Shqiptarët, kinse moskokëçarës dhe xhelozë
Në vijim të serisë “Fjalë evropianësh” në gazetën franceze “Le Figaro” dje flitej për Shqipërinë. Tiparet e shqiptarëve dhe të Shqipërisë së sotme sipas reportazhit kritik të gazetarit francez Vianney Aubert. Konkluzioni i tij: “Moskokëçarja orientale maskon një shoqëri së cilës i mungojnë pikat e referimit”

B.Budini
“Tërë shoqëria shqiptare ndodhet në një periudhë krize identiteti. Individi nuk e di më ku është. Ky është një problem thuajse ekzistencial”,- parathotë shkrimtari Fatos Kongoli. A duhet besuar kjo? Në pamje të parë jo. Është ora 19.00 e mbrëmjes dhe Tirana ka pamjen e një vendi përrallash. Në zemër të kryeqytetit shqiptar, “Blloku”, dikur i rezervuar për drejtuesit e lartë të Shqipërisë komuniste, zgjohet. Lagjia e ndaluar e së shkuarës është pushtuar nga një turmë zhurmëmadhe që vijon traditën e shëtitjes së mbrëmjes.
Në kohën e regjimit komunist, pas gjumit të drekës, në shëtitoren më të madhe të qytetit ishte koha e ecejakeve familjare. Shëtitja është zhvendosur tanimë në rrugë më të ngushta dhe me më shumë dyqane, por rituali nuk ka ndryshuar. Gjatë të cilit mund të këmbehesh me një mik ose me një të njohur të thjeshtë dhe të përshëndetesh. Në mënyrën orientale. Burrat përqafohen duke shtrënguar duart, pyesin njëri-tjetrin për shëndetin ca minuta të gjata, për fëmijët, punët dhe shtëpinë... Kjo traditë, që haset edhe në shoqëri të tjera myslimane, deri në Mauritani dhe në Mali, “është qari i shoqërive të telefonisë lëvizëse”, - shakaton industrialisti francez Julien Roche, i vendosur në Shqipëri qysh prej afro 15 vjetësh. “Merr dikë në telefon për t’i kërkuar diçka dhe je i shtrënguar t’i nënshtrohesh kësaj loje pyetjesh dhe përgjigjesh. Aq sa në fund fare ke harruar edhe arsyen për të cilën e ke marrë në telefon”.
Që prej rënies së komunizmit, shëtitja rituale është pasuruar sa i përket ekstravagancës. Vajzat e reja me flokët thëngjill të zeza të provokojnë me veshjet e tyre. Mbi rrugën e zgavëruar nga gropat ato sfilojnë me një saktësi të habitshme, të ngritura mbi taka të larta, me format e tyre që kërcejnë mbi tee-shirtet dhe xhinset me bel të shkurtër. Vizitorit i mbeten sytë vetëm tek ato; ato nuk ia hedhin sytë vilës së vjetër të despotit stalianian të Evropës, Enver Hoxhës. Ndërtimi i saj e kishte çakërdisur fantazinë e një populli të privuar nga liria dhe veturat. “Sikur mbinte nga toka një anije hapësinore”, - komenton një banor i Tiranës.
Ishte botë tjetër. Shtëpia e jashtëzakonshme e ka humbur mrekullinë e saj. Suvaja e rënë e fasadës së saj, perdet e shpërvjela, portali me luspa nuk mund të rivalizojnë me kafetë shik dhe me shkëlqim vulgar që e rrethojnë. Tarracat vijojnë njëra bri tjetrës si në shëtitoren e një stacioni balnear. Parisi mund të ngashërehet, e ka humbur kurorën e vet. Tirana e ka zbritur nga froni, ajo është mbretëresha e kafeneve. Mund të gjesh të tilla në çdo cep të rrugës, deri brenda në katet e pallateve. Frekuentohen gjatë gjithë ditës. Deputeti, profesori i universitetit, ashtu si dhe nëpunësi i administratës i lënë aty takimet. Mjafton të ulesh në ndonjë rast dhe të vëresh. Në tavolinën përkundruall negociohet me ashpërsi, këmbehen letrat, bëhen afera pa u bërë merak për shikimet aspak diskrete. “Zyra ime është në kafene”, - shakaton një shqiptar.
Por i gjithë ky nuk është veçse një dekor me bukëpeshku. Ëmbëlsia e të jetuarit mesdhetar është dukje, parfumi i moskokëçarjes dhe i kortezisë orientale nuk deh askënd. Kafenetë në shumë raste nuk janë veçse biznese të destinuara për të larë para të pista. Në tarraca nuk trokasin gotat. Në orën e aperitivit pihet një expresso. Popullariteti i kafesë lidhet më tepër me varfërinë e popullit shqiptar sesa me influencën turke- Otomanët e pushtuan Shqipërinë për pesë shekuj. “Është pija më pak e shtrenjtë”, - justifikojnë në kor konsumatorët. Për çmimin e një bilete autobusi ose të një kileje djathë mund të diskutohet dy orë mes miqsh.
Sepse, si në të gjitha vendet mesdhetare, pëlqehet ta vrasësh kohën me llafe. Nuk flitet për politikë. Shqipëria është një demokraci e re, por njerëzit nuk kanë besim tek dy partitë politike kryesore të gjykuara si të korruptuara dhe të paafta. Abstenimi në zgjedhjet e fundit bashkiake i ka tejkaluar 50%. Flitet pak për kulturë. Kinematë nuk frekuentohen fare. Dhe nëse në Festivalin e Kanës, Michael Moore ka lajmëruar, duke marrë Plamën e Artë se kishte gjetur një distributor në Shqipëri për filmin e tij pamfletues mbi administratën Bush, të rinjtë nuk kanë dëgjuar të flitet për këtë.
Atëherë për çfarë diskutohet? Merren me “tashethem” (shqip në origjinal), me llafe. Ky është okupimi i preferuar i shqiptarëve. “Është art ballkanik”, - e zbut Besnik Mustafaj, ish-ambasador i Shqipërisë në Francë dhe deputet i Partisë Demokratike. Shqiptarët e përdorin. Një intelektual di me hollësi të ardhurat e fqinjit, çmimin e veturës së tyre, studentët komentojnë vajtjet dhe ardhjet e shokëve të tyre të klasës. “Shikimi i të tjerëve është i tmerrshëm. Të gjithë janë pa punë dhe e kalojnë kohën duke diskutuar, duhet të jemi shumë të kujdesshëm për ato që bëjmë”, - rrëfejnë studentët. Ato nuk shkojnë asnjëherë të vetme në kafene pse kushedi ç’mendojnë burrat e ulur në tavolinat fqinje. Paraqitja e tyre provokuese fsheh në fakt një ndrojtje të vërtetë; ajo nuk është veçse një mënyrë për të tërhequr vëmendjen në një shoqëri që kultivon maçizmin mesdhetar dhe që, si gjetiu në botën myslimane, e konsideron virgjërinë si një virtyt. “Mëkati i një djali lahet lehtësisht. Por për një vajzë, uji i detit nuk do të mjaftonte”, - thotë një proverb
“Ne preferojmë të merremi me gjëra që nuk na përkasin”, - thotë me keqardhje një studente e re për ekonomik. Për të mos ushqyer xhelozinë shqiptare. Ajo është legjendare. Një biznesmen tregon që konkurrenti i tij do të preferonte më tepër të shpenzonte energjinë e vet për t’i vënë shkopinj nën rrota sesa të merrej me punën e vet. Marie-Thérèse Marchal, e cila ka hapur një pastiçeri-sallon çaji shumë të kuruar në lagjen e “Bllokut”, nuk i ka harruar telashet që i ka kushtuar. Një ditë aparati i ajrimit i vjedhur gjatë natës, një herë tjetër guriçkat e hedhura në oxhak.
Zilia shqiptare është një histori e vjetër. Ka mijëra fabula rreth saj. Tregohet edhe kjo: “Në kohën e Perandorisë Otomane, dy shqiptarë shëtisnin në brigjet e Bosforit në Stamboll kur vunë re një burrë që po mbytej në mes të dallgëve. Shqiptari i parë u hodh në shpëtim të fatkeqit, i dyti e ndihmoi të ngjitej. Burri shpëtoi: ishte djali i sulltanit. Për t’i falenderuar dy shpëtimtarët, sovrani i ftoi në pallat dhe, duke iu drejtuar atij që nuk u hodh për ta shpëtuar por ndenji në breg i tha: “Do të të ofroj çfarë të duash dhe shokut tënd që u hodh në ujë do t’i jap dyfishin”. Burri i cili ishte i njohur për aftësitë e tij me femrat, i përgjigjet: “Atëherë, më prit mua njërën testikul, kështu që atij do t’ia prisni të dyja...”.
Rënia e komunizmit vetëm sa e ka përforcuar këtë tipar. Shqiptarët nuk duan të dëgjojnë më të flitet për kolektivitet. Fjala kooperativë është hequr. Në 1991 Besnik Mustafaj mori 16 traktorë të ofruar nga Gjermania për veriun e Shqipërisë. Asnjë plantacion agrar nuk kishte shtrirje të mjaftueshme për të justifikuar përdorimin në vit të këtyre pajisjeve, ai tentoi për disa javë t’i bindte familjet fqinje që t’i përdornin së bashku traktorët. Mundim i kotë. “Edhe dy vëllezër nuk donin të dëgjonin për këtë. Si përfundim i refuzova traktorët, përndryshe do të kisha 4800 familje armike për 5000 familjet e krahinës sime”.
Individualizmi mbretëron në fshatra ashtu si dhe në Tiranë. Apartamenteve nuk ke ç’u qorton për nga pastërtia, por koshat e plehrave varen shkallëve. Fryma civile është zhdukur. Gjithçka shihet si liri individuale dhe si cënim i të drejtave të njeriut. Të mbikëqyrur për 40 vjet deri në shijet muzikore dhe në mënyrën e të veshurit- flokët e gjatë dhe Bitëllsat ishin të ndaluar - , shqiptarët, tashmë bëjnë vetëm sipas kokës së tyre. “Vajzat e reja vijnë tani në mësim sikur të ishin duke shkuar në plazh. Kemi ftuar studentë për të diskutuar por do të jetë e vështirë të hartojmë një rregullore, sepse disa na kujtojnë të drejtat e njeriut”, - tregon Ylli Pango, dekan i Fakultetit të Psikologjisë në Tiranë. “Populli ngjet me një gaz të presuar derisa të shpërthejë”, -shton ai.
“Është një shoqëri që vuan nga mungesa e vazhdimësisë. Shqipëria e dikurshme me familjet e mëdha u shkatërrua nga komunizmi. Ky provoi të krijonte një shoqëri tjetër, por ajo u vdiq në 1991”, - thotë Besnik Mustafaj. Përkundër vendeve të tjera të bllokut të Lindjes, zgjedha e fesë nuk zëvendësoi atë të shtetit me rënien e komunizmit. Të ndarë në katër besime- synitë, bektashinj, katolikë dhe ortodoksë-, të zhytur në një ateizëm të hekurt qysh se Enver Hoxha kishte mbyllur dhe rrafshuar të gjithë vendet e kultit në 1967, populli shqiptar nuk di cilit shenjt t’i jepet..