Re: Shqiperine ta marrin ne dore studentet shqiptare qe kane studiuar ne perendim
Fillimisht postuar nga gene:
[qb] ]me korigjo nese gaboj
ti thua
1- nje shqipetar ne sarande e njeh shkodren me mire se nje shqipetar ne itali dhe mund ta drejtoje vendin me mire!!!!!!!!!!!!
2-ata qe jane teper te kualifikuar nuk jane te pershtatshem per te cuar vendin perpara!!!!!!!
3- nderkohe qe shqiperia kerkon te integrohet ne europe, per te drejtuar ate, duhet te kthehesh mbrapa (me mendime e koncepte)
dhe te integrohesh ne shqiperi!!!!!!!!!!
te lutem alinos, me trego dhe mua, CFARE DO TE THOTE TE INTEGROHESH NE SHQIPERI???????????'
[/qb]
1. Jo detyrimisht, por PO! Sidoqofte nje shqiptar ne Tirane di me shume se nje ne Itali...
2. Ata qe jane teper te kualifikuar nuk e shohin veten si te pershtatshem per te cuar vendin perpara, pasi ne vendin e "tyre" nuk do t'u jepet mundesia t'i shpalosin dhe t'i perdorin keto kualifikime. Thene popullorce: "I rrofte diploma ne kornize se ka per ta zene pluhuri!"
Vetem nese ti mendon se mjafton nje super-kualifikim per t'u marre me politike?!
3. Eh, Gene do te habiteshe se sa shume duhet te integrohesh ne Shqiperi! Nuk mund te vish ne Shqiperi dhe te pretendosh se njerezit do te sillen dhe do te trajtojne si ne vendet ku ke studiuar. Veshtiresite:
a. U bere ti, deri dje studenti/ja jone te na japesh mend neve. Nuk e merrem me mend se sa e veshtire eshte te cash barqet e fryra te burokracise shqiptare (burokraci me kuptimin e keq, jo administrate)Kualfikimet perendimore u tregojne atyre qe lame prapa se nuk kane levizuar as nje cantim ne karieren e tyre, dhe per kete jemi kthyer ne rrezik te gjalle per ta. Ne jemi prova e paaftesise se tyre, kshu qe bastunet neper rrota jane me e pakta!!!
b. Rregullat shkelen sipas qefit, pasi te gjithe mund te mbyllim nje sy e nje vesh, e per ca duhet te jesh i shurdhet e i verber komplet!!! Hajde zgjidhe po deshe, ti i perendimorizuari qe kerkon te vesh rregull per ta cuar vendin perpara. Do te duhet te luftosh nepotizmin dhe favorizimet qe te kerkohen, imponohen madje edhe te bejne presion e kercenime te qarta e te nderthorta per te shkuar sipas vijes se tyre te lakuar dhe jo vijes tende te drejte.
c. Te pranosh se meritat nuk te njihen dhe pagesat nuk te behen ne kohe dhe ne sasine qe meriton.
d. Te rrosh me friken se puna jote mund te dali si puna e X-it, dhe ti perfundon si Demka i shokut Zylo!
Sa prej ketyre studenteve kane ardhur me flamujt ne dore dhe me vizione te shkelqyera e sa prej tyre kane hequr dore pas nje viti, dy apo maksimumi tre, per te perfunduar emigrante ekonomike ne ShBA dhe Kanada?!
Shifrat flasin Gene! Flasin!
p.s. Zog ndodh edhe ashtu si thua ti, por ka dhe nje specie tjeter, ne shuarje sigurisht, por qe vine per qellime te mira dhe me pergatitjen e duhur dhe ndoshta keta do te jene ata kokefortit qe do te dine te integrohen ne shoqerine shqiptare, pa u infektuar prej llumit te saj ne menyre qe ta ndihmojne vendin te ece perpara. Sidoqofte, besoj se e vetmja menyre per ta ndihmuar vendin eshte duke ndihmuar vet-veten!!!