Re: Shqiperia ne mesin e 146 vendeve Islamike!!
Gjithashtu Deklarata e Kajros mbi te DREJTAT E NJERIUT NE ISLAM flet per standarte dhe vlera islamike te inkorporohen ne Statutet apo traktatet islamike dhe te respektohen nga shtetet pjesmarrese.
Njesoj si Konventa Europiane e te Drejtave te Njeriut (kuptohet permbajtja eshte ndryshe)
DDD jane dy gjera krejt te ndryshme.
Tek e para flitet per ISLAMIZEM, tek e dyta per VENDE LAIKE, krahasimi eshte pa vend, do te pranohej nese do te flitej per KRISTIANIZEM.
Duke pare rrjedhen e gjerave ne boten globale roli i shteteve te vecante duket se po dobesohet dhe se e ardhmja i perket formacioneve ekonomike politike, apo quajini si te doni. EU Rusia, USA Kina India etj.
-Edhe ketu bie ne kontradikte me veten. Rusia, Usa Kina, India, etj jane shtete te veçanta dhe roli i tyre nuk po dobesohet, perkundrazi, Rusia i tregoi dhembet me Gazpromin, Kina ka nje rritje ekonomike shpesh me dy shifra gje qe po e çon drejt superfuqise se pare, India eshte duke ecur po me te njejtin ritem, dhe keshtu roli i shteteve te medha po rritet si ekstensivisht (ndikim horizontal)edhe intesivisht, (zhvillim vertikal). Shpesh, organizatat e ndryshme nuk kane jete, ose kane qene jeteshkurter, por roli i shteteve te veçante mbetet kurdohere i pandryshuar, si rol, ndryshon vetem shteti, per shkak te zhvillimit te pabarabarte te ekonomise. Persa i perket Shqiperise dhe qendrimit te saj ne kete lidhje, eshte si e ecura e gaforres, seprapthi.
Shqiperia duhet me patjeter te afirmoje veten ne Europe dhe per kete duhet te rrije sa me larg atyre vendeve, duke ruajtur marrdhenie normale diplomatike dhe tregetare te nevojeshme. Arsyet jane fare te qarta. Sa per zerat antiislamike ne vendin tone, qe po e pengojne popullin te gjeje fene e tij, siç thote Gysi, me duket nje paqartesi, ose moskuptim deri ne deshperim. Ne nje vend demokratik, askush nuk mund te pengoje orientimin fetar, ai mbetet nje zgjedhje individuale, por nese diçka e tille po ndodh, kjo do te thote se vertet shqiptari po kerkon te shpetoje nga nje kolere si monoteizmi dhe se nuk e ndjen si fe te tijen islamizmin, sepse nuk e ka ndjere kurre, shqiptari po i mshon atdhetarise ne menyre instiktive dhe kjo eshte feja e vertete.
Persa i perket ardhmerise ekonomike te vendeve arabe. Eshte fare e dukeshme ose e kuptueshme shkaku i irritimit dhe i tensionit te ketyre vendeve, pikerisht se nuk shohin vete ato nje te tille, dmth te ardhme, per faktin e thjeshte se e vetmja pasuri e tyre eshte nafta dhe se kjo nafte po shkon duke u mbaruar. Iraku ka rezervat me te medha te cilat nuk zgjatin me shume se rreth 50 vjet. Po pastaj? Europa dhe vendet e industrializuara jane duke u drejtuar rreth formave te tjera te energjise, ndaj as edhe mendimi se mund te perfitojme ekonomikisht nga qendrimi ne nje lidhje islamike, nuk qendron. Mbetet veç nje dem shume shume i madh per ne.
Me duket se ketu ne forum dikush ka futur nje interviste te Dalemes dhe ne nje pike ka diçka qe terheq vemendjen e duhet te na beje t'i veme gishtin kokes. E kam fjalen per ngulmimin e Dalemes tek serbet per lirimin e te ndjerit Rugova. Aty e thote qarte se u tha serbeve; me mire Rugova se sa grupet fondamentaliste islamike qe kishin futur kthetrat dhe po perpiqeshin ta shtinin problemin kosovar ne duart e tyre. Konkluzioni eshte se Europa nuk deshiron nje Shqiperi islamiste ne trupin e saj.
Nga ngjarjet e karikaturave, del qarte se nuk behet fjale per nje fyerje, eshte vetem nje mjet per te mbajtur gjalle zjarrin e nje lufte dogmatike e ne kete rast per Shqiperine eshte mire te ndodhet ne anen e duhur te barrikades.