave Greke per pseudo minoritaret Grek ne Shqiperine e Jugut,

• Ndertimi i Varreve te ushtareve greke ne kater pikat e kufirit te Vorio Epirit, me varre qe u mbushen me eshtrat e bijve krenare te Illirise,
• Hapja edhe ndertimi i shkollave ne gjuhen greke ne jugun e Shqiperis, me muret e shkollave qe jane lyer bardh e blu.

ESHTE NJE SHENJE E QARTE E POLITIKES GREKE PER TE BERE REALITET NJE ENDERR TE VJETER:

“GREQIZIMIN E VORIO E EPIRIT”


VELLEZER SHQIPTARE, VELLEZER ILIRE

LUFTA NE PAQE QE PO KRYEN POLITIKA GREKE, KA NEVOJE PER NGRITJEN E ZERIT TUAJ, KA NEVOJE PER NDERGJEGJESIMIN TUAJ, KA NEVOJE PER RIZGJIMIN E KRENARISE TUAJ ILIRE PER TE MBROJTUR VLERAT TONA, PER TE MBROJTUR ATE QE GJYSHRIT TANE E KANE MBROJTUR ME GJAK DHE ME PENE.

NEQOFTESE E NDJEN QE NE DAMARET E TU LEVRON AKOMA GJAK SHQIPTARI,

NEQOFTESE E NDJEN QE KRENARIA E KOMBIT SHQIPTARE NUK DO TE SHUHET KURRE DERISA TE KETE SHQIPTARE KRYELARTE QE TA MBROJNE ATE…….

DERGOJA KETE E-MAIL TE GJITHE VELLEZERVE SHQIPTARE KUDO QE JANE NE CDO CEP TE BOTES NE EMER TE KOMBIT SHQIPTAR.

ME RESPEKT

ARBER CEPANI
 

Daniel H

Primus registratum
Re: SHQIPTARE NDERGJEGJESOHUNI!!!!!!!

Për Çfarë Duhet Të Bisedojmë Me Greqinë

Nga Sabri Godo*

Gjëja më e mërzitshme është kur të shohin siç nuk je dhe kur të akuzojnë për gjëra që nuk i ke bërë. Gazetarja e një televizioni, në paraqitjen e një interviste timen, tha me dashamirësi: "Politikani nacionalist dhe kritiku i njohur i Greqisë".

Termi "nacionalist" përdoret sot në kuptimin e njeriut që ve vendin e tij mbi vendet e tjera. Ideologji të tilla janë anakroniste në epokën e integrimit të Evropës. Me sa kam shkruar e folur deri më sot, askush s‘mund të më quajë "nacionalist". Të mbrosh të drejtat dhe dinjitetin e kombit tënd me aq sa mundesh, është një gjë krejt tjetër. Për sa i takon etiketimit tim si "kritik i njohur i Greqisë", është një keqkuptim edhe më i rëndë. Si qytetar i botës, edhe unë kam marrë diçka nga kultura e lashtë e Athinës, vatër e madhërishme e dijes dhe e arteve që trashëgon gjithë njerëzimi. Jo vetëm kaq, kam shëtitur një pjesë të madhe të Greqisë së sotme dhe për mua, Greqia, në çdo anë të saj, është ndër vendet më të bukura në botë. Greqia më bën të dua jetën edhe më fort e të ndihem më i plotë si njeri dhe këtë e shpjegoj me magjinë e saj të lashtë dhe me bukurinë mahnitëse të natyrës, që ka afërsi me atë të vendit tim. Kjo është e vërteta ime rreth Greqisë. Është diçka e brendshme, krejt personale dhe kur ndokush më shikon qoftë edhe lehtësisht si antigrek, ky ndokush më bën veç të vërshëllej.

Çka thashë më lart nuk synon t‘i ndryshojë mendjen ndokujt. Në politikë, sado i matur të jesh, do të krijosh aty-këtu keqkuptime, se në mos tjetër, gjithnjë do të gjenden njerëz që të krijojnë keqkuptime qëllimisht. Këto nuk duhet të bëhen pengesë në rrugën tënde, sa kohë ke dëshirë të jesh në politikë dhe të mbash anën e të vërtetës. E vërteta është se kam ankesa ndaj disa aspekteve të politikës greke kundrejt Shqipërisë. Po vetë Greqia dhe politika e ditës janë 2 gjëra të ndryshme. Politikat e ditës kalojnë, kurse Greqia mbetet përjetësisht siç është.

* * *

Unë vijoj të them se mes nesh dhe Greqisë ka disa probleme, që po të lihen në heshtje, do ta nxjerrin kryet hera herës. Ne s‘kemi asnjë problem me fqinjët e tjerë tokësorë, Maqedoninë dhe Malin e Zi. Perspektivat janë që marrëdhëniet me këto 2 vende të bëhen gjithnjë më miqësore e më intensive. Adriatiku nuk është më një pengesë për ta quajtur edhe Italinë fqinjë të afërt. Italia është partneri ynë ekonomik kryesor. Aktualisht kemi me Italinë ndonjë problem "teknik", si vota e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit ose licenca për "petrolifera". Duket se diplomacia italiane është treguar mjaft e ndjeshme në këto 2 pika, por jam i bindur se kemi të bëjmë vetëm më çështje "teknike" kalimtare. Për të plotësuar kuadrin e gjeografisë politike me fqinjët kufitarë duhet të kthejmë kryet nga Greqia.

Kur nuk je mirë me fqinjin, s‘mund të jesh mirë në shtëpinë tënde. Greqia nuk është thjesht fqinji ynë në jug. Historia, por sidomos e tashmja, na lidhin me fije të shumta me Greqinë. Edhe sikur të ndodhin në Gadishullin Ballkanik kataklizma të natyrës, ne përsëri do të jemi bashkë me Greqinë dhe ajo do të mbetet edhe në të ardhme një faktor i dorës së parë për mirëqenien tonë.

Ne kemi arritur marrëveshje të gjithanshme me Greqinë, që çojnë drejt një miqësie të qëndrueshme. Por duhet të vijë dita që në marrëdhëniet ekonomike të sundojë tërësisht tregu i lirë, duhet të vijë dita që shqiptari në Greqi dhe greku në Shqipëri të ndihen si në shtëpinë e tyre. Ky nuk është idealizëm, është diçka që dëshirohet dhe që mund të arrihet. Por ndodh që gjërat e bukura, të natyrshme e të thjeshta vijnë e komplikohen në mënyrë të pakuptimtë nga të ashtuquajturat strategji shtetërore, që në të vërtetë nuk i shërbejnë askujt, sidomos në shikim afatgjatë.

Instituti i komunikimit dhe dialogut, në bashkëpunim me ambasadën greke në Tiranë, organizuan më 18 nëntor një tryezë për nxitjen e mirëkuptimit ndërmjet qytetarëve të dy vendeve tona. Nisma është shumë e mirë. Nëse arrihet mirëkuptimi i duhur qytetar, atyre që bëjnë politikën nuk u mbetet veç të pinë çaj së bashku në fundjavë. Por, rruga e mirëkuptimit ndërmjet qytetarëve nuk është e shtruar me lule, sidomos kur ndonjëra nga qeveritë a rrymat politike synon të përfitojë nga dobësitë e çastit të palës tjetër. Kemi të bëjmë me atavizma, me skema të huajtura nga e kaluara, ose edhe me interesa elektorale të ditës dhe është e neveritshme të shohësh se pikërisht ata që vënë në lëvizje skemat, flasin kundër klisheve dhe kthimit në atavizma. Por demagogjitë dhe sofizmat s‘mund të jenë të suksesshme në kohën e sotme.

* * *

Nëse duam që organizmat e shoqërisë civile të luajnë ndonjë rol të vërtetë në afrimin ndërmjet popujve tanë, duhet të jemi të ndershëm ndaj vetes sonë dhe ndaj të tjerëve. Të hiqesh sikur nuk ekzistojnë probleme, t‘u kalosh atyre anash, ose t‘i lëmosh, për t‘i lënë pastaj në heshtje, nuk i shërben kurrsesi qëllimit të afrimit të popujve. Mirëkuptimi arrihet duke hequr nga mesi pengesa.

Sipas meje, ndërmjet nesh dhe Greqisë sot kemi në mes 4 çështje që duhet të shqyrtohen me seriozitet dhe po ashtu të ndreqen.

Problemi i parë dhe më i lehtë për t‘u zgjidhur është anulimi i ligjit të luftës i vitit 1941. Thuhet se ky ligj është shuar, por në fakt ai mbetet në fuqi prej 55 vitesh dhe do të mbetet i tillë derisa të shfuqizohet nga parlamenti grek, i vetmi institucion që mund të shpallë luftën e të vendosë paqen. Ky ligj, nga pikëpamja thjesht juridike, hedh një farë hijeje mbi gjithë marrëveshjet që kemi nënshkruar. Ky ligj pengon zgjidhjen e disa problemeve të pronësisë, por mund të bëhet shkak debati edhe në raste të tjera. Greqia me siguri do të votojë pro anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Mirëpo dikush do të ngrejë pyetjen se si mund të jenë anëtarë të së njëjtës organizatë politike ushtarake dy vende që formalisht janë në gjendje lufte. Ndërmjet Shqipërisë e Greqisë absurditete të tilla mund edhe të kalohen në heshtje, po këto nuk janë aq të thjeshta në arenën ndërkombëtare.
E dyta: ndonjë personalitet grek ka deklaruar se problemi çam nuk ekziston.

Ky qëndrim është pranuar në heshtje si qëndrimi zyrtar i qeverisë greke. Mirëpo ekzistojnë në Shqipëri rreth 200000 çamë të shpërngulur me forcë dhe ky fakt s‘mund të zhduket me deklarata aty-këtu. Nëse respektohen të drejtat universale të njeriut, çamëve u duhet njohur shtetësia që u është mohuar kolektivisht dhe t‘u njihet gjithashtu e drejta të gëzojnë pronat e stërgjyshërve, gjyshërve dhe baballarëve. Kjo nuk do t‘i sillte ndonjë tronditje ekonomisë greke dhe as do të mbartte ndonjë rrjedhojë politike.

Problemi i tretë, ai i dyshtetësisë, është i errët dhe kërkon më tepër shpjegime. Duhet thënë që në fillim se deklarata e qeverisë greke, aty më parë, për dhënien e dyshtetësisë minoritarëve, parimisht s‘mund të pranohet, sepse komuniteti ndërkombëtar nuk e njeh dhënien kolektive të dyshtetësisë, aq më tepër kur kjo bëhet mbi baza etnike. Sikur të bënte të njëjtën gjë edhe Shqipëria për shqiptarët rreth nesh e kjo të shtrihej edhe në vendet e tjera që kanë pakica përtej kufijve, Evropa e sidomos Ballkani do të hyjnë në një trazirë administrative. Por puna jonë nuk mbaron me kaq, sepse dyshtetësia po i nënshtrohet edhe ndërrimit të kombësisë. Prej kohësh zhvillohet një proces i nëndheshëm i dhënies së kombësisë dhe shtetësisë greke shtetasve me kombësi shqiptare që s‘kanë asnjë lidhje me minoritetin. Këtyre u paguhen edhe pensione 240 euro në muaj. Që të shpallet grek një shqiptar, sipas ligjit të 9 nëntorit 2004, mbi të cilin është vënë "Vula e Madhe e Shtetit", mjafton që kërkuesi të jetë njohës i gjuhës greke, historisë dhe kulturës greke. Homogjenizimi, ose dhënia e kombësisë greke, sipas nenit 10 të ligjit që u përmend, bëhet në një relacion të konsullit grek, me një deklarim gojor të pasaportizimit në praninë e dy shtetasve grekë si dëshmitarë, me një fotokopje të pasaportës ose me një dokument udhëtimi çfarëdo dhe me certifikatën e lindjes ose të pagëzimit. Praktikisht s‘ka gjë më të lehtë. Veçse kemi një shkelje të procedurës që në fillim. Nuk dihet sa janë personat e homogjenizuar që nuk dinë greqisht dhe që s‘kanë qenë ndonjëherë në Greqi, le pastaj të jenë njohës të historisë dhe kulturës greke. Lind pyetja përse duhet ky rekrutim. Le të dalë personi që mund të japë një përgjigje. Deklarata e qeverisë greke thotë që procesi do të vazhdojë. Deri ku? Certifikata e pagëzimit mund të përfshijë mbi 20 për qind të shqiptarëve të lindur ortodoksë. Nëse ky është synimi, nuk do i mbante dheu rilindësit ortodoksë që shkrinë jetën për shtetin shqiptar të pavarur. Ata ishin shtylla e rilindjes dhe lista e tyre shkon shumë gjatë.
Ky proces i greqizmit të shqiptarëve duhet ndalur. Nëse shteti grek dëshiron të ndihmojë nevojtarët në Shqipëri, duhen gjetur rrugë të tjera. Dhe t‘i saktësojmë gjërat me emrat që kanë. Homogjenizimi dhe dyshtetësia që u bëhet minoritarëve në masë dhe jominoritarëve, s‘ka të bëjë fare me legalizimin e emigrantëve. Nëse nuk arrijmë të merremi vesh në këtë pikë me palën greke, le të bëjmë siç bëjnë vetë grekët në shtetin e tyre. Neni 16, i ligjit numër 3284, datë 9 nëntor 2004, thotë se qytetari grek e humbet nënshtetësinë kur me vullnetin e tij merr një nënshtetësi të huaj dhe kur merr shërbim shtetëror në shtet të huaj. Atëherë le të vihemi baras. Greqia s‘mund të kërkojë nga ne atë që nuk e pranon për vete. Nëse juristët dhe këshilltarët tani të Kuvendit dhe qeverisë nuk e njohin "Kodin e nënshtetësisë greke", le ta bëjnë sa më parë, se është koha. Në mbyllje të këtij kapitulli që të sjell dhimbje koke, dua t‘i them diçka edhe mikut tim, Leonard Solis, që paska thënë në Masmedia se Godo ka frikë nga populli i tij. Kam frikë vërtet. Nëse i jep një të varfëri bashkë me gruan 440 euro në muaj, ai del me një jetë tjetër dhe nuk është e vështirë t‘i ndërrosh kombësinë dhe shtetësinë. Por, në të vërtetë, nuk është kjo që më frikëson. Ai njeriu i varfër që ndërron kombësinë do të zër të flejë mbi dy jastëkë, ai gjithnjë do të ketë në ndërgjegje të fshehtën e rëndë se mohoi gjyshin e babën që i ka bërë kokën dhe për këto nuk do të bëhet kurrë mik i vërtetë i Greqisë. E njëjta gjë ndodh edhe me emigrantët që punojnë në Greqi. Zor të gjesh ndonjërin prej tyre, mysliman a katolik, që të mos ketë ndërruar emrin e mbiemrin e deri vendin e lindjes. Këta s‘mund të ushqejnë ndjenja falënderimi për sa u ndodh. Kërcënimi dhe fyerja më e rëndë që mund t‘i bësh shqiptarit është t‘i thuash: "Unë të ndërroj emrin". Emri e mbiemri lidhen me identitetin, familjen, fisin, gjakun e personit, dhe nëse ti e detyron t‘i fshehë këto, ai s‘ka për të ta falur fyerjen sa të jetë gjallë. Kjo gjithashtu nuk çon drejt mirëkuptimit. Në këtë qëndron me të vërtetë frika dhe shqetësimi im. Me sa duket, ti i dashur Solis dhe të tjerë që eventualisht e mendojnë si ty, nuk i keni hyrë punës në thellësinë që duhet.


Problemi 4 dhe më i rëndësishmi. Sipas Instat-it grek, emigracioni ynë aty arrin në 550000 veta, nga të cilët kanë aplikuar për legalizim 440000. Qeveria greke ka marrë në ditët e fundit masa të mira për të çuar përpara legalizimin dhe për të lehtësuar lëvizjet e emigrantëve në drejtim të vendit të tyre. Gjendja e këtij emigracioni mund të arrijë në standardet më të mira nëse ecet në 3 drejtime:
Sipas ligjit grek, një i huaj, me përjashtim të homogjeneve, mund të kërkojë nënshtetësinë me kusht që të ketë banuar legalisht në Greqi 10 vitet e fundit. Meqë shumica e emigrantëve nuk e përmbushin këtë kusht, le të ecet drejt legalizimit të të gjithë emigrantëve të punësuar e në banim, me përjashtim të atyre që kanë probleme me gjykatat.
Të shpallet me dekret se emigrantët mund të regjistrohen me emrat e tyre të vërtetë dhe me prejardhje të saktë, pa ndonjë rrjedhojë për ta.
Shteti grek të kontribuojë për hapjen e shkollave shqipe në qendra ku ka përqendrime emigrantësh për fëmijët e tyre dhe për ata vetë. Nuk është mirë që kjo masë e madhe njerëzish të mbeten të paarsimuar, ose të vihen në kushtet që të harrojnë gjuhën e tyre.
Mbase në diskutimin e kësaj çështjeje duhet të thirret IOM, organizata botërore për emigrantët. Por mendoj se me masat e mësipërme emigrantët tanë do dalin nga gjendja e njeriut ilegal e me personalitet të dyfishtë, do të ndjehen të lirë, do të bëhen qytetarë të mirë të shtetit grek, do të lidhen edhe shpirtërisht me vendin ku gjetën strehë e punë e do të kthehen realisht në një udhë të fuqishme për miqësinë ndërmjet dy vendeve.

* * *

Si qytetar, i bëj thirrje Kuvendit dhe Qeverisë të shqyrtojë me durim, seriozitet e transparencë, 4 problemet që mora guximin të trajtoj në këtë shkrim. Lënia zvarrë dhe qëndrimet ekuivoke nuk mund të jenë kurrsesi një kontribut në zgjerimin e miqësisë dhe në krijimin e lidhjeve gjithnjë e më të forta me Greqinë, të domosdoshme për të dyja palët, sidomos për ne. Mendje përtace dhe njerëzit që s‘mbajnë përgjegjësi mund edhe të thonë le t‘i lemë punët siç janë, se të gjitha rregullohen kur të hyjmë në NATO dhe Evropë. Kjo nuk qëndron. Ja tek janë NATO dhe Bashkimi Evropian, po shtetet prapë mbeten shtete, Gjermania Gjermani, Franca Francë e kështu me radhë. Çështjet që duhet të diskutojmë me Greqinë nuk zgjidhen nga darka në mëngjes. Disa mund të zgjidhen vitin e ardhshëm, disa më tej. Rëndësi ka që të jenë në qendër të vëmendjes e të punohet.

Unë përshëndes nismën e ambasadorit Kokosis për tryezën e 18 nëntorit, që u mbajt në Tiranë. Shoqëria civile, mass-media, i tërë opinioni publik duhet të japin një kontribut të gjallë për të mënjanuar keqkuptimet dhe për të zhvilluar bashkëpunimin ndërqytetar. Le të organizohen tryeza edhe në qytete të tjera të Shqipërisë e Greqisë. Bëjmë veç mirë të shihemi ndër sy e të shkëmbejmë mendimet lirisht. Vetëm kështu mund të ndërtojmë të ardhmen tonë.


* Ky shkrim eshte botuar ne gazeten “Shqip” dhe ribotuar nga Instituti Shqiptar i Marredhenieve Publike
http://www.albpr.org/g-news/modules.php?name=News&file=article&sid=364
 

Asklipio

Primus registratum
Re: SHQIPTARE NDERGJEGJESOHUNI!!!!!!!

Nuk dua te shperthej ketu ate nxehje qe marr nga disa qe me falni por qe jane te pa pjekur ne realitetin shqiptaro-grek.
A dini ju more drite shkurter historine e shqiperise ??? A e dini ju qe politika greke per te asimiluar c'do shqiptare ne greke eshte po ajo e 200 a 300 viteve te shkuara !?
Nuk u ve faj sepse nuk e keni shkelur ndonjehere greqine dhe ndier mentalitetin/politiken e tyre dhe nga ana tjeter as qe e keni idene fare se c'fare perberje ka zona e beregdetit shqiptare kryesisht Himarra qe Notorius pa e analizuar fare kerkon ti japi te drejte minoritarve grek pa qene fare te tille. /pf/images/graemlins/frown.gif
Ne rregull te kene te drejte se ne si shqiptare ashtu sic na e tregone dhe historia jemi paqesore dhe liridashes dhe kurre ne historine tone ndonje vendi fqinje nuk i kemi rene ne qafe por te flasesh per te verteten aty ku kjo e vertete egziston e jo aty ku ky realitet blihet/paguhet per tu qene si i tille ashtu sic edhe eshte rasti i Himares 100 % shqiptare.
 

Daniel H

Primus registratum
Re: SHQIPTARE NDERGJEGJESOHUNI!!!!!!!

Per t'i shtuar pak me teper argumenta kesaj ceshtje po vendos dhe nje prononcim nga Arber Xhaferri dhene Shekullit.

Xhaferri: Dyshtetësia, akt armiqësor

Adrian Thano

Në Shqipëri ka një debat përgjithësisht konfuz, lidhur me vendimin e fundit të Athinës, për t’u dhënë nënshtetësinë greke minoritarëve grekë dhe aplikantëve të tjerë të mundshëm, nga shtresa e emigrantëve dhjetëvjeçarë shqiptarë në Greqi. Si e shikon z.Xhaferri këtë situatë? Cilat mund të jenë pasojat e aplikimit në terren të këtij vendimi?

Së pari, vlerësoj se politika shqiptare edhe kësaj radhe është defanzive. Një politikë serioze duhet t’i anticipojë proceset që do të zhvillohen. Kjo ndikon që ne gjithmonë të jemi të befasuar nga veprimet armiqësore të dikujt kundër nesh. Kjo befasi, jo vetëm që flet për një çiltërsi naive, por edhe për mungesën e strategjisë konsistente të shqiptarëve në përgjithësi.
Së dyti, këtë akt të shtetit grek e vlerësoj si akt armiqësor që synon destabilizimin e shtetit shqiptar. Them armiqësor, ngaqë synon një pjesë të qytetarëve të Shqipërisë t’i bëjë për vete, t’ua blejë lojalitetin ndaj shtetit grek dhe objektivisht të nxisë disluajalitetin e tyre ndaj shtetit amë, shqiptar. Me këtë akt armiqësor, shteti grek nuk do të fitojë asgjë, pos thellimit të dyshimeve të ndërsjella dhe nxitjen e armiqësive të kota.
Së treti, mendoj se shteti grek në përgjithësi, manifeston shenjë shqetësuese të një antagonizmi të pariparueshëm të brendshëm. Një pjesë e madhe e popullit grek, tregon një disponim të paarsyeshëm antiamerikan, antiperëndimor, antishqiptar dhe shpeshherë jep sinjale të çuditshme, që nuk janë kurrsesi në interes të popullit grek. Me këtë mendësi, me këto botëkuptime ka pasur, ka dhe do të ketë probleme vetë shteti grek, për shkak se tanimë, si amerikanët ashtu edhe evropianët, janë lodhur me këto simptoma antiperëndimore që shfaqen sistematikisht në këtë shtet. Këto forca refraktare, qofshin politike, militare apo klerikale, për fat të keq janë të etabluar në sistem dhe kanë ndikim në vendimmarrje. Aktet e këtilla armiqësore, jo vetëm ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, por edhe më gjerë, vijnë nga këto qarqe. Nga ana tjetër, në shoqërinë greke ekziston edhe segmenti tjetër modern, tolerant, properëndimor, krijues, që japin vepra të admirueshme në çdo segment të shoqërisë. Shqiptarët, por edhe evropianët, kanë telashe vetëm me atë segment inatçor, provincial, ksenofobik, kleronacionalist grek. Këto forca nuk do të arrijnë asgjë, për shkak se janë anakronikë dhe jashtë rrjedhave moderne historike. Për t’i kënaqur tekat e tyre, ata do të harxhojnë pak para, do ta zbulojnë rrjetin e vet në Shqipëri, do të bëhen përrallë dhe asgjë nuk do të arrijnë. Shqiptarët kundër tyre do të bëjnë aleancë me grekët modernë, evropianë, të përgjegjshëm dhe bashkërisht do t’i çrrënjosin këto metoda të vjetra, shterpe.

Shumë qytetarë e akuzojnë shpesh qeverinë e Tiranës, për apati të theksuar në marrëdhëniet me fqinjët grekë. Në analizën tuaj, a është inferior raporti i Tiranës me Athinën? Pse? Nga buron kjo pafuqi e dukshme për të kërkuar së paku reciprocitet?

Të gjitha regjimet shqiptare, duke përfshirë këtu edhe atë komunist të udhëhequr nga Enver Hoxha, kanë pasur një politikë miqësore ndaj Greqisë, madje, minoriteti grek në Shqipëri, në të gjitha regjimet ka gëzuar mbrojtjen e veçantë të shtetit shqiptar. Por, duhet theksuar se kjo miqësi ka qenë gjithmonë e njëanshme. Ironia, shpeshherë është shpjeguesja më e drejtë e ngjarjeve historike. Grekët, që nga koha antike e deri në ditët e sotme, kanë bashkëjetuar me shqiptarët duke u përzier me ta në vazhdimësi. Shqiptarët i kanë dhënë kontribut të madh pavarësisë së Greqisë, i kanë dhënë njerëz të shquar, politikanë, ushtarakë, shkencëtarë, krijues etj. Një pjesë e madhe e popullit grek ka prejardhje shqiptare. Në vend që këto elemente të shfrytëzohen për një bashkëpunim të frytshëm të ndërsjellë, zgjidhet një aleancë e panatyrshme, që e vë Greqinë në rolin e shërbëtores ndaj interesave të llastuara serbe. Për të qenë objektiv, këtë strategji të gabuar e ndjek ai segment anakronik, klero-nacionalist i shoqërisë greke, që dita ditës do ta humbë ndikimin në shoqëri. Është i çuditshëm inferioriteti i disa segmenteve të shoqërisë greke ndaj interesave serbe, është e pashpjegueshme se si këto segmente nuk vërejnë sjelljen arrogante të serbëve ndaj tyre, sidomos pretendimet e tyre territoriale. Nuk duhet harruar, se luftën qytetare në Greqi e nxitën jugosllavët në krye me Titon, të cilët më vonë, pas kërcënimeve britanike i mbyllën hermetikisht kufijtë, duke i lënë “komunistët” grekë në baltë. Pasojat e kësaj lufte qytetare vërehen sot e kësaj dite, jo vetëm në Greqi.
Këtë arrogancë që e kishin jugosllavët karshi Greqisë, me siguri e kanë trashëguar edhe shqiptarët e Jugosllavisë, që nuk tregojnë as më voglën shenjë të inferioritetit ndaj grekëve dhe serbëve. Shkrimtari ynë i madh, Kadare, në analizat e tija të thella, bihevioriste, lidhur me natyrën e konfliktit shqiptaro-serb, ndriçon një detaj shumë interesant. Ai konstaton se vetëm shqiptarët nuk kanë pranuar rolin prijatar të serbëve dhe Beogradit, në relacionet ballkanike. Kjo sjellje shpërfillëse e shqiptarëve, vazhdimisht i ka xhindosur serbët.
Inferioriteti i Tiranës zyrtare është pasojë e tranzicionit dhe problemeve që janë krijuar pas ndërrimit të sistemit. Por, kjo veti shumë shpejt do të ndërrohet në varësi nga suksesi i transformimit ekonomik dhe social i shoqërisë shqiptare.
Projekti proselistist i qarqeve klero-nacionaliste greke, do të japë efektin e kundërt, ashtu si projekti i dikurshëm serb në Jugosllavi. Sot, në Kosovë dhe në vise, nuk mund të gjesh as 1% të shqiptarëve që janë pro-serbë.

Ju jeni shprehur se "tragjedia çame, ngjashëm me tragjeditë e shqiptarëve në viset e tjera jashtë shtetit amë, nuk mund të shërohet me asgjë, por mund të kompensohet politikisht, moralisht dhe materialisht". Ju shpreheni gjithashtu, se "Duhet të detyrohet qeveria greke, që ta pranojë dhe të ballafaqohet me fajësinë e paraardhësve të saj, të cilët merrnin vendime që prodhuan efekte gjenocidale". Cilat janë rrugët për të realizuar këtë presion dhe konkretisht, çfarë duhet të bëjë politika shqiptare për këtë?

Shqiptarët, duke qenë popull atipik në shumë dimensione, duke mos pasur protektorë të fuqishëm pas vetes dhe duke pasur kundër vetes armiqësinë dhe aspiratat e perandorive, kanë pasur fatkeqësinë që territoret e tyre të rrudhen. Nëse e analizoni historinë më të re të Serbisë, apo të Greqisë, do të konstatoni se këto shtete, pas çdo lufte të madhe janë zgjeruar në dëm të popujve të tjerë, ndërkaq territoret shqiptare janë rrudhur. Proceset e këtilla, shpeshhere janë ireversibile. Territoret që i kanë humbur shqiptarët në periudhën e fundit historike, ato rreth Nishit, në Sanxhak, në Maqedoninë Qendrore dhe Çamëri, janë procese ireversibile, të pakthyeshme. Këto çështje më nuk mund të kenë peshën e kauzës, por kjo nuk do të thotë se këto tema do të mbyllen njëherë e përgjithmonë. Gjatë procesit historik në gjithë botën, tinëzisht janë bërë krime përmasash gjenocidale dhe këto çështje nuk do të kalojnë në harresë, rrjedhimisht edhe çështja çame. Greqia do të jetë gjithnjë e më e detyruar që ta pranojë fajin, të kërkojë falje dhe në forma të ndryshme t’i kompensojë dëmet. Presionet e vazhdueshme të grekëve, aktet, që sipas drejtës ndërkombëtare mund të quhen armiqësore, bëhen për t’i zmbrapsur shqiptarët nga kërkesat për kompensim të dëmeve të shkaktuara nga shteti grek. Me kërkesa të këtilla për konstatim të fajit, për vetëdijesim për krimin e bërë, ballafaqohen edhe popujt tjerë të botës. Ata që janë më të qytetëruar, arrijnë të gjejnë forca morale për distancim nga krimi, gjenocidi i shkaktuar nga një koniunkturë e vjetër politike. Gjermanët, procesin e denacifikimit e zhvilluan sistematikisht. Sot, në Gjermani konstatohet si akt penal, çdo prononcim që e mohon gjenocidin kundër hebrenjve.
Qytetërimet që kanë forca për introspekcion moral, për distancim nga krimet e gjeneratave të mëparshme, rimëkëmben dhe rifreskohen nga aspekti moral. Hë për hë, qytetërimi perëndimor gjen forca për distancime të këtilla. Armiqtë e dikurshëm të Amerikës, si bie fjala, Martin Luter King, Roza Parksi apo Muhamed Ali, sot janë simbole pozitive, pjesë tipizuese të identitetit amerikan, ashtu si Mendela, simbol i Afrikës së Jugut.
Kjo rrugë, është rruga e shpëtimit për çdo popull, qofshin ata serbë, grekë, turq, apo shqiptarë. Nëse grekët nuk do të kenë forca që të distancohen nga krimet e bëra kundër çamëve, ata deri në rraskapitje do të përkujtohen për këtë detyrim, jo vetëm nga shqiptarët, por edhe nga aleatët e tyre perëndimorë.
 

bizi

Forumium praecox
Re: SHQIPTARE NDERGJEGJESOHUNI!!!!!!!

ketu eshte nje peticion drejtuar presidentit, kryeministrit dhe parlamentit ne lidhje me ndermarrjen me te fundit te shtetit grek.
Ftoj ato qe akoma e ndjejne veten shqiptare t'a firmosin.
http://www.peticioni.org/index.php
 

eddantes

Primus registratum
Re: SHQIPTARE NDERGJEGJESOHUNI!!!!!!!

pse shkojne shqiptaret ne greqi...i ftoi greku apo i zune deren keto 16 vjet????
 

bizi

Forumium praecox
Re: SHQIPTARE NDERGJEGJESOHUNI!!!!!!!

Mos ia kishin nevojen nuk i mbanin e jo, nuk eshte se po e bejne per humanizem apo ngaqe duan te ndihmojne emigrantet se jo pak jane ata qe trajtohen si mos me keq, perbuzen, paguhen pak etj, etj.
Pastaj se merr kush rrugen e kurbetit nga qejfi por nga halli.
Apo i harrove zoterote ato rradha me kilometra duke pritur me dite te tera ne dogana se "ishte prishur kompjuteri" apo "kishte mungesa personeli pasi ishin me pushime".
Kush e meriton le t'a marri po cdo gje me rregull e ligj.
 

Daniel H

Primus registratum
Re: SHQIPTARE NDERGJEGJESOHUNI!!!!!!!

Ja dhe nje artikull qe i perket kesaj çeshtje. Me duket pak fjalor i ashper te quash horra pjesen me te madhe te shqiptareve qe ndajne pak a shume te njejten ide ndaj politikes greke. Gjithsesi, lexojeni dhe komentoni nese keni per te thene.

Shqipëria, Greqia dhe "horrat nacionalistë"

Gazeta Shqip

Panajot Barka

Kohët e fundit, nivele të ndryshme, deri më seriozet, të mendimit dhe opinionit mediatik e publik shqiptar, po intensifikojnë "nevojën" e riaktualizimit të problematikës konfliktuale me Greqinë, shqyrtimit të saj, duke e kthyer në një fushatë antigreke. Kjo "nevojë", herë paraqitet si shprehje e forcimit të nacionalizmit e të ndjenjës kombëtare shqiptare e herë si revansh. Si ushqim-pretekst janë shpesh ngjarjet nga më të rëndomtat në marrëdhëniet midis dy vendeve fqinje dhe po kulmohet së fundmi me vendimin e qeverisë së Athinës për dhënien edhe të shtetësisë greke qytetarëve shqiptarë me kombësi greke. Momenti i dytë lidhet me fronëzimin në Mitropolinë e Gjirokastrës të një mitropoliti me shtetësi greke. Në këtë fushatë, është e vërtetë se nuk është përfshirë politika zyrtare, por janë ingranuar mirë politikanë si pjesë e saj. Pra, po krijohet një situatë që mbart disa shqetësime aspak të thjeshta e të lehta.

Këto shqetësime lidhen së pari me atë që theksoi në emisionin e fundit "Shqip" në "Top Channel" mitropoliti i Korçës, Ioanni se "... atdhetar i vërtetë është ai që begaton vendin e tij dhe jo ai që shan komshinjtë" e që çon shpesh, po sipas tij, në zhvillimin e një identiteti negativ. Po ashtu, antigreqizmi nuk i shkon përshtat as nevojës për fqinjësi të mirë të predikuar e as frymës evropiane të integrimit, globalizmit e të bashkëjetesës së multikulturës e të multietnitetit. Kthen në pengje si minoritetin grek në Shqipëri, ashtu edhe faktorë të tjerë, që mund të kontribuojnë në marrëdhënie shumë të mira midis dy vendeve. Antigreqizmi nuk është shqetësues, po të mendohet se po përdoret si mjet për të tërhequr vëmendjen nga kriza e përgjithshme në vend. Shqetësimi që duhet vlerësuar, ndoshta më shumë lidhet me faktin se antigreqizmi mbështetet dhe mban në këmbë një kontradiktë më se të tejshkuar në Ballkan: Përplasjen midis dy qytetërimeve. Nga njëra anë, bëhet fjalë për krishterimin ortodoks si shprehje e qytetërimit bizantin. (Pas rënies së Konstandinopojës barrën përfaqësuese të këtij qytetërimi e morën përsipër, për arsye që dihen, Greqia dhe popujt e tjerë që ruajtën fenë, si shenjë dalluese edhe për identitetin e tyre etnik). Anën tjetër e përbënte kultura e Perandorisë Otomane dhe feja islame, e përfaqësuar nga autoriteti i Perandorisë dhe popujt, apo pjesë të tyre, që përvetësuan fenë dhe njehsuan veten me interesat e kësaj perandorie. "Është e vërtetë, - thotë Ismail Kadare te libri "Ballkani i Jugut: Perspektiva nga rajoni",- popujt e Ballkanit i bënë qëndresë perandorisë (otomane), por, po aq e vërtetë është se ata u bënë pjesë e perandorisë....". Kadareja rreshton popullin shqiptar ndër më të devotshëm në këtë "pjesëmarrje". Shkrimtari i shquar, ashtu si te ky libër, por edhe te "Poshtërimi në Ballkan" dhe "Identiteti Evropian i Shqiptarëve" na ndihmon gjithashtu për të kuptuar se gjatë shekullit XIX e XX, kur edhe Shqipëria i hyri rrugës së pavarësisë, krahas përpjekjes për të harruar atë pjesë të historisë që quhej e "turpshme", d.m.th. bashkëpunimin në emër të pjesës heroike, "rebelimin" kundër saj, ajo nuk shmangu dot ideologjinë e vet kombëtare nga interesat globale të bashkëpunimit me Perandorinë Otomane. Madje, ishte vetë perandoria që, tek po tërhiqej nga Ballkani, kërkonte të linte interesat e veta si trashëgimi e ndërmjetme te popujt me të afërt e më besnikë të saj. Kjo do të thoshte një përjetim në forma dhe kushte të tjera të antagonizmës së vjetër në Ballkan. Do të thoshte që shqiptarët të vuanin pasojat e bashkëpunimit me Perandorinë Otomane si joshje të nacionalizmit të fqinjëve. Nga ana e vet, ideja kombëtare shqiptare kërkoi të formëzohej e të forcohej si ballafaqim me këtë tendencë, por pa hequr dot "nga kthetrat e shqiponjës unazën që i kishte lënë pushtuesi". Aq më keq, kur identifikohej me të si bashkëfajtor.

Një format i tillë nacionalizmi në Shqipëri ishte i kuptueshëm në periudhën midis dy luftërave, kur ndihej nevoja e formimit dhe forcimit të shtetit. Por ishte i pakuptimtë mitizimi i kësaj formule në periudhën e diktaturës komuniste, ku evidentimi dhe forcimi i identitetit kombëtar arrihej mes ballafaqimit armiqësor me fqinjët ortodoksë të veriut dhe jugut. Dhe ngjan tepër anakronike rimarrja e këtij mitizimi në kushtet e sotme për të evidentuar e promovuar idenë kombëtare shqiptare. E keqja është se manifestimi i heshtur për "armikun" e mundur tradicional të veriut, duket se i jep shtysë një entuziazmi triumfal fushatës së antigreqizmit. Për situatën që po krijohet, nuk mund të jetë i mjaftueshëm ngushëllimi që vjen nga maksima amerikane se, ky lloj nacionalizmi është "streha e fundit ku kërkon të fshihet çdo horr". Por duhet parë rreziku që parashtron teza se, pas kultivimit të urrejtjes ndëretnike vjen armiqësia dhe pas saj armët... (Këtu nuk të çojnë thirrje të tilla publike si: Le të jetë përfaqësuesi i kishës rumun, bullgar maqedonas, çfarë të dojë, por vetëm grek të mos jetë. Ose, rrugës për Itali janë vrarë me dashje apo janë zhdukur mbi njëmijë shqiptarë. Asnjë reagim nuk ka. Përkundrazi, Tirana zyrtare falënderonte më mars të 1997-ës palën italiane se vendosi të nxjerrë nga fundi i detit 88 të mbytur me qëllim nga anija patrullë e tyre. Ndërsa po të ndodhë incidenti më i vogël me ndonjë emigrant shqiptar në Greqi, në Shqipëri bëhet nami !!).

Fatmirësisht, në Greqi, elita intelektuale që përcakton sjelljen kombëtare të këtij vendi në rrugën e saj evropiane nuk ndikohet as nga qarqet nacionaliste greke e as nga erërat nacionaliste që vijnë që këtej kufirit. Fryma nacionaliste që vjen nga Shqipëria, atje konsiderohet "si pjesë e procesit të plotësisë kombëtare të vonuar e të papërfunduar", nga i cili nuk ka se si të preket Greqia (!) Por nuk mund të mos vë re se kultivimi i neo-antigreqizmit në shoqërinë shqiptare po viktimizon dhe kthen në peng së pari minoritetin etnik grek në Shqipëri. (Probleme të tjera vijnë pas) Si do të ndihet shqiptari më tolerant, ose më nacionalist po të vihet në pozicionin e një anëtari të minoritetit grek në Shqipëri, kur ky i fundit ndodhet nën një presion në rritje për faktin se qeveria e shtetit amë vendosi të plotësojë një dëshirë fondamentale të tij, t‘i japë, në kushtet e perspektivës evropiane të të gjithë rajonit, nënshtetësinë e shtetit amë? Si do të ndihet ai nëse gjithë ditën kombi i tij amë do të trajtohet si armik? Sa besim do të ketë ai te fqinji apo te bashkëqytetari i tij, nëse nga ambienti i tij shoqëror e etnik vijnë akuza të rënda për kombin e vet?

A nuk përbën një agresion kundër bashkëjetesës greko-shqiptare (me faktorë anëtarë të minoritetit grek) faktin që të drejtën për të marrë shtetësinë greke mund ta kenë edhe ata shqiptarë ose shqiptare në martesa të përziera me minoritarë grekë? A nuk i nxiti këto martesa të përziera sistemi komunist, si mjet për asimilimin e minoritetit grek? Në Gjirokastër, më 1993-‘94, intelektualët gjirokastritë e dëbuan myftiun e qytetit që u kërkoi myslimanëve të ndaheshin nga bashkëshortët e krishterë. Kërkoi madje edhe ndarjen e varreve sipas feve. Por në rastin analog, të martesave me etni të ndryshme, askush nuk mendon për diskriminim brenda në familje shkaktuar nga qëndrime të tilla, askush nuk mendon për fatin e qindra familjeve produkt i këtyre martesave. Rasti në fjalë flet për rrënjët e thella të mentalitetit komunist. Sipas tij, minoriteti etnik grek është pronë e shtetit dhe e shumicës dhe si i tillë ai mund të fyhet, të përdoret nga shumica, të provokohet t‘i mohohen të drejta etj., për llogari të shumicës. (Më shumë lehtësi, në mediat shqiptare marrin hov dhe jetë pretendimet nacionaliste në dëm të Greqisë, por lëshojnë silurat nëse u kujton se po shkelen të drejtat e minoritetit grek).

Maqedonia duket se jep një mësim ndryshe. Nuk u shqetësua, bile duket se e priti me kënaqësi e me inkurajim, vendimin e qeverisë së Sofjes për t‘u dhënë bullgarëve të Maqedonisë shtetësinë bullgare, vetëm e vetëm për faktin se Bullgaria bëhet së shpejti anëtare e BE-së. Pas kësaj, sa seriozisht mund të merren deklaratat e palës shqiptare për krijimin e një shoqërie multietnike në Kosovë. Ose, si do të reagojë Tirana zyrtare dhe këta "horra nacionalistë", nëse minoriteti grek në Shqipëri do të kërkojë, konform konventës, kuadër dhe në reciprocitet me komunitetin e vogël turk në Kosovë, njohjen e gjuhës greke si gjuhë zyrtare në Shqipëri? Thamë më lart se duket sikur politika zyrtare në vend nuk merr pjesë në fushatën antigreke. Madje, duket sikur politika zyrtare sulmohet nga klanet "patriotike" për marrëveshje të fshehta në favor të Greqisë në këmbim të mbështetjes ndërkombëtare për aksh parti politike në pushtet. Nuk është aspak e vërtetë. Është e vërtetë që arrihen marrëveshje me Greqinë. Nevoja për një profil evropian, demokratik e liberal, ose dhe nevoja për mbështetjen e duhur, i detyron këta politikanë të bien dakord me palën greke. Po ashtu, është e vërtetë se nuk çlirohen dot nga antigreqizmi i tyre. Ndryshimi qëndron se këtë pjesë të ndërgjegjes së tyre e plotësojnë elementë dhe struktura të tjera. "Analistët", "akademikët", "patriotët". Zyrtarët e Tiranës, përballë "këtij presioni" i ngjajnë Pilatit që lanë duart sa herë që i duhet "kombit". Kjo është njëra anë. Ana tjetër tregon se çdo "lëshim" i bërë palës greke është totalisht i kontrolluar nga strukturat e fshehta të shtetit, të cilat ose veprojnë drejtpërdrejt ose nëpërmjet përfaqësuesve të minoritetit grek në Shqipëri të kontrolluar nga po këto struktura.

Le të mundohemi të jemi pak me konkretë në dy momentet e fundit që acarojnë marrëdhëniet me Greqinë. Para pak ditësh, revista "ANTI" në Athinë botoi një shkrim që zbulonte thelbin e marrëveshjes midis Athinës dhe Berishës për dyshtetësinë. Revista shkruante se, në këmbim të garancive për të, pala shqiptare, nëpërmjet një grupi politikanësh dhe biznesmenësh grekë do të hapë në Athinë një stacion të fuqishëm radioteleviziv në gjuhën shqipe dhe greke. Sipas burimeve të shërbimeve sekrete greke, të referuara në shkrim, ky kanal do të shërbejë si mjeti i fuqishëm propagandistik në funksion të formëzimit të qëndrueshëm të një komuniteti të fuqishëm shqiptar, që do të përfshijë elementin diakronik e aktual shqiptar në Greqi, me qëllim që të pretendojë së shpejti statusin e një minoriteti etnik. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë zhurma në Tiranë për dyshtetësinë është e organizuar dhe synon thjesht të zvogëlojë pasojat e mundshme nga "synimet nacionaliste greke", nga efekti i dyshtetësisë në Shqipëri. Le të marrim rastin e fronëzimit të dhespotit të Mitropolisë së Gjirokastrës. Duke u nisur nga përbërja etnike e ortodoksëve në territorin e kësaj mitropolie, kreu i saj i takon të jetë grek. Ndoshta nga minoriteti grek. Në krye të saj u caktua para do kohësh një grek. Dhe të gjithë u çuditën pse nuk reagoi Tirana zyrtare. Nuk ka asnjë arsye për të reaguar. Gjatë 15 viteve që ky klerik e drejtoi këtë mitropoli, ideja e nacionalizmit shqiptar arriti më shumë rezultate se me një klerik vendas. Ai dhe njerëzit që e rrethojnë (lexo kontrollojnë) iu kundërvunë traditave vendase të minoriteti grek në festat fetare. Në kundërshtim me statutin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, futën edhe gjuhën shqipe në shërbesat fetare në fshatra të minoritetit grek. Lejoi që gjuha shqipe të hyjë në institucionet shkollore që KOASH-i hapi në minoritetin etnik grek. Lejoi që pronat e kishave të fshatrave në minoritetin grek t‘i kalojnë Kishës Autoqefale Shqiptare etj. Tani është e sigurt që zhurma ndaj tij bëhet që ai të jetë më i "kujdesshëm" dhe më i dëgjueshëm ndaj "këshilltarëve" të tij, që nëpërmjet shërbimeve ndaj kishës arritën të venë pasuri përrallore. Për fundin e këtij shkrimi, zgjodha sërish një konkluzion adekuat të Kadaresë. Ajo elitë politike e kulturore ballkanase, që afishohet tepër e fyer në ndjenjat e saj kombëtare nga ndërhyrja evropiane, me atë kinse fyerje, nuk fsheh gjë tjetër veçse natyrën e saj perverse dhe dëshirën për destabilizim të përhershëm në gadishull. Destabilizimi u volit strukturave mafioze shoviniste, në shërbim të të cilave, elita ballkanase ka kohë që është vënë me shumë zell.
 

zagoria

Primus registratum
Re: SHQIPTARE NDERGJEGJESOHUNI!!!!!!!

Greku ja ka nevojen emigranteve o popull se pa emigrante nuk mban dot pensionet e me shume se 40% te popullsise greke....
 

zagoria

Primus registratum
Re: SHQIPTARE NDERGJEGJESOHUNI!!!!!!!

Shqiperia do te zhvillohet kur te jete e pavarur nga greku. Ajo cka i duhet shqiperis urgjentisht eshte nje nentor i trete....
 
Top