Re: Shqiperia ne mesin e 146 vendeve Islamike!!
E para, Alb keto jane material per propagande, gjera qe fabrikohen çdo sekonde dhe kur gjejne naive, i shndrojne. Madje jane gati te therresin: mrekulli, te bien ne gjunje, e nese u dhembin kokallat, te shtrihen e te perpeliten nen kthetrat e ekstazes.
E dyta, ne harkun e nje ore, e te nje bisede, te ndryshosh bindjet fetare, me duket teper e pabesueshme, nisur nga nje logjike normale, por...nese kemi te bejme me njerez qe shesin nene e babe per para, atehere, nuk ka asnje problem qe ne vend te "mireseerdhe" te themi "bujrum"!
E keshtu gjuha ndryshon fare lehte, pavaresisht se nga flet.
- Persa i perket asaj qe thote Gysi, duke cituar fjalet e nje ministri spanjoll, mua me duket se nuk dallohet diplomacia nga realiteti. Ka nje hendek te madh midis tyre. Cdo minister kur ben vizite ne nje vend, informohet per pergjithesine e vendit, ne veçanti ministri i jashtem, dua te them ky lloj ministri i mban gjuhet ne xhep si shamite. I perdor sipas vendit, here flet me njeren dhe here me tjetren, po ashtu si shamite, me njeren fshime hundet dhe me nje tjeter duart, me nje tjeter syte, pra, sipas nevojes. Ndaj Oroshi ka te drejte kur thote, qe Spanja nuk ka nevoje dhe komuniteti, sikurse Europa e tere per nje ndermjetesi shqiptare. Kjo eshte teper ironike dhe duket sikur u bie kembanave per veshet tane te shurdher e qe nuk degjojne, demek: ç'beni ne nje lidhje islamistesh ju qe i perkisni Europes?! Ndryshe, dua te them me gjuhen e diplomacise, kjo mund te formulohet: Ju, mund te ndermjetesoni, te luani nje rol te rendesishem per te zbutur marrdheniet midis europes dhe vendeve islamike...
Ne...cilet jemi ne? Shqiperia dhe shqiptaret?! (nenkuptimi islamiste)...ja pra se si diplomacia te tregon ku e ke vendin, natyrisht si nje zgjedhje e perbindeshme, e bere nga njerez te shitur si Sali Berisha dhe kompania e çudibersave si dhe spektatoret servile qe rrine ne platè me duart e skuqura nga trokitjet.
Perse nuk shkojne ne lindjen e aferme te kerkojne para per investime, por e thyejne qafen ne vendet perendimore?(si Genc Ruli para pak ditesh duke ardhur ne Milano. Nuk eshte vendi, por nga artikulli i gazetes me te rendesishme ekonomike; "Il sole 24 ore", mesohet e verteta se ç'dem te madh i ka bere Berisha vendit dhe popullit me disa muaj qeverisje, duke anulluar te gjitha marreveshjet dhe kontratat e mepareshme, gje qe ka larguar shume firma dhe investime te huaja, - sipas artikullit, vihet ne dukje burokracia e tmerreshme qe ekziston dhe merrte si shembull nje investim ne agrokulture, duhen 30 liçenca. Tashme Genc Ruli ka sy e faqe te kerkoje 1.5 miliard euro per nje investim tre vjeçar ne fushen e energjitikes. Uroj t'ja japin por nuk besoj, sepse nuk do te gjykoheshin te gabuara, nga gazeta ekonomike, veprimet e Berishes, te pakten do te heshtej per te mos trembur afaristet dhe penguar investimet).
Nese qendrimi tone ne ate lidhje eshte formal, vetiu diçka e tille e shfuqizon vete qendrimin. Por nese kembengulim te qendrojme, atehere, ne thjesht vertetojme, ose pohojme islamizmin tone, gje qe shkon ndesh me realitetin. Edhe sikur te hamendesojme se jemi nje vend islamist, serish nuk perjashton nje "PSE" te madhe; pse duhet te qendrojme? Cfare perfitime kemi? Cfare te mirash kemi duke qendruar ne nje organizate e cila ne thelb nuk eshte laike siç pohon DDD.
Vete ngjarjet e fundit e demaskojne kete gje. Dua te them se protesta e qeverive te ketyre vendeve eshte nje pohim direkt i ngjyres fetare islamiste, nje pohim i terthorte se nuk jane laike, perkundrazi. Ne nje vend laik, qeveria e nje vendi laik, nuk kryen veprime politike, terheqje ambasadoresh, nota protestash, etj, lidhur me ngjarje te karakterit fetar. Keto kryhen vetem nga ato vende ku feja eshte ne pushtet. Ndaj eshte utopi ta gjykosh lidhjen islamike si jofetare, perkundrazi ka nje karakter te theksuar.
Per kete dhe shume arsye te tjera, Shqiperia, nuk duhet te beje pjese ne te.