SHQIPTARE NDERGJEGJESOHUNI!!!!!!!

SHQIPTARE NDERGJEGJESOHUNI!!!!!!!

PASAPORTA GREKE PER MINORITARET…….
REALIZMI I ENDRRES GREKE PO BEHET REALITET!!!!!!!!!!!!!

VELLEZER SHQIPTARE NDERGJEGJESOHUNI…..

SHQIPERIA ESHTE AFER DRAMES ME TE MADHE TE HISTORISE SE SAJ MODERNE.

Te gjithe shtetasit shqiptare qe kane marre karten homogjene Greke (dokumenti qe verteton kombesine Greke), do te marrin perfundimisht Pasaporten Greke. Vendimi u deklarua mesditen e djeshme pas nje mbledhjeje te komisionit qeveritar me prezencen e vete Kryeministrit Grek Kostas Karamanlis, Ministres se Jashtme Dora Bakojanis dhe te Ministrit te Brendshem Prokopis Pavlopulos.
Ministri i Brendshem Grek Pavlopulos theksoi se te gjithe ata minoritare greke qe kane marre karten homogjene do te marrin neneshtetesine Greke. Karta homogjene eshte ajo leje e posacme e cila eshte dhene per here te pare nga fundi i viteve 90, te gjithe atyre shqiptareve qe kane vertetuar qe kane prejardhje Greke. Ne fillim karta ka pasur afat 3 vjecar, por prej 2005 eshte bere dhjete vjecare. Pasaporten Greke dhe neshtetesine Greke, do ta fitojne jo vetem ata qe kane karten homogjene aktualisht por edhe te gjithe ata individe te cilet kane aplikuar dhe do te aplikojne per kete karte ne te ardhmen.

Vitet e fundit per nje motiv apo per nje tjeter….. emrat e lavdishem te dizenjuar nga gjaku i luftetarve per liri, nga ideali per te valvitur krenar flamurin me shqiponjen dykrenare…emra si Genti, Arber , Teuta, Agron etj. u ndryshuan ne Jorgo, Dimitris, Kosta etj. vetem e vetem per te treguar qe kishin prejardhje Greke. Shume shqiptare bene dokumenta falso per te marre kete karte homogjeni…
Dhe autoritetet Greke megjithese e dinin qe keta shqiptare nuk kishin asnje lidhje me Greqine, i mireprisnin keto dokumenta falso, i mireprisnin ndryshimet e emrave dhe shpejtonin dhe shpejtojne te japin sa me shume karta homogjene.

VELLEZER SHQIPTARE!!! Sot nje perqindje shume e larte shqiptaresh kane karten e famshme homogjene, neser keta shqiptare nuk do te jene me te tille, neser keta shqiptare do te kene pasaporta greke… Neser keta shqiptar do te jene Greke!!!

VELLEZER SHQIPTARE!!! Endrra Greke per greqizimin e Vorio Epirit po behet realitet, neser kjo zone e Shqiprise do te rezultoje e jetuar nga greke, neser kjo zone e Shqiperise do te deklarohet nga Greqia zone e asaj autonome.

VELLEZER SHQIPTARE, NDERGJEGJESOHUNI!!!!
• Dhenja e pasaportave Greke per pseudo minoritaret Grek ne Shqiperine e Jugut,

• Ndertimi i Varreve te ushtareve greke ne kater pikat e kufirit te Vorio Epirit, me varre qe u mbushen me eshtrat e bijve krenare te Illirise,
• Hapja edhe ndertimi i shkollave ne gjuhen greke ne jugun e Shqiperis, me muret e shkollave qe jane lyer bardh e blu.

ESHTE NJE SHENJE E QARTE E POLITIKES GREKE PER TE BERE REALITET NJE ENDERR TE VJETER:

“GREQIZIMIN E VORIO E EPIRIT”


VELLEZER SHQIPTARE, VELLEZER ILIRE

LUFTA NE PAQE QE PO KRYEN POLITIKA GREKE, KA NEVOJE PER NGRITJEN E ZERIT TUAJ, KA NEVOJE PER NDERGJEGJESIMIN TUAJ, KA NEVOJE PER RIZGJIMIN E KRENARISE TUAJ ILIRE PER TE MBROJTUR VLERAT TONA, PER TE MBROJTUR ATE QE GJYSHRIT TANE E KANE MBROJTUR ME GJAK DHE ME PENE.

NEQOFTESE E NDJEN QE NE DAMARET E TU LEVRON AKOMA GJAK SHQIPTARI,

NEQOFTESE E NDJEN QE KRENARIA E KOMBIT SHQIPTARE NUK DO TE SHUHET KURRE DERISA TE KETE SHQIPTARE KRYELARTE QE TA MBROJNE ATE…….

DERGOJA KETE E-MAIL TE GJITHE VELLEZERVE SHQIPTARE KUDO QE JANE NE CDO CEP TE BOTES NE EMER TE KOMBIT SHQIPTAR.

ME RESPEKT

ARBER CEPANI
 

MLK

Primus registratum
Re: SHQIPTARE NDERGJEGJESOHUNI!!!!!!!

Shqiptaret do te ndihen te tille e krenar kur shteti shqiptar ti respektoje e ti konsideroje si te tille!
Nuk ndihet kush shqiptar prej dokumentave apo nenshtetesise qe ka ne pashaporte!
Nese shteti shqiptar i konsideron si greke minoritetin shqiptar ne Shqiperi, keta s'kane se si te ndihen si shqiptar, e kjo eshte mese humane.
 

Asklipio

Primus registratum
Re: SHQIPTARE NDERGJEGJESOHUNI!!!!!!!

E dime shume mire ndyresiren greke por sic e tha edhe Milk duket te peshtyme me perpara ndyresiren qeverine tone /pf/images/graemlins/frown.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: SHQIPTARE NDERGJEGJESOHUNI!!!!!!!

Dhe për më tepër, nëse këta shqiptarë që kërkojnë të kenë dokumenta greke, e dëshirojnë këtë gjë, ata janë të lirë të bëjnë ç'të duan. Nëse nesër shumica e shqiptarëve të jugut dëshirojnë të jenë grekë e Greqia i pranon si të tillë, nuk mundet askush t'i pengojë. Por kjo nuk do të thotë që Shqipëria të ndahet e Jugu t'i kalojë Greqisë.
 

Diddy19

Su@mi
Re: SHQIPTARE NDERGJEGJESOHUNI!!!!!!!

Ne teori s'do te thote qe Jugu ti kaloje Greqise, po kjo s'do te thote se s'mund te ndodhe nji gja e tille.
 

regele

Forumium maestatis
Re: SHQIPTARE NDERGJEGJESOHUNI!!!!!!!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Shqiptaret do te ndihen te tille e krenar kur shteti shqiptar ti respektoje e ti konsideroje si te tille!
Nuk ndihet kush shqiptar prej dokumentave apo nenshtetesise qe ka ne pashaporte!
Nese shteti shqiptar i konsideron si greke minoritetin shqiptar ne Shqiperi, keta s'kane se si te ndihen si shqiptar, e kjo eshte mese humane.

[/ QUOTE ]

Krenaria e nje kombi nuk ka te beje vetem me shtetin apo qeverine! Shqiptaret kane qene krenare dhe ne kohe kur kane patur (apo nuk kane patur fare) qeveri edhe me te dobeta sesa keto qe kemi patur ne ne keto 15 vjet! Me pare krenaria kishte te bente me trimerine e deshiren per liri, ndersa sot duhet te beje me indetifikimin e shiqptarit si nje individ i ndryshem nga greku e serbi!

Nese presim te ndjehemi krenare kur qeveria te beje dicka per ne, atehere le te rrime ne diell dhe te qajme me ngasherim per faktin se po greqizohemi!

Shume figura te shquara shqiptare kane qene te neperkembura nga qeveria komuniste apo nga rregjimet e ndryshme qe kane kaluar ne Shqiperi, por asgje nuk i ka ndalur ata te ndjehen krenare, madje kane qene me aktive se cdokush tjeter!
Dhe per kete arsye kane hyre ne histori!
 

true confidental

Forumium maestatis
Re: SHQIPTARE NDERGJEGJESOHUNI!!!!!!!

Kjo eshte gjeja me e mire qe mund tu ndodhe .....te ndihen te barabarte perpara ligjit a kudo qofte me te gjithe at pjese te popullsise greke qe ne vite jane munduar ti perbuzin .....
sa shqiptare ka neper bote me pasaporta te huaja .....pasaporta ste kthen ne antishqiptar por u hap rruget ktyre njerezve per opportunitete qe si kan pas deri me sot .....
 

Diddy19

Su@mi
Re: SHQIPTARE NDERGJEGJESOHUNI!!!!!!!

Nuk jane munduar por i kane perbuzur me te vertete Impuls.
Ketu nuk behet fjale per nje shtet cfaredo.Ne me Ameriken s'kemi qene ndonjehere ne "lufte", kshuqe s'eshte ankuar njeri qe ka marre passaporte blu.Me Greqine jemi ne "lufte" me shekuj me rradhe.
Ti shihe ceshtjen me ne thellesi.Ky nuk eshte nje opurtunitet qe u jepet shqiptareve, eshte Greqia qe eshte oportuniste. C'ne ky solidaritet e grekeve per bijte shqiptare? Mos ndoshta i intereson ndonje gje me shume sesa shtimi i numrit te shtetasve greke?
 

i_own_u

Primus registratum
Re: SHQIPTARE NDERGJEGJESOHUNI!!!!!!!

ne ato zona ka nje komunitet Grek qe ne e quajme minoriteti Grek ne Jug

ato kan te drejtat e tyre, dhe kjo zdo von ne diskutim... si pershembull shkollat dhe ne gjuhen e tyre

por ne si qeveritar mizerje qe kemi, fondet qe Greqia ariti te perfitoj per minoritetin Grek ne Shqiperi nga EU jo qe su investua 1 euro por sdihet ku shkuan

kto veprime... detyrojn minoritetin Grek te sillet ndryshe te tipit qe inaguruan nje shkoll te re 100% greqisht

pastaj Greqia ska as edhe nje qellim per ndryshim kufijsh ne prespektiv sepse jemi pothuajse afer heqjes pergjithmon te kufijve

mos harroni dhe qe ne Greqi jetojn 700.000 Shqiptar... te jet nje shtet vertet qe na e don te keqen zdo pranonte as edhe 1.
 

policia

Forumium maestatis
Re: SHQIPTARE NDERGJEGJESOHUNI!!!!!!!

ne fakt une i kam shume frike politikat greke...
ata nuk i ze gjumi prej shekujsh per jugun e shqiperise...
me vjen keq qe ne nuk jemi ende nje shtet i fuqishem qe te mos kemi nevoje per te ...
shqiptaret jane te detyruar perderisa ne vendin e vet nuk kane asnje shprese...
 

Diddy19

Su@mi
Re: SHQIPTARE NDERGJEGJESOHUNI!!!!!!!

Fillimisht postuar nga notorious:

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />

kto veprime... detyrojn minoritetin Grek te sillet ndryshe te tipit qe inaguruan nje shkoll te re 100% greqisht

pastaj Greqia ska as edhe nje qellim per ndryshim kufijsh ne prespektiv sepse jemi pothuajse afer heqjes pergjithmon te kufijve

mos harroni dhe qe ne Greqi jetojn 700.000 Shqiptar... te jet nje shtet vertet qe na e don te keqen zdo pranonte as edhe 1.

[/ QUOTE ]


Epo do ta harronte hyrje ne EU Greqia po t'mos pranonte asnje shqiptar ne Greqi.

çe do shkollen 100% greke kur jeton ne Shqiperi? Vlla, do t'jetosh ne Shqiperi? Shko ne shkolle shqiptare.

Ate punen e kufinjve qe do hiqen se mora vesh ..Ma shpjego ça deshte me thane? /pf/images/graemlins/confused.gif
 

i_own_u

Primus registratum
Re: SHQIPTARE NDERGJEGJESOHUNI!!!!!!!

1. Greqia esht ne UE e ska si ta harroj hyrjen...

2. shkolla Greke ne Shqiperi, sepse ato jan Grek me origjin e per te till respektoi sepse jan pjes e kombit ton... ashtu siç respektojn Italianet Arbereshet ne Itali
shkollen po ta investonte qeveria Shqiptare, zdo kish qen 100% greqisht... por kur sillesh ne menyr barbare me shtetasit qe ke dhe ato ne menyr extreme ta kthejn
3. un jam optimist e them se do jemi dhe ne brendesi te EU brenda 10 vjeçarit, kshuqe sdo ket kufij, ashtu siç nuk ka ne te gjith shtete Europiane
4. sa e mir qe je /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: SHQIPTARE NDERGJEGJESOHUNI!!!!!!!

Shum dakort me parafolsin. Shum e mir je /pf/images/graemlins/laugh.gif.

Përveç atij 10 vjeçarit, Nota e ka bo mir analizën (si rrall noiher). /pf/images/graemlins/thumbsup.gif
 

Diddy19

Su@mi
Re: SHQIPTARE NDERGJEGJESOHUNI!!!!!!!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
1. Greqia esht ne UE e ska si ta harroj hyrjen

[/ QUOTE ]

E di qe Greqia asht ne UE , prandaj thashe "do ta harronte" (dmth nqs s'do kishte lane hyrjen e shqiptareve ne Greqi , Greqine s'do ta kishin pranu ne UE.

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />

2. shkolla Greke ne Shqiperi, sepse ato jan Grek me origjin e per te till respektoi sepse jan pjes e kombit ton... ashtu siç respektojn Italianet Arbereshet ne Itali
shkollen po ta investonte qeveria Shqiptare, zdo kish qen 100% greqisht... por kur sillesh ne menyr barbare me shtetasit qe ke dhe ato ne menyr extreme ta kthej.
3. un jam optimist e them se do jemi dhe ne brendesi te EU brenda 10 vjeçarit, kshuqe sdo ket kufij, ashtu siç nuk ka ne te gjith shtete Europiane

[/ QUOTE ]

S'jam dakord per shkolla greke ne Shqipni.Je ne Shqipni, meso kulturen shqiptaree , gjuhen shqipe.Traditat e tuja e gjuhen tande perdore ne shpi, s'te pengon njeri.As me hy e as me dale nga Shqipnia s'asht e ndalume.Rrugen e din , ik!

Shqipnia, nese nuk i jep te njejtat te drejta edhe minoritareve , hyrjen ne UE ta harroje (Pse kujton ti se deri para pak kohesh Turqine se linin te hynte ne Europe? Kishin te njejtat te drejta Kurdet? )

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
4. sa e mir qe je /pf/images/graemlins/smile.gif

[/ QUOTE ]

/pf/images/graemlins/cool.gif
 

Cervantes

Primus registratum
Re: SHQIPTARE NDERGJEGJESOHUNI!!!!!!!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Shqiptaret do te ndihen te tille e krenar kur shteti shqiptar ti respektoje e ti konsideroje si te tille!
Nuk ndihet kush shqiptar prej dokumentave apo nenshtetesise qe ka ne pashaporte!
Nese shteti shqiptar i konsideron si greke minoritetin shqiptar ne Shqiperi, keta s'kane se si te ndihen si shqiptar, e kjo eshte mese humane.

[/ QUOTE ]

Krenaria e nje kombi nuk ka te beje vetem me shtetin apo qeverine! Shqiptaret kane qene krenare dhe ne kohe kur kane patur (apo nuk kane patur fare) qeveri edhe me te dobeta sesa keto qe kemi patur ne ne keto 15 vjet! Me pare krenaria kishte te bente me trimerine e deshiren per liri, ndersa sot duhet te beje me indetifikimin e shiqptarit si nje individ i ndryshem nga greku e serbi!

Nese presim te ndjehemi krenare kur qeveria te beje dicka per ne, atehere le te rrime ne diell dhe te qajme me ngasherim per faktin se po greqizohemi!

Shume figura te shquara shqiptare kane qene te neperkembura nga qeveria komuniste apo nga rregjimet e ndryshme qe kane kaluar ne Shqiperi, por asgje nuk i ka ndalur ata te ndjehen krenare, madje kane qene me aktive se cdokush tjeter!
Dhe per kete arsye kane hyre ne histori!

[/ QUOTE ]

Eshte kenaqesi te shikosh qe ka akoma shqiptare qe mendojne dhe arsyetojne ne kete menyre.... Shpresoj qe njerez te tille te vazhdojne te mbajne gjalle krenarine e vertet shqiptare.

Respekte te Sinqerta
 

i_own_u

Primus registratum
Re: SHQIPTARE NDERGJEGJESOHUNI!!!!!!!

krenaria e Shqiptarit lexohet vetem neper libra Shqip...
po e shikojm bukur se me çkomb e njerez mizerje kemi t'bojm... un jam krenar per njeriun qe jam

nejse,

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
S'jam dakord per shkolla greke ne Shqipni.Je ne Shqipni, meso kulturen shqiptaree , gjuhen shqipe.Traditat e tuja e gjuhen tande perdore ne shpi, s'te pengon njeri.As me hy e as me dale nga Shqipnia s'asht e ndalume.Rrugen e din , ik!

[/ QUOTE ]

si teta Josefina Topalli m'ke fol ktu /pf/images/graemlins/smile.gif

e po Kondra... ku e din qe je e mir ti...? /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

MLK

Primus registratum
Re: SHQIPTARE NDERGJEGJESOHUNI!!!!!!!

Ore nje gje me ben pershtypje, shqiptaret kur shkojne ne Amerike, per me pak se 3 vjet e ndjejne veten si Amerikane e krenar te jene e s'ju shan dot Ameriken /pf/images/graemlins/angel.gif
Kur vjen puna te Shqiperia te gjithe duan te marin shtetesi te huaja /pf/images/graemlins/angel.gif
Nese doni te ndjeheni me te vertete krenar per ç'fare jeni, mos lini veten te udhehiqeni nga pleherat e kombit shqiptar, nga ata qe ishin pjese e diktatures, nga ata qe ju a lane vendin ne lufte, prishen çdo ender per njer Shqiperi te lire e demokratike.
Respektoni veten qe tu respektojne te tjeret.
Si mund te ndihesh krenar kur ketu lexon akoma njerez qe perkrahin Berishera e Nano, si mos te duan te behen shtetas te huaj ata shqiptar kur asnjerit si kerrcet per ta ne Shqiperi?!
 

Gigo

Primus registratum
Re: SHQIPTARE NDERGJEGJESOHUNI!!!!!!!

Ky Arber Cepani qenka tip anadollak komplet. Jam i lodhur nga nga keta rrushat nacionalista te semure por megjithate po i them dy fjale edhe ketu.
Shqiptaret perfshi dhe minoritaret ne Shqiperi kane luftuar per te qene te lire dhe keshtu te lire sic jane e meritojne ti marrin vendimet. Nqs e duan pasaporten le ta marrim. Ju nacionalista mos u beni rrusha! Jetojme ne epoken e globalizimit. Edhe vete greket mbas ca vitesh nuk do quhen me greke po evropiane. Ne Evropen e bashkuar nuk ka me vend per pretendime kufijsh sic flasin ca trapa ketu. Pastaj cfare ndryshimi kane ketu ata qe duan pass greke nga ata qe duan pass-e te vendeve te tjera. Mos thoni me qe ka lufte midis Shqiperise dhe Greqise se po lini nam. Lerini shqiptaret te gezojne lirine e vendimmarrjes individuale ashtu sic duan vete se kjo eshte nje nga te drejtat themeltare te njeriut per te cilen edhe shqiptaret kane luftuar. Arber Cepanet jane njerez qe akoma nuk u ka dale semundja e diktatures nga truri se tu thuash njerezve sot ne bote "mos bej kete" e "mos bej ate" eshte tamam diktature.
 

virginia

Primus registratum
Re: SHQIPTARE NDERGJEGJESOHUNI!!!!!!!

O Gigo ke fol tamam. fundja fundja qellimi justifikon mjetin. kush u be merak se morren pashaporten greke dhe 500 mije shqipetare ne greqi. ai emri grek qe ka shkrojtur ai ne policine greke nuk figuron fare ne shqiperi, ose figuron i ndryshuar. kush e le grekun tani te futet e te thote qe kjo zone eshte imja se ja kam kaq banor qe vijne prej ketej. sa njeres me prejardhje shqipetare ka ne rrethe rrotull kufijve shqipetare duke ditur se ne 1913 sa na u hengren. Pastaj lerine menjane keto krenari te semuara shqipetare passaporta greke apo ku ta di une eshte nje mjet per te qene me i lire, dhe te duam ne, prape shqipetare do ngelemi para te tjereve te pakten per nja kater apo pese breza karshi vendit te huaj ku jeton se ashtu sic ta jep dhe mund ta marri ai ate pashaporte.perpuquni te shihni se nuk jeni vetem shqipetare , por evropiane, banues te tokes. ca formalitete qe lehtesojne jeten nuk ta heqin te drejten te jesh shqipetar, per me teper shume vende te lejojne te kesh dy deri ne pese kombesira. hej bela
 
Top